Ndalu mo me kete propagande daj, se je tu u bo seriozisht i padurueshem. Ne cdo forum, qofte nderkombetar apo shqip, i poston te njejtat budallaki. “Gashi i vertete” na qenka “Gashi i Bardhe”, e si reference nxjerr gjithmone te njejtin website qe e ka hape naj random ne naj qoshe te Kosoves me pershkru historine e familjes se vet te ngushte (familja Maloku). Qenka ma “shkencor” e ma i besueshem njani prej Malokve sesa relacionet historike te shekujve 17-18, ku Gashi pershkruhet si qendra e Pultit dhe fisi ma i dokumentum ne historine shqiptare. Qelu toke!
Fute ne koke: familja Maloku ≠ fisi Gash, as historia e Gashjaneve te Kosoves. Njesoj qysh kane histori familjare Maloket ne kete rast, kane edhe 200 fshatra tjere qe popullohen me Gash ne Kosove.
Edhe njehere me ta vizatu: jo, Gashi qe permendet si lokalitet qysh ne kohen e Skenderbeut, edhe si patronim ne regjistrat osmane si ne Shqipni ashtu edhe ne Kosove, nuk ka lidhje me vellazerine e sotme “Bardhaj” te Malesise se Gjakoves, te cilet jane future ne fisin e Gashit pasi Gashi J-L293-Y126399 u zhvendos dhunshem ne Kosove rreth vitit 1690.
Gashi si vendbanim ne kohen osmane shtrihej ne zonat ku sot jane fshatrat e Krasniqes e Nikajve. Toponimia qe ruhet edhe sot prej banoreve qe i ripopulluan ato zona pas largimit te Gashit ne Kosove, e deshmon qarte qe Gashi ishte banor autokton i asaj pjese te Tropojes. Flitet per fshatra si Tpla, Dushaj, Raje, Gri, Curraj etj. Qendra e Gashit ishte fshatrat e sotem Selimaj e Lekurtaj (Gegyseni). Pra toponima qe ende ruhet ne te gjitha keto vendbanime: Muret e Gashit, Qafa e Gashit, prroni i Gashit, pus terri nen Gash, maja e Gashit, Gurra e Gashit, shpellat e Ages (behet fjale per Agen e Gashi etj), e deshmon shtrirjen e ketij fisi ne kete areal gjeografik. Keto fshatra qe ndodhen disa kilometra larg vendbanimeve te Bardhajve te sotem jo vetem qe nuk kishin lidhje gjenetike, por kishin edhe distance gjeografike mes vete.
Gashi permendet ne relacione mjaft detajisht qysh prej vitit 1628, ku pershkruhet si fshat dhe si rrethine katolike (“fshatrat e Gashit”), ndersa Bardhajt dokumentohen per here te pare tek ne vitin 1698, edhe ate si mysliman.
“Fshati Bardhi me 68 shtepi ne kater katunde, ka shume gra te krishtera; burra asnje, por te gjithe turq e renegate.”
Nderkohe, pasi Gashi i vjeter/origjinal zhvendoset me force ne Llap nga Begolli i Pejes si pasoje e pjesemarrjes ne luftat anti-osmane, fshatrat e Gashit mbesin te zbrazta dhe gradualisht fillojne te ripopullohen nga fise tjera. Relacioni i Frat Filipit te Shkodres, 1697-1698, thote:
“Fshati Gashi me 120 shtepi, te cilat u debuan nga Pashai i Pejes, tani jane vendosur ne fushen e Kosoves, ne nje vend te quajtur Llap, dhe kjo tash 8 vjet, te cilat jane pa prifterinj dhe kane filluar te behen turq dhe skizmatike nga mungesa e prifterinjve katolike.”
Prej Llapit, Gashi pastaj shperndahet edhe ne krahina tjera te Kosoves, ku krijoi vendbanime te reja.
Qe Gashi origjinal ishte J2b2-L283 e verteton edhe relacioni tjeter i vitit 1697, ku konfirmohet lidhja e Luzhes (fshat i Gashit) me fisin Gash - dicka qe edhe gjenetika e ka vertetu ne vitet e fundit.
“Po ashtu Luzha, fshat me 12 shtepi katolike, eshte fare e fis me Gashin, edhe pse eshte rreth 4 milje drejt maleve te Bytycit.”
Pastaj e kemi edhe letren e Krenave te Gashit te vitit 1689, te shkruar ne shqip e qe eshte kogja i rendesishem per gjuhen tone! Letra ne fjale ka te beje me kerkesen te dergohen Freter e libra kishtar.
https://balkanacademia.com/2026/01/09/a-letter-in-albanian-from-the-leaders-of-gashi-from-1689/ Remember, Bardhi yt ishte mysliman ne kete kohe.
Pra, thene ndryshe, Bardhajt fillojne me hy ne fisin Gash vetem pas marreveshjes me Agen e Botushes (Gash nga Botusha e Gjakoves), i cili i kerkon bajraktarit te Bardhajve, Ali Bardhit, me marre nen mbrojtje Luzhen - fshatin e vetem qe rridhte prej Gashit te vjeter/origjinal ne Tropoje. Ne kete marreveshje perfshihet edhe Shipshani. Pas ketij bashkimi, qe sipas tradites gojore e historike besohet te kete ndodhe mes viteve 1700-1750, Bardhaj e Shipshan fillojne gradualisht me u qujte Gash.
Madje, edhe ne disa libra te historianeve serb per prejardhjen e familjeve ne Kosove, kam has raste ku disa familje ruanin traditen qe rridhnin prej “Bardhajve” dhe kishin ardhur ne Kosove per shkak te hasmerive me Krasniqen, Berishen apo edhe konflikteve te brendshme. Pra, nuk thonin qe jane prej Gashit, por prej Bardhajve.
Per fund, ketu e kam kriju nje harte rreth shtrirjes se Gashit neper vendbanime shqiptare sipas testimeve gjenetike. Verehet qe Gashi J2b2-L283 eshte larg me i shrire e populluar se deget tjera qe kane hy ne fis si Bardhaj, Shipshan etj.
https://www.google.com/maps/d/u/1/viewer?mid=1Zei9JcLLghq3LSKlUNS9jUJUAhVHC34&ll=42.61413342520065,20.277984167968746&z=8
Gjithashtu edhe sipas TMRCA dhe regjistrimeve te testeve te thella ne Yfull, i bie te jete fisi i 2-3? me i vjeter nder fiset shqiptare, me vjetersi 750-850 vjecare.