Përgjigje e: Gjergj Kastriot Skëndërbeu
Leterkembimi midis Skenderbeut dhe Sulltan Muratit.
Ne Qershor dhe Korrik te vitit 1444, ne nje leterkembim midis Sulltan Muratit dhe Skenderbeut, jane interesante disa fakte; ku nder te tjera ne se do lexonim keto letra si dhe te analizonim permbajtjen e tyre, do shihnim nje Sulltan i cili shkruan ne menyre gati te deshperuar, disa here teje i nevrikosur duke arritur ne kercenime dhe disa here ne menyre te "zbutur".
Ne krah te kundert kemi nje pergjigje te Skenderbeut me nje gjakftohtesi si dhe diplomaci te admirueshme, sikurse nje menyre te pergjigjuri qe nuk le shteg per spekullime ku ai te thyhej perpara kercenimeve te Sulltanit apo edhe neneshkruante ndonje fare paqe e cila mund te fshihte prapaskena.
I admirueshem eshte gjithashtu fakti se Skenderbeu ne pergjigjen e tij qe i jep Sulltanit perdor edhe nje fare ironie ne fjalet qe perdor kur shkruan p.sh:
"...Dhe ne se turqit ushtaret e tu, te cilet qendronin ne ate pjese te Shqiperise, te cilen ti e zoteron afer vendit tim, erdhen me arme ne dore qe te perballeshin me mua: dhe ne se une, sikurse e meritonin i munda te gjithe dhe keshtu duke perfituar ate pjese, ne te vertet faji nuk ishte i imi, por i tyre, ose thene me mire i atij qe i shtyu kunder meje..."
---
Leterkembimet datojne me gjashtembedhjete Qershor ajo derguar prej Sulltan Muratit dhe citojme nje pjese prej saj si me poshte :
"...Dhe keshtu dua te te lejoj, qe ti te ecesh lirshem ne shtetin, qe per trashegimni te takon, me kete pakt, qe ti te me rikthesh ate pjese te Shqiperise, qe prej te tjereve dhe Atit tend u kemi marre (zaptuar), prej se ciles kunder çdo deshire me ke zhveshur dhe e zoteron kunder deshires sime. Por vihe ne mendje qe te ma rikthesh. Ndryshe te betohem per Zotin, per Profetin e tij Muhamet, per shpirtin e tim Ati, dhe per shpaten, qe do perdor gjithçka qe eshte ne forcen time kunder teje. Dhe duke te ndjekur prej atij vendi kunder vullnetit tend, ne qofte se do shpetosh jeten, do perfundosh si lypsar. Ti vazhdo megjithate, duke menjanuar çdo forcen time, por une mund te vendos ne fushe te betejes me teper se njeqind e pesedhjet mije luftetare dhe ti duke patur pak ushtare, nuk do me besh ndonje qendrese. Kete po te them, pasi nuk dua te te demtoj. Dhe te vura perpara syve te miren dhe te keqen. Te takon ty te marresh ate qe te pelqen me teper. Dhe leterpruresit dhe Ambasadorit tim Hajredin sherbetorit, do i japesh besim te plote; pasi çdo gje qe do thote prej gojes se tij, do jete fjala ime. Prej Adrianopojes data gjashtembedhjet Qershor 1444"
----
Skenderbeu nis kunderpergjigjen ne leter ne daten katermbedhjete Korrik te vitit 1444 dhe shkepusim nje pjese prej kesaj pergjigje qe jep Skenderbeu ne kete leter:
"Gjergj Kastrioti, ndryshe quajtur Skenderbeu, Princ i Shqiptareve, dergon pershendetje te pafundme te Nderuarit Murat, Princit te Turqve. Prej Hajredin sherbetorit dhe Ambasadorit tend, mora letren, ne te cilen si fillim te mbare ti thua qe nuk mund te me japesh as pak dhe as shume shendet. Duke te dhene nje pergjigje te them, qe edhe pse vuan, per ate qe eshte bere kunder teje, duke qene une armiku yt. Brenda mundesive qe te mund te njihen, une vleresoj sigurisht, qe do gjykohej ne se une do te te isha mik. Dhe lidhur kesaj te them qe disa gjera nuk jane ne bote te mundshme qe te behen, te cilat nuk do i beja per deshiren tende, vetem qe te mos ishin kunder deshires Hyjnore. Dhe per kete gjithmone mund ta provosh, pasi une pretendoj te te jem mik. Por ne se une rifitova lirine time me shtetin ateror timin, nuk besoj ne asnje menyre te te kem fyer; duke i perkatur vetem vetvetes time dhe jo ty. Dhe ne se turqit ushtaret e tu, te cilet qendronin ne ate pjese te Shqiperise, te cilen ti e zoteron afer vendit tim, erdhen me arme ne dore qe te perballeshin me mua: dhe ne se une, sikurse e meritonin i munda te gjithe dhe keshtu duke perfituar ate pjese, ne te vertet faji nuk ishte i imi, por i tyre, ose thene me mire i atij qe i shtyu kunder meje..."
---
Materiali shkeputur prej vepres me titull: Historia vniuersale dell'origine, guerre, et imperio de Turchi ..., Vell. 1, ff. 276-277, viti i publikimit te vepres 1654, Venecia.
Autori E.Canaj