• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjergj Kastrioti Skëndërbeu

=Heroizmi i Skenderbeut=

Screenshot_20231127_223113_Google.jpg

*Gladiatori fundit *


Për Skenderbeun thonë: ishte i madhësisë se madhe kishte bel të lartë, shpatullat e gjëra, i fryrë nga gjoksi, këmbet e lehta, krenar dhe në hecje teatral, qafa e tij ishte e gjërë dhe e gjatë, kreu i tij i vogël, ballin e lartë, sytë ovale ngjyrë kafe më damarë te zjarrt e ngjyrë gjaku, fytyra e tij e këndshëme si të një gruaje, flokët e tij të natyrishme të zeza e të dredhura më kaçurrela në qafë, lëkurën e tij më ngjyrë të bardhë dhe i pastër nga gjaku i tij i maleve ku ai lindi, sytë e tij të butë dhe të guximshëm, pa sjellje e të patrembshëm, por më një veprim të vogël rrahje të çerpikve, zëri i tij degjohej nga një distancë e madhe, si barinjtë e vendit të tij që degjoheshin mes tyre nga një luginë më njëri tjetërin. Ai fliste gjuhën shqipe, greke, turke, arabe, italiane, pa dallim. Ai këndonte i shoqëruar më fyell si Epirot në të gjitha këto gjuhë.

Skenderbeu shalonte mirë mbi kalë, përdorte shpatën, harkun dhe topuzin, më mjeshtri zhdervjellte shpaten, gjuante mirë më hark dhe shtizë, guximi i tij hipur mbi kalë ishte i shkelqyer, pasioni tij ishte për të gjitha lojrat e diciplinat e luftës, gëzimi i tij ishte gjithmonë kur fitonte në turnire më luftëtar nga të gjitha anët.

Epiroti i ri Gjergj Kastrioti zotëronte gjuhët greke, turke, arabe, italiane, skllavone.

Skenderbeu posa kishte arritur moshen 18 vjeçare, i emruar sanxhakbej i perandorisë në krye të pesë mij ushtarve kontrollonte zonën e Tmolisit afër Izmirit. Trimerin e tij e shfrytëzon së shpejti në këtë fushatë kah ai, së shpejti tërhiqen të gjithë sytë dhe pa zili emocionuese mës ushtarve, ai mbulohej me lavdi në çdo luftë. Në një votim unanim ushtria i dha atij suksesin e kësaj fushate. Në kthim, Murati e ngarkoi ate më dhurata !

Atëherë Gjergjit iu dha emri i ri; SkënderBeg, Zoti Aleksandër, që nga ky qast ky emër i madh do të jetë i shtrenjtë për të gjithë Perandorin Osmane.

Shpërblime më të shkëlqyera nga luftëtari i ri sulltani shfrytzoi rastin, më problemet e reja qe së shpejti shpërthyen në Azi, Skënderbeu mori nën komandën e tij një ushtri me qëllim për të mposhtur rrebelët e vëndit të rëndësishme dhe zona të mëdha që ende ishin jashtë sundimit osman. Është shumë më rëndësi të permendim se, në këto fusha ku Konstandini i Madh kishte mundur Liciniusin në vitin 324, ku në vitin 378 Valens mundi Gotët, fituesi i ri i ndjekur nga një numër i të burgosurve të rrethuar më flamuj e parulla, pre madhështore, Skenderbeu u kthye ngadhnjimtar në Adrianopojë !

Trupat e Skenderbeu ishin të freskëta, thuajse të paprekura, ashtu si ai kishte qenë në gjendje të këmbimit të tyre.

Në atë kohë, dhe veçanërisht në Lindje, baruti nuk kishte hyr ende në kohë për të ndryshuar artin e luftës: i rezistonte ndonjë trimërie personale, por forca fizike gjithmonë ka luajtur rolin kryesor në dramën ushtarake, dhe sfida e përdorimit të njeriut ndaj njeriut ishte e shpeshtë, si në Iliada dhe Odisea që sillte kohën si te ishte Jeruzalemi i trimerive për këta heronjë që ofronin pamje të shpeshta në keto anë nëpër Arena të Azisë së Vogël.

Këto duele nuk bëheshin vetëm në kohën e luftës në mes të dy luftëtarëve të armatosur, por në paqe, ku një i huaj, një udhëtar është paraqitur në një qytet duke e quajtur vehtën si azil kerkues, emocionuese !

Këto lloj provokimesh sot do të ishin absurde, por dikur kishte gjetur një jehonë, sepse ajo ishte koha e famës dhe trimerisë. Vëndosur nën mbrojtjen e guximit dhe nderit, këta avanturier të panjohur nuk i friksonte asgjë pasi që ata mundin kundershtarin e tyre, se, ai që triumfonte kudo kishte të drejtën e strehimit.

Pasi kthehet Skenderbeu në Andrinopojë, një Skif më trup të një kolosi afrohet në mesin e një ceremonije që mbahej në sheshin e qytetit dhe filloi ti sfidoje të gjithë luftëtarët dhe personalitete për rreth Sulltan Muratit.

Ai Skifi kerkonte nga të pranishmit që të dalin prrej tyre dy veta në fushë të Arenes tërsishtë të zhveshur, të armatosur vetëm më thikë në një rreth aqë të ngusht sa qe dilet vetëm më fitore.

Këtë propozim të Skitit aqë të egërsuar as një turk nuk ishte i zoti ti përgjigjet, edhepse Sulltani kishte ofruar terheçje të një shperblimi te madh për fitimtarin, mirëpo asnjëri nuk lëvizte. Në anën tjetër Skifi vijonte të kercente më provokimet e tij në Arenën perplotë spektator, i trimëruar nga suksesi i tij që askush nuk guxonte të matej më te, për një çast Skenderbeu doli në Arenë dhe iu versul pa armë fare barbarit Skif, duke ia kapur më doren e tij të majtë krahun e djathtë të Skitit që mbante thikën dhe ia drejton atij në fytë dhe e len në tokë të vdekur Skifin !

E tërë Arena ishte ngritur në këmbë, duke lëshuar klithje e brohoritje në shenjë guximi dhe admirimi për ngadhnjyesin. Skenderbeu pastaj ia kput kokën Skifit gjigant dhe ia lëshon para këmbëve të Sulltan Muratit si trofe !

Herën tjetër, mirepo në një rast edhe më dinjëzor se ky, Skendebeu tregoi guximin e tij të njëjtë dhe pati të njejtën knaqësi.

Këtë herë ai e kishte shoqëruar Sulltanin në Prusa (Brusa) në Bithinië, kur aty qfaqen dy kalorës të pasur Persanë, ku njëri quhej Jahja e tjetri Zampa, vinin ti ofronin sherbimet e tyre Sulltanit duke deshmuar për trimerit e tyre dhe ata i kerkuan Sulltanit që ti nxjerri dy trima nga njerzit e tij më të famshëm për një dyel, qoftë më heshta ose më shpata, aty në sheshin e qytetit të Brusës.

Sulltani i pranoi lutjet e këtyre dy Persanve dhe u kthye kah Skenderbeu e i thotê: " Pse, vonohesh o biri im, ty kurrë nuk të mungoi guximi, edhe çmimi i këtij triumfi të perket ty, shko pra edhe sot e shënoje rinin tënde krenare më krahun tënd të pa mposhtur !

Skenderbeu pranoi më knaqësikete propozim por më kushte që ai vetun t'iu dali perballë te dy mercenarve Persanë, të cilet duhej të sulmonin një nga një e jo te dyt pernjehere Skenderbeun. Mënjeherë Skenderbeu i puthë kembët Sulltanit sipas traditÊs, merr armet e tij? kÊrcen mbi kali dhe hyn nÊ rrethin e perleshjes !

Së pari i afrohet Jahjaia, hipur edhe ai në kali i cili kishte ngrehur heshten e tij të mprehët, atëherë Skenderbeu shpejtë hip në kali dhe ndeshët më Jahjan në kalorim ku Persani ia ngul shtizën në mburojen e Skenderbeut.

Jahjaja mundohej që më bishtin e shtizës ta rrëxonte nga kali Skenderbeun por nuk ia arrin, dikur më mundim e terheq shtizën nga mburoja e Skenderbeut dhe më plotë fuqi Jahjaia e hedh në drejtim të Skenderbeut, duke shënuar vetëm koken e tij, por Skenderbeu largon kokën më shpejtësi dhe i shpëton këtij sulmi.

Tani Jahjaia zbret nga kali, zbret në tokë mënjehere edhe Skenderbeu dhe i afrohet Jahjas, qe të dy mbanin në dor shpatat.

Mirëpo Zampsa, tjetri kundershtar i Skenderbeut, duke thyer konventen(marrveshjen) më vrap shalon kalin e tij në drejtim të Skenderbeut më shtiz në dor, mirëpo Skenderbeu, duke mos humbur fare kohën më këtë dredhi të kundershtarit të tij për ta denoncuar para publikut, ai ia fut shpaten e hekurit mu në fyt, ku mënjehere bie i vdekur para këmbëve të kalit të tij.

Kur e shef Jahjaia shokun e tij të vdekur për tokë, lëshon një klithje të tmerrshme dhe vërsulët në drejtim të Skenderbeut hipur në kali.

Shpata e Jahjas gati sa nuk e qellon kokën e Skenderbeut por më guximin e tij i perballon sulmet e kundershtarit Persan.

Nga të dy anët ishin të barabart, derisa dikur Skenderbeu më një te qelluar në qafë e godet Jahjan fuqishëm sa që tehu i shpatës së tij i shkon gati tëk kofshët, ashtu që kali i Jahjas e terhjekë trupin e të zotit të tij të pergjakur i cili pas disa qastesh rrokullisët për tokë pa shpirtë.

I knaqur nga keto eksplorime gjithnjë më fitore të një Gladiatori të famshem, Sulltan Murati e merrte gjithnje pas veti Skenderbeun, në të gjitha fushatat e reja. Ishin së bahku edhe në rrethimin e Pruses, të Nikomedisë dhe te Otresë.

Ne sulmin e kesaj te fundit, pra në Otre, Gjergji u sul i vetëm, hypur mbi muret e kesaj keshtjelles, nguli flamurin e Sulltanit dhe ashtu i vetmuar hyri mbrenda. Mirëpo kur e panë banorët e rrethuar këtë hero qe luftonte me nje trimeri të rrallë, një djalosh më flokët kaçurrela që mbante shpaten në dor, atyre iu kujtua komandanti i dikurshëm legjendar, Aleksandri i Madh !

Te gjithë përnjëhere ran për tokë, u gjunjezuan me lutje dhe iu dorzuan më thirrjet Aleksander, Aleksander !

Dikur në Indi, siper lumit Gangë, në rrethim të qytetit Oksidrakë, që sot është në territorin e quajtur Utçe, në mbretrin e Lahorës, dikur njësoj gati se në të njejtat rrethana e kishte dhënë këtë shembull heroik edhe komandanti Maqedon, Aleksandri i Madh, gati dy mij vite më parë.

Pershtati Dardan Leka=Kreksi; "Historia e Skenderbeut" nga autori; Camille Paganelle

Pjesa II-të


Nga Azija e Vogël Sulltani e dergon në pjesen e Europes gjeneralin e tij të ri tani të quajtur Skenderbeg.

Qe nga këtu fillon për Skenderbeun një seri e terë e sprovave, një luftë e pa dhimbshme në mes të besimit të tij fetar dhe të detyrës së gjeneralit.

Se, derisa luftonte atje në Azi te Vogël kundër disa kryengritësve musliman, asnjëherë nuk e kishte ndalur turrin, nuk ishte i i penguar nga mbrendsija e shpirtit të tij fare, mirepo tani perseri i kthyer ne mesin e krishterve, edhe pse ishin kundershtar te tij, zermra i shqyhej ne dysh dhe kishte nevoje te shkoje per te konsulltuar Zotin e te parve te tij.

Si ta mbroje nderin e tij pa derdhur gjakun ne mesin e krishterve dhe si ti shpetoje edhe ushtaret e tij qe i komandonte pa u demtuar ?

Kishte zgjedhur më ne fund qe kundershtaret krishtere te mos i afroheshin, te mos e ngacmonin dhe te evitonin ne perleshje, ti iknin ushtrisë se tij, ku nganjehere Skenderbeu i kshillonte te mos iu perballshin kur e shifte se ishte me i fortë me epersi ushtarake. Qellimi i tij ishte ruajtja e nderit te ushtrisë se tij dhe kete konvikcion do ta mbroje me forcen e krahve te tij deri ne vdekje.

Nganjehere Skenderbeu dinte se si ti largoje krishteret duke provokuar incidente te lloj llojshme vetem se te shpetoje krishteret, nese nuk kishte tjeter mundesi atehere i nxinte gjalle si rob lufte dhe i mbante nene kujdesin me te mirë, kujdesej edhe per lirimin e tyre. Per here te parë ne provencat krishtiane banoret e tyre e uronin nje gjeneral turk.

Ne mesin e te gjithe gjeneralve te Muratit, asnjë nuk kishte më shumë vullnetar se Skenderbeu nene flamujt e tij dhe emri i tij tingllonte ne gjuhet e te gjithe botes krishtere ne tere ballkanin, i dashtur tek ushtria por edhe jo nga te gjithe gjeneralet qe e gjelozonin dhe i benin intriga.

Nga pamja e jashtme Skenderbeu i kishte poashtu te gjitha aftesit e tija per te komanduar, kishte një shtat te lartë, syt shqiponj, gjoksin e gjërë, hijen e një bujari ne hecje, një mustaqe e zezë dhe e hollë i shkonte deri tek buzet, dimer apo verë, krahu i tij i djathtë ishte i zhveshur ne fushë beteja, ishte knaqesi te shifje ne akcione te tilla, kishte nje energji morali te pa zbutur, një shendet si hekuri, nje bujari te lakmueshme, keshtu ishte Skenderbeu kur i vdes babai i tij në Krujë.

Sikur mos te kishte ndodhur asgjë, Sulltan Murati menjehere e emerton si guvernator te Krujes kapitenin Sevali, sikur te ishte princi trashigimtar i Kastriotve e jo Skenderbeu. Mbrenda disa ditëve Krija dhe te gjitha qytetet e provencat e Gjon Kastriotit kishin rënë nen sundimin osman, pa kurrfare veshtersije, pa asnje shenje rezistence.

Mos ndoshta njerzit e dinin se te kater bijt e Gjonit qe ishin pengje nene dorene e forte te Muratit, po qe se revoltoheshin ata do te vriteshin ?

Mirepo prej vitesh tre bijt e Gjonit kishin ndrrua jetë, vetem Wojsava dhe Marica jetonin diku ne skajin e Emantisë.

Kishte mbetur vetem Gjergji, mirpo ne kete situat Murati, qfare ane duhej te merrte ndaj idolit te ushtrisë se tij ?

A mos e kishte Murati te vetmin gjeneral te aftë per ti realizuar planet e tij per pushtimet e tij te metejshme ?

Nga ana tjeter, si guxonte te llogariste ne te birin e Gjon Kastriotit te cilin e kishte shkarkuar nga trashegimsija paternele qe i takonte atij, qe e kishte shkoqur nga besimi i tij ne atdheun, a mos duhej qe ta largoje diku largë nene mbikqyrje e percjellje ?

Mbi te gjitha, para se te merrte ndonjë zgjedhje te duhur, Sulltan Murati donte ta shifte personalishte Skenderbeun ne sy, te diktonte fshehurazi mendimet e tij, te degjoje zerin e tij te fliksuar, te diktoje ndo nje eventuel ambiconi te tij.

I ftuar ne pallatin e sulltanit, Epiroti per as nje çast nuk tregonte ndonjë merzi rrethë ketij takimi.

Pasi qe i shprehu ngushllimet e tij ne kujtesen e Gjonit dhe vdekjen e bijve te tij, Murati i kishte bere me dije Skenderbeut mundesin e kthimit te tij një ditë ne pronat e babait te tij, se paku ti merrte disa vende kyqe qe i posedonte i ati i tij.

« Per te ju thene te verteten, kisha preferuar te ju ruaj pran meje edhe per një kohë, per ti perfunduar se bashku disa projekte dhe te dalim fitimtar ne keto luftëra; si kthim, do keni famen, thesaret dhe te gjitha do jene suksese per ty sipas zgjedhjeve tuaja" Skenderbeu duke ditur fatin e vllezerve te tij, edhe pse nuk i dinte rrethanat e vdekjes se tyre, një fund i parakohëshem mirpo natyrel, shpirti i Muratit vetem ai e dinte... Mirepo ne syt e shqiptarit, ky mister fshifte krimin.

Ne keto momente ndoshta Skenderbeu ndiente hakmarrje per vlalzerit e tij, per kthimin ne atëdhe. "Vllëzerit e mi, babai im më nuk jane ne ketë botë, per mua e tere rinia ka bredhur largë atëdheut, largë familjes.

Deri sot vetem madheshtija juaj me ka ofruar atdhe dhe familje. Deri ne kete ditë une kam njohur vetem luften. Me jepni pra fushë beteja tjera se vetem aty është ardhmeria ime, dhe çfardo abicje tjeter per mua pra më është e panjohur "

Athua Murati besonte ne siqeritetin e fjalve te Skenderbeut ? Mund te dyshojmi. Mirpo ishte dita e para nisjes se një ekspedite te rendesishme, nuk donte te huqi kete rast, mandej shtrohet edhe pytja tjeter se ndoshta Murati me te vertete e donte me zemer kete djalosh te ri ri qe e kishte rritur pran tij me plote kujdesin e duhur.

Murati nuk kishte per momentin asnje prove dyshimi per besnikerin e Skenderbeut ndaj tij, perveqese raporteve te disa gjeneralve tjere qe ia terhiqnin vemendjen sulltanit. Murati e evitonte kete skandal qe qe ziheshin nga intrigat e pallatit dhe deri ne ushtrin e tij, nuk donte kurresesi ta humbaste gjeneralin e tij te famshem.

Me në fund sulltan Murati zgjodhi si menyren me te mirë dhe te volotshem, per një mision në Misië ia besoj komanden Skenderbeut per te luftuar kunder Despotit serbë Gjorgj te dinastis së Brankoviçve.

Kjo Misia dikur shtrihej nga Danubi e deri ne malet e Sharrit, ne perendim kufizohej me Rashken, ne lindje me Bullgarine, ne jug me Shqiperinë.

Ne vitin 1151 Mesia, pra kjo Kosova, pushtohet nga tirani Qudommillë qe pastaj ne shekullin XIV -të forcohet ne nje perandori nene Dushanin, gati deri 35 vjete para betejes se famshme ne kete vendë, u nda pas pushtimit turkë e tere Mesia, nga Danubi deri ne alpet e Sharrit, e ndajten ne "livadie"=sanxhake; beogradi, smedereva, novi pazari dhe krushevci. E perbenin popullsia meze, dardane, skordiske, pikenset dhe disa fise sllave e fine. E pushtuar terësishtë nga Augusti ne shekullin e parë, u nda ne dy provinca. Mesija e parë apo Superiore, dhe Mesia e dytë apo e quajtur edhe Mesia e mbrendshme qe sot(1855) eshte e ndar ne mes te Bosnjes, Serbisë dhe Bullgarisë se sotme.

Nese Skenderbeu adhurohej nga ushtaret e tere ushtrisë osmane, nuk ishte e njejta gjë me pashalalret rrethë Muratit te cilet gjaluzonin ne keto kohera me komplote e intriga kunder gjeneralit te shquar Shqiptar.

Me se miri per t'iu ikur ktyre dyshimeve qe tjeret dyshonin ne sinqeritetin e Skenderbeut dhe per te dhene provat e tija si asnje here më parë, Skenderbeu luftoi kunder despotit serbë më një ashpersi te tmerrshme dhe disa here Skenderbeu kthehej fitimtar ne Andrianopojë me dhurata te pasura per sulltanin nga keto ekspedita në viset e Mesisë.

Me ne fund Skenderbeu ia shkatrroi te gjitha qytetet dhe keshtjellat despotit serbë, i pushtoi ato dhe despotin e largoi nga Mesia (Kosova) i cili mezi arriti gjallë te strehohej ne Hungari. keto vise tani me ran te gjitha ne dor te osmanve. Mirepo gëzimi i sulltanit nuk ishte pa mjegull.

Skenderbeu edhe ketu doli fitimtar, ashtu si e donte Murati, duke hedhur poshtë rastin e volitshem te kthimit te Skenderbeut në Krujë. Armiqet e mbrendshem te pallatit qe e rrethonin Muratin i shtonin turniret ne Andrianopojë me qellim qe mos ndoshta Skenderbeu ne keto dule qe i lakmonte, do te gjeje vdekjen nje dite nga ndonjë gladiator i huaj ne keto luftme te pergjakshme do ti shliroje nga ky rival i madh ?!

Heret a vonë pra Skenderbeu e parashifte ketë tragjedi, duhej sa më parë te çlirohej nga zigjiret qe e mbanin lidhur nga Murati.

I deshpruar nga kjo pabesi dhe nga kjo gjelozi Skenderbeut tani i mbetej vetem se edeh nje rast i vetem qe nuk duhej ta humbaste më, kthimin sa më parë ne Krujë. Shpirti i tij ishte i ngushtuar në një etje per liri, sytë e tij ktheheshin pa nderpre kah e dashura Shqiperi, i mungonte ajri i atyre maleve shqiptare, i mungonte lutja ne gjuhen e te parve te tij, Zotit i lutj ditë e natë qe t'ia japi elanin e një guximi te ri drejtë lirisë per te shpetuar nga kjo robëri. Qe kur i kishte vdekur babai, disa bujar te njohur shqiptar e kishin takuar fshehurazi Skenderbeun.

Te gjithë e ftonin qe te kthehej në atedhe, per pamvarsi, per liri, emri i tij ishte bere simbol i lirisê i shpetimit kombtar. "vetem më te degjuar zërin tuaj, e tere Shqiperia do ngrihet si një"

Perseri despoti serbë Brankoviçi kishte mbledhur një ushtri dhe ishte kthyer ne Mesi (kosovë)i kishte larguar te gjitha garnizonet turke.

Murati kishte vendosur qe kete here ta shoqeronte Skenderbeun ne kete eksedite ndeshkuese ndaj despotit deh vetem me te degjuar despoti serbe qe Skenderbeu dhe Murati po iu afroheshin ushtrise se tij, ai menjehere largohet dhe ike perseri pertej danubit ne Hungari. Edhe këte here sulltani e shperblen Skenderbeun per vlerat e tij ne kete fushatë por as kete here Skenderbeut nuk i erdhi ora e duhur per tu kthyer ne Krujë.

Vlera origjinale Heroizmi i Skenderbeut, pjesa III-të Ne këtë kohë Eugjeni IV qe mbante fronin e pontifikatit me çka jeta e tij ishte aqë e vreret u njoft si humanist vetem ne oret e fundit e shifte serbin ne dorë te turqve dhe kerkonte nga Hungaria ndihmë Mirepo vjen ne anen tjeter papritmas vdekja e Albertit te Austrisë ne vitin 1439, qe ishte edhe mbret i Hungaris, i kishte ven ne dilem hungarezet.te cilet e ndjenin nevojen e duhur per t'ia prerë rrugen turqve me çdo kushtë... Mirepo hungarezet syt i kishin kthyer kah Vladisllasi VI, mbret i Polonisë, ku se shpejti ia dhuruan edhe kuroren hungareze mbi kokë dhe u emrua mbret i Polonisë e i Hungarisê ne vitin 1440. Ne anen tjeter Hunidi i cili njihej si mur mbrojtes kunder ottomanve kishte vene shpatene tij ne peshore ne mbeshtetje te mbretit Vladislas dhe per kete sherbim mbreti e emron Huniadin me titullin vojvod i Transilvanisë. Menjehere posa emrohet Vladislasi mbret i ri i hungarezve Papa Eugen IV shpejton kardinalin Gjiuliano Cezarini qe te luste mbretin per ti dalur ne ndihmë despotit serbë. Pa humbur kohë Vladislasi kerkon ndihmë pran Kaloresve te Urdhrit Teutonikë mirepo keta rrefuzojne kategorikishtë qe te marrin pjese ne kete lufte kunder osmanve, kurse nga ana e Valakisë deh Polonia ishte i lumtur me keta sepse kishte marrur pergjegjeje pozitive, keta i dalin ne ndihme mbretit me nje ushtri te madhe dhe te mirembajtur per nje periudh 6 mujshe me shpenzimet e tyre. ketyre trupave vjen dhe i shtohet nje numer i konsiderueshem edhe i vullnetarve gjermanë.

Martesa e Hunijadit ne vitin 1421 me Elizabeten, vajzen e perandorit Sigismund, Haubsburgeve iu mundesohet e drejta mbi mbreterin e Bohemit dhe Hungarisë. Ne armet e Korvineve, pra Huniadit ishte shenja e një Korbi=Korvine ku sqepi ishte i rrethuar me nje ngjyre floriri. Pra me kete ushtri te madhe Vladislasi kalon Danubin dhe sulet ne Bulgarin e sotme qe ishte e pushtuar nga osmanet, sulmon Sofian qe quhej Ulpia apo Sardika trake, qe pastaj bulgaret e quajten Trialdika te themeluar nga Justiniani ne mes dy lummejve Nishaves dhe Iskres=Oesusit.... Sulltan Murati II kishte mbajtur me se 7 muaj ne rrethim Beogradin dhe me ne fund vendos te terhiqet. Hunidi kishte qene aty si mbrojtes me ushtrin e tij, kete e dinte sulltani !

Mirepo kete here me te degjuar Murati se ushtria hungareze kishte sulmuar Sardiken (Sofia) ai mbledh nje ushtri prej 80 000 trupave dhe drejtohet per te penguar trupat krishtere te hyjne në Mesie=Kosova (perfshirë bullgarin aktuale )qe synonin ti dilnin krahë despotit serbë..., por ne te njejten kohë Murati i ndan 25 000 luftetar nga forcat e tij dhe i dergon ne sulm kunder hungarezëve ne anen e djathtë te lumit Morava nen komanden e Skenderbeut dhe Karam bej, Pasha i Rumelisë, perballe tyre ushtria e Huniadit zente vend me 35 000 trupa, kurse Murati vinte mbrapa Skenderbeut duke e percjelle me ushtrin e tij te madhe.

Ketu Huniadi e vren kundershtarin e tij Skenderbeun me trupat e tij pertej Moraves dhe nuk i dihet se per çfare arsye kthehet mbrapa ne kampin e mbretit Vladislas dhe e lajmron ate per dispozicionet e ketyre luftetarve nene komandene Skenderbeut.

Mos ndoshta ketu lind dyshimi tek nje pakt te fshehur ne mes Hunidait dhe Skendebeut ? Asnjera pale nuk sulmon tjetren, rrinin gati keshtu per nje kohe pa e sulmuar nejri tjetrin...dhe me ne fund Hunidi e ka rrugen te hapur, Sulmi i pergjithshem i ushtrise hungareze vinte e behej i pa shmangshem nga çasti ne çast...

Kete here Skenderbeu e vren se momenti kishte ardhur ! Para perleshjes me ushtrin e Hunijadit Skenderbeu i fton ne tenden e tij luftetaret me te besuar, nder ta edhe nipin e tij, Hamzain, qe sipas disa historianve ishte djali i motres se Skenderbeut kurse disa te tjere e thojne se ishte djali i Reposhit, keshtu me te besuarit e tij Skenderbeu ua tregon planin e kthimit te tij ne Atdhe, te gjithe betohen se do kthehen ne Shqiperi te gjallë ose te vdekur. Posa dalin luftetaret shqiptar nga tenda kur menjehere Huniadi jep urdher per sulm mbi ushtrine turke. Ne anen tjeter ushtaret turq kishin mbetur te habitur, te shtangur kur e shofin Skenderbeun per here te parë duke u zbrapthur, terhiqej me trupat e tij, kur e pa kete spektakel pasha i Rumelisë se si terhiqeshin luftetaret e Skenderbeut ai tmerrohet dhe se shpejti e tere ushtria e tij shpartalalhet para Huniadit, me vone deshmojne per kete humbje 4000 roberit e luftes dhe kerdin qe kishte bere ushtria hungareze mbi turqit. Karam Bej, pra Pasha i Rumelise ku mezi kishte arrijtur ta shpetoje koken e tij duke iu falenderuar vrapit te kalit tij te shpejtë.

Momenti pra kishte ardhur ne vjeshte te vitit 1443, Skenderbeu kishte kapur ne ikje Reis Efendiun e Muratit, personin me te fuqishem pas Sulltanit i cili mbante vulat e perandoris ne emer te sulltanit me vete, ne rast te ndonje marveshje me krishtienet, keshtu pra Skenderbeu ia ve prangat dhe e detyrron ate qe t'ia shkruaj një leter sunduesit te Krujes, duke ia diktuar me keto fjalë;" Ti dorzohet Kruja komandantit Skenderbe" me urdher te Muratit II. dhe te vendoset ne vend te tij Skenderbeu...

Me se 300 kalores i bashkohen Skenderbeut, gati te gjithe shqiptar, njerez te zemres e te beses, ditene 7-të me ne fund arrijne ne Diber te Madhe.

Kruja tani më ishte etapa e dytë.

Aty ne Diber mbledh trima e vullnetar te tjerë, ne çdo vend strategjikë ve roje te besushme dhe i veshur me një kostum si te një udhtari te rendomet Skenderbeu i afrohet Krujes.

Per te kjēn plani i tij edhe me i besueshem, Skenderbeu zgjodhi Hamzain, qe e fliste gjuhen turke si një turk dhe me mirë, dhe nje luftetar tjeter qe te hyjn para se te bie nata ne qytete dhe ta lajmrojne guvernatorin e krujes qe se shpejti do vjen Skenderbeu, guvernator i posazgjedhur nga Sulltani....

Pjesa e IV-të

Guvernartori turk bie i vdekur nder te paret, se shpejti kudo ne keshtjellë te Krujes rrjedhte gjaku i armikut, nder ta nuk duhej llogaritur edeh ata qe kalonin nga gjumi ne vdekje ne kete mesnat, disa te tjerë kerkonin shpetim duke tentuar te marrin arratin mirëpo çdo dalje ishte mbyllur per ta, atehere ose rezistonin ose te dorzoheshin, i prenin pa dhimt fare, asgjë nuk i mbronte ata, as lutjet e tyre as plaget e as shenjtetija e kishes.

Te uritur për hakmarrje kryengritesit shqipetar knaqeshin me ulerimat e viktimave te tyre.

Me në fund disa turq qe i kishin humbur te gjitha shpresat perulen para kembve te Skenderbeut i cili me shpaten ne dor, si komandant dhe ushtar urdheronte dhe ekzekutonte; keta turq iu luten Skenderbeut t'ua shpetonte jeten ! Keto lutje e preken Skenderbeun aqë shumë sa qe mezi ua shpeton jeten nga te tjeret qe u ziheshin mes tyre si pas një gjahu... Skenderbeu i shpeton dhe iu thot se do ta shofin per neser se si do veprohet me keta ushtar turq.

Te nesermen, heret ne mengjes, Skenderbeu shpalle me zerin e buris ne keshtjellen e tij urdherin, se; " Jeta t'iu falet te gjithë myslimanve te cilet perqafojn fen krishtere te vij para tij pa arme" ! Dhe perveq ksaj, "keta mysliman te krishteruar duhej te merrnin pjesë si çdo banor tjeter i barabart me te tjeret ne fonkcionet dhe dinjitetin e detyrave publike" kurse atyre qe kundershtonin iu ipte denimi më i rreptë, duke u sjellur ndaj tyre ne kundershtim me te drejtat e ngadhnjyesit. Ne mesjet pra ishte tradit gjdokundi, "ndrroje fen nese don ta shpetosh jeten" qe per ne sot duken si tradita barbare apo te pa besueshme, kemi shembuj perplote pastaj shekuj me vonë mu ne kohen e civilizimit europian, edhe ne mesin e te krishterve mes tyre hasim ne skena te tilla drama te ngjajshme dhe te pafalshme, ne mes protestanteve ne nje ane dhe katolikve ne anen tjeter ! Pra ne kete rast, para Skenderbeut vetem një pakic e vogël e turqve pranua krishterimin ndersa pjesa tjeter e turqve qe rrefyzuan moren vrapin per te shpetuar por u masakrruan gati te gjithë, ata qe arriten edhe njëhere te shpetonin gjallë ketij ekzekutimi, vinin perseri t'iu lusnin Skenderbeut qe t'ua fali jeten !

Megjithate pas ketyre lutjeve Skenderbeu ua fali jeten dhe i liroi nga qyteti i Krujes, mirëpo krejt pak prej tyre shpetuan sepse ne dalje te krujes keta perseri u sulmuan nga fshatarët, vetem pakë prej tyre mezi shpetuan.

Kurse pjesa tjeter e turqve qe pranuan krishterimin dhe u baptizuan aty ne vend, i mbuluan me brohoritje dhe i pranuan me knaqesi ne mesin e tyre dhe qyteti i Krujes e kremtoi ketë festim si evenment publik dhe madheshtor teper te rendesishem me gezim e hare !

Pasi qe u çlirua nga roberia qyteti i Krujes, shenjat e simbolet me gjysemhënë u shkoqen, armet e ushtris se sulalltanit u thyen copë me copë, çdo gjurm e sundimit turk u zhduk ! Keshtu pra qeverisja e vjeter e krujes rimori formen e dikurshme dhe te nesermen ne mengjes u ngrit flamuri i shtetit te lirë shqiptar me shqiponjen dy krenshe, ne ngjyrat kuq e zi !


*********

Nga Azija e Vogël Sulltani e dergon në pjesen e Europes gjeneralin e tij te ri. ketu fillon për Skenderbeun një seri e terë e sprovave, një luftë e pa dhimbshme ne mes te besimit te tij fetar dhe te detyres se gjeneralit.

Se, derisa luftonte atje ne Azi te Vogël kunder disa kryengrites musliman, asnjehere nuk e kishte ndalur turrin, nuk ishte i i penguar nga mbrendsija e shpirtit te tij fare, mirepo tani perseri i kthyer ne mesin e krishterve, edhe pse ishin kundershtar te tij, zermra i shqyhej ne dysh dhe kishte nevoje te shkoje per te konsulltuar Zotin e te parve te tij.

Si ta mbroje nderin e tij pa derdhur gjakun ne mesin e krishterve dhe si ti shpetoje edhe ushtaret e tij qe i komandonte pa u demtuar ?

Kishte zgjedhur më ne fund qe kundershtaret krishtere te mos i afroheshin, te mos e ngacmonin dhe te evitonin ne perleshje, ti iknin ushtrisë se tij, ku nganjehere Skenderbeu i kshillonte te mos iu perballshin kur e shifte se ishte me i fortë me epersi ushtarake. Qellimi i tij ishte ruajtja e nderit te ushtrisë se tij dhe kete konvikcion do ta mbroje me forcen e krahve te tij deri ne vdekje. Nganjehere Skenderbeu dinte se si ti largoje krishteret duke provokuar incidente te lloj llojshme vetem se te shpetoje krishteret, nese nuk kishte tjeter mundesi atehere i nxinte gjalle si rob lufte dhe i mbante nene kujdesin me te mirë, kujdesej edhe per lirimin e tyre. Per here te parë ne provencat krishtiane banoret e tyre e uronin nje gjeneral turk.

Ne mesin e te gjithe gjeneralve te Muratit, asnjë nuk kishte më shumë vullnetar se Skenderbeu nene flamujt e tij dhe emri i tij tingllonte ne gjuhet e te gjithe botes krishtere ne tere ballkanin, i dashtur tek ushtria por edhe jo nga te gjithe gjeneralet qe e gjelozonin dhe i benin intriga.

Nga pamja e jashtme Skenderbeu i kishte poashtu te gjitha aftesit e tija per te komanduar, kishte një shtat te lartë, syt shqiponj, gjoksin e gjërë, hijen e një bujari ne hecje, një mustaqe e zezë dhe e hollë i shkonte deri tek buzet, dimer apo verë, krahu i tij i djathtë ishte i zhveshur ne fushë beteja, ishte knaqesi te shifje ne akcione te tilla, kishte nje energji morali te pa zbutur, një shendet si hekuri, nje bujari te lakmueshme, keshtu ishte Skenderbeu kur i vdes babai i tij në Krujë. Sikur mos te kishte ndodhur asgjë, Sulltan Murati menjehere e emerton si guvernator te Krujes kapitenin Sevali, sikur te ishte princi trashigimtar i Kastriotve e jo Skenderbeu.

Mbrenda disa ditëve Krija dhe te gjitha qytetet e provencat e Gjon Kastriotit kishin rënë nen sundimin osman, pa kurrfare veshtersije, pa asnje shenje rezistence. Mos ndoshta njerzit e dinin se te kater bijt e Gjonit qe ishin pengje nene dorene e forte te Muratit, po qe se revoltoheshin ata do te vriteshin ? Mirepo prej vitesh tre bijt e Gjonit kishin ndrrua jetë, vetem Vojsava dhe Marica jetonin diku ne skajin e Emantisë.

Kishte mbetur vetem Gjergji, mirpo ne kete situat Murati, qfare ane duhej te merrte ndaj idolit te ushtrisë se tij ? A mos e kishte Murati te vetmin gjeneral te aftë per ti realizuar planet e tij per pushtimet e tij te metejshme ? Nga ana tjeter, si guxonte te llogariste ne te birin e Gjon Kastriotit te cilin e kishte shkarkuar nga trashegimsija paternele qe i takonte atij, qe e kishte shkoqur nga besimi i tij ne atdheun, a mos duhej qe ta largoje diku largë nene mbikqyrje e percjellje ? Mbi te gjitha, para se te merrte ndonjë zgjedhje te duhur, Sulltan Murati donte ta shifte personalishte Skenderbeun ne sy, te diktonte fshehurazi mendimet e tij, te degjoje zerin e tij te fliksuar, te diktoje ndo nje eventuel ambiconi te tij. I ftuar ne pallatin e sulltanit, Epiroti per as nje çast nuk tregonte ndonjë merzi rrethë ketij takimi. Pasi qe i shprehu ngushllimet e tij ne kujtesen e Gjonit dhe vdekjen e bijve te tij, Murati i kishte bere me dije Skenderbeut mundesin e kthimit te tij një ditë ne pronat e babait te tij, se paku ti merrte disa vende kyqe qe i posedonte i ati i tij. " Per te ju thene te verteten, kisha preferuar te ju ruaj pran meje edhe per një kohë, per ti perfunduar se bashku disa projekte dhe te dalim fitimtar ne keto luftëra; si kthim, do keni famen, thesaret dhe te gjitha do jene suksese per ty sipas zgjedhjeve tuaja" Skenderbeu duke ditur fatin e vllezerve te tij, edhe pse nuk i dinte rrethanat e vdekjes se tyre, një fund i parakohëshem mirpo natyrel, shpirti i Muratit vetem ai e dinte... Mirepo ne syt e shqiptarit, ky mister fshifte krimin. Ne keto momente ndoshta Skenderbeu ndiente hakmarrje per vlalzerit e tij, per kthimin ne atëdhe. "Vllëzerit e mi, babai im më nuk jane ne ketë botë, per mua e tere rinia ka bredhur largë atëdheut, largë familjes. Deri sot vetem madheshtija juaj me ka ofruar atdhe dhe familje. Deri ne kete ditë une kam njohur vetem luften. Me jepni pra fushë beteja tjera se vetem aty është ardhmeria ime, dhe çfardo abicje tjeter per mua pra më është e panjohur "

Athua Murati besonte ne siqeritetin e fjalve te Skenderbeut ? Mund te dyshojmi. Mirpo ishte dita e para nisjes se një ekspedite te rendesishme, nuk donte te huqi kete rast, mandej shtrohet edhe pytja tjeter se ndoshta Murati me te vertete e donte me zemer kete djalosh te ri ri qe e kishte rritur pran tij me plote kujdesin e duhur. Murati nuk kishte per momentin asnje prove dyshimi per besnikerin e Skenderbeut ndaj tij, perveqese raporteve te disa gjeneralve tjere qe ia terhiqnin vemendjen sulltanit. Murati e evitonte kete skandal qe qe ziheshin nga intrigat e pallatit dhe deri ne ushtrin e tij, nuk donte kurresesi ta humbaste gjeneralin e tij te famshem. Me në fund sulltan Murati zgjodhi si menyren me te mirë dhe te volotshem, per një mision në Misië ia besoj komanden Skenderbeut per te luftuar kunder Despotit serbë Gjorgj te dinastis së Brankoviçve.

Kjo Misia dikur shtrihej nga Danubi e deri ne malet e Sharrit, ne perendim kufizohej me Rashken, ne lindje me Bullgarine, ne jug me Shqiperinë. Ne vitin 1151 Mesia, pra Kosova, pushtohet nga tirani Qudommillë qe pastaj ne shekullin XIV -të forcohet ne nje perandori nene Dushanin, gati deri 35 vjete para betejes se famshme ne kete vendë, u nda pas pushtimit turkë e tere Mesia, nga Danubi deri ne alpet e Sharrit, e ndajten ne "livadie"=sanxhake; beogradi, smedereva, novi pazari dhe krushevci. E perbenin popullsia mese, dardane, skordiske, pikenset dhe disa fise sllave e fine. E pushtuar terësishtë nga Augusti ne shekullin e parë, u nda ne dy provinca. Mesija e parë apo Superiore, dhe Mesia e dytë apo e quajtur edhe Mesia e mbrendshme qe sot(1855) eshte e ndar ne mes te Bosnjes, Serbisë dhe Bullgarisë se sotme.

Nese Skenderbeu adhurohej nga ushtaret e tere ushtrisë osmane, nuk ishte e njejta gjë me pashalalret rrethë Muratit te cilet gjaluzonin ne keto kohera me komplote e intriga kunder gjeneralit te shquar Shqiptar. Me se miri per t'iu ikur ktyre dyshimeve qe tjeret dyshonin ne sinqeritetin e Skenderbeut dhe per te dhene provat e tija si asnje here më parë, Skenderbeu luftoi kunder despotit serbë më një ashpersi te tmerrshme dhe disa here Skenderbeu kthehej fitimtar ne Andrianopojë me dhurata te pasura per sulltanin nga keto ekspedita në viset e Mesisë. Me ne fund Skenderbeu ia shkatrroi te gjitha qytetet dhe keshtjellat despotit serbë, i pushtoi ato dhe despotin e largoi nga Mesia (Kosova) i cili mezi arriti gjallë te strehohej ne Hungari. keto vise tani me ran te gjitha ne dor te osmanve. Mirepo gëzimi i sulltanit nuk ishte pa mjegull. Skenderbeu edhe ketu doli fitimtar, ashtu si e donte Murati, duke hedhur poshtë rastin e volitshem te kthimit te Skenderbeut në Krujë. Armiqet e mbrendshem te pallatit qe e rrethonin Muratin i shtonin turniret ne Andrianopojë me qellim qe mos ndoshta Skenderbeu ne keto dule qe i lakmonte, do te gjeje vdekjen nje dite nga ndonjë gladiator i huaj ne keto luftme te pergjakshme do ti shliroje nga ky rival i madh. Heret a vonë pra Skenderbeu e parashifte ketë tragjedi, duhej sa më parë te çlirohej nga zigjiret qe e mbanin lidhur nga Murati. I deshpruar nga kjo pabesi dhe nga kjo gjelozi Skenderbeut tani i mbetej vetem se edeh nje rast i vetem qe nuk duhej ta humbaste më, kthimin sa më parë ne Krujë. Shpirti i tij ishte i ngushtuar në një etje per liri, sytë e tij ktheheshin pa nderpre kah e dashura Shqiperi, i mungonte ajri i atyre maleve shqiptare, i mungonte lutja ne gjuhen e te parve te tij, Zotit i lutj ditë e natë qe t'ia japi elanin e një guximi te ri drejtë lirisë per te shpetuar nga kjo robëri. Qe kur i kishte vdekur babai, disa bujar te njohur shqiptar e kishin takuar fshehurazi Skenderbeun. Te gjithë e ftonin qe te kthehej në atedhe, per pamvarsi, per liri, emri i tij ishte bere simbol i lirisê i shpetimit kombtar. "vetem më te degjuar zërin tuaj, e tere Shqiperia do ngrihet si një"

Perseri despoti serbë Brankoviçi kishte mbledhur një ushtri dhe ishte kthyer ne Mesi (kosovë)i kishte larguar te gjitha garnizonet turke. Murati kishte vendosur qe kete here ta shoqeronte Skenderbeun ne kete eksedite ndeshkuese ndaj despotit deh vetem me te degjuar despoti serbe qe Skenderbeu dhe Murati po iu afroheshin ushtrise se tij, ai menjehere largohet dhe ike perseri pertej danubit ne Hungari. Edhe këte here sulltani e shperblen Skenderbeun per vlerat e tij ne kete fushatë por as kete here Skenderbeut nuk i erdhi ora e duhur per tu kthyer ne Krujë.

Pjesa III-të

Ne këtë kohë Eugjeni IV qe mbante fronin e pontifikatit me qka jeta e tij ishte aqë e vreret u njoft si humanist vetem ne oret e fundit e shifte serbin ne dor te turqve deh kerkonte nga Hungaria ndihmë Mirepo vjen ne anen tjeter papritmas vdekja e Albertit te Austrisë ne vitin 1439, qe ishte edhe mbret i Hungaris, i kishte ven ne dilem hungarezet.te cilet e ndjenin nevojen e duhur per t4ia prerë rrugen turqve me çdo kushtë... Mirepo hungarezet syt i kishin kthyer kah Vladisllasi VI, mbret i Polonisë, ku se shpejti ia dhuruan edhe kuroren hungareze mbi kokë dhe u emrua mbret i Polonisë e i Hungarisê ne vitin 1440. Ne anen tjeter Hunidi i cili njihej si mur mbrojtes kunder ottomanve kishte vene shpatene tij ne peshore ne mbeshtetje te mbretit Vladislas dhe per kete sherbim mbreti e emron Huniadin me titullin vojvod i Transilvanisë. Menjehere posa emrohet Vladislasi mbret i ri i hungarezve Papa Eugen IV shpejton kardinalin Gjiuliano Cezarini qe te luste mbretin per ti dalur ne ndihmë despotit serbë. Pa humbur kohë Vladislasi kerkon ndihmë pran Kaloresve te Urdhrit Teutonikë mirepo keta rrefuzojne kategorikishtë qe te marrin pjese ne kete lufte kunder osmanve, kurse nga ana e Valakisë deh Polonia ishte i lumtur me keta sepse kishte marrur pergjegjeje pozitive, keta i dalin ne ndihme mbretit me nje ushtri te madhe dhe te mirembajtur per nje periudh 6 mujshe me shpenzimet e tyre. ketyre trupave vjen dhe i shtohet nje numer i konsiderueshem edhe i vullnetarve gjermanë. Martesa e Huniadit ne vitin 1421 me Elizabeten, vajzen e perandorit Sigismund, Haubsburgeve iu mundesohet e drejta mbi mbreterin e Bohemit dhe Hungarisë. Ne armet e Korvineve, pra Huniadit ishte shenja e një Korbi=Korvine ? ku sqepi ishte i rrethuar me nje ngjyre floriri. Pra me kete ushtri te madhe Vladislasi kalon Danubin dhe sulet ne Bulgarin e sotme qe ishte e pushtuar nga osmanet, sulmon Sofian qe quhej Ulpia apo Sardika trake, qe pastaj bulgaret e quajten Trialdika te themeluar nga Justiniani ne mes dy lummejve Nishaves dhe Iskres=Oesusit.... Sulltan Murati II kishte mbajtur me se 7 muaj ne rrethim Beogradin dhe me ne fund vendos te terhiqet. Hunidi kishte qene aty si mbrojtes me ushtrin e tij, kete e dinte sulltani ! Mirepo kete here me te degjuar Murati se ushtria hungareze kishte sulmuar Sardiken (Sofia) ai mbledh nje ushtri prej 80 000 trupave dhe drejtohet per te penguar trupat krishtere te hyjne në Mesie=kosovë(perfshirë bullgarin aktuale )qe synonin ti dilnin krahë despotit serbë..., por ne te njejten kohë Murati i ndan 25 luftetar nga forcat e tij dhe i dergon ne sulm kunder hungarezëve ne anen e djathtë te lumit Morava nen komanden e Skenderbeut dhe Karam bej, Pasha i Rumelisë, perballe tyre ushtria e Huniadit zente vend me 35 000 trupa, kurse Murati vinte mbrapa Skenderbeut duke e percjelle me ushtrin e tij te madhe. Ketu Huniadi e vren kundershtarin e tij Skenderbeun me trupat e tij pertej Moraves dhe nuk i dihet se per çfare arsye kthehet mbrapa ne kampin e mbretit Vladislas dhe e lajmron ate per dispozicionet e ketyre luftetarve nene komandene Skenderbeut. Mos ndoshta ketu lind dyshimi tek nje pakt te fshehur ne mes Hunidait dhe Skendebeut ? Asnjera pale nuk sulmon tjetren, rrinin gati keshtu per nje kohe pa e sulmuar nejri tjetrin...dhe me ne fund Hunidi e ka rrugen te hapur, Sulmi i pergjithshem i ushtrise hungareze vinte e behej i pa shmangshem nga çasti ne çast... Kete here Skenderbeu e vren se momenti kishte ardhur ! Para perleshjes me ushtrin e Hunijadit Skenderbeu i fton ne tenden e tij luftetaret me te besuar, nder ta edhe nipin e tij, Hamzain, qe sipas disa historianve ishte djali i motres se Skenderbeut kurse disa te tjere e thojne se ishte djali i Reposhit, keshtu me te besuarit e tij Skenderbeu ua tregon planin e kthimit te tij ne Atdhe, te gjithe betohen se do kthehen ne Shqiperi te gjallë ose te vdekur. Posa dalin luftetaret shqiptar nga tenda kur menjehere Huniadi jep urdher per sulm mbi ushtrine turke. Ne anen tjeter ushtaret turq kishin mbetur te habitur, te shtangur kur e shofin Skenderbeun per here te parë duke u zbrapthur, terhiqej me trupat e tij, kur e pa kete spektakel pasha i Rumelisë se si terhiqeshin luftetaret e Skenderbeut ai tmerrohet dhe se shpejti e tere ushtria e tij shpartalalhet para Huniadit, me vone deshmojne per kete humbje 4000 roberit e luftes dhe kerdin qe kishte bere ushtria hungareze mbi turqit. Karam Bej, pra Pasha i Rumelise mezi kishte arrijtur ta shpetoje koken e tij duke iu falenderuar vrapit te kalit te shpejtë. Momenti pra kishte ardhur ne vjeshte te vitit 1443, Skenderbeu kishte kapur ne ikje Reis Efendiun e Muratit, personin me te fuqishem pas Sulltanit i cili mbante vulat e perandoris ne emer te sulltanit me vete, ne rast te ndonje marveshje me krishtienet, keshtu pra Skenderbeu ia ve prangat dhe e detyrron ate qe t'ia shkruaj një leter sunduesit te Krujes, duke ia diktuar me keto fjalë;" Ti dorzohet Kruja komandantit Skenderbe" me urdher te Muratit II. dhe te vendoset ne vend te tij Skenderbeu... Me se 300 kalores i bashkohen Skenderbeut, gati te gjithe shqiptar, njerez te zemres e te beses, ditene 7-të me ne fund arrijne ne Diber te Madhe. Kruja me tani ishte etapa e dytë. Aty ne diber mbledh trima e vullnetar te tjerë, ne çdo vend strategjikë ve roje te besushme dhe i veshur me një kostum si te një udhtari te rendomet Skenderbeu i afrohet Krujes. Per te qen plani i tij edhe me i besueshem, Skenderbeu zgjodhi Hamzain, qe e fliste gjuhen turke si një turk dhe me mirë, dhe nje luftetar tjeter qe te hyjn para se te bie nata ne qytete dhe ta lajmrojne guvernatorin e krujes qe se shpejti do vjen Skenderbeu, guvernator i posazgjedhur nga Sulltani....


Letrat ne mes Skenderbeut dhe Muratit II

Amurat Ottomani, mbreti i turqeve dhe Perandori i Lindjes, nuk i dergon asnjë pershendetje Skenderbeut !

Nderimet dhe te mirat e mija si nje djalit tim te madh ne zemren time qe me ke percjellur, pra nuk do te te kursehen o Skenderbeg, nga njerzit me ingrat. Fjalet me mungojne qe t'ju flas ty, aqë eshte i madh krimi yt dhe mosrrespektimi qe ke ofenduar madherin time e gjithashtu dhe shpirtin tim, e pra, nuk po mundohem fare se çfare fjalesh te nxjerri per ty, po te themë, sherbetori imi... Se asnjë gjuhë tjeter me te ashper nuk do ua zbus zemren tuaj te nje krenari e arroganti nga natyra qe ti nuk meriton fjalë te buta qe kan tejkaluar egersiren; e per te permendur rastin ate ditë kur te eshte ngritur frenezia e komoditeteve tuaja dhe nderi i qytetarve tuaj ne anen e Hungarve kundër ushtrise sime, do isha i knaqur, sikur te ma kishin prekur plagen qe ndoshta nje dite zemra do ti harroje; qe tradhtit e tmerrshme dhe shembuj tjere me nje guxim te padhimbshem meritojne te mbyllen. Kam menduar megjithate teper vonë qe ti tregoje ndodhit; frigohem se ky largim i juaj do te ju rrexoje papritmas me tere ate fortunen tuaj mbretnore; dhe kur te deshirojsh te vish ne pranimin e atij gabimi aqë te madh, ku per tani, nuk do gjesh as një ilaç ne veprimet tuaja te mbrapshta. Mjaftë pra, me vjen keq per sjelljet tuaja; ti mjaftë e ke ngacmuar perandorin osmane me te pa drejte, dhe mjaft jam treguar i durueshem para nje gabimi te tillë ! Ti ke perfituar nga ushtria ime te me tradhtosh te Hungaret ? Presish ti te mos denohesh ne te gjitha ato qytete te Epirit qe i mbaj me marrveshje e kur ti ke vrarë garnizone te tera te ushtris sime ? Mendon ti se ke shpetuar nga ushtria e Ali Pashes qe e humbi me aqë thyerje e brutalitete para Hungarezve qe iu ndihmove, nen komanden tuaj, pastaj ke shkuar dhe ke larguar popullesine në Mesië(kosovë) te vjehrrit tim Brankoviç vetem pse ai nuk ju ka lejuar te kaloni atej ? Eja ne vete njehere keto ditë, pra mos prit sa te zgjohet zemrimi im edhe më i madh! Ruaju ti nga keto kryqezimet tuaja te lehta se do vijne te ju shpojnë apetitin tuaj te pa rregullt dhe te ju qoje deri te ajo pikë saqe sjellja jote te kthehet me e mjerueshme sa te kem edhe meshirë nga urrejtja juaj. Kojtohu ti njehere se paku disa ditë, kujtoji te mirat e mija, qe me keqardhje, me duhet ti permendi te mirat ndaj dikujt; qe eshte shume keq nga dikush te harrohen keto merita te se kaluares.
Po tani , ta lemi anash shendetin e shpirtit tuaj dhe pabesin qe ke tek profeti Muhamet, ne oborrin tim kush ishte me i dashuri per mua se sa ti ? Cili njeri, jo vetem nga te huajt, nga intmet dhe ata privat ishte me i pranueshem se ti ? Me qfare pritje dhe ushqim te mirë, qe kur ti u solle tek une gati ne femini, mora kujdesin qe t'ju mesoj e te ju edukoj zakone e diciplinë duke ua rritur pa nderprer virtytet tuja ne rritje nganjehere me shperblim e here me lutje dhe gjithehere ne çdo kohë i shkelqyer ne ushtri. Mirepo te kuptoj mirë, dashuria per Atdhe ka mallengjyer zemren, per te cilen po te ma kerkoje qe tua ktheja, a mos isha ai qe do ta rrefyzoja ? A te kujtohet, disa here ta kam premtuar këtë ? Ti ke dashur ta marrish me te keq se sa te prisje nje te mire prej meje. Mbaje pra po deshe me deshiren e perendis dhe pa pelqimin tim.

Une te betohem se do ti fali ofendimet tuaja te se kalures, jo per meritat tuaja te tanishme që janë te pa vlefshme me kete urrejtje publike, mirepo me pelqen te kem kujtesen e dikurshme qe sa e sa te mira keni marrur prej meje se ne ty kam pare bujari dhe guxim kur ishe i imi. Sepse sherbimi juaj eshte i kahmotshem, gjithashtu sa ofendimi qe kam marrur Krujen dhe tokat e babait tuaj te cilat me te keq e mashtrim ti i more, ne ti lejojmi me kusht qe ti te na i kthejsh ato vende qe nuk ke te drejte fare, te cilat i kam fituar me arme dhe me virtytet e mija. Kushti tjeter eshte qe ti ti kthesh vjehrrit tim(serbë)pa afat te gjithë pasurin e plaqkitur në Misië(kosovë) dhe sa me shpejtë; nese nuk kthehet kjo pasuri do e paguani me para dhe tere jeten, eshte krim te sulmoni mikun tone, poashtu edhe nese ndihmoni armiqet tanë.

Me kete do te evitohet pergjithemone pamiqesija e turqve e nese do te kete vend, sipas deshires sime, as me pakë e as me shumë keshtu do te me duash me se miri(do te denohesh nga vete pakujdesija juaj) do te kerkosh patjeter vend gjykimin kur guximi juaj dhe paramendimet tuaja te më hiqen nga mendja, o hakmarres i obstinuar e i rafinuar.

Mjafte e ke rrafur fuqin time ! Ti e din se ç'fare force kam ne anen time. Per te perfunduar, te lutem, me shkruaj se paku, se cili është vendimi yt.

Me Haradinin, agentin tonë sekret dhe besnikë, lirishte mund te bisedosh nga i cili do te marresh njohuri tjera qe nuk kam dashur ti shpalosi ne kete leter. Lamtumirë, je i kshilluar mirë nga Andrinopja, më 15 Qerrshor 1444.


Pasi qe kishte kryer disa ekspedita ne Azi te vogël(turqi ne regjionin eTmolisit) sulltani e dergon Skenderbeun si kapiten edhe ne Kosovë, Mesië, si duket, Skenderbeu donte ti ikte kurthave te Adranopojes se aty afer sulltanit mendonte jeta e tij do rrezikohej dhe ndoshta do e pesonte si vellezrit e tij e te vritej ?

Pra ekskursionet e tija ne vendet ballkanike i mundesonin nje shpetimi dhe raste per te planifikuar ndoshta edhe kthimin e tij ne Krujë.

Keshtu pra revoltat e njepasnjeshme ne Misië(kosovë) ate e gezonin, pra nderhynte kunder Despotit serbë i cili edhe pse ishte vjehrri i sulltanit, shpeshehere qonte krye por menjehere Skenderbeu e ulte ne vendë duke evituar edhe gjakederdhje.

Ne nje rast Skenderbeu kishte organizuar edhe turnir afer Novobrdes ku luftetaret e dy kampeve kishin rastin qe te mateshin mes tyre me diciplina te ndryshme si ne mundje hedhje shtizashe e shigjeta por edhe dyluftime me kuaj me çka Skenderbeu evitonte gjakederdhjen e panevojshme. Ai kishte ndrruar taktiken e eger kur dikur luftonte si luan ne qytetet e azisë kunder kundershtarve te sulltanit, dhe krjte me nje metod ndryshe ne terrenet e ballkanit.

Mirepo pas betejes se Nishit me luftetaret e tij kur braktis ushtrin e sulltanit, Skenderbeu tenton te kthehet permes kosoves ne Krujë mirepo Despoti serbë(despot= do thote zotshpije, gospodar qe ishte edhe term si vasal i sulltanit) tenton te pengoje kalimin e tij neper kosove atehere Skenderbeu hidherohet dhe i ve zjarrin disa keshtjellave serbe deri ne Rashkë poashtu e debone popullesine serbe neper male dhe merre me vete nje sasi te madhe ari qe i takonte despotit serbe...i cili menjehere ankohet tek dhendrri i tij sulltan Murati, dhe tani ky del ne mbeshtetje te despotit duke i shtruar kushte Skenderbeut se poqese nuk ia kthen kete pasuri despotit ai do e sulmonte.

Te lexojmi tani edhe letren tjeter derguar nga i biri i sulltan Muratit II-të ku shifet miqesja mes ketye dy personaliteteve qe nga feminija e tyre.

Letra e Sulltan Muhametit, derguar Skenderbeut
"Unë, Lartëmadherija, Emiri i Madh, Muhamet-Beg, i biri i Lartëmadherisë se tij Emirit te Madh Sulltan Murat-Begut (Muratit II*)"

Skenderbeut, princit te Shqiptarve e Epirotve, shendet !
"Unë nuk njoh, shumë i dashtuni Skenderbeg, miqësi më të lidheshme se ajo qe vjen nga miqësia e ngushtë; mbi te gjithat kur kjo lidhje është formuar që nga rinija, "si¨në mes neshë", atëhere që ishe pengë tek i ati imi dhe qe ne te dy jetonim së bashku si vllëzer.

Dhe kur mendoj per ato momente te kendsheme te feminisë sonë, kur më kujtohen sherbimet e tuaja të shkelqyera, për te gjitha qe ke bër per te famshmen shtepi te Otomanit, për ngritjen e perandorisë sonë, ju pergezoj dhe per te ju vertetuar me duket se eshte nje detyr perandorake.

Asgjë nuk do me ishte më e kendshme per mua, e marr Perendin deshmitar, vetem qe t'ju shof perseri dhe te knaqem nga prezenca juaj.

"Nese trupat e forcave te mija keto ditë kan guxuar te pushtojnë Shtet e tuja dhe te shtrojnë dhunim, unë s'jam pergjegjes; ato kane vepruar pa urdherin tim dhe fitoret tuaja mbi ta nuk me kane hidheruar fare.

"Mirëpo ta lëmi këtë, për te ardhur ne marredhenjet tona te vjetra; se një bashkim i shenjtë paqësor do te na pajtonte pergjithëmon.

"Pra, qe se si do te ishin bazat e aliances sonë; po te thëm, ta dini mirë se cilat jane pikat qe udhezohet paqa me keto kushte.

"Unë kerkoj qarkullim te lirë neper tokat tuaja "për trupat e mia, qe shkojne te luftojnë kunder Venedikasve; pastaj te me japish, peng, Gjonin birin tuaj, per te cilin do kujdesm "si per femiun tim; dhe me ne fund njerzit te mujne te bejne tregti lirishtë mes tyre.
"Nese ti pranon, eja, lirishtë tek une : pritja do jet e rangut madhor. "Po, mbi besimin dhe fjalen e suverenit, do te benim marreveshje te besushme me juve per nje paqe te pathyeshme; asnjhere më vendi yt nuk do shqetesohet as nga ushtria ime dhe nga tjeter kushi.

"Për te tjerat, nese keni ndonjë pytje per te bërë, apo per te "kthjellur dyshime, drejtohu me plotë besim, te derguarit tim Mustafas"

Dhënë në qytetin tonë perandorakë të Konstantinopojes "Më 6 Maj, 1461

Heroizmi i Skenderbeut


Letra e mbretit Vladislas derguar Skenderbeut:

Vladisalasi, Mbreti i Polakëve e i Hungarisë i dergon letër Skenderbeut, Dukës së Shqipëtarve.
Pas shumë bredhjeve që perndia e ka shty deri sot këtë urim tonin të vonshëm, më ne fund gëzohem sot për ju dhe suksesin e dyfishtë te fitores suaj qe është një sukses jo vetem për shtetin tuaj por edhe per tere krishterimin, qe mevitytet tuaja dhe pasionin tuaj te madh kjo mbeshtetje e juaja i ipet republikes krishtiane me bekimin e perndis dhe vlerave tuaja.

Sepse, të ju them të vertetën, disfata e kombit shqiptar ishte një plagë që ne na dhimbsej gjithnjë dhe ankoheshim, njësoj pa fjalë tjera, kur Gjon Kastrioti, babai yt, Princ me merita të medha, e i shtypur nga Murati e i trishtuar nga kjo botë më fatet e ngrata, nuk pati mundësi tua le juve në dor skeptrin e trashegimnis, si birit të tij nen sundimin e huaj.

Rependis i pelqeu qe pati një fëmi si ju aqë fatlum; tjetër e mirë nuk i mbetej atij për ti dhuruar njerzimit, vetëm se të ju kishte parë për heren e fundit. Princ i kësaj botës, jeni i derguar në një çast fatal ku tani jo vetëm se tokat shqiptare dojenë te mbrojtura por edhe do marrin formen e dikurshme, të drejten dhe imunitetin e popujve që iu ishin shkëputur mbretnisë së Maqedonisë nga rrembimi Osman.

Sepse të heshti për gjërat që nga fëminija juaj dhe kunder deshires suaj ju kan munduar rëndë por duke besuar dita më ditë, ju keni marrur në mesin e barbarve një emër të Pavdekshem !

Nuk ka gjë më të shkelqyer se kjo fitorja juaj që më admirim të madh kemi besuar qe ju do ta fitonit duke shpartalluar Ali Pashen më forcat e tij.

Mirëpo, ô Skenderbeg, tani të ipet një rast tepër i madh dhe i famshëm që më ndihmen e Perendis e më një kshillim të admirueshëm ju solli në këto çaste të duhura e të vështiranë mbrojtje të krishterimit.Për ju është një rast i mirë që të hakmirreni kundër Sulltanit për padrejtsit e vjetra e të reja që ua ka bërë juve dhe gjithë shqiptarve, por edhe të gjithë dhunen qe ka bërë ndaj fès, nuk thëm që e ka shuar; se sot njashtu edhe ne jemi në të njejtën gjendje si ju, por nuk është vonë që të na ndihmoni më forcat tuaja fitimtare.

Keshtu janë te pajtimit të gjithë princat e Hungarisë dhe të polonisë, si dhe gjithënjerizit e mirë.Juliani, kardinali i shën-Ëngjullit, ju lutet si dhe katolikë tjerë, të bëhemi roje krishtianedhe se ka prane neve ketu ushtar te armatosur, tjetër gjë nukë presim vetëm shenjen tuaj.Këtë herë te sigurt, vetëm nëse ju e rrefyzoni këtë mundësi qe falas perendia na e dergon, ne do fitojmi dhe perfundojmi këtë luftë e ti largojmi turqit nga tokat e Europës qe ka kohë qe e pushtojnë.Nuk është nevoja më duket qe t'ju ngushtoj juve më këtë arsytim; qe po të mbrohet na sjellënderin driten dhelirinë !

Te kunderten; ta lëmi, nuk mundem te parashoh se çka do behet ne te ardhmen me ne !

Si krishtian, na mungojnë keto detyrime ndaj njëri tjetrit. Flaka na ka marrur te gjithëve gati por asnjëri nuk mendon se do arrije edhe tek aji.

Shikojeni sot se në ç'farë gjendje duken grekët, po triballet(serbët) dhe tani gjendja ime?

Se ç'farë Iliade do thoshin pastaj për ne, pas te gjitha ketyre fjalëve qe i kemi durua deri metani dhe ku rrezikohemi për çdo ditë ?

Kemi humbur princa te vlefshëm ne mbrojtje te Hungarisë në keto luftëra, ku nganjëherenjë ushtri etëra është hdukur !Ka aqë shumë familje në këtë mbretni qe mbajnë zi, nëna e gra te veshura me të zeza.Perpos tyre kemi edhe princa tjerë te aleatve te te cilet gjendja është e njëjtë.Keshtuqë te pambrojtur vuajmi ne te gjitha anet, prej te njejtit armik !Sikurse ne vetë nuk dojmi te marrim frymë per të rënë viktim për të tjerët.

Nukë e veçoj ketu vetëm Eugenin(papen) dhe Filipin e Burgonjës, të gjithë mundohen që ky samar te mos na bie vetëm mbi shpinën tonë.Njëri ketu na ka dergua Legatin e tij, kardinalin e shën-Ëngjullit më të gjithë kreret e tij dhe mendihma te medha. Duka i Bugonjës më anijet e tij ka arritur deri në Galipolipengon me trimeri daljen e ushtrisë turke në Europë.Një tjetër shpres neve na vjen së shpejti, ndihma vullnetare e juaja si dhe vlerat tuaja na shtyn neve nga rrezikui pashmangshëm ku fati jonë i te gjithve na shtyn te veprojmi bashkërishtë.

Mbi të gjitha, e di qe askush nuk e injoron pa pershtatshmërin tuaj në këtë ekspeditë, ne lutemi mos te ju vonoje.

Ju siguroj qe kjo ndihmë do ju sjelli nder dhe ju lus që kjo marrveshje mos te bienë mendje të ndonjë të ligut, te mbetet për tu ruajtur dinjiteti yn pergjithëmondhe do vijoje në të ardhmen për famen tuaj dhe arritjen deri në Madheshti !



Perendija ju ruajt !

Nga Buda, kryeqyteti yni, 4 Qershor 1444

Perktheu nga Laverdin, botim i vitit 1592 për =Renesancen=ilire=shqiptare= kreksi 2010
 
Si ta realizojmi një film për Skenderbeun ne Holivud ?

Alzeida e dashura e Skenderbeut

Për Gjergj Kastriotin i mbiquajtur Skenderbeu ku nga shkolla fillore e gati deri ne pleqeri ne shqiptaret kemi mesuar historin ashtu si na e mesuan historianet tane dhe perkthyesit te cilet kane arritur te na sqarojne një gjë të rendesishme por kan mbetur edhe pasaktesi tjera qe duhet gjithnjë hulumtuar e perditesuar sidomos sot me mundesit qe i kemi me pasurimin e mjaftueshem te bibliotekave elektronike ne rrjte per te gjithë.;

Ne duhet ti mesojmi edhe keto hollesi tjera para se t'ia nisim ta gjeirojmi nje film për Skenderbeun, Zoti e di se kur por duhet ta kryejmi kete mision de atje ne Holivud qe te ndalet kjo zhurmë...

Pse e quanin Iskandar Beg ?

Cili është i pari qe e quajti me kete emer ?

Nga e mori Gjergji emrin Skenderbe dhe pse ?

Pra miq te nderuar do mundohemi se bashku ti sqarojmi edhe disa hollësi tjera qe kanë rëndësi para se të angazhohemi qe ti derdhim miliona dollar rreth ketij projekti për realizimin e filmit qe ndoshta një ditë do e shohi dritën edhe ne Holivud, pse jo, nese janë pjekur kushtet por...!

Mundohemi ketu të gjejmi së bashku ndonjë shenjë, ndonjë burim të sakët rreth periardhjes së emrit Skenderbe por ne tekstet shkollore asnje faqe shqiptare në internet nuk kam gjetur rezultate te mjaftueshme, andaj fillova kerkimin e me tejshëm ...

Dihet se Gjergji luftote si luan, syri nuke i trembej në asnjë luftë si komandant i ushtrise turke, kur ishte i ri, asgjë nuk e ndalonte hovin e tij as muret e keshtjellave të pamposhtuna të Azisë së Vogël ku turqit prore benin fushata për të dominuar tërë ato qyteza që kishin mbetur ende ne dor të krishterve.

Disa qyteza rreth Nikomedisë së atëhershme ende i rezistonin ushtrise turke e nder këto keshtjella të vogla ishte edhe Otrea ku banorët mbronin muret e qytetit të tyre legjendar si edhe më parë, dikur para 1600 vitësh atëhere kur aty pari edhe ushtria maqedone kishte kaluar mbi muret e ketij qyteti me komandantin e famshëm Aleksandrin e Madh !

Mirëpo ti kthehemi Gjergjit njëhere, jemi aty rreth vitit 1429, në një nje luftë të ashpër komandanti i ri Gjergj Kastrioti hidhet me shpat në dor mbi muret e keshtjelles së Otres dhe më tiparet të një djaloshi të pashëm dhe guximtar, arrijti ti mposhti kundershtarët !

Posa e shohin mbrojtesit e keshtjelles figuren e tij mbi mure të keshtjelles pernjëherit të gjithë luftetar dhe banor të kësaj qyteze papritmas gjunjezohen para tij, ata belbëzonin emrin Iskandar ! Iskandar ...pa e kuptuar as vet Gjergji se ç'dodhi keshtu?

Pse u dorzuan dhe u gjunjëzuan para tij sikur te ishte një perendi ? Klithjet vijonin gjithnje e më shumë, Iskandar, Iskandar ...

Lufta nderprehet, të gjithë banorët dorzohen dhe i perkushtojne nderim heroit të tyre të legjendave Aleksandrit te Madh ! Qe nga ky moment pra pas kesaj fushate e tere azia kisht ndegjuar per ringjalljen e Aleksandrit....

Me ne fund ky akt heroik i shkon ne vesh edhe deri tek Sulltan Murati II- të i cili e pagezon po keshtu, pas kesaj betejes së otres, Iskandar Beg, qe do thot Aleksandri i Madh.

Pra si e shofim, nuke eshte Sulltani qe i pari e quajti Skender Beg Scander beg apo Scanderbeg, as shoekt e tij nuke ia dhan kete emer por një qytet i tere banoret e te cilit kishin ruajtur edhe ata ende ne kujtes heroizmin e Aleksandrit te Madh se si luftonte me trimeri te rralle hipur mbi muret e atyre qyteteve qe i sulmonte... keshtu permes ketij heroit te panjohur qe ata as vete nuke e dinin nga vinte e kush ishte ky hero i ri per një çast ktyre banorve iu paraftyrua vetem shenjat e heroizmit te atehershem te epokes se Aleksandrit te Madh dhe u nenshtruan Gjergjit, njesoj si dikur para Lekes se Madh, pra ringjallja e herojit legjendar ndoshta ishte ngulitur thellë në shpirtin dhe besimin e tyre nder shekuj ku tani si për te pershendetur kthimin e idolit te tyre legjendar ata iu perulen Gjergjit me brohoritje; Aleksander ! Aleksander !

Më siguri se Gjergji ne moshen e re nuk mbante mjekërr pra duhej ti ngjante Aleksandrit te Madh aqë shumë si me trimeri por edhe ne pamje si e pame me siper ai ngjalli kujtesen tek banoret e Otres duke e marrur per Aleksandrin e Madh e qe kete figur do ta ringjallte ne kinema edhe njehere vetem se ndonjë aktor i famshëm si Erik Bana ?

Skenari i ketij filmi hapet pra keshtu ;

Komandanti Skenderbeu ne krye te një garnizoni turke sulmon një fortifikat, Otre, afër Nikomedias, ku pas rrethimit te qytezes ai hyp mbi muret qytetit dhe kur banoret e shofin një luftetar te ri me shpat në dor, me fustanel e floket kaçurrela, menjehere banoret e kesaj qyteze gjunjezohen para tij...

Banoreve te rrethuar kur e shofin figuren e Skenderbeut menjehere iu eshte paraftyruar Aleksandri i Madh i cili edhe ai kishte pushtuar kete keshtjelle dikur, 1700 vite me parë..i paharruar ky akt heroik kishte ngelur ne memuarin e tyre pergjithemon si legjend paraftyrimi i Aleksandrit !

Ne sheshin e vjeter te Otres ishte vendosur busti i Aleksandrit te Madh qe per banoret vetem se ky ushtar i ri e i panjohur mund te ishte ringjallja e tij e vertete, si me pamje poashtu edhe me guximin e tij te veçantë...

Ky paraftyrim do ishte i deomosdoshem qe ne fillim te filmit.

Te emocionuar nga akti heroik i ketij heroi te ri, ku edhe 1700 vite pas Aleksandrit te Madh, tani banoret e Otres (vend ne turqi) e quajten Iskandar= Aleksander, kuptohet ne kete rast ata banore mendonin se iu është qfaqur para tyre imazhi i Aleksanrit te Madh dhe i dhan emrin ketij heroi te panjohur Iskandar por qe turqit e perkthyen me vonë ne Iskandar beg e pasatj Scanderbeg...qe do thot princi Aleksanderi i Madh !

Pra kjo tablo eshte fondamentale per kete film, 5 minutat e parë do i japin hovin tërë filmit me çka shikuesi ka një ide në mendjen e tij rreth emrit qe i lidh Skenderbeun me Aleksandrine Madh dhe strategjis se heroit si komandant i shquar qe lufton edhe me tej ne beteja tjera si dhe dyluftime neper arena neper Azië.

* * *

Ta imagjinojmi njehere aktorin Eric Bana ne arenen e Nikomedias si gladiator duke luftuar kunder dy persianve gjignt qe me shpata dhe arme te ndryshme thyhen qe te dy nga karahu i fuqishm i Skenderbeut mu para syve te Sulltanit qe shifte kete dyel nga bina ?

Ne tri arena te asaj kohe Gjergji i ri luftoi si luan duke i ve per toke te gjithe kundershtaret e tij, skit, persan e mongol...

Kjo eshte vetem pjesa e parë qe i shkon Erik Banes me ate mjekrren e tij te shkurter por shumë simpatike mendoj...e jo te na prezentojn Skenderbeun si disa dokumentar se fundit qe mendojne qe i pershtatet mjekrra e zezë si korbi, si e një Salaudinit...çka që edhe Odhise paskali eshte nxitur pakë qe na e nxori Skenderbeun aqë të moshuar e jo si Alaksandrin ku edhe vete emri i tij gershetohet permes tij ?

Ketu po sjelli ca mendime te te miqëve tjer qe janë të këtij mendimit....

"Nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mëndje por kjo ideja juaj është më e bukura që kam dëgjuar ndonjëherë për një filëm me përmasa të mëdha mbi Skënderbeun.

Koha e rinisë së tij në oborrin e Sulltanit, ku spikati si një nga luftëtarët më të mirë të gjithë ushtrisë së tij. Koha kur ai ishte gjenerali i ushtrisë dhe ishte grushti i hekurt që bëri zap gjithë kombet e pabindura të Perandorisë Osmane.

Dhe filmi të mbaron me letrën që i vjen nga Tanush Topia ku thuhet se i ati i tij Gjoni ka vdekur, të tre vëllezërit e tjerë i vdesin dhe se gjithë Shqiptarët presin prijësin e tyre Gjergjin.

Vetë titulli "Skenderbeu Gladiatori i fundit" do zgjidhte nje aktor si me te ri pa mjekerr si Eric Bana qe ka muskuj dhe fam botrore. Pra filmi duhet te filloje kur Skenderbeu ishte i ri e luftonte ne arenat e Azise kur ai perballohej me gladiator tjerë persan, mongol, skite e te racave te ndryshme qe shetisnin ne shekullin e XV-të neper Azi të Vogël per te kerkuar famen atehere do e shofish se si do pritet ky film...dhe besoj se ketu do lidhej menjehere simpatija ndermejet ketij heroit dhe publikut se filmi nuk po i kushtrohet vetem botes shqiptare por botes mbarë pra duhet shikuar me permasa me te gjera e jo te koncentrohemi vetem tek 8 milion shqiptar si spektator.

Ngjarja duhet te percillet gati me një gjysem ore vetem spektakel e argetim, duhet shetitur shikuesin neper arena te ndryshme, duhet ta ngacmosh shikuesin edhe me ide pasionale, si; vdekjen e tre vllezerve te heroit, vdekja e babait, principata e tij gati se e shuar, i mbetet vetem se e motra gjallë pra me çdo kushte heroi yni duhet te kthehet ne atdhe ta mbroje nderin e motres dhe te çliroje atdheun nga pushtuesit...!

Ketu heroi krijon tani nje ideal tjetër, perpos rolit te tij neper arena e fushe beteja neper Azi ai tani ndrron pikpamjet, vetmija e motres bene qe te ndrroje mendje hero e të kthehet ne atdhe, i duhet te shtie ne dor perseri principaten qe i takonte si trashegim nga i ati etj;.. etj...

Pra shikuesi e shiqon filmin me pasion sepse heroi edhe pse gladiator qe ishte behet i ndjeshem, human sepse i prek ndjenjat e te gjithve per epoken qe jetojmi edhe sot....

Sa veta shkojne sot te shofin nje film per nje hero i cili meson se si te vdiset per atdhe ? Rralle qe ka suksese ky zhaner...

Sot pra ka ndryshuar bota, jetojmi ne globalizem, e ne kete film duhet trajtuar sistemin e botes se sotme qe jetojmi e jo ta lemi heroin ashtu te trash si e kemi gjetur, ate duhet pasuruar e ta gdhendim duke ia pershtatur kohes qe jetojmi sot, perndryshe filmi realizohet por qe do shikohet vetem nga 1 milion shqiptar dhe aty mbaron i gjithe ky mundim qe po zgjat me dekada me shpres qe te bejmi nje film te sukseseshem qe do te kete jehone e jo nje film me nje aktor te famshem por qe do perfundoje ne nje sall te vogel te kinemas me 10 shikues...

Sa i perket titullit te ketij filmi "Skenderbeu, Gladiatori i Fundit" ne mesjet gati se kishte humbur si stil i dyluftmeve e perleshjeve ne arena por kishte edhe te tilll qe bredhnin andej kendej per te gjetur trimeri ne Arena qe Skenderbeu besohet se ishte Gladiatori i fundit sipas te dhenave qe kemi ne libra te ndryshem, pra ai i mundi te gjthe keta kundershtar...si e dini, amerikanet kan deshir qe te fitoje gjithemon ne film nje hero guximtar duke rrezikuar njehere jeten e tij per egzistenc...

Edhe nje gje duhet patur parasysh; Holivudi ka tani e sa vite qe prodhon filma me pjes vijime; njashtu edhe per "Skenderbeu, Gladiatori i Fundit" duhet te kete kthimin e tij ndoshta ne pjesen e dyte, pra kthimin e tij ne Atdhe pra ne Shqiperi per te marrur ne dor trashegimsin e tij qe iu ishte mohuar me padrejtesi e dinakeri si dhe te shpetonte motren e tij si dhe ne fund per ti debuar pushtuesit nga keshtjella e Krujes !

Ka edhe mendime tjera rreth ketij filmi;

Pajtohem me këtê ide, ndoshta me ndonje ndryshim te vogel. Pra edhe une mendoj qe filmi duhet te filloje te shpalose figuren e Gjergj Kastriotit si i ri, si djal i adoptuar i sulltanit por qe arriti aq shume sa tia kalonte djalit te sulltanit, Mehmetit.

Pra meqe publiku nuk eshte kaq shume i familjarizuar me kete figure duhet te behet ne dy pjese mire e tha Kreksi, pjesa e pare duhet te kete me teper luftera personale, dyluftime kaloresish, tregime ngjarjesh cfare ndodh me Shqiperine nderkohe etj.

Pjesa e dyte pas nje viti duhet te filloje me betejen kunder Hungarezeve ne te cilen Skenderbeu niset drejt shqiperise dhe te perfundoje me vdekjen e Gjergjit, pas qendreses heroike.

Personazhi qe do te duhej te luan rolin e Gjergjit duhet te jete Matt Damon. Eshte tip qe ka luajtur filma te medhenje "Saving Private Ryan", 3 pjeset e "Bourne Identity" eshte i gjere kah shpatullat dhe shpata i rri mire, eshte i ri, dhe ka FAME te madhe ne mesin e rinise.

Filmi duhet te gjirohet edhe ne dy pjese por duhet te zgjate 3 ore te pakten dhe investimi i pernjehershem eshte me i madh dhe publiku nuk i pelqen shume filmat qe zgjasin aq shume.

Pra me mire 2 pjese ka 1.5 ore. Edhe investimet pergjysmohen edhe fitimet dyfishohen.

Kur i lexojmi me se 50 tituj librave per Skenderbeun nga autor te ndryshem...francez, italian, anglez etj kuptohet se edhe idet zgjerohen ...

Më habiti njehere një Oper e shekullit XVIII-të ku autori Lamotte Skenderbeut ia mvesh nje ngjarje dashurie, gjoja se heroi derisa ishte ne oborrin e sulltanit ai dashurohet ne vajzen e tij Ataliden mirepo kur u arratis heroi kjo Atalida e dashuruar vendos ne çdo menyre ta ktheje Skenderbeun ne turqi, lidh marrveshje te fshehta, (intriga ehte ketu) me Mehmetin pra vllaun e saj qe t'ia sjelli te gjalle Skenderbeun..

Pra e pamujtur eshte qe heroi yni te jet aq i famshëm ne ushtrin turke e te mos kete nje te dashur, pse te mos ia gjejmi një dashnore ?

Kjo është e pa shmangshme. Si eshte e mujtur qe deri ne moshen 40 vjeçare, gati si një plakush Skenderbeu e te mos kete fare deri ne kete mosh as grua e as dashnore ?

Pra edhe Holivudi do sakrifikoje mitet per ngjarje dashurie....qe ne nuk ja kishim kujdesin kur eshte bere filmi i vitit 1953 por sot gjithçka ka ndryshuar edhe mentaliteti i njerzëve eshte ndryshe...

Ti analizojmi njëhere disa skena nga disa epizoda te famshme nga heroizmi i Skenderbeut si Gladiator derisa ishte peng ne oborrin e Sulltanit ku ndoshta do ta benin filmin me te vertete te sukseseshem.

Skena; Heroizmi i Skenderbeut, Gladiatori i fundit... !

Për Skenderbeun thonë, ishte i madhësisë se madhe" kishte bel të lartë, shpatullat e gjera, i fryrë nga gjoksi, kembet e lehta, krenar dhe ne hecje teatral, qafa e tij ishte e gjerë dhe e gjatë, kreu i tij i vogël, ballin e lartë, sytë ovale ngjyrë kafe me damarë te zjarrt ngjyrë gjaku, fytyra e tij e këndshëme si te një gruaje, flokët e tij te natyrishme te zeza te dredhura, me kaçurrela në qafë, lëkurën e tij me ngjyrë të bardhë dhe i pastër nga gjaku i tij i maleve te lindjes, sytë e tij të butë dhe të guximshëm, pa sjellje e te patrembshem, por me një veprim te vogël rrahje te çerpikve, zëri i tij degjohej nga një distancë e madhe, si barinjtë e vendit të tij, që degjoheshin mes tyre nga një luginë me një tjetërin. Ai fliste gjuhën shqipe, greke, turke, arabe, italiane, pa dallim. Ai këndonte i shoqëruar më fyell si Epirot ne të gjitha këto gjuhë.

"Skenderbeu shalonte mirë mbi kalë, perdorte shpatën, harkun dhe topuzin"

Epiroti i ri Gjergj Kastrioti zotëronte gjuhët greke, turke, arabe, italiane, sclavone. Por suksesi i një tjetër lloj ishin të interesuar fort si një Murati pushtues ishte zhdërvjelltësi e Skënderbeu me mjeshtri zhdervjellte shpaten, gjuante mirë me hark dhe shtizë, guximi i tij hipur mbi kalë ishte i shkelqyer, pasioni tij ishte për të gjitha lojrat e e diciplinat e luftës, gëzimi i tij ishte gjithmonë kur fitonte në turnire me luftetar nga te gjitha anët.

Skënderbeu mori nene komandën e tij një ushtri me qëllim për të mposhtur rebelët e provencave te Tmolusit ku të dyja fushatat e mbyllen ekspeditën me triumfin e Gjergjit. Pushtime të disa vendeve të rëndësishme dhe zona të mëdha qe ende ishin jashtë sundimit osman.

Në atë kohë, dhe veçanërisht në Lindje, baruti nuk kishte hyre ende me kohë për të ndryshuar artin e luftës: i rezistonte ndonjë trimëri personale, por forca fizike gjithmonë ka luajtur rolin kryesor në dramën ushtarake, dhe sfidat e përdorimit te njeriut ndaj njeriut ishte shumë e shpeshtë, si në Iliada dhe Odisea qe sillte kohen si te ishte Jeruzalemi i trimerive per keta heronjë qe ofronin pamje të shpeshta ne keto anë neper Arena te Azisë së Vogël.

Këto duele nuk bëheshin vetëm në kohën e luftës në mes të dy luftëtarëve të armikut të armatosur, por në paqe, ku një i huaj, një udhëtar është paraqitur në një qytet, duke e quajtur vehten si "azil kerkues", emocionuese e tyre nga provokimet e sotme do të ishin absurde, por dikur kishte gjetur një jehonë, sepse ajo ishte koha e fames dhe trimerisë. Vendosur nën mbrojtjen e guximit dhe nderit, pushtues të huaj nuk i frigonte asgjë pasi qe ata mundin kundershtarin e tyre. Ai qe triumfonte kudo kishte të drejtë azilit.

Pasi kthehet Skenderbeu ne Andrinopojë, një Skif me trup te një kolosi afrohet ne msin e një ceremonije qe mbahej ne sheshin e qytetit dhe filloi ti sfidoje te gjithë luftetaret dhe personalitet per rrethe Sulltan Muratit.

Ai Skifi kerkonte nga te pranishmit qe te dalin dy veta në fushë te Arenes tersishte te zhveshur, te armatosur vetem me thikë ne një rrethe aqe te ngusht sa qe dilet vetem me fitore. Këtë propozim te Skitit aqë te egeresuar as një turk nuk qe i zoti ti pergjigjet, edhepse Sulltani kishte ofruar terheqje te një shperblimi te madh per fitimtarin.

mirepo asnjeri nuk levizte. Ne anen tjeter Skifi vijonte te kercente me provokimet e tij ne Arenen perplotë njerez, i trimeruar nga suksesi i tij qe askush nuk guxonte te matej me te, per një çast Skenderbeu doli ne Arenë dhe iu versul pa armë fare barbarit Skif duke ia kapur me doren e tij te majtë, krahun e djathtë te Skitit qe mbante thiken dhe ia drejton ne fytë dhe e len ne tokë te vdekur Skifin.

E tere Arena ishte ngritur në këmbë duke leshuar brohoritje ne shenjë guximi dhe admirimi per ngadhnjyesin. Skenderbeu pastaj ia kput koken skifit gjigant dhe ia leshon para këmbëve te Sulltan Muratit si trofe.

Heren tjeter, mirepo në një rast më dinjezor te tij, Skendebeu tregoi guximin e tij te njëjtë dhe pati te njejten knaqësi.

Ai e kishte shoqeruar sulltanin në Prusa (bursa)por edhe sulltanja ishte e pranishme në Bithinië kur aty qfaqen dy kalorës te pasur persanë ku njeri quhej Jahja e tjetri Zampsa, vinin ti ofronin sherbimet e tyre Sulltanit duke deshmuar për trimerit e tyre ata i kerkuan Sulltanit qe ti nxjerri dy trima nga njerzit e tij me te famshem per një dyel, qoftë me heshtë ose me shpata, aty ne sheshine qytetit te Bruses.

Sulltani i pranoi lutjet e ktyre dy persanve dhe u kthye kah Skenderbeu.

"Pse vonohesh o biri im, ty kurrë nuk te ka munguar guximi, edhe çmimi i ktij triumfi te perket ty, shko pra edhe sot e shenoje rinin tende krenare me krahun tend te pa mposhtur edhe me kete fitore" ...!

Skenderbeu pranoi me knaqësi kete propozim por me kushte qe ai vetun t'iu dali perballë dy mercenerve persanë te cilet duhej te sulmonin nje nga nje e jo qe te dyt pernjehere Skenderbeun.

Menjehere Skenderbeu i puthë kembët sulltanit, sipas tradites, merr armet e tij dhe kercen mbi kali dhe hyn ne rrethin e perleshjes !

Së pari i afrohet Jahja hypur edhe ai ne kali i cili kishte ngrehur heshten e tij te mprehët,atehere Skenderbeu hypur ne kali ndeshet me Jahjan ne kalorim ku persani ia ngul shtizen në mburojen e Skenderbeut.

Jahja mundohej qe me bishtin e shtizes ta rrzonte nga kali Skenderbeun por nuk ia arrin, dikur me mundim e terheq shtizen nga mburoja e Skenderbeut dhe me plotë fuqi Jahja e hedh ne drejtim te Skenderbeut duke shenuar vetem koken e tij, por Skenderbeu largon koken dhe i shpeton ketij sulmi.

Tani Jahja zbret nga kali, zbret ne tokë menjehere edhe Skenderbeu dhe i afrohet Jahjas, te dy mbanin ne dor shpatat.

Mirëpo Zampsa, tjetri kundershtar i Skenderbeut, duke thyer konventen(marrveshjen) me vrap shalon kalin e tij ne drejtim te Skenderbeut me shtiz ne dor mirëpo Skenderbeu, duke mos humbur fare kohen më këte dinakeri te kundershtarit te tij per ta denoncuar para publikut, ai ia fut shpaten e hekurit mu ne fyt ku menjehere ra i vdekur para kembeve te kalit te tij.

Kur e shef Jahja shokun e tij te vdekur per toke, leshon një klithje te tmerrshme dhe versulet ne drejtim te Skenderbeut hipur ne kali. Shpata e Jahjas gati sa nuk e qellon koken e Skenderbeut por me guximin e tij i perballon sulmet e kundershtarit persan. Nga te dy anet ishin te barabaret derisa dikur Skenderbeu me një te qelluar ne qafë e godet Jahjan dhe teju i palles se tij i shkon gati tek kofshet, ashtu qe kali i Jahjas e terhjekë trupin e te zotit te tij te pergjakur i cili pas disa qastesh rrokulliset per toke pa shpirtë.

I knaqur nga keto eksplorime gjithnje me fitore te një gladiatori te famshem, Sulltan Murati e merrte gjithnje pas veti Skenderbeun, ne te gjitha fushatat e reja.

Ishin se bahku edhe në rrethimin e Pruses te Nikomedisë dhe te Otresë.

Ne sulmin e kesaj te fundit, pra në Otre, Gjergji u sul i vetem mbi muret e kesaj keshtjelle, nguli flamurin e Sulltanit dhe ashtu i vetmuar hyri mbrenda ne keshtjellë.

Mirëpo kur e panë banorët e rrethuar këtë hero qe luftonte me nje trimeri te rrallë, një djalosh floket kaçurrela qe mbante shpaten ne dor, atyre banorve iu kujtua komandanti legjendar, Aleksandri i Madh, te gjithë ran per tokë te gjunjezuar dhe iu dorzuan me thirrjet Aleksander, Aleksander !

Dikur ne Indi,siper lumit Gangë, ne rrethim te qytetit Oksidrakë qe sot është ne territorin e quajtur Utçe ne mbretrin e Lahores, kur njesoj gati se ne te njejtat rrethana më parë e kishte dhene kete shembull heroik edhe komandanti maqedon Aleksandri i Madh si Skenderbeu në Otre disa shekuj më pasë.

A duhet ta shpalosim edhe dashurin e Skenderbeut ne këtë film ? mendoj se duhet patjeter, jo vetem per hir te shikuesit por është një qeshtje që heroit tonë i duhet edhe dashuria per femren. Në një rast, kur per here te pare Skenderbeu nê moshen e re 20 vjeçare si gladiator në këtë dyluftim perballê një tatari me emrin Ozerkan, ku Sulltan Murati e organizoi kete turnir ne sarajin e tij ku ne pytje ishte një shperblim i madh per fituesin, aty para dyelit sulltani i premton Skenderbeut titullin Sanxhakbeg=kryekomandant, dhe një prej femrave me te bukura qe kishte ne sarajin e tij nga penget qe i kishte marrur neper vendet e pushtuara. Kêtë dyluftim e kishin pergatitur dhe sulltani kishte zgjedhur qe te zhvillohej naten, ngase kisht shumë frikê nga pamja aqë e eger dhe e zhvilluar e kundershtarit te Sknderbeut keshtuqe naten mendonte se do i ikte frika edhe Skenderbeut por ky i pergjigjet sulltanit " Më mjafton vetem dielli juaj per te ndriquar krhun e tatarit" ku per rreth kesaj arene spahijet kishin shperndar me s 200 ushtare qe mbanin llampa per te ndriçuar arenen e dylyftimit. Po kesaj sulltani i premton Skenderbeut edhe njê shperblim tjetër, ta zgjedhi femeren me te bukur qe posedonte dh e i thotë Skenderbeut; Keni plote merita nese fitoni per një shperblim të rrallë për një guxim tê rrallë"...

Posa vjen nata, te dy luftetaret paraqiten në mes arenes para sulltanit Kanit te madh te Tatareve si dhe 4 ambasadorve, kuse sulltan Murati II-tê nga saraji i tij kishte nxjerrur femrat me te bukura qe i kishte si dhe Sulltanen e mdhe t tij qe ishte Milica serbe, qe eshikonin duke ia ngulur syt trimit shqiptar i hypur mbi një kali të zi si atlet mbante dy shtiza si dhe mburojen e shpaten. Dyluftimi kishte filluar dhe shikusit shterngonin grushtat nga çasjet e guximshme t heroit shqiptar, si gladiator ne keet aren jeta tij isht vene ne rrezik paar nje tatari tjet te rrezikshëm mbi kali te bardh. Papritmas kali i Skenderbeut rrexohet por ngritet shpejte Skenderbeu ne kembë, rrokê mburojen dhe shpaten, tatari mendonte se mbaroi, Skennderbu e fton te shkeli edhe ai token, dhe posa zbret tatari i sulet dhe lagos Skenderbeun, klithja e nje femre qe ishte ulur afer sulltanit e zgjon refleksin dhe me nje te rame me shpatene tij i kput koken tatarit qe i rrokolliset te kambet, ve koken e tij mbi shtiz si trofe dhe ia dhuron sulltanit, nga ana tjeter Kani tatar leshon arenen m ambasadoret te turpruar.

Mirepo plaga e Skenderbeut ne krahune tij te majte ishte ende e hapur ku i rridht gjaku dhe menjehere Skenderbeu posa pershendetet me publikun vendoset ne nje sallon te posaqem te sulltanit.

Aty ne mbremje ne der troket nje lajmetar i fshehur dhe i prezenton nje leter, derguar nga sulltanja Milica ku i thote Skenderbeut ne kete leter se, aty prane saj neAren ishte nje femer e bukur qe e quajnë Alzelide, ende ne oborrin e sulltanit deri me sot nuk ka mbrri femer me e bukur se kjo, prandaj sa here qe ti ishe ne rrezikë nga tatari, kja shperthente në vaj, nga frika shterngonte grushtat, me sa e kemi diktua është teper e dashuruar ne ty Skenderbeg, pra, permes ketij lajmetari duhet patjeter te talohesh me Alzeliden... ajo ju ka zgjedhur juve, besoj se edhe ty do pelqeje...?!..- keshtu i shkruan sulltanesha Skenderbeut.
 
Inaugurata a San Basile (CS) la statua di Giorgio Kastriota Scanderbeg realizzata dall'artista albanese Ardian Pepa.

Statuja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut u përurua në Shen Vasil.

IMG_3113.jpeg
 
1567, CASTRIOTO REY DE EPIRO, O ALBANIA...
KRONIKË E PRINCIT DHE E KOMANDANTIT TË FUQISHËM GJERGJ KASTRIOTI, MBRETIT TË EPIRIT DHE TË SHQIPËRISË

Botim në kastelançe i veprës së humanistit shqiptar Marin Barleti, mbi historinë e jetës dhe bëmave të Skënderbeut. Përkthimi i veprës nga Juan Ochoa de la Salde është mbështetur në botimin e së njëjtës vepër në portugalisht në vitin 1567. Në veprën e përkthyer nuk janë përfshirë disa pjesë, si: reminishencat mitologjike të Barletit që konsideroheshin të dëmshme për moralin kristian, krahasimi ndërmjet Skënderbeut dhe Huniadit, si dhe përmenden himariotët. Në kapakun e librit gjenden të pikturuara dy portrete të Skënderbeut. Në portretin e dytë është shënuar edhe emri i piktorit Theohar Shini. Pikturat duhet t’i përkasin fillimit të shekullit XVI, duke marrë për model gravurat për Skënderbeun nga botimet e mëparshme.

Kronikë e princit dhe e komandantit të fuqishëm Gjergj Kastrioti, mbretit të Epirit dhe të Shqipërisë. Përkthim prej portugalishtes në kastelançe nga Juan Ochoa de la Salde. Botuar në Lisbonë (Portugali), e shtypur me lejen dhe miratimin e Këshillit të Përgjithshëm të Inkuizicionit të Shenjtë, në vitin 1588.

Marin Barleti Chronica del esforçado principe y Capitan Iorge Castrioto Rey de Epiro, O Albania, traduzida de lengua Portugesa en Castellana, per Juan Ochoa de la Salde. En Lisboa, Impresa con licencia e approbacion del consejo general de la santa Inquisicion, Ano de 1588 con privilegio real. [2] fl ., 191 fl.
FB: Thënie për shqiptarët
_____
Titulli: Thesare të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë
Përgatitur nga Piro Misha
Botuesi: Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, 2020


IMG_3258.jpeg
 
HEŁM JERZEGO CASTRIOTA SCANDERBERG

Aleksander Lesser (1814 - 1884) ishte një piktor polak, ilustrues, artist skicash, kritik arti dhe studiues i antikiteteve. Lesser ishte hebre dhe u bë një nga artistët e parë që përshkruan skena nga historia moderne hebraike në Poloni. Në këtë punimqë ndodhet në Muzeun Kombëtar të Polonisë, ai ka skicuar përkrenaren e Gjergj Kastriotit, e cila ndodhet në Muzeun e Vjenës.
FB: Thënie për shqiptarët
_______
Hełm Jerzego Castriota Scanderberg w zbiorze Ambras w Wiedniu ; verso: detale z pomnika Jerzego Hofer w Innsbruck w Tyrolu
Lesser, Aleksander (1814-1884) - rysownik

IMG_3536.jpeg
 
Shkrimi i parë enciklopedik në gjuhen italiane per Skënderbeun (Scanderbeg) ku ai cilësohet decidivisht si mbrojtës heroik i pavarësisë shqiptare nga pushtimi otoman:" ...l'eroico difensore dell'indipendenza albanese contro l'invasione ottomana nel secolo XV.."

Enciclopedia Italiana di scienze, lettere ed arti, Vol. XXX, Istituto della Enciclopedia Italiana fondata da Giovanni Treccani,
Pubblicata sotto l'alto patronato di S.M. il Re d'Italia, Roma MCMXXXVI-XIV, p.1011-1012


IMG_4668.jpegIMG_4669.jpeg
 
Shkrimi i parë enciklopedik në gjuhen italiane per Skënderbeun (Scanderbeg) ku ai cilësohet decidivisht si mbrojtës heroik i pavarësisë shqiptare nga pushtimi otoman:" ...l'eroico difensore dell'indipendenza albanese contro l'invasione ottomana nel secolo XV.."

Enciclopedia Italiana di scienze, lettere ed arti, Vol. XXX, Istituto della Enciclopedia Italiana fondata da Giovanni Treccani,
Pubblicata sotto l'alto patronato di S.M. il Re d'Italia, Roma MCMXXXVI-XIV, p.1011-1012


View attachment 266330View attachment 266331
Ka gjera te cilat nuk shiten dot. Njera prej te cilave jane heronjte e identitetit kombetar. Aq me teper Heroi Kombetar. Megjithate ka edhe qe e kane shitur. Pune e tyre. Mediat duhet te kishin mbajtur qendrim. Nuk ka pike rendesie per ne ky artikull i enciklopedise, se po te gjykonin do ta publikonin dekada ose shekuj me pare. Sado i varfer te jesh nje minimum ndjesie kombetare duhet ta kemi. Sot le te publikojne cfare te duan kushdo qofshin.
Nja 9 vjet te shkuara ne nje debat historik nje pjese e debatuesve mbajten qendrim kunder Heroit, ishte nje franceze dhe nje shqiptar, te cilet e poshteruan fare figuren e tij dhe nuk pati reagime nga ana tjeter. Pa folur per A. Klosin e shmidtin qe na kane tallur me qetesi. Disa fqinje kane dashur te na e vjedhin, etj.
Perfundimisht do te ishin me te qete nqs na lene rehat se Gjergj Kastrioti eshte heroi yne, jo i tyre...., kush e nderon i ben nder kombit te vet dhe tregon se ka te pakten shtylle kurrizore.
 
Last edited:
Back
Top