Prodhuesi rus i softuerit antivirus Kaspersky po tërhiqet nga tregu amerikan.
Kompania gradualisht do të ndërpresë aktivitetet e saj,duke filluar nga===== 20 korriku dhe do të shkurtojë vendet e punës, thuhet në një deklaratë.
Konsumatorët nuk mund të blejnë më produkte në faqen e internetit të kompanisë në SHBA.
Perspektivat për të bërë biznes në SHBA,nuk janë më të zbatueshme,tha Kaspersky.
Masa u mor mbas një muaji pasi......
qeveria amerikane njoftoi se do të ndalojë shitjen e produkteve të Kaspersky nga 29 shtatori.
Kompania gjithashtu u vendos në një listë të zezë. Arsyeja janë shqetësimet e sigurisë për shkak të ndikimit rus në kompaninë e softuerit.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë prej kohësh kritike ndaj Kaspersky.
Në vitin 2017, Departamenti i Sigurisë Kombëtare e ndaloi softuerin e kompanisë nga të gjithë kompjuterët e agjencive federale amerikane për shkak të lidhjeve të dyshuara me shërbimet e inteligjencës ruse.
Menjëherë pas sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt 2022, qeveria paralajmëroi gjithashtu disa kompani amerikane se Moska mund të shkaktojë dëme me ndihmën e softuerit të manipuluar Kaspersky.
16 korrik 2024 3:11 p.m.
FAZITI....po vrej iher ke kompiuteri tem,mos ka hy noi rus