• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fragmente te perzgjedhura!

Nëse e do dikë,
mos resht së njohuri botën e tij.
Bëji pyetje që hapin rrugë të reja,
ruaje në kujtesë tingullin e zërit të tij,
lexoje heshtjen që fshihet pas syve.

Vështroje teksa ecën,
teksa humbet në mendime,
teksa mbyll qepallat për pak çaste qetësie.
Dashuro edhe gjërat më të vogla
mënyrën si zgjohet në mëngjes,
si mban një cigare mes gishtërinjve,
si prek buzët me ushqimin,
si çdo lëvizje e tij rrëfen siguri e qetësi.

Pastaj, kur të jeni pranë,
thuaje me zërin më të ulët,
atë që vetëm zemra duhet ta dëgjojë
Të dua aq shumë
sa lumturinë tënde e dua, edhe kur ajo kërkon lirinë tënde.
 
Jeta njerëzore është si deti: kur mbizotëron paqja, është e qetë dhe e këndshme; por kur fryjnë erërat, është e stuhishme. Kështu është edhe jeta e njerëzve: për sa kohë që fati është i favorshëm, rrjedh i qetë; por kur ndryshon dhe bëhet i pafavorshëm, sprovohet nga stuhitë.

Pericles 495 b.c
 
Ka disa ditë kur zgjohem me një shpresë të marrosur, janë çaste kur e ndiej se gjasat për një jetë më njerëzore janë mirëfilli të mundshme. Kjo është pikërisht një ditë e tillë. Atëherë, kam nisur të shkruaj thuajse i mëdyshur qysh në agun e ditës, me njëfarë nxitimi, si dikush që del me vrap në rrugë për të kërkuar ndihmë për shkak të zjarrit, ose porsi në varkë që, para se të mbytet, i bën me shenjë ethshëm portit që duket i afërm, teksa askush nuk dëgjon sidoqoftë, sepse janë të shurdhuar nga zhurmat e qytetit dhe afishet që t'i zënë sytë.
Ju kërkoj që të mendoheni thellësisht lidhur me madhështinë që akoma mund të synojmë të gjithë, nëse guxojmë ta çmojmë jetën tonë pakëz ndryshe.
T'i kërkojmë vetes guximin që na e fal dimensionin tonë të vërtetë njerëzor. Të tërë pa përjashtim epemi dikur në jetë. Gjithsesi diçka kurrë nuk epet, bindja që veç vlerat tonë shpirtërore mund të na shpëtojnë nga tërmetet që cënojnë thelbin e njerëzimit…

Ernesto Sabato
 
Back
Top