Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006
une kahere e kam cek se ket coftakun e coft as vet keta te LDK-se
nuk e kan deshte
shiqone se kan e kan kandidue kandidat per kryetar te Pejes nga LDK-ja
nji nder te shumt ne LDK qe nuk ka dasht as te niej per rugovnen edhe sa ishte gjall:
--------------------------------------------------------
Muhaxheri “kundër” Rugovës
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri para nëntë vjetëve ishte njëri nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që i kishte thënë “jo” zgjedhjes së ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, në postin e të parit të shtetit.
Në fakt, në seancën e 3 dhjetorit të vitit 2004 ai, së bashku me shumë koleg të tij të partisë ORA, që udhëhiqej nga Veton Surroi, kishin votuar kundër zgjedhjes së Rugovës në krye të shtetit. Pjesë e kësaj partie dhe grupit të saj parlamentar në atë kohë ka qenë edhe Teuta Sahatqija, e cila tash është nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.
Indeksonline ka siguruar transkriptin e seancës në fjalë, ku po konsolidoheshin institucionet e reja, pas së cilës, Ibrahim Rugova u zgjodh president, Ramush Haradinaj kryeministër, dhe Nexhat Daci kryetar i Kuvendit për një mandat të dytë. Siç shihet nga fjalimi i atëhershëm i ish-liderit të ORA-s, Surroi, kjo parti kishte marrë vendim që mos të votojë as Rugovën dhe as kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për president të vendit, Ramë Buja.
Megjithatë, nga nëntëdhjetenëntë deputet sa kishin marrë pjesë në votimin e tretë me radhë, tridhjetedy deputet kishin votuar kundër, tri vota ishin të pavlefshme, ndërsa për Rugovën kishin votuar gjashtëdhjetekatër, duke ia besuar pozitën e presidentit të cilën patë mbajtur deri më 21 janar 2006, kur ka ndërruar jetë.