Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Fotot e mepasme, gurgdhendejet ilire te Durresit, ne Beograd:

1586159945796.png
 
THESARI I LISSIT

I gjetur në vitin 1920 ose 1923'', thesari i Lissit konsiderohej në literaturë si i humbur. H. Ceka thekson se thesari është larguar nga Shqiperia me pretekstin e një ekspozite gjatë luftës së II Botërore dhe qysh nga momenti i marrjes së tij ai nuk iu kthye më muzeut Arkeologjik-Etnografik të Tiranës''. Thesari përmban drahme të Dyrrahut dhe Apollonisë, sipas të dhënave të Cekës rreth 100 copë. Gjatë punës që autorja e këtij artikulli ka bërë për monedhat e argjendit të Dyrrahut, u bë e mundur gjetja dhe identifikimi i këtij thesari nëpërmjet dy botimeve të ndryshme. 1 pari, një katalog i një ankandi shitjeje monedhash, i vitit 1928, i njohur si Galleria Canessa''. Monedbat e vëna në shitje në këtë ankand dhe të botuara në catalogun në fjalë, vinin nga një koleksion privat, i familjes Polese nga Bari.
N. Polese deklaronte se i ka trashëguar këto monedha nga i ati dhe i kishte nxjerrë ato në shitje tek kompania e ankandeve Galleria Canessa.
Botimi i dytë vjen nga Muzeu Arkeologjik i Napolit i cili në vitin 1935 njofton se Muzeu ka blerë 98 monedha argjendi te Dyrrahut dhe Apollonisë, te cilat janë ato të ish koleksionit Polese.
Falë përshkrimit te monedhave në katalogun Canessa, në botimin e Muzeut te Napolit, si dhe të dhënave mbi thesarin e Lissosit të marra nga H. Ceka, u bë e mundur te kuptohet se në fakt monedhat e koleksionit te dikurshëm Polese ishin ato të thesarit të Lissosit.
Emrat e monetarëve që shfaqen mbi monedhat e thesarit, të rimarrë nga regjistrat e dikurshëm te Muzeut të Tiranës dhe ato të drahmeve të botimit të Galleria Canessa kanë përputhshmëri të mjaftuesbme për ta konfirmuar këtë. Pra, thesari i Lissosit ndodhet qysh prej vitit 1928 në Muzeun e Napolit. Mbi bazën e këtyre të dhënave mund te pohohet se ky thesar duhet të jetë larguar nga Shqipëria kohë para luftës në rrethana të cilat janë të pamundura të njihen sot.

Credit : Një thesar monedhash të shekujve III-II p.e.s. nga qyteti Lissos by Albana Meta
Iliria Année 2015 39 pp. 233-255

1588695523305.png
 
DEA DARDANIA

Muzeu i Nishit, Serbi. Gdhendje ilire nga krahina ilire Mediana, e Moesisë së Epërme.
Ironike... Beogradi ruan historinë dardane, ilire.
____
Burimi:

Narodni Muzej Nis, Foto: Ortolf Harl

1590797007357.png
1590797041146.png
 
GUR VARRI ME MOTIVE ILIRE

Ky gur është gjetur më 1899 në territorin e Bosnje-Hercegovinës së sotme dhe i përket kulturës ilire së Dalmacisë. Motivet janë të njëjta me ato që gjenden edhe sot në kullat shqiptare, në djepe, në punime të ndryshme druri dhe në elementë të tjerë etnografikë. Mendohet se ky simbol ka lidhje me Diellin, Yllin.
Mbishkrimi latin:
[D(is)] M(anibus) / [---]ia Urs/[ina?] infe/[lic]issim/[o f]ilio Ur/[si]no an(norum) VIII / [be]ne m<e>ren/[ti ---
Thënie për shqiptarët
__________
Burimi:
23767 Grabstele des Ursinus / http://lupa.at/23767
Museum: Zemaljski muzej Bosne i Hercegovine
Verëahrumstände Depot
Inventarnummer: 205

1590797109751.png
1590797134685.png
1590797154396.png
 
KONSULLI AUSTRIAK ADAMKIEVIÇ:
«PO TË ZHVILLOHEJ KULTURA SHQIPTARE , SHQIPTARËT NUK DO TË GËLLTITESHIN KOLLAJ NGA SERBËT».

FOTO:
DJALOSHI ILIR ME QELESHE, MUZEU SERB (NJË DIOSKUR ME YLL)

Nga Shkupi, në tetor 1909, konsulli austriak Adamkieviç i shkruante Erentalit se në rast të fitores së shqiptarëve kundër Xhavid Pashës, pozitat e tyre (të serbomëdhenjve - K.X.) do të kërcënoheshin.
Po ai konsull, në nëntor 1909, njoftonte se «po të zhvillohej kultura shqiptare, shqiptarët nuk do të gëlltiteshin kollaj nga serbët».
Thënie për shqiptarët
_______________
Foto nga: Sremska Mitrovica - Muzej Srema, Serbi

Titulli: Ismail Qemali: jeta dhe vepra
Autori: Koli Xoxi
Botues: Shtëpia Botuese "8 Nentori", 1983

1591243287941.png
1591243310568.png
 
Sipas Parkut Arkeologjik të Apolonisë gjatë COVID-19 janë dëmtuar, QËLLIMISHT (?) , jo një , por dy kolona të lashta të Fontanës Monumentale të Apolonisë .
Sipas Neritan Cekës është i vetmi monument i këtij lloji në boten antike

1592206455522.png
1592206484409.png
 
THESARI I LISSIT

I gjetur në vitin 1920 ose 1923'', thesari i Lissit konsiderohej në literaturë si i humbur. H. Ceka thekson se thesari është larguar nga Shqiperia me pretekstin e një ekspozite gjatë luftës së II Botërore dhe qysh nga momenti i marrjes së tij ai nuk iu kthye më muzeut Arkeologjik-Etnografik të Tiranës''. Thesari përmban drahme të Dyrrahut dhe Apollonisë, sipas të dhënave të Cekës rreth 100 copë. Gjatë punës që autorja e këtij artikulli ka bërë për monedhat e argjendit të Dyrrahut, u bë e mundur gjetja dhe identifikimi i këtij thesari nëpërmjet dy botimeve të ndryshme. 1 pari, një katalog i një ankandi shitjeje monedhash, i vitit 1928, i njohur si Galleria Canessa''. Monedbat e vëna në shitje në këtë ankand dhe të botuara në catalogun në fjalë, vinin nga një koleksion privat, i familjes Polese nga Bari.
N. Polese deklaronte se i ka trashëguar këto monedha nga i ati dhe i kishte nxjerrë ato në shitje tek kompania e ankandeve Galleria Canessa.
Botimi i dytë vjen nga Muzeu Arkeologjik i Napolit i cili në vitin 1935 njofton se Muzeu ka blerë 98 monedha argjendi te Dyrrahut dhe Apollonisë, te cilat janë ato të ish koleksionit Polese.
Falë përshkrimit te monedhave në katalogun Canessa, në botimin e Muzeut te Napolit, si dhe të dhënave mbi thesarin e Lissosit të marra nga H. Ceka, u bë e mundur te kuptohet se në fakt monedhat e koleksionit te dikurshëm Polese ishin ato të thesarit të Lissosit.
Emrat e monetarëve që shfaqen mbi monedhat e thesarit, të rimarrë nga regjistrat e dikurshëm te Muzeut të Tiranës dhe ato të drahmeve të botimit të Galleria Canessa kanë përputhshmëri të mjaftuesbme për ta konfirmuar këtë. Pra, thesari i Lissosit ndodhet qysh prej vitit 1928 në Muzeun e Napolit. Mbi bazën e këtyre të dhënave mund te pohohet se ky thesar duhet të jetë larguar nga Shqipëria kohë para luftës në rrethana të cilat janë të pamundura të njihen sot.

Credit : Një thesar monedhash të shekujve III-II p.e.s. nga qyteti Lissos by Albana Meta
Iliria Année 2015 39 pp. 233-255

View attachment 37303
Me mire qe jane andj jashte, se ketu tek ne do ti kishin shitur me kohe. Kemi dhene prova qe vetem vjedhim e shkaterojme vendin tone me keq se pushtuesit.
 
15 Qershor 2020.
Zbulohet nje venbanim i lashte i shekullit te II A.C ne Dumre te Elbasanit .
Ky zbulim ndodhi rastesisht pasi nje familje vendase po pregatiste terrenin per te mbjelle duhan.
Siti arkeologjik ishte krejtesisht i panjohur edhe per vete Institutin Kombetar te Arkeologjise sepse nuk shfaqej ne hartat qe ai dispononte.
Behet fjale per nje sit rreth 1000 metra katrore, por madhesia eshte ende e pa percaktuar qarte sepse jemi ne fillimet e zbulimit. Behet fjale per nje kompleks termal romak, qe sherbente edhe si vend pushimi, dhe eshte siti i trete arkeologjik i ktij lloji dhe me rendesi te madhe pas atij ne Durres dhe Butrint.

https://www.turismo.al/2020/06/albania-belsh-scoperto-insediamento-romano/

insediamento-romano-belsh-albania-2-750x375.jpginsediamento-romano-belsh-albania-4.jpginsediamento-romano-belsh-albania-3.jpginsediamento-romano-belsh-albania-1.jpg
 
KONSULLI AUSTRIAK ADAMKIEVIÇ:
«PO TË ZHVILLOHEJ KULTURA SHQIPTARE , SHQIPTARËT NUK DO TË GËLLTITESHIN KOLLAJ NGA SERBËT».

FOTO:
DJALOSHI ILIR ME QELESHE, MUZEU SERB (NJË DIOSKUR ME YLL)

Nga Shkupi, në tetor 1909, konsulli austriak Adamkieviç i shkruante Erentalit se në rast të fitores së shqiptarëve kundër Xhavid Pashës, pozitat e tyre (të serbomëdhenjve - K.X.) do të kërcënoheshin.
Po ai konsull, në nëntor 1909, njoftonte se «po të zhvillohej kultura shqiptare, shqiptarët nuk do të gëlltiteshin kollaj nga serbët».
Thënie për shqiptarët
_______________
Foto nga: Sremska Mitrovica - Muzej Srema, Serbi

Titulli: Ismail Qemali: jeta dhe vepra
Autori: Koli Xoxi
Botues: Shtëpia Botuese "8 Nentori", 1983

View attachment 40661
View attachment 40662

Se ku e kam pare kete djaloshin????
Me VJEN SHUME INAT qe nuk e SHENOVA...
 
KONSULLI AUSTRIAK ADAMKIEVIÇ:
«PO TË ZHVILLOHEJ KULTURA SHQIPTARE , SHQIPTARËT NUK DO TË GËLLTITESHIN KOLLAJ NGA SERBËT».

FOTO:
DJALOSHI ILIR ME QELESHE, MUZEU SERB (NJË DIOSKUR ME YLL)

Nga Shkupi, në tetor 1909, konsulli austriak Adamkieviç i shkruante Erentalit se në rast të fitores së shqiptarëve kundër Xhavid Pashës, pozitat e tyre (të serbomëdhenjve - K.X.) do të kërcënoheshin.
Po ai konsull, në nëntor 1909, njoftonte se «po të zhvillohej kultura shqiptare, shqiptarët nuk do të gëlltiteshin kollaj nga serbët».
Thënie për shqiptarët
_______________
Foto nga: Sremska Mitrovica - Muzej Srema, Serbi

Titulli: Ismail Qemali: jeta dhe vepra
Autori: Koli Xoxi
Botues: Shtëpia Botuese "8 Nentori", 1983

View attachment 40661
View attachment 40662

ISHA...100 % jo i sigurte qe kjo SKULPTURE,apo 100% i SIGURTE qe nuk KISHTE shance per muzej serbie.
E SHENOVA...hulumtimin.
 
Ekskluzive! Ky eshte nje zbulim i madh!!!!! Shume, shume i madh per arkeologjine shqiptare dhe me gjere!!!!

Zbulim i ri arkeologjik ne Himare

-Arkeologet vlonjate zbulojne varrezen tumulare te shekullit XV-XII p. Kr-

Himare 6 korrik 2020

Nga nje germim arkeologjik shpetimi i realizuar se fundi ne Himare, nga Drejtoria Rajonale e Trashegimise Kulturore te Vlores dhe Instituti Kombetar i Trashegimise Kulturore eshte zbuluar nje varreze tumulare e periudhes se Bronzit te Vone (Shek. XV-XII p.Kr).
Sipas arkeologeve zbulimi eshte i nje rendesie te veçante, pasi eshte i pari sit arkeologjik i ketij lloji qe zbulohet ne bregdetin e Himares, duke i'a shtuar Hartes Arkeologjike te Shqiperise edhe nje zone tjeter me varreza tumulare. Ky eshte padyshim zbulimi i pare dhe kaq i rendesishem pas disa shekujsh ne token shqiptare ne bregdetin jugor.
Aleksandër Çipa
1594066421946.png
1594066446822.png
1594066471636.png
1594066495032.png
 
STOLI ARI NGA TUMUAT ILIRE, VARRE TE PERIUDHES SE BRONZIT TE VONE. E TILLE ESHTE EDHE VARREZA TUMULARE E GJETUR NE HIMARE

Hartë e shpërndarjes së stolive prej ari gjatë Bronzit të Vonë në Shqipëri (sipas Kurti në shtyp) b/1. Tuma 1 e Pazhokut, varri 7 (foto Instituti i Arkeologjisë) b/2. Tuma e Shtogjit, varri 9 (foto Instituti i Arkeologjisë) b/3. Tuma 1 e Vajzës, nga mbushja e tumës (foto Instituti i Arkeologjisë) b/4. Tuma 1 e Barçit, varri 47 (foto Instituti i Arkeologjisë) b/5. Tuma 1 e Bruçit, varri 8 (foto Instituti i Arkeologjisë) c-d. Tuma e Rehovës, varri 81 (sipas Aliu 2012; foto Instituti i Arkeologjisë)

________
Foto: Harte e shperndarjes se stolive prej ari gjate Bronzit te Vone ne Shqiperi
Burimi:
Kurti, Rovena & Ruka, Rudenc & Gjipali, Ilirjan. (2018). Disa aspekte të shkëmbimit paramonetar gjatë prehistorisë së Shqipërisë.

1594138773473.png
 
Zyrtarisht nga sot Ura Vajgurore do të quhet Dimal

? Koka e djaloshit nga Dimali

Djaloshi Dimalit, një vepër e formatit të vogël (12 x 9 cm) me vlerë të mirëfilltë historike dhe artistike, është realizuar në një cope guri të rajonit dhe i përket periudhës midis shek III-II p.e.s gjetur në qytetin antik të Dimalit (Dimalitan), një vendbanim që ndodhet në fshatin Krotinë, rreth 20 km në perëndim të qytetit të Beratit.
Paraqet kokën e një djaloshi. Dëmtimet në kohë nuk kanë mundur që ti zbehin vlertat e realizimit mjeshtëror. Fytyra ovale, tiparet e plota, flokët krela-krela, mbi të cilët është vendosur një shirit flasin për portretin e një atleti fitues në një garë olimpike. Realizimit i përkryer, pamje të qetë dhe modeste këtë vepër aktualisht e kthejnë në simbol të qytetit tonë.
1595667875954.png
 
MONUN
PRËKRENARJA E MBRETIT ILIR, MONUN
Berlin, Muzeu Arkeologjik

MONUN
Mbret ilir

Në vitin 1980 është zbuluar në Kreshpan një thesar i mbretit ilir Monun. Përpara kësaj kohe, nga Monuni kishim vetëm disa monedha të gjetura rastësisht, dy prej të cilave vinin nga fshati fqinj nga Cakrani, pikërisht nga një vend që quhet Gurët e Zezë, ku ka një kala [[Iliria|ilire]9 të shekullit të katërt p.e.s. Gjetja e këtij thesari menjeherë lokalizoi edhe vendin kryesor të prodhimit të këtyre monedhave. Mbreti Monuni përmendet vetëm një herë në histori, rreth vitit 280 p.K(para Krishtit), kur ai merr pjesë në luftë për pretendimin e fronit të Maqedonisë. Ishte një mbret ilir shumë i fuqishëm. Fakti i dytë historik vinte nga monedhat e gjetura që në shekullin e 19-të, të botuara nga studiues të asaj kohe, që tregonin se Monuni ka pushtuar edhe Dyrrahun(Durrësin). Sepse në monedhat e tij që kishin simbolet e Durrësit, përkatësisht një lopë të cilën e pinte viçi dhe nga ana tjetër një katror me stilizime, të cilat mbanin përveç emrit të qytetit Dyrrah edhe emrin e mbreti Monun. Gjetja e thesarit të Kreshpanit na çoi edhe në këtë qytet, qytetin e Gurëzezës, me një vëmendje më të madhe për të parë aty selinë e shtetit ilir, nën drejtimin e Monunit, ndoshta edhe të paraardhësit të tij që ka qenë Glaukia i famshëm, mbreti i Taulantëve, si edhe të pasardhësit të tij Mytilit, i cili pret monedhat e tij prej bronxi në Apoloni. Kemi një dinasti prej tre mbretërish të cilët qendrën e tyre e kishin në Cakran. Kërkimet arkeologjike kanë treguar se ky ishte një qytet shumë i rëndësishëm, i formuar rreth vitit 380 p.K, tamam në kohën e Monunit, rreth vitit 300-270 p.K. Monuni ishte dhe mbret që përpiqet të kontrollojë financat, se deri atëherë mbretërit ilirë nuk kishin prerë monedha. Është Monuni mbreti i parë që pret monedhat dhe duhet kuptuar se kush ka financat, ka edhe politikën. Kjo është pastaj një histori që vazhdohet edhe nga mbreti Genc, i cili mbyll serinë e mbretërve ilirë.

----------------------

Mbreti ilir Monuni dhe kulti i Meleagrit

Nga: Moikom Zeqo

Në monedhat e Monunit gjejmë historinë e tij të pashkruar, triumfin e tij shtetëror, novacionin që për herë të parë një mbret ilir pret monedha autonome si dhe një gjuhë figurative të pasur dhe plot imagjinatë të strukturave të disa miteve të mëdha antike

Shkenca e numizmatikës është porta e të papriturave. Informacioni i monedhave na jep të dhëna , që mungojnë në kronikat e autorëve antikë. Monedhat e Mbretit ilir Monuni na tregojnë ekzistencën e kësaj figure historike, që ishte mbret i taulantëve në krahinën e Durrësit. Këto monedha janë studiuar nga dekani i arkeologjisë shqiptare Hasan Ceka. Sipas tij, në mesin e shek. IV-rt para Krishtit ilirët taulantë krijuan një shtet të fuqishëm. Ky shtet u fuqizua rreth qendrës së Dyrrahut. Jo më vonë se në vitin 350 para Krishtit qyteti ra në varësinë politike dhe ekonomike të ilirëve. Mbreti i tyre, Monuni, filloi të presë në punishten monetare të Dyrrahut një variant të ri tridrahmeje me lopë e viç, që mban legjendën Basiloeos Monunion dhe që farkëton kështu sundimin taulant, për të cilin heshtin burimet e shkruara. Dyrrahu bëhet kështu qendra më e spikatur e ilirëve. Sundimi i Monunit mbi Dyrrahun nuk qe një episod i shkurtër, por zgjati për shumë vite, mesa duket deri në vdekjen e tij. Monedhat e Monunit tregojnë fuqinë e tij. Dhe në pikëpamje simbolike, Monuni nuk e përfill legjendën Dyr të qytetit, por e zëvendëson me një majë heshte, arma kryesore e sulmit të luftëtarëve ilirë. Monuni është i pari mbret ilir që emeton një veprimtari monetare autonome. Sidomos gjatë viteve 330-325 para Krishtit. Monedha e parë e Monunit i përket viteve 350-330 para Krishtit. Në faqen e monedhës prej argjendi është figura e lopës me kokën e kthyer nga viçi që pi gjinjtë e saj. Mbi lopën është figura e një nofulle derri të egër. Në shpinën e monedhës është një fushë katrore e ndarë në dy katërkëndësha të mbushur simetrikisht me zbukurime në trajtë kokrizash e bishtash, e gjitha e rrethuar zakonisht nga një kornizë. Mbi dy nga brinjët e kornizës është emri i mbretit në rasën gjinore. Në monedha të tjera ka dhe simbole të ndryshme p.sh. figurën e majës së heshtës, të mëzdrakut, figurën bucranium,të kokës së demit, zogun Kurillë. Në të tjera është koka e Herakliut me lëkurë luani, figura e Zeusit gjysmëlakuriq, i ulur mbi një fron, që ka në dorën e djathtë një shqiponjë, në të majtën një skeptër, si dhe një rreth rruazash etj. Të gjithë dijetarët thonë se nofulla e derrit të egër është simboli i iliricitetit të mbretit Monun. Por askush deri më sot nuk e ka shpjeguar se ç’kuptim ka nofulla e derrit të egër. Këtë çështje nuk e ka zhbiruar as Hasan Ceka. Por ç’përfaqëson nofulla e derrit të egër? Për mendimin tim nofulla e derrit të egër lidhet me kultin e heroit mitik Meleagrit. Meleagri qe biri i mbretit të Kalidonit në Etoli. Sipas legjendës, i ati kishet harruar t’i bënte flijim Artemisës, prandaj hyjnesha shumë e zemëruar dërgoi menjëherë një derr përbindësh që të shkretonte Kalidonin. Meleagri mori përsipër ta vriste këtë kafshë të papërmbajtur. Kafsha u vra, por Artemisa nxiti një zënkë midis pjesëtarëve të gjahut për lëkurën e derrit, zënkë e cila u shndërrua në përleshje. Në këtë përleshje Meleagri vrau padashur vëllezërit e së ëmës. Atëherë e ëma e mallkoi. Sipas një tradite tjetër, kur lindi Meleagri nënën e tij e vizituan Moirat ,që e paralajmëruan se biri i saj do të jetonte aq kohë sa do të zgjaste ura që digjej në zjarrin e e vatrës. E ëma e hoqi mënjanë urën dhe e fshehu me kujdes në një arkë. Kur u rrit, Meleagri mori pjesë në gjuetinë e derrit të Kalidonit. Në këtë gjueti mori pjesë dhe një gjahtare e bukur arkadase, Atalanta, pas së cilës Meleagri u dashurua. Mbas vrasjes së derrit, Meleagri ia dha lëkurën e tij Atalantës, por daja i Meleagrit, Pleksipi, nuk e pranoi këtë gjë dhe ia mori me forcë lëkurën. I zemëruar, Meleagri e vrau Pleksipin. Kur e mori vesh këtë e ëma e Meleagrit, e dëshpëruar e nxorri nga arka urën, e ndezi dhe kur ajo u dogj Meleagri vdiq. Pas kësaj, e ëma vari veten. Motrat e Meleagrit u shtrinë mbi varrin e të vëllait dhe qanë aq shumë, saqë Artemisa e prekur, u dha fund dhimbjeve të këtyre vajzave të reja, duke i shndërruar ato në zogj që quhen Meleagridë, në pendët e të cilëve njollat e bardha dukeshin si lotë. Duhet thënë se kulti i Meleagrit ka qenë shumë i fuqishëm në Durrës. Pikërisht në një sarkofag mermeri të shekullit II kanë qenë skalitur skenat e variantit të dytë të legjendës së Meleagrit. Ky sarkofag madhështor nuk ka qenë i rastësishëm . Sarkofagu është nga më të bukurit të periudhës së hershme të Antoninëve, të viteve 140-150 të erës sonë. Sot ky sarkofag ndoshet në Muzeun Arkeologjik të Stambollit. Stili i reliefeve të sarkofagut është një rrëfim skulpturor i mitit. Aty janë të gjitha skenat të bëra në dy nivele në sipërfaqet vertikale të jashtme të sarkofagut. Të du anët e sarkofagut mbyllen me fytyra skulpturore të vëllezërve Diskurë, Kastorit dhe Poluksit. Kjo tregon se kulti i Meleagrit në Dyrrah sinkronizohet me kultin e Dioskurëve. Ky sarkofag ka qenë për një person historik shumë të rëndësishëm për qytetin. Kemi përballë një çështje shkencore. Kulti i Meleagrit i njehsuar me fitoren ushtarake të mbretit Monun (derri i Kalidonit paraqitet si një qenie e konsumuar, vetëm me anë të nofullës) që në shek IV para Krishtit, vijon për gati 6 shekuj, deri kur sarkofagu që përmenda më sipër paraqitet si një kryevepër skulpturore e mitit. Kjo do të thotë që asgjë nuk është harruar. Kjo do të thotë që në epokën romake ringjallen dhe funksionojnë metaforikisht mitet e epokës helenistike. Mbreti Monun është një figurë historike për të cilin mësojmë se ka ekzistuar vetëm prej monedhave të tij. Ky mbret i madh dhe i ditur na ka lënë dhe një dëshmi arkeologjike të pazakontë. Është gjetur përkrenarja e tij e tipit maqedon që ka gjithashtu mbishkrimin identifikues “Bazileos Monunio”. As kjo nuk është e rastësishme. Duhen parë rrethanat historike kur Monuni i taulantëve e fuqizoi pushtetin e tij. Është shumë interesante që të përcaktojmë lidhjet mbretërore të Monunit me dy mbretër të tjerë ilirë, Glaukian dhe Klitin. Ky është subjekti i një studimi të mëvehtëshëm. Mbreti Monun e shpreh historinë e tij ndërmjet simboleve të mitit të Meleagrit, por në kontekstin e një interpretimi metaforik dhe logjik të botës ilire. Po pse vallë Monuni e përdori mitin e Meleagrit? Arsyet janë të shumta. Së pari, Monuni e ka shtënë në dorë qytetin e Dyrrahut forcërisht, pra duhet të ketë zhvilluar një betejë, ka qenë më superior ushtarakisht sesa mbrojtësit e qytetit. Këtë akt beteje e ka shprehur alegorikisht me gjuetinë e derrit të egër të Kalidonit. Në këtë rast nofulla e derrit të egër përfaqëson fitoren e Monunit. Së dyti, në këtë formë mitike Monuni ka dashur të shprehë si personazh historik ilir edhe mënyrën e kultizimit të vetvetes, të krahasueshëm me heroin Meleagër. Kjo mënyrë ka funksionuar shumë në epokën helenistike. Kështu Aleksandri i Madh u identifikua me hyun Zeusin Amon. Është krejt e natyrshme që Monuni të njehsohej me Meleagrin, ndoshta dhe për faktin që të dy emrat fillonin me të njëjtën germë “M”. Së treti, mund të them se nofulla e derrit të egër mund të shikohet dhe në një simbolikë tjetër. Nëse kolonët helenë të Dyrrahut e kanë kundërshtuar mbretin ilir duke e konsideruar si një qenie barbare, mentalitet ky shumë i përhapur në atë kohë, që kërcënonte pozitën ekonomike dhe kulturore të Dyrahut njësoj si derri i egër i dërguar nga hyjnesha Artemisa për të shkatërruar fushat e Kalidonit, atëherë një gjë e tillë i përshtatej vetë kuptimit dhe mbiquajtjes politike së mbretit Monun. Mundet që ta kenë quajtur rrezikshmërinë e Monunit si atë të derrit të Kalidonit. Pra, kur Monuni e pushtoi Dyrrahun, ai vendosi si heraldikë triumfuese pikërisht nofullën e derrit të egër mbi simbolin e mëparshëm të monedhës me lopë dhe viç. Një alternativë e tillë shpjegimi është plotësisht e mundshme. Kjo do të përbënte një invers të vetë mitit të Meleagrit. Këto janë dy shpjegimet e hapura për diskutim. Por jemi gjithmonë në fushën e mitologjisë. Në faqen e mbrapme të monedhave bëhet fjalë për simbole ende të pazbërthyera. Disa dijetarë thonë që zbukurimet gjeometrike brenda kornizës përfaqësojnë Kopshtin e Alkinoit, kurse disa të tjerë dy yje, që lidhen me heronjtë binjakë Dioskurë. Këtyre miteve u duhet shtuar edhe miti i kryehershëm i themelimit legjendar të Dyrrahut prej heroit Herkul. Skalitja e armëve të Herkulit flet për këtë. Kurse figura e zogut Kurillë mbetet ende e pashpjegueshme. Në monedhat e Monunit gjejmë historinë e tij të pashkruar, triumfin e tij shtetëror, novacionin që për herë të parë një mbret ilir pret monedha autonome si dhe një gjuhë figurative të pasur dhe plot imagjinatë të strukturave të disa miteve të mëdha antike.

Revista Mapo

1595668319876.png
 
BALLA
MBRETI ILIR / ΒΑΛΛ ΑΙΟΥ

Ballai (Latin: Ballaios) ishte mbreti i fundit ilir i cili udhëhoqi mbretërinë ilire në periudhën mes viteve 167 - 135 p.e.s. Kryeqendra e tij ndodhej në qytetin Rhizon (sot qyteti Risan në Grykën e Kotorrit, në Mal të Zi, ose Shqiperia e vjeter.

Emrin e këtij mbreti, sot e gjen shpeshherë si mbiemer ose si emër vendesh në Shqipëri:
BALLA, BALLAJ, BALLDREN, BALLSH(?) etj.
Që është dukshëm fjalë shqipe, kjo nuk diskutohet. Për ata që mendojnë se nuk ka kuptim në shqip, le t'i bien murit me BALL për të sqaruar idetë.
Thënie për shqiptarët
1595668409067.png
 
Sipas Parkut Arkeologjik të Apolonisë gjatë COVID-19 janë dëmtuar, QËLLIMISHT (?) , jo një , por dy kolona të lashta të Fontanës Monumentale të Apolonisë .
Sipas Neritan Cekës është i vetmi monument i këtij lloji në boten antike

View attachment 42375
View attachment 42376

Cfare krimi!

Qe te rrezohen ato kolona duhet ndonje mjet ose te jene disa persona. Dmth ka qene e organizuar mire. E kane gjete edhe momentin kur nuk ka turiste e deshmitar perreth.
 
?Mbishkrimet e gdhendura në gur, ku paraqitet akti i lirimit të skllevërve, janë ndër gjetjet më të rëndësishme në Butrint. Deri më tani, ato janë zbuluar në zonën e Teatrit dhe në një numër blloqesh të ripërdorura për ndërtimin e një kulle (e njohur si muri me mbishkrime).
Mbishkrimet japin informacion të rëndësishëm edhe për administrimin e qytetit, përkatësinë etnike të banorëve, perënditë që adhuroheshin dhe rolin e veçantë të gruas të cilës i njihte të drejtën e pronës, trashëgimisë dhe lirimin e skllevërve që ishin në pronësi të saj.

1597457787673.png
1597457814414.png
1597457838118.png
 
Beautiful " crossbow " type fibula, bronze with silver details, 3rd-4th century AD, excavated at Municipium DD site in Soqanicë, near Albanikut, Kosove. Dardania
...
Fibul (karficë zbukurimi)bronzi ne forme "harku" me detaje argjendi, shekulli i 3-të 4-të, gërmuar në vendin e quajtur Municipium DD në Soqanicë, pranë Albanikut, Kosovë. Dardania

1597458066334.png
 
Po punonte tokën, bujku nga Tepelena zbulon varrin historik, gjen thesare arkeologjike dhe monedha të çmuara (foto)
RROKULL SHQIPËRISË
Nga Ejona 2 orë më herët0
7da0719fa967d68a362b460ea12e1e08_L-438x480.jpg

Një bujk nga Tepelena ka bërë zbulimin e jetës. Duke punuar tokën me zetor, ai hasi një pllakë varri të lashtë, i cili kishte brenda disa enë të cilat mund të konsiderohen thesare arkeologjike.
vaeei.jpg
Gjithashtu brenda ndodheshin edhe monedha të çmuara. Ai njoftoi profesor Ethem Rukën për thesarin e gjetur, që mesa duket i takon shekullit te 3-të e të 2-të para lindjes së Krishtit.
Ish-ministri i Arsimit ka reaguar menjëherë në facebook, duke dhënë alarmin se trashëgimia jonë kulturore duhet mbrojtur dhe shpëtuar me patjetër.
Postimi i Rukës
TE SHPETOJME TRASHEGIMINE TONE ARKEOLOGJIKE NE TURAN TE TEPELENES! ESHTE URGJENTE!
Dje postova dicka ne fb per Fortesen e Zharres ne Turan te Tepelenes. Nje banor i zones bashkefshatar dhe miku im, N K, me njoftoi se pak kohe me pare duke punuar me zetor zbuloi nje varr te vjeter qe mesa duket i takon shekullit te 3-te e te 2-te para lindjes se J. Krishtit. Ne varr u gjeten ene qeramike dhe monedha.
Falenderoj shume mikun tim NK qe nuk ka shperdoruar asgje nga gjetjet. Ai eshte nismetari i zbulimit dhe ruajtjes se kesaj trashegimie.
Ka rrezik qe kjo varreze te shperdorohet nese nuk merren masa urgjente per konservim dhe germim, ndaj njoftuam te gjitha agjensite arkeologjike te cilat me shume mundesi do te nisen ne terren.
Eshte e domosdoshme te ndergjegjesohemi per ruajtjen e trashegimise sone te pasur arkeologjike!
Fotot e mëposhtme tregojnë objektet e gjetura:
qypat.jpg
monedha.jpg
118236526_1470376619812909_8175992972817459125_n.jpg
qypi.jpg
Një ditë më parë profesor Ethem Ruka kishte publikuar në facebook foto nga kalaja e Zharrës në Turan të Tepelenës. Aty afër u bë dhe zbulimi i madh i objekteve arkeologjike nga fshatari i zonës N.K.
Postimi për kalanë e Zharrës:
CDO VEND QE KA NJE FORTESE KA NJE HISTORI: KALAJA E ZHARRES NE TURAN TE TEPELENES
Çdo vend që ka një fortesë ka edhe një histori të lashtë. Edhe Turani e ka një të tillë, kalanë e Zharres. Kjo kala ndodhet jo larg fashatit në drejtim të Tepelenës.
Ajo është vendosur mbi një kodër shkëmbore rreth 300 m mbi nivelin e detit. Perimetri i saj është rreth 430 m, ndërsa sipërfaqja rreth gjysëm hektar. Muret e gurit me trashsi 1.6-1.8 m, përforcohen nga tre kulla.
Kjo kala u vizitua dhe përshkrua për herë të parë nga Pukëvili. Konsideratat e tij gjenden ne në veprën e tij “Udhëtimi i Greqisë” (Voyage de la Grece), botuar në Paris më 1826. Sipas tij fortesa është ndërtuar nga latinët.
Përshkrimi më i saktë i kësaj kalaje u bë në vitin 1963 nga një ekspeditë arkeologjike shqiptare, ndërsa gërmmimet e para u realizuan në korrik të vitit 1970 nga një grup studentësh të Fakultetit Histori Filologji, si dhe nga punonjës të sektorit të Arkeologjisë së asaj kohe.
Gjetjet arkeologjike si pjesë qeremikash, enë kuzhine prej balte, pjesë metalike etj dëshmojnë se ajo është ndërtuar në periudhën e antikitetit të vonë. Arkeologët tanë mendojnë se kështjella është ndërtuar mes shekullit të 4-të dhe të 6-të të erës sonë.
Ka shumë mundësi që kështjella u ngrit për t’i prerë hovin dyndjeve barbare në Ballkan në shekullin e 3-te dhe të 4-ët të erës sonë. Kalaja e Zharres është një ndër kalatë e tjera të Tepelenës si ajo e Dorëzës, Matahasanajt, Dukuajt, Horës, Nivicës dhe Leklit që janë në rrjesht njëra pas tjerës.
Gërmimet e rastësishme për hapjen e tokave të reja në tokat përballë kalasë kanë zbuluar qypa të mëdhenj prej qeramike që ndoshta përdoreshin për ruajtjene drithrave, vajit apo verës, si dhe gurë varri dhe kapakë sarkofagësh. Një gur varri dhe kapaku i një sarkofagu janë rujtur në gjendje të mirë.
Në një nga faqet e gurit të varrit janë gdhendur në relief dy figura njerëzish që qëndrojnë afër njëri-tjetrit. Mbi kokat e figurave ndodhet një mbishkrim ku lexohet XAIPE Λ EONTICICKOCETw, ndërsa në një nga qoshte e kornizës është shkronja K.
Kapaku i sarkofagut ka formën e çatije. Në njërën nga faqet e tij ka një mbishkrim me tre rrjeshta KOCMI ΛΛ A, A Λ EZANDROI XAIRE. Këto shkrime mbeten ende të padeshifruara.
Sipas arkeologut Damian Komata, këto objekte janë zbuluar në Qafen e Vreshatve të Turanit, ku me sa duket ka ekzistuar një varrezë e vjetër, ku ndoshta u prehen stërgjyshërit tanë të hershëm. Inventari i këtyre gjetjeve, sipas arkeologut Komata, i takon periudhës helenistike të vonë, gjë që vërtetohet nga forma e shkronjave.
dy.jpg
kalaja.jpg
 
Back
Top