Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006
Do e vazhdoj kete teme prap keto dite, duke permendur rrolin e tije ne lufte dhe qlirimin.
CKA THA IBRAHIM RUGOVA PARA GAZETAREVE TE HUAJ DHE ATYRE VENDOR, NE INTERVISTA DHE KONFERENCA PER SHTYP...?!?!
Pergatiti:Sheradin Berisha
------
RUGOVA:„Mendoj se nuk ekziston UÇK-ja“
Konferencë shtypi e dr. Ibrahim Rugovës me gazetarë
22.06.1996, „Rilindja“
Në këtë konferencë Rugova thotë:“Mendoj se nuk ekziston UÇK-ja“.
Kryetari Rugova rreth marrjes së përgjegjësisë për vrasjen e milicit serb nga UÇK tha:“Ne nuk kemi informata se ekziston një organizatë e tillë dhe letrat që dërgohen (aludonte në ato për marrjen e përgjegjësisë) janë pa kurrfarë identiteti dhe pa kurrfarë rëndësie, pos që ta rëndojnë situatën në Kosovë dhe të pengojnë zgjidhjen politike të çështjes në Kosovë. Unë mendoj se nuk ekziston një organizatë e tillë“.
----------------------------------
RUGOVA: „Dënojmë edhe njëherë shpërthimin terrorist të autobombës në Prishtinë...dhe kërkojmë që këtë rast ta hulumtojë FBI dhe INTERPOL-i“
Konferencë me gazetarë e dr. Ibrahim Rugovës
„Rilindja“ , 25.01.1997
Konferencë me gazetarë e presidentit të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova e dt. 24 janar 1997, ku pos tjerash thotë:“Gjendja në Kosovë është shumë e rëndë dhe po punojmë që të mos eskalojë gjendja dhe të mos provokohen qytetarët e Kosovës. Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në emër të saj mund të paraqiten shërbime të ndryshme pasi ende nuk është paraqitur askush i kësaj UÇK-je. Kështu dr. Rugova u përgjigj në pyetjen e një gazetari serb për gjendjen e tanishme në Kosovë dhe për UÇK-në, për të vazhduar më pastaj „Dënojmë edhe njëherë shpërthimin terrorist të autobombës në Prishtinë, si moment i rrezikshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe kërkojmë që këtë rast ta hulumtojë FBI dhe INTERPOL-i, të shihet se çfarë ishte ai shpërthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dënojmë edhe vrasjet që po bëhen me pretekst të kolaboracionizmit dhe kërkojmë ndërprerjen e tyre“ tha dr. Ibrahim Rugova.
Pra, siç po shihet, Rugova i mbron edhe kolaboracionistët!
-----------------
RUGOVA: „Mund të jetë që këtë ta kryejnë shërbimet serbe”
Intervistë e Rugovës në gazetën „Frankfurter Rundshau“
Prishtinë, 9 shtator 1997 (QIK)
Gazeta e përditshme „Frankfurter Rundshau“ botoi në numrin e sotëm një intervistë me kryetarin e Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, i cili gjendet për një vizitë në Gjermani.
Në pyetjen mbi UÇK-në e cila që nga prilli i vitit 1996 kreu disa atentate ndaj policisë serbe.
Rugova tha se” nuk di se kush është prapa asaj lëvizjeje. Mund të jetë që këtë ta kryejnë shërbimet serbe me qëllim që në këtë mënyrë ta deskriditojnë çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve dhe „që të duket se shqiptarët janë terroristë“.
Pra për ta penguar luftën për çlirim kombëtar, shihni se si mundohet që ta frikësojë masën.
RUGOVA: „Disa spekulime flasin për krijimin e saj (UÇK-së) nga shërbimet sekrete serbe“
Intervistë e Rugovës në gazetën belge „Le Soire“
„Rilindja“, 2.12.1997
Prishtinë, 1 dhjetor 1997 (QIK)
Gazeta e sotme autoritative belge „Le Soire“ boton një intervistë që kryetari Rugova, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, i dha gazetarit të njohur, Eduard Van Velthem. Lidhur me sulmet kundër policisë serbe në Kosovë, siç thotë gazetari „të një ushtrie misterioze e quajtur UÇK“, kryetari Rugova tha se nuk ka asnjë informacion për ekzistimin e një organizate të tillë. Disa spekulime flasin për krijimin e saj nga shërbimet sekrete serbe, për të pasur pretekst për një intervenim brutal dhe për të diskredituar imixhin tonë joviolent. „
RUGOVA:„Është fjala për disa individ të frustruar“
Intervistë e Rugovës dhënë të përjavshmës zvicerane „Facts“
„Rilindja“, 15.12.1997
„Facts : Që nga viti 1996 u paraqitën disa sulme të armatosura në stacionet policore. Përgjegjësinë për këto sulme e merr UÇK- j. A paraqet kjo një faktor të ri politik?
Rugova: Ne nuk kemi kurrfarë informatash për një organizat të tillë. Sipas të gjitha gjasave është fjala për disa individë të frustruar. Parimisht është i pamundur konstituimi i një organizate të tillë, ngase ne jemi të kontrolluar rigorozisht në çdo rrafsh njerëzor. Në shtëpitë shqiptare nuk ka armë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mund t’i shërbejë regjimit serb si pretekst për një fushatë të re represive në Kosovë. Elementet me papërgjegjësi shoqërore regjimi serb i përdor për qëllimet e veta.
RUGOVA: „Për dy ditë do të mund të na shkatërronin të gjithëve“
Pjesë nga intervista e dr. Rugovës dhënë gazetës gjermane „Dier Spiegel“, e cila u emetua në radion „Deutche Wele“, në emisionet e dt. 7.3.1998.
A mund të ndalohet fillimi i një lufte në Kosovë?- është pyetje e parë e revistës drejtuar Rugovës:
Një luftë normale nuk do të ketë, u përgjigj Rugova, mund të ketë vetëm masakër. Për nga këndvështrimi ushtarak, ne nuk do të kishim kurrfarë shansi, për dy ditë do të mund të na shkatërronin të gjithëve. “
IBRAHIM RUGOVA,PAS OFENZIVES SE VERES SE VITIT 1998 NGA FORCAT USHTARAKE TE MILLOSHEVIQIT,KUNDER UCK-së,DEKLAROI SE:
„Pozicioni im do të jetë edhe më i fortë“…!!!
Në verën e vitit 1998 forcat ushtarake dhe paraushtarke serbe,ndërmorën një operacion të shkallës së gjerë kundër forcave çlirimtare të UÇK-së,dhe kryetari Ibrahim Rugova në konferencën për shtyp të datës 07 gusht 1998, në një pyetje të gazetares së BBC se: „A mendoni se pas ofensifës më të re serbe pozicioni juaj në negociata do të jetë më i dobët?“
Ai do të përgjigjet si vijon:
„JO NUK ËSHTË MË I DOBËT.PËRKUNDRAZI,DO TË JETË EDHE MË I
FORTË....!!!!”*
_________
*Burimi i informacionit : „Bujku“ 08 gusht 1998
Dhe sipas kësaj logjike rezulton se, sa më shumë që të dobësohej UÇK-ja në frontet e luftës aq më shumë do të forcohej pozicioni politik i z.Rugova. ...!!!
Tani shtrohet pyetja:
Po ku do të mbetej Kosova sikur UÇK-ja të ishte shkatërruar dhe Rugova të ishte forcuar,dhe sikur të kishte mbretëruar ajo politka e tij e urtë,e mosbërjes asgjë, gjatë viteve 1990-1997...? !!