Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të urta - thënie të miat

Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

o kete thenjen ma paskeni vjedhe mua, njeri po eh, o Demka o TerraN :D

e kam thene, por nuk e kam shkruajtur, se po ma bejne pastaj copy ``fumato``
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

o kete thenjen ma paskeni vjedhe mua, njeri po eh, o Demka o TerraN :D

e kam thene, por nuk e kam shkruajtur, se po ma bejne pastaj copy ``fumato``

ti e ke vazhdue me ..."nuk i dihet kurre". D.m.th. e din ama e ke lene per me vone... :D

*
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE IMJA:

Çudtërisht, të shëmtuarit ( shpirtërisht e nga pamja e jashtme ) edhe maskat i kanë të shëmtuara!
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE TË HUAZUARA

Kur thua të vërtetën, duhet të përgatitesh mirë, sepse të gjithë gënjeshtarët do të bashkohen kundër teje...

Ditët e këqija kane edhe anët e tyre të mira: i njeh më mirë njerëzit, sidomos ata që ke menduar se i kishe pranë...

Mos i lëndo asnjëherë njerëzit që të duan shumë, sepse ata nuk do të hakmerren, por do të largohen përgjithmonë.

Kurrë mos ju afro demit nga brirët, kalit nga thundrat, dhe idiotit nga asnjëra anë!

A. Krasniqi
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE E HUAZUAR

Sa e drejtë është zilia!
Ajo vret vetë ziliqarët…


A. Krasniqi
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

E huazuar, por e mirë...

zu8r5E.gif
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE IMJA:

Çudtërisht, të shëmtuarit ( shpirtërisht e nga pamja e jashtme ) edhe maskat i kanë të shëmtuara!

Mos thuaj asnjehere te verteten, sepse AJO te vret.
Beni.
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Thuaj gjithmone te verteten...ajo te cliron.
E verteta dhemb
Mashtrimi vret
Dyshimi torturon

Se kush e ka thene nuk e di.
 
THËNIE IMJA

Buzëqeshni çdo mëngjes. Buzëqeshja t’i aktivizon qelizat pozitive të fjetura. Buzëqeshni 2-3 herë me zor, sepse e e katërta vjen vetë – pozitiviteti aktivizohet.

Njeriu që nuk buzëqesh i shëmbllen një bataku. Uji i batakut nuk pihet!


Fjalor: BATAK m. sh.
1. Vend me ujë të ndenjur e me baltë, që ka zakonisht edhe
lëmishte të kalbura; lerë, llucë. Erë bataku. Si bualli në
batak. U bë batak. Ngeci (ra) në batak. E nxorën nga
bataku.

2. fig. Gjendje e keqe dhe e vështirë, e cila lidhet me
amullinë, me diçka të ulët e të ndyrë. Batak ideologjik. Kanë
rënë në batak.

3. fig. keq. Njeri i ulët e i ndyrë, batakçi; përmb. fundërrinat e
shoqërisë, llumi. Bataku i shoqërisë.
 
THËNIE E HUAZUAR

Buzëqeshje - pozitivitet

E sotmja nuk do të ndodhë përsëri. Mos e humbasni atë me një fillim te gabuar.

*****
Mirmëngjesi me një buzëqeshje. Ju uroj kete ditë te re si një dhuratë të veçantë nga Krijuesi juaj, një tjetër mundësi të artë për të filluar cdo gje nga e para. Le te jete ora juaj e parë e vendosur per temën e suksesit dhe të veprimeve pozitive. E sotmja nuk do të ndodhë përsëri. Mos e humbni atë me një fillim te gabuar. Ju keni lindur për suksesin, fitoren, perparimin. Rrethojeni veten me pozitivitet dhe shikojeni jetën tuaj duke u transformuar. Mbushe shpirtin tuaj me gjera te bukura, me fjale te mira dhe shijoni drite, jete, lumturi, harmoni.

Me shum dashuri e respekt per ju
Xhuli Spahiu
Ju dua.
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THENIE TE MIAT

1. Injorantit mos i trego perralla, sepse i merr per te verteta.

2. Po te qelloi ndonje shok kompleksiv, duhet te kesh shume kujdes me te, sepse cfaredo qe te flasesh, ai e merr se e ke per te, po flet per te. Tregoji > kjo nuk ishte per ty!

3. Mos u je rendesi gjerave te parendesishme, sepse nuk ka kotesi me te madhe se te merresh me kotesira!
 
Last edited:
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Në çdo furtunë, fletët e kalbura bien përtokë. Trungu qëndron i paepur!
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE IMJA

Përshëndetja është respekt dhe respekti për mikun, shokun, dashamirësin edhe të panjohurin më të vjetër se ti është pjesë e kulturës personale dhe familjare e njeriut.
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE IMJA


Njerëzit ( por edhe popujt ) euforikë që emocionohen nga fjalët, të shumtën e herës edhe veprat i kanë: fjalë!
 
Përgjigje e: Re: Fjalë të urta - thënie të miat

Jeta

iVDbzE.gif


* Jeta i shëmbëllen një shiriti të filmit, ku çdo gjë matet dhe shënohet.

* Ndryshimi qëndron në atë, se në shiritin e filmit mund të bëhen korrigjime më vonë - rikthime nga e para, ndërkaq në shiritin e jetës s'ka korrigjim, po u regjistrua një herë mbetet për gjithë jetën.


Ndaj duhet pasur kujdes në jetë për veprat tona.

Nuk ka njeri që nuk gabon, por gabimi nga gabimi dallon!

Gabime të rënda e të pafalshme janë:

1. Tradhtia ndaj atdheut,
2. Prerja në besë e tjetrit
3. Spiunllëku

4. Morali i ulët

Rastësi

Tek po lexoja sot "thëniet e mia", kur erdha te kjo thënie, mendja me shkoi te komplloti i 27 qershorit të këtij viti ...

Prandaj duhet pasur kujdes për shiritin e jetës, se të mbetet njollë e keqe e pariparueshme në jetë, që nëse jo sot, nesër do të ta vrasë ndërgjegjen ( kur të të shëndoshet ndërgjegja ).

E pabesueshme ledio, do thoshte drague - dragoi ynë i forumit!

Fjala dhe vepra e keqe nuk u harruakan!
 
Last edited:
E HUAZUAR

Më duaj ose më urrej, të dyja janë në favorin tim. Nëse më do, do të jem përherë në zemrën tënde; nëse më urren, do jem përherë në mendjen tënde.


William Shekspir
 
Edhe një të huazuar...
 

Attachments

  • thënie e huazuar - ajnshtajn - një shtet që ....jpg
    thënie e huazuar - ajnshtajn - një shtet që ....jpg
    18.3 KB · Views: 34
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Jeta eshte si nje liber, ku cdo dit lexon nje faqe te saj.
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Njeriu në jetë ka nevoj për 1 filxhan shkencë, 1 shishe kujdes, dhe 1 oqean durim
 
Re: Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Jeta eshte si nje liber, ku cdo dit lexon nje faqe te saj.

Fillimisht të dëshiroj mirëseardhje nëmesin tonë.
Uroj të kalosh sa më mirë këtu.

Për JETËN unë kam thënë këtë:

Jeta

iVDbzE.gif


* Jeta i shëmbëllen një shiriti të filmit, ku çdo gjë matet dhe shënohet.

* Ndryshimi qëndron në atë, se në shiritin e filmit mund të bëhen korrigjime më vonë - rikthime nga e para, ndërkaq në shiritin e jetës s'ka korrigjim, po u regjistrua një herë mbetet për gjithë jetën.


Ndaj duhet pasur kujdes në jetë për veprat tona.

Nuk ka njeri që nuk gabon, por gabimi nga gabimi dallon!

Gabime të rënda e të pafalshme janë:

1. Tradhtia ndaj atdheut,
2. Prerja në besë e tjetrit
3. Spiunllëku
4. Morali i ulët

Si thua ti, të jetë kështu sic kam thënë?

Pac një ditë të mrekullueshme!
 
Back
Top