Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ekzekutohet bankieri Artan Santo

Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

Shko mos me bej grrrr grrrr kot .....kujdes fjalorin me Mua , kaq mjafton.
Ne lidhje me Figurat hap syte dhe veshet nese te intereson . Une nuk ve vulen... Sic thashe jap opinionin Tim te pelqen s'te pelqen Ty . Ti kujdes fjalorin ndaj meje dhe mos u intereso me larg se ne lidhje me temen .

Gjithe te Mirat .
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

Ti po me kercenon se keshtu te do qejfi apo se te thashe qe po shpif? Nese nuk ke prova per dicka quhet shpifje. Nuk ka ndonje kercenim ketu. Quhet spekullim nese ti e etiketon te tille por gjer tani ke folur me shume siguri per implikimet sipas teje te Santos.
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

vdesim ne shqiptaret te bejm heronj.

i lutem rames ti beje nje lapidar .ta heqi avni rustemin dhe te vej berlusconin
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

Gjeja me e frikshme ketu eshte menyra e analizimit te ngjarjes, nga tere struktura policore qe ka bere sehir, madje e kapur gjer ne kamera e deri tek lenia per mbi gjysem ore te shtrire perdhe sikur te ishte kafshe ne afersi te Kryeministrise, Kuvenditve e bllokut sikur te ishte dicka normale. Me krimin Qenkemi mesuar madje kur lexon disa komente madje jemi dhe te kenaqur. Ky eshte xhahilizem asgje me teper. Me beri shume pershtypje edhe dalja e Shenasi Rames dhe menyra shume per te deshiruar e ekspresionit nga nje profesor Masteri ne NYU.
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

vdesim ne shqiptaret te bejm heronj.

i lutem rames ti beje nje lapidar .ta heqi avni rustemin dhe te vej berlusconin

Askush s'po i bën heronj, drague; përveç faktit që t'i japësh Çezarit atë që është e Çezarit. Personalisht, ndjej keqardhje të thellë si për Skerd Konomin po ashtu edhe për Santon; nuk e meritonin të vdisnin në atë mënyrë. Por, jemi mësuar ne që pjesa dërrmuese, 90 % e njerëzve me poste të rëndësishme të jenë llumi dhe, kështu dashje pa dashje i fusim edhe këta pak njerëz të denjë që janë pakicë si Santo dhe Konomi, e, me këto atentate ndaj tyre, po bëhen edhe më shumë pakicë në vazhdim mesa duket...
 
çezari e mori me pahir.i trashëgoj nga babai milionat?
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

çezari e mori me pahir.i trashëgoj nga babai milionat?

S'mori gjë me pahir. Intuita e biznesmenit/sipërmarrësit të vërtetë këtë ka: të riskosh. Pastaj, ke pa ti ndonjë bankier që s'bën investime?! Po të mos bënte, s'do ishte i tillë, por thjesht një kukull e komanduar. Përkundrazi, tregoi vizionin e një bankieri perëndimor.
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

S'mori gjë me pahir. Intuita e biznesmenit/sipërmarrësit të vërtetë këtë ka: të riskosh. Pastaj, ke pa ti ndonjë bankier që s'bën investime?! Po të mos bënte, s'do ishte i tillë, por thjesht një kukull e komanduar. Përkundrazi, tregoi vizionin e një bankieri perëndimor.

se je dhe juriste zotrote.ne nje vend ku rroga mesatare eshte 200-300euro ti ben miliona.kap nai1 katunar per veshi se une nuk i haj kumllat e tharta.
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

Ngaqë jam e tillë, flas pa paragjykime siç po bëni pjesa dërrmuese. dhe, s'kam ngelë të kap as ty dhe as ndonjë katunar për veshi. ke ngatërru adresë.
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

Ngaqë jam e tillë, flas pa paragjykime siç po bëni pjesa dërrmuese. dhe, s'kam ngelë të kap as ty dhe as ndonjë katunar për veshi. ke ngatërru adresë.

Mesazhi eshte i qarte. Ne shqiperi ska leke nuk mund te jesh biznesmen. Nese vritesh do e kesh merituar, nese ben dicka padyshim e ke me leke te pista. Nese vjen nga jashte qofte shqiptar qofte nderkombetar ke agjende. Te vazhdoj me ? Kultura e spiunllikut Enverist pervec se ka mbjellur qelbin e mosbesimit kudo por jo mosbesim pragmatik qe eshte pozitiv por histerik, po korr frytet sot. Kjo kulture ka bere dhe dicka tjeter. Pervec publikut kunder biznesit e te suksesshmit ka bere ate qe edhe i suksseshmi nuk beson askend e rri i strukur pa bashkuar forcat me te tjere e lehtesisht i manovrueshem nga interesa mafioze qe i lidh tjeter fije.
Nje mesim tjeter eshte qe ne nuk kemi evoluar ne piken qe tjetri hiqet qafe karakterialisht nese eshte lufte biznesi. E zeme Spitzeri qe ja nguli Wall Streetit ku luhen triliona nuk u hoq qafe po i "zbuluan" nje prostitute qe vendosi te fliste per perversitet e tija. Pra behet charachter assasination.
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

Pajtohem plotësisht mbi këndvështrimin tënd, sidomos me faktin se një "kulturë" e tillë, tashmë është rrënjosur si mos më keq në vendin tonë, ku njerëzit s'shohin përtej kësaj. prandaj jemi këta që jemi e këtu ku jemi, për fat të keq... :(
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

se je dhe juriste zotrote.ne nje vend ku rroga mesatare eshte 200-300euro ti ben miliona.kap nai1 katunar per veshi se une nuk i haj kumllat e tharta.

Pikerisht keto vende jane me te pershtatshmet per nxjerrjen e milionerave maestro.
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

Pikerisht keto vende jane me te pershtatshmet per nxjerrjen e milionerave maestro.

nqs. krimi quhet biznes terhiqem.

ironia e radhës.

dritan hoxha biiznesmen i ndershem" financon ne media

tan dulaku po ashtu i ndershem" financon ne media

nuk ka vend per lapidare.
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

Supermen, po jep vleresime te renda e e te ngutshme, duke pergjithesuar dukurine deri ne ate mase qe nuk duhet te behet. Cdo gje qe juve "demokrateve" nuk po ju pelqen, ia futni "komunizmit". Jo mire dhe aspak e drejt. Nje kultur kriminaliteti tek populli yne ekziston edhe me heret se koha e komunizmit. Mos e harro kete.
Ajo qe me bene pershtypje tek ti, kembengulesia yte ne ate qe thua ti. Ketu po flitet per nje dukuri shume te perhapur, jo vetem ne Shqiperi....dhe kur nje veper/akt e tille i caktuar kriminal ndodhe, e jo vetem kjo, por me qindra te tjera, deri tani, te llojit te ketille, bene qe pjesemarresit ne kete teme te japin mendimet e tyre. Eshte shume e natyrshme, qe mendimet te jene edhe te ndryshme. Spekulimi eshte pasoje, rezultat i nje paqartesie te ndonje situate te caktuar, vepre kriminale, apo edhe e ndonje akti tjeter cfardo lemie qofte, jo vetem ne nje kohe e hapesire te shkurt apo ngushte, por edhe me gjere....
Ketu kemi te bejme me nje akt kriminal e terrorist vrases....dhe logjikisht, lidhur me kete akt, duhet pergjigjur, qindra e mijra pyetjeve....edhe prokurori spekulon deri sa mos t´i kete faktet ne tavoline....
Duke e njohur realitetin shqiptar te deritanishem, sidomos ate kriminal, mafioz e ne shume pikepamje tjera, qe nga `97-ta, eshte shume e natyrshme, qe e dhe anetarja Zana, te jep nje mendim te tille, me te cilin mendim do pajtoja edhe une, (qe ti mund te mos jesh i ketij mendimi), por nuk eshte as komuniste ajo, ne kutpimin e fjales te cilen e shpreh ti, dhe mbi te gjitha nuk propagandon pislleqe ne kete forum, sipas akuzes tende te pergjithshme, ndaj saj.

Ne teme;
femiu i thoshte babait; " ...babi, mos u pikos me kos se pallohesh nga lopari..."
Edhe Santos eshte e mundur, qe me pare, t`i ket thene ndokush qe; "... te mos pikoset me kos...",....

Shqiperia, madje edhe Kosova, nuk kane potencialin financiar qe dhjetra mijra, ndoshta edhe qindra mijera, persona te cfardo profili qofshin ata, mbrenda nje kohe te shkurter, ne nje rruge te ndershme, te behen milionera, e ndoshta edhe miliardera...
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

nqs. krimi quhet biznes terhiqem.

ironia e radhës.

dritan hoxha biiznesmen i ndershem" financon ne media

tan dulaku po ashtu i ndershem" financon ne media

nuk ka vend per lapidare.

Po flas ne pergjithesi, jo vetem per pronaret e mediave.

Ne vendet me standard dhe nivel te tille te zhvillimit sic eshte Shqiperia, shtresa e mesme shkon drejt zhdukjes.
Shumica rreshqet ne varferi, perderisa pjesa tjeter/pakica shnderrohen ne oligarke. Pra keto vende jane oaze per krijimin e milionereve te ri dhe jo domosdoshmerisht permes puneve te pista.

Sa i perket rastit konkret nuk kam njohuri sepse nuk kisha degju per te. Per mediumet e tij Po.
 
Pikerisht, ketu qendron problemi.
Kur, me lart, permedna "potencialin financiar", mendova ne "pasurine" qe duhet te kete nje shtet, per t`i mbuluar te gjitha "boshlleqet financiare", ne cdo lemi e levizje te jetes te popullit, ne pergjithesi.. Ajo pasuri, nuk ndahet ne ate mynyre te rregullt, sipas nje sistemi mire te rregulluar, por sipas atij, lirisht mund te themi mafioz....dhe aspak nuk eshte "larg mendsh", qe dikujt t`i kete "ardhe ne fyt" sic themi ne, dhe ja... e peson dikush...sot Santos, neser Pantos, e mbasneser, Kantos.....
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

Mendoj si shume te tjere ketu, qe te tera cfare po themi qe te tere, nuk jane gje tjeter pervecse mendime dhe komente te gjithsecilit.

Thene kjo, duke u perpjekur te gjeja ndonje informacion jashte mediave shqiptare lidhur me kete ngjarje (mediat shqiptare jane 'a cheap joke in general'), hasa ne kete artikull.

http://balkanblog.org/2014/06/26/de...ank-artan-santo-wurde-in-tirana-hingerichtet/
 
Përgjigje e: Re: Përgjigje e: Re: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

U ndala vetem tek paragjykimi te cilin ne Shqiptaret e kemi ne xhep. Neser dej mua (nje cop refugjati) me vrasin me pistolet ne mes te rruges e zeme, si do i vinte familjes time te degjonte "he more se nuk te vret njeri kot"! ja kjo ishte thelbi.

Aman me qafsh, kush do te vrasi ty baluke prere dhe PSE lind pyetja? Unless, ti je i pasur, por edhe kete nuk ma merr mendja, se kot nuk i morre rruget e kurbetit dhe perfundove ne filifistun.

*Cdo vrasje e ka nje motiv. Pike! Dhe motivi i vetem eshte babezia. Cdo njeri qe behet i pasur gjate luftes ose gjate tranzicionit, nuk i ka duart e lara. Kete gje nuk arrin ta kuptosh dot?!

Perderisa Santos ka DIJENI te plote per shpelarjen e lekeve qe jane bere ne banken e tije (te mos themi qe edhe ai ka marre nje cope), qe nga ai moment ai behet "Guilty by association", sepse ka lejuar shkeljen e ligjit. Pra si mund ta quani te pafajshem kete njeri?
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

Mendoj si shume te tjere ketu, qe te tera cfare po themi qe te tere, nuk jane gje tjeter pervecse mendime dhe komente te gjithsecilit.

Thene kjo, duke u perpjekur te gjeja ndonje informacion jashte mediave shqiptare lidhur me kete ngjarje (mediat shqiptare jane 'a cheap joke in general'), hasa ne kete artikull.

http://balkanblog.org/2014/06/26/de...ank-artan-santo-wurde-in-tirana-hingerichtet/

http://www.forum-al.com/attachment....ent.php?attachmentid=12343&stc=1&d=1403890970
 
Përgjigje e: Ekzekutohet bankieri Artan Santo

Superman, ka të drejtë. Santo rridhte nga një familje e nderuar dhe e respektuar; nuk ishte nga këta "pasanikët e rinj", tip gangsterrash apo spekullatorësh. Një njeri me karakter të spikatur që, ishte vazhdimisht në sfidë me vetveten, një njeri i mirë për një shoqëri më të mirë. Intelektual dhe qytetar në kuptimin e vërtetë. Banka e tij s'merrej me pastrim parash dhe, as ka pasur shanse njeri të depozitonte shumë të atilla të padeklaruara. Njeriu që guxoi dhe, guximi i tij e nxirrte fitimtar – mendje brilante! Për herë të parë në vendin tonë u themelua një Bankë serioze me kapital shqiptar, konkurente e denjë e gjitha bankave të tjera në vendin tonë që janë greke, turke, franceze e ma the ta thashë... ku këta të fundit bëjnë si ua do qejfi. Po njerëz të tillë të rrallë, janë të tepërt dhe "të huaj" për vendin tonë, prandaj duhen hequr, dhe në mënyrën më mizore, ditën për diell.

Yeske, qysh u paguakan ashtu koti leke qe te vritet nje njeri, nqs ai somehow nuk ka qene duar-lyer ne keto pislleqe? S'ma do mendja qe nje kriminel te vihet kot ne pozita aq te evshtira qe te eliminoje nje opozitar. -mendon-

Scions and familje e mire lerini menjane se s'kane kurrefare kuptimi. Ketu s'te ngjan femija, let alone trashegimtaret.
 
Back
Top