• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Falja e Gjakut "The Forgiveness of Blood"

iDeA

✨DiNaMiKe✨
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
9,460
Pikët
113
Vendndodhja
⚡️BLITZi⚡️
“Falja e gjakut” pritet me interes në Manhatan

Filmi

Pas disa vlerësimeve ndërkombëtare, filmi “Falja e gjakut” nga Xhoshua Marston është shfaqur në Linkoln Center në Manhatan të dielën më 22 janar. Filmi që trajton zakonin e vjetër të gjakmarrjes është vlerësuar nga një artikull i medias amerikane “Cinema Blend”, në të cilën thuhet se është gjithnjë interesante të vëzhgosh, sesi zëra të fuqishëm të kinemasë ndërkombëtare rrëmbejnë vëmendjen botërore. Artikulli vijon duke thënë se, ndoshta 2012-a do të jetë viti i kinemasë shqiptare ose do të jetë viti që do të shënojë mbërritjen e një talenti të ri si Tristan Halilaj, që mbart këtë dramë të fuqishme të një adoleshenti si Niku, që detyrohet të përballet me pasojat e aktit të babait të tij. Pas shfaqjes së filmit, aktori shqiptar në Nju-Jork, Herion Mustafaraj, e cilësoi këtë prodhim kinematografik si një punë të shkëlqyer. “Një vepër filozofike po aq sa edhe artistike, një shkollë e re kinemaje. Arti edhe një herë triumfoi sot, duke argumentuar mesazhin filozofik, që “Vëllavrasja është vetëvrasje”, tha ai. Filmi është prezantuar si pjesë e serisë “Bisedë me kinemanë”. “Falja e Gjakut” është vlerësuar me Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons të Nju Jorkut, “Skenari më i mirë” në Festivalin e Filmit në Çikago dhe ka marrë “Ariun e argjendtë” në Berlinale.
 
Përgjigje e: “Falja e gjakut” pritet me interes në Manhatan

ku mund ta shofim ket film
 
77062.jpg


Falja e gjakut”, gati për në Amerikë

“Sundance Selects”, një nga kompanitë më të njohura të distribucionit në Amerikë, e cila ka marrë përsipër shpërndarjen e filmit “Falja e gjakut” në territorin amerikan, do ta shfaqë historinë shqiptare në fund të muajit shkurt. Publiku amerikan ka krijuar tashmë një pritshmëri ndaj filmit të ri të Joshua Marston, i njohur më parë për “Maria full of Grace”. Nga data 24 shkurt, “Falja e gjakut” do të shfaqet fillimisht në Lincoln Plaza Cinemas dhe Landmark Sunshine Cinema. Për të prezantuar filmin është realizuar edhe një poster i ri, në të cilin janë përfshirë edhe çmimet e fituara deri më tani. Në shtypin ndërkombëtar, filmi dhe rasti i regjisorit Marston vazhdon të përmendet ende për debatin e shkaktuar lidhur me përfaqësimin e Shqipërisë në seksionin e filmave në gjuhë të huaj për çmimet “Oscar”. Duke marrë shkas nga historia e gjakmarrjes në veri të Shqipërisë, Marston i ka mëshuar pasojave të saj në një familje e sidomos te brezi i ri, sjellë përmes interpretimit të dy të rinjve jo profesionistë si Sindi Laçej dhe Tristan Halilaj. Ndërkohë që “Falja e gjakut” u përjashtua nga komisioni i “Oscar” duke u cilësuar si film jo mjaftueshëm shqiptar dhe i zëvendësuar nga filmi “Amnistia” i Bujar Alimanit, gazetat vazhdojnë ende ta marrin si shembull të rregullave përjashtuese që janë zbatuar në këtë edicion.

TRAILER - SHQIP

http://www.youtube.com/watch?v=STaxtLXOs28&feature=player_embedded

Shiko Online

http://www.watchonlinemovies.co.in/2012/02/watch-forgiveness-of-blood-movie-on.html#.UCUHkJ0aPMp
 
Përgjigje e: Falja e Gjakut "The Forgiveness of Blood"

Faleminderit``16``
 
Përgjigje e: Falja e Gjakut "The Forgiveness of Blood"

Falja e gjakut:
Mos te vrasesh nje femer duke nxjerre buken e gojes per mbijetese ne fushen e prodhimit.
Mos te vrasesh nje femi ne gjume pa dashje me plumb kokes.
Na rrofte burnia.
 
Back
Top