Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të urta - thënie të miat

Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE IMJA

Mos paguaj tagër për ato që nuk i ke!


Frymëzuar nga një tjetër fjalë e urtë ( e modifikuar )
( E kam lexuar dikund, por për momentin as po më kujtohet ku, as autori )

Po të kishte tagër ( tatim) për bukuri ( mençuri, trimëri,
burrëri, besnikëri, zotësi, … ) nuk do të kishte nevojë për
tagrambledhës, sepse të gjithë do të shkonin për ta paguar vetë
me dëshirë, por është e habitshme se të parët që do ta bënin këtë
do të ishin pikërisht ata që më së paku i kanë këto virtyte!



Adem Gashi, Danimarkë



t9LD3H.gif
 

Attachments

  • MOS PAGUAJ TAGËR 1.jpg
    MOS PAGUAJ TAGËR 1.jpg
    21 KB · Views: 72
Last edited:
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Mos i nënvlerësoni vogëlsirat, sepse orteku nga një grusht dëbore nis!


wX_m7Y.gif
 
Kur dëgjojmë cicërimën e zogjve (të cilën e marrim si këngë të tyre) themi: na kënaqen. Ne nuk e dimë gjuhën e tyre; ata mbase vajtojnë, por sido që të jetë…

Kur dëgjojmë cicërimën e bilbilit ( qoftë edhe duke vajtuar ) i themi: të lumtë goja, na kënaqe; ndërkaq kur dëgjojmë krakëllimën e korbit ( edhe nëse është duke kënduar ) i themi: plaç!
 
Last edited:
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Mos keqpërdor mirësinë dhe sinqeritetin tim,
sepse që jam i mirë dhe i sinqertë me ty,
nuk do të thotë se jam budalla!
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

"Mos ngaterro mirsjelljen per dobsi." Me shkurt.

Urime dhe pac fat ne zgjedhjen si kandidat per çmimin nobel. Ta kisha dhen voten ty perpara Kadares pa para mendimin me te vogel. Nuk eshte pak per mua duke ditur te kaluaren time.
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

''Nuk vdesin kuajt pse e kërkojnë qentë'' - Fjalë e urtë Rumune
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Nga nje peme, mund te prodhohen miliona kunja shkrepse.....por mjafton vetem nje kunj shkrepse per te djegur miliona hektare pyje....
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Dembeli kur e shef vetëveten n'anderr, githëmonë del me papuçe!

CERMENIKASI
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Ai qe doli garant ne trojen e tij dhe te jep <besen>...PIKERISHT ai eshte njeriu i pabese.
KUMBARI.
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Përmori miu në det e tha: jam pjesëtar.
Devoll
 
Last edited:
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Hiçin as mos e duaj as mos e respekto.

ZHGËNJIM
( Kjo ngjarje është e vërtetë. Kjo është thënë në një kolektiv punues. Mbase dikush edhe e di kush e ka thënë, por lutet të mos e bëjë publik emrin e personit!)

Një here një punëtor pak më i vjetër u zemërua me ca punëtorë të rinj dhe nga zhgënjimi u tha:

Valla bre djem, qe qitu në loçkë të zemrës ju kam pas’, veç tuj m’rrshitë, tuj m’ rrshitë më jeni zhdjergë e më keni ra në çukan të ... ( prapanicës – po them pak më butë )

Kur kësaj i shtohet një aforizëm i Sami Frashërit: “Njeriun që ti do nuk ka asnjë të metë, pa fillo mos ta duash sheh sa të meta ka”, atëherë njeriu, (pasi tjetri t’i ketë rrëshqitur e rënë në çukan, d.m.th. pasi ta ketë humbur dashurinë dhe respektin për dikë ) i zhgënjyer, thotë: Kë paskam dashur e resepktuar!
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Një popull në historinë e të cilit ka shumë mjegullnajë, gjithmonë do të ketë probleme.

Një popull që di për mjegullnajën dhe nuk e thotë shkaktarin e mjegullnajës, në vazhdimësi do të ketë probleme.

Një popull që për gjera të mëdhaja merret bishti dhe jo koka, i ka punët shumë keq.

Një popull që hesht kur është për të folur dhe flet kur duhet heshtur, gjithashtu i ka punët keq!
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Fjale AKTUALE te thene nga te tjeret, sepse nuk mund te jem shume i zgjuar...
Plackitjet,vrasjet dhe roberite i perkasin apo e emerojne ...Perandori,por kur ajo kthehet ne shkretetire e quajne paqe.
Si dhe.....sa me i korruptuar te jete shteti(i LESHIT) aq me shume nxjerr ligje ne fuqi.

Publius Cornelius Tacitus,historian dhe politikan romak para 2000 vjetesh.

Laku NOC.
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE IMJA

Antitezë ndaj një fjale të urtë.
-Jo çdo herë fjalët e urta janë të sakta. Ta zbërthejmë bashkë fjalën e urtë që po sjell:

Po të thanë tre vetë je i sëmurë/ budalla, shko te mjeku!

Mendimi im: E pasaktë! Ndonjëherë mjafton një të ta thotë e duhet të shkosh; ashtu siç mund të ta thonë 100 të tjerë dhe nuk duhet të shkosh!

Pra: varet kush ta thotë!
 
Last edited:
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE TË MIAT:
- për rëndësinë e përshëndetjes

* Përshëndetja është diçka e shenjtë, mbi të gjitha është pjesë e kulturës së njeriut dhe e anës më pozitive të tij.

* Njerëzit që përshëndesin nuk mund t'i quash të pakulturë.

* Përshëndetja është e shenjtë, sepse në radhë të parë vret djallin tënd ( shpirtin e zi që të është grumbulluar, smirën, inatin, janetllëkun ), por njëherësh kjo bën që edhe më kundershtari yt të zbutet.

* Për ata që kanë djallin në shpirt: filloni të përshëndetni tri herë me zemër, do të shihni se djalli më nuk do të ketë vend në shpirtin e në zemrën tuaj. Djalli të do sa më inatçi e sa më smirëzi ashtu që të ta nxijë sa më shumë jetën tënde në radhë të parë dhe me këtë jetë të zezë tënden t'ua prishësh ditën njerëzve që të rrethojnë.
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Thënie imja

Pemët i blen ai që mund t’i kafshojë !

Dhe asnjëherë nuk kam dëgjuar pemëshitës të thotë: hajde mollë, hajde mollë për moshat ndërmjet 20 e 40 vjeç!
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Thënie e huazuar nga miku im: Nazmi Syla

Njerzit e drejte jane me te keqkuptuarit. Thuaja gjithmone ata i quajne
grindavece ose kokeforte, sepse asnjehere nuk pranojne padrejtesi e as servilizem .

Ne realitet ata jane shume te qete, sepse kane nje shpirt fisnik dhe te paster !


- Fjale shpirti -
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Gjithkush e njeh ( do ) bandën ( shoqërinë ) e vet

Shkon një magjup ( cigan ) ushtar, në atë kohë, d.m.th. të ish shtetit që u shpërbë. Gjuhë zyrtare ishte gjuha serbo-krote dhe në këtë gjuhë atë magjupin e thërrisnin shkurt “cigo”. Po magjupi ishte problem, kështu një ditë e thërrasin në raport te kapedani.
Pasi e qortoi shumë kapedani, mes tjerash e tha:
- E sheh cigo, kaq muaj je këtu dhe ende s’i njeh eprorët e tu! E njeh kapedan Gashin?
- Jo, - u përgjigj cigo
- Po, major Krasniqin e njeh?
Magjupi ngriti krahët në shnejë mohimi
- Po kolonel Berishën?
- Jo, as këtë s’e njoh!
- Ti s’njeh askë cigo. Ik tash! Shporru!
Sapo bëri magjupi dy tre hapa, u kthye kah kapedani e i tha:
- Shoku kapedan, a mund të të pyes ty diçka?
- Fol, – i tha kapedani.
- A e njeh Remzon?
- Jo, - u përgjigj kapedani.
- Po Hyskon?
- As këtë, - u përgjigj kapedani.
- E Haskon?
Kapedani ngriti krahët dhe shtrembëroi buzët në shenjë mohimi.
- E sheh, shoku kapedan, gjithkush e njeh (do) bandën e vet!

Porosia e fabulës: Mos u brengos nëse nuk respektohesh nga të gjithë, sespe nuk je universal. Në disa raste ( varësisht nga banda ) ndiju mirë për këtë. Varet kush është tjetri!
 
Back
Top