• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të urta - thënie të miat

Prapë me të bardhën Si Bora...

Megjithese ka ca femra qe ta bejne borxh 😁

Më kujtohet një bisedë në odë fshati... po bisedonin burrat ( edhe pleq ) dhe u mor llafi i grave.
Folën për vlerën e grave, se ajo është shtylla e shtëpisë, sa ajo mban shtëpinë, sa burri është mysafir në shtëpi ... e kështu me radhë ...
Kah fundi foli njëri, mendimin e të cilin askush nuk e kundërshtoi...
- Ka grue që sa herë flet thotë **ma nânën se plasa!
 
E HUAZUAR - pak e stisur

Duke e thënë të vërtetën njeriu mund te mbetet pa shokë, por prapë e vërteta është më e mirë se shokët e rrejshëm!
 
THËNIE IMJA


Në trojet shqiptare dy fjalë nuk e kanë më kuptimin parësor të dikurshëm: intelektual dhe patriot!
 
E HUAZUAR


Mos urre një femër, që dashuroi një maskara ..
Urre maskarain, që e humbi shansin të bëhej NJERI ....
 
Jo unë...
një forumist yni e ka thënë

" kushti paresor per me kane "patriot shqiptar", ne radhe te pare eshte, me kane shqiptar "
 
E HUAZUAR
( dhe pak e stisur )

Mos u jep kurrë peshë ( rëndësi ) fjalëve që thonë për ty, vlerëso gjithmonë gojën prej nga dalin”!
 
E HUAZUAR
nga një forumist yni...

" Po get femnave u pelqejne mashkujt kurva per muhabet ne publik. "
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Ata që janë janetë, mbase edhe mundohen ta fshehin këtë ves të keq për vite të tëra, por vjen një moment dhe tregojnë vetë se kush janë, pa pasur nevojë t’ua heq askush maskën!

Fjalor:
janet - në trevën tonë përdoret kjo fjalë dhe është gërshetim i gjithë veseve të këqija shpirtërore, si: inatxhi, shpirtkazmë, shpirtzi, katil, xheloz etj etj. I ke thënë dikujt janet, d.m.th ia ke thënë që të gjitha këto vese të këqija. P.sh. Për dikë thonë: Hiqu këtij janeti, ky me mujt ( po pati mundësi ) edhe diellin ua ndalë tanëve ( të gjithëve )!

Nuk ua ka kap veshi fjalen mire andej kah Drenica, nuk eshte janet, po hijanet. ;)
 
Qe edhe njo te shpejte prej meje :: ata qe japin mend, llajka nuk marrin!
// senin e mire gjithkush lakmon me ba te vetin //
 
giphy.gif
 
Të gjithë thonë se janë patriotë, të moralshëm dhe besnikë. Askush nuk thotë që është tradhtar, i pamoralshëm dhe i pabesë.
Të mos u besojmë të gjithëve thua? Apo vetëm atyre që hiqen si shumë?
 
Të gjithë thonë se janë patriotë, të moralshëm dhe besnikë. Askush nuk thotë që është tradhtar, i pamoralshëm dhe i pabesë.
Të mos u besojmë të gjithëve thua? Apo vetëm atyre që hiqen si shumë?
kjo shiten e ka kuptimin "shtiren", se në krahinën time më shumë përdoret fjala "shitet" se "shtiret"- "hiqet"
 
Back
Top