“Falja e gjakut” pritet me interes në Manhatan
Filmi
Pas disa vlerësimeve ndërkombëtare, filmi “Falja e gjakut” nga Xhoshua Marston është shfaqur në Linkoln Center në Manhatan të dielën më 22 janar. Filmi që trajton zakonin e vjetër të gjakmarrjes është vlerësuar nga një artikull i medias amerikane “Cinema Blend”, në të cilën thuhet se është gjithnjë interesante të vëzhgosh, sesi zëra të fuqishëm të kinemasë ndërkombëtare rrëmbejnë vëmendjen botërore. Artikulli vijon duke thënë se, ndoshta 2012-a do të jetë viti i kinemasë shqiptare ose do të jetë viti që do të shënojë mbërritjen e një talenti të ri si Tristan Halilaj, që mbart këtë dramë të fuqishme të një adoleshenti si Niku, që detyrohet të përballet me pasojat e aktit të babait të tij. Pas shfaqjes së filmit, aktori shqiptar në Nju-Jork, Herion Mustafaraj, e cilësoi këtë prodhim kinematografik si një punë të shkëlqyer. “Një vepër filozofike po aq sa edhe artistike, një shkollë e re kinemaje. Arti edhe një herë triumfoi sot, duke argumentuar mesazhin filozofik, që “Vëllavrasja është vetëvrasje”, tha ai. Filmi është prezantuar si pjesë e serisë “Bisedë me kinemanë”. “Falja e Gjakut” është vlerësuar me Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons të Nju Jorkut, “Skenari më i mirë” në Festivalin e Filmit në Çikago dhe ka marrë “Ariun e argjendtë” në Berlinale.