Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ikonat e kinematografise shqiptare

Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Si aktore eshte e vertet, qe kane qene te talentuar, sigurisht kur qendrojm brenda arti shqipetare, madjedisa kane qene edhe te mrekullueshem. Por per mua ata do te ngelen gjithmone vegla te sistemit kriminel te komunizmit qe i perdori per propagande.

Tirona re... Nuk dua te te prish temen, sepse e kuptoj qe postimet e tua nuk kan qellim te keq. Por koshienca nuk ma lejon te bej sehirin, edhe pse nga nje here mundohem, sepse nuk dua te behem i merzitshem. Nuk me rrihet pa shkruajtur dicka kur shikoj qe institucionet dhe infrastruktura e rregjimit komunist glorifikohet ne menrye direkte apo indirekte. Te gjithe artistet e kinematografise kane luajtur rrol kryesor ne trushplarjen e popullit mbar, me dashje apo pa dashje ka pak rendesi. Shumica e atyre qe u lauruan me titullin Artist i Popullit luanin vazhdimisht rrolin e sekratarit te partis apo familjen komuniste qe i gjith populli duhet ta aspironte. Ne te vertet elementi qe glorifikoheshte ne keto filma "fantastik" ka qene pikerisht shtresa me e ulet e shoqerise qe me ane te terrorit sunduan dhe skllaveruan nje komb te tere per me shume se 45 vjet . Te gjithe filmat ne listen e faqes se pare jane genjeshtra. Filma fantastik te llojit 'twilight zone' qe fatkeqesisht edhe sote trajtohen nga shume shqipetare si filma historik.

Eshte e veshtire qe dicka e tille te pranohet, por c'eshte verteta ne nuk kemi se si te krenohmi me asnji gje qe u prodhua gjate kohes se rregjimit komunist. Apsolutisht ansje gje. Sepse dashje padashje kur krenohemi ose lavderojm edhe gjen me te vogel qe ne siperfaqe duket krejt e pafajshme glorifikon kriminelat. Kinostudjo Shqiperia e Re ishte zemra e rregjimit komunist. Ishte furra qe ngjizi mentalitetin ibrisht te shqipetarit qe edhe sote e kesaj dite vuan nga coroditja, eshte pezull, as ne toke e as ne qiell. Duhet te kuptoni se ne rregjimin komunist te gjitha infrastrukturat perfshire ketu kryesisht Kinematografine ishin makineri propagande te mirefillta, te palodhura. Per mendimin tim kjo periudh eshte nje turp i madh per shqipetaret dhe jo te kujtohet me nostalgji.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Si aktore eshte e vertet, qe kane qene te talentuar, sigurisht kur qendrojm brenda arti shqipetare, madjedisa kane qene edhe te mrekullueshem. Por per mua ata do te ngelen gjithmone vegla te sistemit kriminel te komunizmit qe i perdori per propagande.

Tirona re... Nuk dua te te prish temen, sepse e kuptoj se postimet e tua jane me teper per informacion dhe nuk kan qellim te keq. Por koshienca nuk ma lejon te bej sehirin, edhe pse nga nje here mundohem, sepse nuk dua te behem i merzitshem. Nuk me rrihet pa shkruajtur dicka kur shikoj qe institucionet dhe infrastruktura e rregjimit komunist glorifikohet ne menrye direkte apo indirekte. Te gjithe artistet e kinematografise kane luajtur rrol kryesor ne trushplarjen e popullit mbar. Te gjith ata luani heroin, sekratarin e partise. Qe ne te vertet ne rrealitet ishte nje funderrine. Te gjithe filmat ne listen e faqes se pare jane genjeshtra. Filma fantastik te llojit 'twilight zone' qe fatkeqesisht edhe sote trajtohen nga shume shqipetare si filma historik.

Eshte e veshtire qe dicka e tille te pranohet, por c'eshte verteta ne nuk kemi se si te krenohmi me asnji gje qe u prodhua gjate kohes se rregjimit komunist. Apsolutisht ansje gje. Sepse dashje padashje kur krenohemi ose lavderojm edhe gjen me te vogel qe ne siperfaqe duket krejt e pafajshme glorifikon kriminelat. Kinostudjo Shqiperia e Re ishte zemra e rregjimit komunist. Ishte furra qe ngjizi mentalitetin ibrisht te shqipetarit qe edhe sote e kesaj dite vuan nga coroditja, eshte pezull, as ne toke e as ne qiell. Duhet te kuptoni nje here e mire sepse ai sistem me gjithe infrastrukturen e tij eshte nje turp i madh per shqipetaret dhe jo te kujtohet me nostalgji.
Po te kundershtoj une ty pa e lexuar fare cfar ke zhgarravitur!
Behet fjale per artista ne Kinematografi,temat ato ishin pasiqe nuk u priste Action,Big Brodhers,XXL Story,ROCK,se me humbi llogjika?
Keta ARTISTAT FANTASTIC,me ke do i nderrojme???????????
Ma shkruaj me ke????
Mos hidh balte mbi artin tend,dhe UNE jo krenohem por e kam per NDER,me keta VIGANET...KOMPLET si FIGURA.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Maqo
Me pelqen shume ky shkrim
Lezoje njehere te lutem


Të vënë përbri, filmat e djeshëm e të sotëm i përkasin së njëjtës kulturë shqiptare me dimensionin e vet tematik e stilistik



nga Roland Sejko

“Kinematografia është arma më e fuqishme”. Thënia, edhe pse i vishet Mussolinit i cili e shkroi me germa sa dy bojë njeriu në dekorin ceremonial të inaugurimit të Cinecittà-së më 1936, nuk është e tija. E pat thënë Lenini, e pat përsëritur Stalini në studiot e Moskfilmit e në dhjetra vepra, dhe e shqiptoi edhe diktatori shqiptar Enver Hoxha, kur më 1952 inauguronte në Tiranë atelietë dhe laboratorët e Kinostudios.
Në më pak se dyzet vjet, ajo Kinostudio, si armë ideologjike e Partisë së vetme dhe kreut të saj Enver Hoxha, do të nxirrte rreth një mijë kinoditarë e dokumentarë dhe mëse 200 filma artistikë: shumë, tepër, për një popullsi që gjatë së njëjtës periudhë trefishohej, por mbetej gjithmonë e vogël në numër: në fund të viteve ’80 shqiptarët janë vetëm tre milionë.



Horizonte të hapura


horizonte%20te%20hapura.jpg


Nga ata 200 e disa filma, pak janë për t’u shpëtuar: pjesa më e madhe janë produkte të arsyes për të cilën kanë lindur, propagandë politike dhe ideologjike e regjimit. Ashtu si filmat e Bashkimit Sovjetik nga ku u mor bashkë me teknikën edhe retorika, sillen skematikisht qark personazhesh e ngjarjesh që kanë në qendër heroin pozitiv, mishërimin letrar e kinematografik të njeriut të ri, projekti doktrinar i regjimit i përbërë nga një përzierje prej dozash të barabarta komunizmi të pastër dhe shqiptarizmi të kulluar. Kinemaja, ashtu si letërsia, teatri, muzika, baleti, është ndërtuar si vegël për realizimin e këtij projekti doktrinar, është një nga armët e partisë, madje “arma më e fuqishme në edukimin e masave”.

Por gjenden, mes atyre mijëra kilometrash film të shkuar dëm, edhe filma të veçantë, orvatje të pak autorëve të talentuar “për të bërë kinema” edhe në kushtet e pamundura të censurës ideologjike të kinemasë së propagandës, kategori kjo e fundit ku u bëjnë shoqëri me mijëra filma të tjerë të prodhuar nga regjimet totalitare në Itali, Gjermani, BRSS, apo vende të tjera lindjes. Si aty, edhe në Shqipëri, ato pak filma që dalin nga rreshti, janë pjesë e produktit kulturor të vendit që i ka prodhuar.



Zonja nga qyteti


zonja%20nga%20qyteti.jpg


Është meritë e Festivalit të Gjenovës që i sjell publikut italian disa prej këtyre filmave të prodhuar gjatë regjimit, ku shfaqen krah titujve të kinemasë së re shqiptare të pas viteve ‘90. Këta të fundit janë në një pjesë të madhe të njohur për publikun e huaj pasi kanë bërë disa herë xhiron e festivaleve të botës ku kanë marrë edhe çmime të rëndësishëm.

Edhe pse përzgjedhja e filmave përfaqësues të periudhës së regjimit përbën një ekran të çjerrë për mungesën e disa titujve të rëndësishëm, filmat e djeshëm e të sotëm, parë në të njëjtin kontekst, janë në gjendje të tregojnë se i përkasin së njëjtës kinematografi shqiptare, të bashkuar jo vetëm nga gjuha dhe kombësia e autorëve, por edhe nga dimensionet stilistike dhe temat që marrin përsipër të zhvillojnë.

Janë tema ku kritikë të ndryshëm të kinemasë kanë kuturisur edhe të gjejnë një emërues të përbashkët me kinematografitë e tjera të rajonit, duke mbërritur të flasin për një “kinema ballkanike”. Për shumë vetë përcaktimi mund të duket po aq i pakuptimtë sa ç’është për të tjerë e papranueshme të flitet për një “kulturë ballkanike”: vendet e rajonit, të ndarë nga barriera gjuhësore e hasmëri etnike, nuk janë dalluar në këmbime kulturore edhe pse jetojnë prej shekujsh përbri njëri tjetrit. Por sipas ndonjë studiuesi, është pikërisht mentaliteti i përbashkët që rrjedh nga bashkëndarja e së njëjtës hapësirë socio-kulturore, historia e turbullt, skajshmëria përballë Europës, një farë orientalizmi specifik, e të tjerë elementë të përbashkët që gjenerojnë tipare të përbashkëta në tematikë dhe në konsistencë stilistike.

Edhe pa ndihmën e analizës teorike, është lehtësisht e dallueshme që tematikat e filmave shqiptarë kryqëzohen shpesh me ato të kinematografive të tjera të rajonit, veçanërisht kur zgjedhin të paraqesin aspekte të historisë së përbashkët: të gjitha kinematografitë në Ballkan kanë prodhuar filma që kanë pasqyruar tema të së shkuarës së vet osmane, (jugosllavi “Atentati i Selanikut, 1961, Z. Mitroviq, rumuni Fajkoi, 1965, M. Dragan, ndërsa mes shqiptarëve Skënderbeu, S.Yutkevic 1952, Balada e Kurbinit, K.Cashku, 1989, Liri a vdekje, K. Ibro, I Muçaj, 1979, etj.).



Përrallë nga e kaluara


perrallengaekaluara.jpg


Ndonëse këndvështrimi historik është i ndryshëm dhe shpesh me përplasje ( një ilustrim i përgjithshëm i kësaj teme më vete është filmi grek Vështrimi i Uliksit i Angelopuloist) është për t’u vënë re që janë pikërisht filmat që trajtojnë temat e përballjes së vendeve të Ballkanit me perandoritë e mëdha, çaste kur vihet në diskutim ndërgjegjja kombëtare, ato që janë përzgjedhur për t’u bërë filma epikë e gati “colossals” për nga dimensionet. Asnjë film shqiptar i deritanishëm nuk i afrohet dot për nga përmasat “Skënderbeut”, “Nëntori i dytë” përbën një rast më vete investimi të jashtëzakonshëm në kinematografinë e regjimit, ndërsa edhe filmi i fundit i Fatmir Kocit, “Koha e Kometës”, që i vendos ngjarjet pikërisht në momentin traumatik dhe çoroditjen identitare pas shpërbërjes së perandorisë osmane po reklamohet para se të shfaqet si “filmi me buxhetin më të lartë në historinë e kinematografisë shqiptare”.

Mes temave të tjera të përbashkëta, ndër vendet komuniste të rajonit, do të ishte e gjatë lista e filmave që i kushtohen idealizimit të rezistencës antifashiste dhe glorifikimit të marrjes së pushtetit nga komunistët. Në kinematografinë shqiptare të viteve të fundit, vihet re edhe një interes për tema deri dje thuajse ekskluzivisht “sllave” si pasqyrimi i jetës së romëve (Kusturica docet), të shndërruar në protagonistë në Mao Ce Dunin e Besnik Bishës, i pranishëm në Gjenova.

Kinemaja shqiptare është edhe kjo, regjimi, dhe ballkanike. Por nëse ka një temë të përbashkët që identifikon kinemanë e rajonit me atë shqiptare, por që njëkohësisht edhe e veçon këtë të fundit për specifikën e vet, është tema e jetës së fshatit.

Fshati është një komunitet i veçantë ku ushqehen traditat, ku patriarkati është i paprekur, ku “emri i mirë” ruhet nga thashetheme, dhe ku puna e rëndë, në fushë a në shtëpi, është përditshmëri. Të tërë këto dimensione të jetës së fshatit janë në thuajse gjithë kinemanë ballkanike. (ndër kryeveprat malazezi Jovan Lukina, i Z. Nikolic, apo bullgari “Briri i Dhisë” i M. Andonovit )
Ndër filmat e shfaqur në Gjenova janë dy filma të dekanit të kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti, “Përrallë nga e Kaluara” 1989, dhe “” 2006, që përmbledhin temën, por edhe elementë të tjerë dallues të kinematografisë shqiptare.



Lulëkuqet mbi mure

lulekuqe.jpg


Anagnosti është pjesë e atij grupi të regjisorëve të rëndësishëm shqiptarë si V. Gjika, P. Milkani, H. Hakani, K. Dhamo, V. Prifti, K. Cashku e të tjerë të formuar në shkollat dinjitoze kinematografike të BRSS-së, Hungarisë apo Cekoslovakisë. Bashkëkursant i Tarkovskijt në VIKG të Moskës, Anagnosti njihet gjerësisht si regjisori më i rëndësishëm shqiptar. “Për të mos u transformuar, për të ruajtur një dinjitet artistik, jam përpjekur me sa mundesha të mos merresha me filma që trajtojnë temën e aktualitetit” thotë Anagnosti në një intervistë. “Sepse temat e aktualitetit, të fusnin brenda koniunkturës, ndaj u përpoqa të zgjedh sa më shumë tema të luftës, të jetës së njerëzve në fshat, në vitet para ardhjes së komunizmit.”

“Përrallë nga e kaluara” është njëri prej këtyre filmave. Është përshtatje e një komedie të një autori të rëndësishëm shqiptar të fillimshekullit, Cajupi, dhe rrëfen historinë e një familjeje fshatare në një fshat mes malesh ku burrat e kalojnë kohën me kafe e muhabete, ndërsa gratë punojnë në arë e në shtëpi. E për të pasur një kafshë punë që ta ndihmojë në punët e rënda, e ëma e një katërmbëdhjetëvjeçari nuk duron të bëhet vjehërr kur t’i vijë koha, por kërkon e merr për nuse të djalit një njëzetvjeçare.

Është për t’u vënë re që filmi është përshtatje e një vepre letrare, konstante karakteristike e kinemasë shqiptare. Autori më i përshtatur mbetet gjithnjë Kadareja (Ballë për Ballë, Të Paftuarit, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Koha e Kometës), dhe Agolli (Krevati i Perandorit, Komisari Memo, Njeriu me Top, Njeriu i Mirë,) por janë me dhjetëra filmat shqiptarë që lindin pasi kanë jetuar më parë si libër: vetëm mes atyre pak që paraqiten në Gjenova, përveç Përrallës, janë përshtatje edhe Lulëkuqet mbi Mure i Anagnostit, edhe Koncert në Vitin ’36 i Kumbaros edhe Parullat i Xhuvanit.

Duke iu kthyer “Përrallës” vëzhgues të ndryshëm kanë veçuar praninë e fëmijëve si element karakteristik të kinemasë së Anagnostit. Edhe pse lehtësisht e dallueshme, çka i bën të veçantë fëmijët në filmat e autorit nuk është thjesht elementi formal i pranisë, por konteksti ku ata vendosen.



Beni ecën vetë


beni_ecen_vete.bmp


Fëmijët janë të pranishëm në një numër të madh filmash të prodhuar gjatë regjimit. I gjen si heronj të vegjël në Debatik, Shtigje Lufte, Tomka dhe shokët e tij, i gjen spiunë të gatshëm për të luftuar armikun e klasës në Pas Gjurmëve, pa vese si në Mimoza Llastica, të kalitur e luftarakë në Një Gjeneral kapet rob, Guximtarët, e në shumë filma të tjerë. “Specialiste” e paarritshme e këtyre soj fëmijëve në kinemanë shqiptare mbetet Xhanfize Keko me filmat e saj të shumtë me protagonistë fëmijët heronj të stereotipizuar. Anagnosti, nga ana e vet, u heq dimensionin sterotipik heroik, e i pasqyron thuajse gjithmonë si viktima të pafajshme në mes të një shoqërie të egër të rriturish. Ky kontekst, i jep një dimension universal punës së Anagnostit. Ashtu si në Fëmijërinë e Ivanit të Trakovskijt apo në neorealistët Vjedhës Bicikletash e Gjermania Viti Zero, janë viktima të ngjarjeve të luftës dhe të një fëmijërie të rrënuar protagonistët e Lulëkuqe mbi Mure. Është viktimë e një shoqërie patriarkale e të dhunshme edhe Gjoleka, djali i Abazit, edhe Gjinoja i Përrallës nga e Kaluara. Bashkë me fshatin, Gjoleka dhe Përralla, sjellin te shikuesi edhe temën e folklorit dhe traditave të jetës shqiptare, ku një vend të veçantë e zë dasma. Nusja protagoniste e Përrallës është e pranishme në shumë filma shqiptarë (në Malet me blerim mbuluar të Anagnostit, trazimi që sjell në një dasëm ardhja e një grupi partizanësh përmbledh në një skenë të paharrueshme ndrydhjen e së resë ndërsa gratë që i bëjnë shoqëri janë ulur përmbys të përgjojnë nga të çarat e dyshemesë ç’ndodh në dhomën poshtë, kurse ajo, e mbuluar, duarmbledhur, qëndron e braktisur më këmbë). Tema e nuses, e paraqitur në kontekste “revolucionare” në të tjerë filma shqiptarë (Dollia e Dasmes sime, Nusja), por sidomos në shumë filma të rajonit (ku është bërë trademark i Kusturicës) mund t’i shtojë peshë teorisë së bashkëndarjes së temave në kinemanë e Ballkanit.



Nëntori i dytë


nentori_i_dyte.bmp


Fshati i paraluftës, me një jetë të ndërtuar nga rite dhe vlera të dhunshme por të mirëpërcaktuara, është i njëjti që përçudnohet në vitet e kolektivizimit dhe që shumë regjisorë e bëjnë temë të tyren dhe e glorifikojnë. Beni që ecën vetë në filmin e XH. Kekos, 1975, është “njeriu i ri” i ardhshëm (Do kthehem prapë, thotë në fund) që kur të rritet do ta lerë qytetin për të revolucionarizuar fshatin ashtu siç bëjnë protagonistët e Zonjës nga Qyteti, P. Milkani, 1976. Filmat me temën e fshatit socialist, i ngjajnë kaq shumë të ashtuquajturve “Heimat films”, zhanri në modë sidomos në Austri në fund të viteve që idealizon jetën e fshatit, ndërtohet mbi tone sentimentalë, mban njerëzit lidhur me parimet e miqësisë, dashurisë, etj, etj. Me ndryshimin që te filmat shqiptarë, vendin e romantizmit, tek filmat shqiptarë e zë revolucionarizimi i fshatit. Janë filma aq propagandistikë, saqë zhdukin edhe heroin negativ, antagonist i domosdoshëm i metodës së realizmit socialist, dhe e ndërtojnë konfliktin mbi luftën kundër paragjykimit dhe konvertimin e pashmangshëm të “t ë të rrezikuarit”. Shpesh filma të tillë janë ndërtuar si komedi dhe Zonjës nga qyteti, në luftën kundër paragjykimeve, i bëjnë shoqëri edhe filma si Kapedani apo Çifti i lumtur.



I dashur armik


armik.jpg


Në ndërtimin skematik të filmave të realizmit socialist, protagonist, apo në hije por gjithnjë i pranishëm mbetet gjithnjë heroi pozitiv, i pasqyruar thuajse rregullisht nga një anëtar partie, shpesh sekretar partie, ndërsa në filmat me temën e luftës është komisari. Të dy këta heronj pozitivë të para e pas luftës janë mishërime të të tërë vlerave të stereotipizuara të njeriut të ri, të glorifikuar deri në heroizëm aq sa mund të vdesin vetëm në krye të detyrës si në Horizonte të hapura, apo, gjatë luftës, vetëm në betejë. (Filmi i Anagnostit Vëllezër dhe Shokë është ndër të paktët filma të censuruar në Shqipëri për arsyen se komisari vdes nga tuberkulozi, sëmundje e papranueshme për heronjtë). Nga filmat e panumërt që glorifikojnë epopenë e luftës partizane, edhe filma interesantë në elementët stilistikë si Yjet e Netëve të Gjata të V. Gjikës, apo Shtigje Lufte i P. Milkanit, vuajnë retorikën në ndërtimin e personazheve.

E inflacionuar deri në maksimum nga numri i filmave dhe stereotipizimi, tema e luftës braktiset thuajse krejtësisht nga brezi i ri i kineastëve të pas viteve ’90. I vetmi që e merr përsipër është Gjergj Xhuvani, i cili me “I dashur armik” i bën “njerëzorë” si partizanët mitologjikë ashtu edhe të këqijtë e dikurshëm.

Xhuvani, bashkë me Fatmir Kocin, Artan Minarollin, Edmon Budinën, e ndonjë tjetër, janë “veteranët e rinj” të kinemasë shqiptare, që ndonjë kritik e ka quajtur “nouvelle vague” e kinematografisë shqiptare. Përcaktimi, padyshim i tepruar, kërkon ndoshta të përmbledhë një tendencë në mos stilistike, të paktën gjeneracionale, më të freskët në vizion e dhe në trajtimin tematik, qoftë ky i jetës në diktaturë (Parullat, Natë pa hënë) qoftë edhe në temat e reja të çoroditjes e të emigracionit me të cilat merret Tirana Viti Zero apo Letra në Erë. Autorët e mësipërm kanë patur rastin të recensohen nga kritikët më të mirë në festivalet e shumta ku kanë marrë pjesë e ku janë nderuar me çmime dinjitozë.

Stilistikisht, kinemaja shqiptare e djeshme është e influencuar vizualisht nga shkollat e ndryshme të lindjes, si nga imobiliteti rus i kameras në filmat e Anagnostit, nga stili tabloistik i Paradjanovit, ashtu edhe nga kamera dinamike dhe skenat e përpunuara me shumë kujdes të autorëve çekë si Miklos Jancso. Përveç vizualitetit, influenca e Jancsos dallohet edhe në simbolizmin që karakterizon sidomos punët e Çashkut.



Gjoleka djali i Abazit

padre_e_padrino_web.jpg


Një pjesë e regjisorëve shqiptarë kanë deklaruar pas viteve ’90 se ka qenë sidoqoftë neorealizmi italian ai te i cili janë përpjekur të frymëzohen në pasqyrim. Ndërsa në filmat e djeshëm elementë të neorealizmit gjehen më shumë në qasjen narrative sesa vizuale, influenca e rrymës italiane dallohet qartë në filmin e Kocit Tirana Viti Zero i cili merr hua më shumë se titullin nga kryevepra e Rossellinit. Në punën e autorëve të tjerë shqiptarë të viteve të fundit, vërehen influenca të kinemasë së Kusturicës si në “Letra në erë” të Budinës, tek i cili po aq dallohet në disa skena onirike homazhi ndaj Fellinit.

Mungojnë në përzgjedhjen e Gjenovas, disa nga emrat përfaqësues të kinemasë së djeshme e të sotme. Përveç ndonjë filmi të veteranëve V.Gjika, P.Milkani, V. Prifti apo R.Ljarja, regjisor mjaft interesant përveçse aktor i njohur, mungon mbi të gjithë Kujtim Çashku. Në vend të një “Koncert në vitin ‘36” që nuk i thotë thuajse asgjë publikut italian, do të kishte qenë interesant për kritikën e huaj “Balada e Kurbinit”, ndër të paktët shembuj të kinematografisë shqiptare që përpiqet të shprehë nëpërmjet metaforave jo dhe aq të fshehta një akuzë nën zë mbi pushtetin, ndërsa “Kolonel Bunker, 1997, do të ishte po aq interesant pasi ende përbën një ndër të paktat vepra të kinematografisë shqiptare të sotme që merret seriozisht me të shkuarën komuniste, çmendurinë e një diktature, dhe pasojat e saj në jetën e njerëzve. Kolonel Bunker është njëkohësisht edhe i vetmi film shqiptar që ka arritur deri tani të shpërndahet në kinematë e huaja me daljen nëFrancë më 1998. Ndërsa në Itali, duhet ende të thyhet, pas mëse 55vjetësh, rekordi i filmit Skënderbeu, i pari dhe i fundit film shqiptar që është shpërndarë në kinematë italiane.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Si aktore eshte e vertet, qe kane qene te talentuar, sigurisht kur qendrojm brenda arti shqipetare, madjedisa kane qene edhe te mrekullueshem. Por per mua ata do te ngelen gjithmone vegla te sistemit kriminel te komunizmit qe i perdori per propagande.

Tirona re... Nuk dua te te prish temen, sepse e kuptoj qe postimet e tua nuk kan qellim te keq. Por koshienca nuk ma lejon te bej sehirin, edhe pse nga nje here mundohem, sepse nuk dua te behem i merzitshem. Nuk me rrihet pa shkruajtur dicka kur shikoj qe institucionet dhe infrastruktura e rregjimit komunist glorifikohet ne menrye direkte apo indirekte. Te gjithe artistet e kinematografise kane luajtur rrol kryesor ne trushplarjen e popullit mbar, me dashje apo pa dashje ka pak rendesi. Shumica e atyre qe u lauruan me titullin Artist i Popullit luanin vazhdimisht rrolin e sekratarit te partis apo familjen komuniste qe i gjith populli duhet ta aspironte. Ne te vertet elementi qe glorifikoheshte ne keto filma "fantastik" ka qene pikerisht shtresa me e ulet e shoqerise qe me ane te terrorit sunduan dhe skllaveruan nje komb te tere per me shume se 45 vjet . Te gjithe filmat ne listen e faqes se pare jane genjeshtra. Filma fantastik te llojit 'twilight zone' qe fatkeqesisht edhe sote trajtohen nga shume shqipetare si filma historik.

Eshte e veshtire qe dicka e tille te pranohet, por c'eshte verteta ne nuk kemi se si te krenohmi me asnji gje qe u prodhua gjate kohes se rregjimit komunist. Apsolutisht ansje gje. Sepse dashje padashje kur krenohemi ose lavderojm edhe gjen me te vogel qe ne siperfaqe duket krejt e pafajshme glorifikon kriminelat. Kinostudjo Shqiperia e Re ishte zemra e rregjimit komunist. Ishte furra qe ngjizi mentalitetin ibrisht te shqipetarit qe edhe sote e kesaj dite vuan nga coroditja, eshte pezull, as ne toke e as ne qiell. Duhet te kuptoni se ne rregjimin komunist te gjitha infrastrukturat perfshire ketu kryesisht Kinematografine ishin makineri propagande te mirefillta, te palodhura. Per mendimin tim kjo periudh eshte nje turp i madh per shqipetaret dhe jo te kujtohet me nostalgji.

Ne te gjith boten Hiteleri ishte diktatori me i madh qe historia njerzore njeh, aman te gjitha filmat Gjermania i ruan, spse ne ato dokumentar lidhet historia e KOMBIT te cdo shteti



Nuk nderohen thjesht një grup artistësh, por një epokë kinematografike, që me veprat e saj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në traditën dhe kujtesën tonë kulturore dhe shoqërore.
Suksesi i tyre ka qene dëshmi e një tradite të fortë kinematografike, e një plejade të jashtëzakonshme artistësh që lindën dhe e ndërtuan karrierën e tyre në një kohë të vështirë për shoqërinë shqiptare
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Sander Prosi

Nje nga aktoret me te medhenj te plejades se vjeter te aktoreve shqiptar, qe themeluan Teatrin Kombetar dhe mbajten “mbi supe” aktivitetin e tij, me forcen e talentit te tyre, per tre dekada.
Nje nga arkitektet me te mire te Teatrit tone, qe ngriti me mjeshteri, ne piedestalin e skenes, shtate kryerole monumentale si Horatin dhe Otellon, Zabelinin dhe Gjeneralin, Ismail Qemalin, Dhaskal Todrin e Jaho Labin, qe qendrojne me siguri mbi “Guret e themeleve” te njeqind roleve te tjere. Nje nga ata aktore, ku perputhet, ne harmoni te plote, artisti i madh me njeriun e mire.

Jeta dhe rolet

Sander Prosi lindi ne Tirane me 6 Janar 1920. Qe i vogel e terhiqte kinematografia dhe i ndiqte shfaqjet me kersheri. Ekrani gati gati e magjepste dhe beri qe te jete enderrimtar qysh i vogel. Sander Prosi gjate viteve te gjimnazit u njoh me nje tjeter figure te madhe te artit shqiptar, aktorin Naim Frasheri, me te cilin do ta lidhnin enderrime te perbashketa. Gjate kesaj kohe, mesuesi i tyre Skender Luarasi kishte perkthyer dramen e Shilerit “Vilhem Teli” dhe duke pare nxenesin e tij te talentuar Sander Prosin, mendja i shkoi tek roli i djaloshit Tel, per te cilin ai u pergatit, por qe nuk arriti te vihej dot si pjese ne skene. Ne vitin 1948 Sander Prosi pranohet ne Teatrin Popullor, ku po kete vit do te dilte ne skene ne komedine “Prefekti”. Me vone ai luan ne teater ne
“Revizorin” (1952) e Gogolit,
tek “Halili dhe Hajria”,
“Shtate shaljanet” (1958),
“Dragoi i Dragobise” (1960),
“Epoka para gjyqit” (1980) etj.
Disa nga rolet e tij me te spikatura ne skenen e teatrit, te cilat jane interpretuar me origjinalitet krijues, me emocione dhe tipare te veçanta kombetare, edhe pse keto vepra ishin te gjymtyara prej kendveshtrimit ideo-politik te kohes, prap se prape keto role kishin karakteristikat dhe veçorite e tyre. Keto pjese jane
“Toka jone” (1954),
“Familja e peshkatarit” (1955),
“Ne tufan”,
“Mbi germadha”,
“Cuca e maleve”,
“Fytyra e dyte”.
Nga dramaturgjia e huaj, klasike dhe bashkekohore vlen te permendet
“Grate gazmore te Uinsorit”,
“Otello”,
“Hamleti”,
“Makbethin”,
“Xhaxha Vanja” nga Çehovi,
“Oret e Kremlinit” nga Pogodini.
“Luiza Miller”…etj

Per here te pare Sander Prosin e shohim ne ekranet e kinemase ne filmin “Debatiku” ku interpreton rolin e drejtorit. Vazhdon me filmat
“Detyra e posaçme”,
“Horizonte te hapura” (1978).
Tek filmat “Plage te vjetra” dhe “I teti ne bronx”, Prosi dallohet per realizimin psikologjik te personazheve. Me vone kemi filmat
“Guximtaret” (1970)
“Gjurmet” (1970),
“Mengjese lufte” (1971),
“Yjet e neteve te gjata” (1972),
“Shtigje lufte” (1973)…
Ne vitin 1975 ai perjeteson ne celuloid figuren e gjeneralit ne filmin “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. Po ne vitin 1975, Sander Prosi paraqet antitezen e figures se gjeneralit, me nje tjeter personazh te shquar te artit, Jaho Labin, ne filmin “Ne fillim te veres”. Pas kesaj aktori Sander Prosi do te kete edhe 10 vjet jete, qe do shoqerohen me 14 role ne filma, ku spikatin me se shumti rolet ne filmat
“Perballimi” (1976),
“Fijet qe priten” (1977),
“Gjeneral gramafoni” (1978),
“Udha e shkronjave” (1979), nje nga kryeveprat e tij
“Vajzat me kordele te kuqe” (1980),
“Qortimet e vjeshtes” (1981),
“Nentori i dyte” (1982), nje tjeter rol mjaft i arritur i tij
“Dora e ngrohte” (1983).

Ne rolin e profesorit tek “Dora e ngrohte”, Sander Prosi luajti si te thuash vetveten te ngritur ne art, ashtu siç ishte ne te vertete intelektual, fisnik, njeri sensibel, i ngrohte. Filmi i fundit “Kush vdes ne kembe”, i xhiruar ne 1984, sikur profetizoi edhe vdekjen e vete artistit. Nje vit me pas ai ndroi jete, tek merrte pjese ne xhirimin e filmit “Pranvera e hidhur” qe e la ne mes, pas nje stresi te forte qe e kaploi kete artist fort te ndjeshem, me humbjen e te cilit, kinematografia dhe arti shqiptar humbi nje thesar te vyer.

Shkeputur dhe permbledhur nga “Jete artistesh” – Miho Gjini
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Filmat e Kinostudios

Filmi i pare "Tana" 1958
Regjizor: Kristaq Dhamo
Interpretojne: Tinka Kurti, Naim Frasheri, Kadri Roshi, Pjeter Gjoka, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Mihal Stefa etj.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Filmi "Debatik" 1961
Regjizor: Hysen Hakani
Interpretojne: Dhimiter Pecani, Pellumb Dervishi, Shpetim Zani, Mario Ashiku, Skender Plasari etj.

Filmi "Toka Jone" 1964
Regjizor: Hysen Hakani
Interpretojne: Marie Logoreci, Mario Ashiku, Loro Kovaci, Vangjel Heba, Roza Anagnosti, Gaqo Spiro etj.

Filmi "Komisari i Drites" 1966
Regjizor: Dhimiter Anagnosti, Viktor Gjika
Interpretojne: Rikard Ljarja, Roza Anagnosti, Ndrek Luca, Ndrek Prela, Prend Lekunda, Mihal Stefa, Reshat Arbana etj.

Filmi "Duel i heshtur" 1967
Regjizor: Dhimiter Anagnosti
Interpretojne: Rikard Ljarja, Ndrek Luca, Reshat Arbana, Bujar Kapexhiu, Eglantina Kume etj.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Filmi "Horizonte te Hapura" 1968
Regjizor: Viktor Gjika
Interpretojne: Dhimiter Orgocka, Sander Prosi, Robert Ndrenika, Gaqo Spiro, Pandi Raidhi, Mirketa Cobani, Nikolin Xhoja etj.

Filmi "Prita" 1961
Interpretojne: Ndrek Luca, Fitim Makashi, Teuta Rino, Kin Jaku etj.

Filmi "Plage te vjetra" 1969
Regjizor: Dh. Anagnosti
Interpretojne: Roza Anagnosti, Rikard Ljarja, Naim Frasheri, Ndrek Luca, Mark Topallaj, Violeta Manushi, Sander Prosi etj.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Filmi "Njesiti Guerril" 1969
Regjizor: Hysen Hakani
Interpretojne: Ndrek Luca, Petrit Llanaj, Saimir Kumbaro, Pellumb Dervishi, Drita Haxhiraj, Vangjel Heba etj.

Filmi "I teti ne Bronx" 1970
Regjizor: Viktor Gjika
Interpretojne: Mevlan Shanaj, Bexhet Nelku, Sander Prosi, Vangjush Furxhiu, Piro Mani, Yllka Mujo etj.

Filmi "Lugina e pushkatareve" 1970
Regjizor: Todi Bozo, Vitore Celi
Interpretojne: Kol Prela, Mark Topallaj, Katerina Biga, Bep Shiroka, Ismail Zhabjaku etj.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Filmi "Montatorja" 1970
Regjizor: Muharrem Fejzo
Interpretojne: Fatbardha Cani, Vangjush Furxhi, Petrika Riza, Pandi Raidhi, Vera Grabocka, Minella Borova etj.

Filmi "Guximtaret" 1970
Regjizor: Gezim Erebara
Interpretojne: Artan Santo, Mevlan Shanaj, Tinka Kurti, Sander Prosi, Edmond Gozhdari, Agim Mujo, Zana Turku etj.

Filmi "Kur zbardhi nje dite" 1971
Regjizor: Piro Milkani
Interpretojne: Demir Hyskja, Timo Flloko, Pandi Raidhi, Rikard Ljarja, Kadri Roshi, Bexhet Nelku, Diana Panariti, Pandi Siku etj.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Filmi "Mengjeze lufte" 1971
Regjizor: Kristaq Dhamo
Interpretojne: Rauf Pojani, Fatmir Dika, Edmont Papa, Franc Dushi, Fatmir Graceni, Sander Prosi, Pandi Raidhi, Demir Hyskja, Ilia Shyti etj.

Filmi "Malet me blerim mbuluar" 1971
Regjizor: Dh. Anagnosti
Interpretojne: Timo Flloko, Viktor Zhusti, Vangjush Furxhi, Kadri Roshi, Yllka Mujo, Agim Mujo, Vangjel Heba etj.

Filmi "Kapedani" 1972
Regjizor: Muharrem Fejzo, Fehmi Oshafi
Interpretojne: Albert Verria, Nikolin Xhoja, Zagorka Shuke, Flora Mertiri, Robert Ndrenika, Melpomeni Cobani etj.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Filmi "Odiseja e tifozave" 1972
Regjizor: Xhezair Dafa
Interpretojne: Robert Ndrenika, Arben Shaka, Hasan Fico, Enver Dauti etj.

Filmi "Ndergjegja" 1972
Regjizor: Hysen Hakani
Interpretojne: Rikard Ljarja, Roza Anagnosti, Fitim Makashi, Petrit Llanaj, Lazer Filipi, Gezim Kamja etj.

Filmi "Kryengritje ne pallat" 1972
Regjizor: Xhanfize Keko
Interpretojne: Ilir Celia, Kristaq Burdhima, Eli Lazeri, Silva Turdiu, Gazmend Turdiu, Robert Ndrenika, Mimika Luca etj.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Filmi "Operacioni Zjarri" 1973
Regjizor: Muharrem Fejzo
Interpretojne: Llazi Serbo, Ndrek Luca, Tinka Kurti, Enver Plaku, Marie Logoreci, Qemal Mehmeti, Sulejman Dibra etj.

Filmi "Yjet e neteve te gjata" 1973
Regjizor: Viktor Gjika
Interpretojne: Tinka Kurti, Sander Prosi, Pandi Raidhi, Dhimiter Orgocka, Llazi Serbo, Esat Teliti, Jani Skorovoti, Petrika Riza, Kadri Piro etj.

Filmi "Mimoza llastica" 1973
Regjizor: Xhanfize Keko
Interpretojne: Zhaklina Dhimojani, Violeta Manushi, Teuta Doci, Ema Shteto, Anila Kardhashi etj.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Filmi "Krevati i Perandorit" 1973
Regjizor: Endri Keko
Interpretojne: Pandi Raidhi ne rolin e partizanit Meke.

Filmi "Brazdat" 1973
Regjizor: Kristaq Dhamo
Interpretojne: Pandi Siku, Elida Topciu, Astrit Cerma, Muhamet Sherri, Albert Verria, Ilia Shyti, Suzana Zekthi etj.

Film balet "Cuca e maleve" 1974
Regjizor: Dh. Anagnosti
Interpretojne: Zoica Haxho, Petrit Vorpsi, Hajdar Shtuni, Albert Janku, Kristaq Rada, Keti Trajani etj.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Filmi "Rruge te bardha" 1974
Regjizor: Viktor Gjika
Interpretojne: Rikard Ljarja, Elida Cangonji, Ilia Shyti, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Minella Borova etj.

Filmi "Qyteti me i ri ne bote" 1974
Regjizor: Xhanfise Keko
Interpretojne: Roza Anagnosti, Ilia Shyti, Alket Mato, Seimir Koka, Genc Mosho, Selma Sotirllari etj.

Filmi "Shperthimi" 1974
Regjizor: Muharrem Fejzo
Interpretojne: Rikard Ljarja, Demir Hyskja, Ndrek Luca, Pandi Raidhi, Vladimir Saliu, Leonidha Heba, Sander Prosi etj.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Filmi "Shtigje te luftes" 1974
Regjizor: Piro Milkani
Interpretojne: Timo Flloko, Robert Ndrenika, Perike Gjezi, Sander Prosi, Pandi Raidhi, Ndrek Luca, Albert Verria, Liza Laska etj.

Filmi "Kur hiqen maskat" 1975
Regjizor: Dh. Anagnosti
Interpretojne: Trupa e teatrit te Estrades se Tiranes.

Filmi "lumë drite" 1975
Regjizor: Ismail Zhabjaku
Interpretojne: Ymer Bala, Tinka Kurti, Ilir Celia, Zhani Zicishti etj.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Filmi "Ne fillim te veres" 1975
Regjizor: Gezim Erebara
Interpretojne: Astrit Cerma, Sander Prosi, Demir Hyskja, Agim Shuke, Albert Verria, Elida Cangonji, Ndrek Luca, etj.

Filmi "Udhetim ne pranvere" 1975
Regjizor: Qerim Mata
Interpretojne: Minella Borova, Liliana Kondakci, Nikolin Xhoja etj.

Filmi "Beni ecen vete" 1975
Regjizor: Xhanfise Keko
Interpretojne: Herion Spiro, Pandi Raidhi, Yllka Mujo, Dhorkë Orgocka etj.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Filmi "Rrugicat qe kerkonin diell" 1975
Regjizor: Saimir Kumbaro, Rikard Ljarja
Interpretojne: Mevlan Shanaj, Rikard Ljarja, Ndrek Luca, Yllka Mujo, Pandi Raidhi, Demir Hyskja etj.

Filmi "Cifti i lumtur" 1975
Regjizor: Piro Milkani
Interpretojne: Bep Shiroka, Vitore Nino, Niko Kanxheri, Marije Qyrsaqi, Tinka Kurti, Nikolin Xhoja etj.

Filmi "Fijet qe priten" 1976
Regjizor: Muharrem Fejzo
Interpretojne: Kadri Roshi, Roza Anagnosti, Astrit Cerma, Reshat Arbana, Serafin Fanko, Aishe Stari, Petrit Llanaj, Demir Hyskja etj.
 
Back
Top