• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ikonat e kinematografise shqiptare

Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

tek biografia e kadri roshit permendet nje mesues.
ky mesues i gjendeet pran kadriut ne caste te veshtira.
mirpo emri mesuesit nuk permendet.
ky mesues e ndihmon te shkoj ne teater duke ja prezantuar mikut te vet zihni sako.
zihni sakon e permendin e plot tjer emra rolesh e gjithfar mirpo mezallah se emrin e mesuesit..
o kadriu e ka mbajtur sekret.. o biograf-shkruesi..
kjo ja ul vleren shum nje shkrimi..

edhe nexhmija kur shkruan kujtime kte ben.. dikujt ja permend emrin dikujt jo..
nje shok thot me mori nga tirana dhe me coj ne permet ose skrapar..
po pse sja thua emrin shokut moj zonje qe ka sakrifikuar jeten te te coj ty shendosh si molla..
apo se me von ja ke kire karabelan duke e kalbur burgjeve..
pis milet..

edhe ramizi po kshu..
kush ka ngordhur me partishmeri ja thot emrin..kush ka "tradhtuar" ja fshijne ose.. i ven nickun.."nje shok"..

skan turp..
jam i bindur se dhe mesuesit te kadriut ja ka kire jeten PPSH.ja prandaj kadriu sja ka then emrin.. per mos ta prishur muhabetnë me partin e tij te dashur.. te cilen kadriu deri ne fund e desh e ashtu vate si fanatik i kulishve te bllokut..


dalim te vipat e filmit ..

ishin vertet talente te medhej..por cfar luajten..?
pallavra demagogjike mashtruse te sofistikuara..
Jo per faj te tyre por se ashtu e donte partia kinemane.. nje dekor te realitetit..pra nje ambalazh qe fshihte te vertetat..

akoma skemi nje film te vertet shqiptar..
sepse u mesuan te sajojn genjeshtra e ashtu vazhdojn..

le te guxojn te bejn nje film per vajzen e bukur qe e vrane shtazet e hysni kapos se shefqet pecit ne laberi.. partizanja nga berati.. ramize gjebrea.. pse u puth me nje shok..

..
 
90 vjet Pandi Raidhi ,Humori dhe bukuria e batutes se filmit Shqiptar !


Aktori yne i madh Pandi Raidhi ne daten 14 Prill ka 90 vjetorin e lindjes. Ai nisi karieren e tij artistike ne vitin 1937 ne shfaqen teatrale "Dasma Korcare" ku fitoi menjehere simpatin e publikut Korcar. Pandi ka nje kariere artistike gjysem shekullore ,ka interpretuar me shume se 200 role ne drame,komedi dhe opereta. Ai do te fillonte karieren etij si aktor kinemaje ne filmin e pare Shqiptar me metrazh te gjate "TANA" (1958) duke vazhduar me tej, ne 36 role te tjere ne realizimin e filmave Shqiptar. Ai u kthye shume shpejt nje figure e dashur dhe shume popullore per te gjithe Shqiptaret. Te gjithe ne qe patem fatin ta njohim nga afer Pandin, kujtojme me respekt ,thjeshtesine e tij, buzqeshjen e embel dhe humorin e tij te holle qe i buronte nga thellesia e shpirtit te lindur prej artisti. Ishte shume serjoz kur punonte dhe teper i vertet ne rol ,cuditrisht ai asnjehere nuk kontraktohesh gjate xhirimit ne rolet e tij, kamera dorzohesh para portretit interesant qe krijonte ai. Ne 90 vjetorin e lindjes se tij ne perkulemi dhe kujtojme me respekt , punen krijuese te ketij aktori te madh ,rolet e gdhendura qe ai krijoi duke e cilesuar :
Humorin dhe bukurin e batutes se filmit Shqiptar ! (Skender Jace kineast)


http://www.youtube.com/watch?v=jDc3L246BQM
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Bekim Fehmiu ishte një aktor i njohur Shqiptar nga Kosova. Lindi në Sarajevë, Bosnja dhe Hercegovina më 1 qershor 1936 dhe u shua më 15 qershor 2010 në Beograd.
Rrjedh nga një familje e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe.Rolet e tij në "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanëve" dhe "Të kuq dhe të zinjë". Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.
Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t'i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohė më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkëlqim dhe frikë", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

319546_316932461756315_1493439125_n.jpg
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Nje perkujtim, ne diten e ndarjes nga jeta, ne 6 shkurt 2007, e njerit prej aktorve i cili la gjurme te thella ne artin kinematografik shqiptar, Kadri Roshi.

Nje aktor i talentuar dhe nje njeri fisnik, nje simbol i perpjekjes dhe vullnetit drejt suksesit duke kaluar neper nje jete te veshtire, i rritur jetim.

Ne jeten e tij artistike ai do te interpretonte shume role ne teater dhe kinema. Shume personazhe do te luheshin nga ai dhe do te gjalleroheshin ne skene, pasi talenti i tij arrinte te futej ne karakterin e çdonjerit prej tyre.

I nderuar me nje sere çmimesh si: "Çmimin e Karrieres","Çmimin e Madh te Nderit", "Nderi i Kombit", "Artist i Popullit" etj. Por çmim me i madh qe ai do te merrte, ishte mirenjohja dhe respekti nga publiku shqiptar, duke i lene ketij te fundit emrin e te tij te paharruar neper breza.

Ndoshta s'gjej dot fjale me, te pershkruaj ate çka ai beri per artin shqiptar, por di te them qe secili nga ne e ruan mjaft mire ne kujtese madheshtine dhe talentin e Kadri Roshit.


Disa prej roleve ne teater dhe kinema te luajtura pre tij:


“Tana”, “Furtuna“, “Hamleti“,“Oret e e Kremlinit“,“I cuditshmi“,“Ezopi“,“Familja e Peshkatarit“,“Zonja e Bujtines“,“Arturo Ui“,“Fytyra E dyte“,“I teti ne Bronx“,“Besa e Madhe“,“Hijet e nates“ , “Malet me blerim mbuluar“,“Fijet qe priten“,“Apasionata“,“Njeriu me top“,“Epoka para gjyqit“,“Lulekuqet mbi mure“,“Toke e ndezur",“Kolonel Bunker"... etj.


531669_478971928817325_269638468_n.jpg
 
Roza Anagnosti (Xhuxha) Dhuron Arkivin
Xhahid Bushati

Ashtu thjesht, pa bujë, dinjitetshëm e gjithë fisnikëri, kjo Zonjë nuk ka ardhur si herë të tjera në qytetin e saj. Ka ardhur ndryshe…! Ka ardhur me një mision. I përveçëm ky akt. Shkodrës, ku kaloi një pjesë të jetës së saj edhe artistike, me dashurinë e zemrës, ka vendosur që aktivitetin e saj magjik teatror shkodran, t’ia dhurojë. T’ia dhurojë me qytetarinë e saj që e karakterizon. Mbase duke shlyer një peng. Mbase duke lënë një amanet.

Fotografitë i ka mbledhur me kujdes nëpër vite. Pa u lodhur e pa u mërzitur. Siç janë nënat shkodrane. I ka vënë secilës fotografi një diçiturë. Më saktë i ka qëndisur me fjalë shpirti. Teatrit të qytetit të fëmijërisë e të rinisë po i lë edhe shkrimin e saj plot mall, që ka vlera të pazëvendësueshme. Arkivi mban emrin e nderuar: Roza Anagnosti. Aty fle dhe zgjohet një pjesë e jetës së saj të çmueshme.

Aty flenë dhe zgjohen fëmijëria, adoleshenca, babai, nëna, motra, vëllai, familja e gjyshit nga nëna, kushërinjtë e farë e fisi, mësuesit, shokët e shoqet, regjisorët, kolegët, miqtë, shkodranët…! Aty flenë e zgjohen ëndrrat, të cilat nëpër vite çelën, disa u vyshkën, të tjerat çelën përsëri siç çelin trëndafilat. Malli, kujtimet, buzëqeshjet, ëndrrat, bota e një vajze të bukur!.. Bota me një qiell ëndrrash!..

Arkivi, tashmë ka zënë vend në dhomën-arkivë të teatrit “Migjeni”. Në heshtje lëviz malli. Përmes mallit aktorja (Xhuxha) Anagnosti shuan mallin për Shkodrën. E përqafon. E puth. Fisnikëria dhe sharmi i Rozës i fali qytetit me mirësi një pjesë të kujtesës së saj. Tashmë, kujtesa e Rozës ka zënë vend në hapësirat e kujtesës teatrore e më gjerë të këtij qyteti, të cilin e dashuroi deri në dhimbje.

Ndoshta edhe përtej saj. Dhe e ka një arsye. Po i referohem shkrimtarit Stefan Cvajg, që thotë: “…, që të kuptohet rëndësia e thellë, e fshehur, e këtyre thesareve… dhe pasi t’i kuptosh, t’i duash, që të mrekullohesh prej tyre, të emocionohesh dhe të entuziazmohesh, për këtë duhet, së pari, të mësohesh t’i duash njerëzit, tiparet jetësore të të cilëve janë ngulitur në to përjetësisht”.

Arkivin e dhuruar nga Roza e krahasova me një kurorë. Është e kuptueshme. Roli i saj i parë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës ishte ai i Nurijes në dramën “Kunora e Nurijes” e Kolë Jakovës (1959). Roza, kur e interpretoi, nuk ishte më shumë se 15 vjeçe. Sigurisht, që Roza e ka të shënjuar në jetën e saj si një pikënisje, si një dashuri, si një…!

Veprimi dhurues i Artistes Roza Anagnosti, më kujton një tekst të lexuar shumë e shumë vite më parë, ku në mes të tjerave, shkruhej: “Kujtimet dhe historia janë të lidhura pazgjidhshmërisht, dhe i takojnë një realiteti të caktuar jete e jetese. Kujtimet janë gjithnjë në vetën e parë. Kujtimet janë një peshë e ngrohtë. Janë shumëçka nga ajo që jemi dhe kemi. Kur lexojmë kujtime është si të shëtisësh në një qytet tradicional. Kujtimet janë një botë mes ëndrrave dhe të së shkuarës.

Kujtimet janë zëri tjetër, që nuk dëgjohet nga të tjerët; janë dobësia jonë e pushtetshme”. M’u kujtuan këto pasazhe për kujtimet, teksa shfletoja me kujdes arkivin e Rozës. Fotografitë “flisnin” e komunikonin… Botë e magjishme! Shkrimi “fliste” dhe zëri i tij nuk shuhej. Eh, sa mall!.. Edhe fletët fëshfërinin si kujtime kohe. “Jeton një botë, një botë flet…” – i thashë vetes. Flet zëri i Artistes së Madhe Roza (Xhuxha) Anagnosti.

Zëri i fëmijërisë dhe vitet e rritjes…

Roza Xhuxha – Anagnosti ka lindur, më 27.10.1943, në Tiranë. I ati qe oficer karriere, ndërsa e ëma shtëpiake. Pas vitit 1944, familja Xhuxha vjen të jetojë në Shkodër. Në këtë qytet jetonte familja e gjyshit nga nëna. Në Shkodër, Roza përfundoi shkollën fillore, më pas të mesmen. Që e vogël shquhej si këngëtare dhe balerinë, të cilat do të rrezatonin në vitet që do të vinin. Ajo është mirënjohëse për jetë mësuesve të palodhur, si: Leonard Deda, Hilë Shahini, Tonin Harapi (në Shtëpinë e Pionierit); kompozitorit Prenkë Jakova (në Shtëpinë e Kulturës).

Në kujtimet e saj, Roza shkruan: “… më cilësuan si një vajzë me talent në të ardhmen, ndonëse, më pas ëndrrat nuk i pata të lehta”. Dënimi i të atit, përjashtimi nga Liceu do të ishin tragjike për jetën e Rozës, e cila donte të bëhej artiste dhe kishte plot ëndrra. Mbi të, nënën dhe motrën do të rëndonin varfëria dhe pasojat e luftës së klasave. Roza vazhdoi gjimnazin “29 Nëntori”. Në të njëjtën kohë jepte dhe provimet me korrespondencë në Liceun Artistik (dega e artit dramatik). Në vitin 1965 diplomohet.

Një rreze drite e ftoi për të vazhduar rrugën e bukur të artit. Bëhej fjalë për vitin 1958, kur ishte nxënëse në shkollën e mesme. E ftojnë në premierën e parë të Teatrit të Estradës. Më pas edhe në teatrin dramatik, në pjesën “Kunora e Nurijes” e dramaturgut Kolë Jakova, me regji të Lec Shllakut. Në kujtimet e saj Roza rrëfen: “Suksesi që arrita me interpretimin tim në këtë dramë, startoi jetën time në fushën e artit. U emërova aktore në trupën e Teatrit ‘Migjeni’. Tashmë rruga ime ishte hapur.

Do të isha protagoniste në mjaft role e në shumë spektakle të tjera, duke mbërritur tek personazhi i Norës në dramën ‘Nora’ të Andrea Skanjetit, që ishte dhe regjisor i saj. Me këtë rol fitova çmimin; ‘Si interpretuesja më e mirë ndër aktoret femra në Festivalin e dytë Kombëtar të Teatrove Profesioniste të Shqipërisë’”.

Në vitin 1961 babai i Rozës lirohet nga burgu. Artistja Xhuxha (Anagnosti) përveç skenës teatrore, pushton dhe ekranin. Ajo interpretoi plot role që shkëlqejnë në panteonin e teatrit dhe filmit shqiptar, por rrugëtimin e saj artistik që e nisi në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, nuk do ta harrojë…! Dhe mirënjohjen Roza nuk e harroi. Pas shumë e shumë vitesh ajo erdhi për të lënë “dëshminë” e saj përmes arkivit të pasur e lavdiplotë.

Duke kujtuar filmin, Roza rrëfen përsëri: “Bashkëpunimi im i parë me regjisorin Hysen Hakani është në filmin ‘Toka jonë’. Ai mbetet në kujtesën time shumë i veçantë. Në këtë film Dhimitri ishte operator. Në këtë film ne u njohëm dhe në fund të tij u fejuam me Dhimitrin. Më pas krijuam dhe familjen tonë. Është një film që ka shumë poezi në të gjithë drejtimet. Për mua ai ishte një rol shumë i bukur. Më pëlqente shumë.

Regjisori Hysen Hakani kishte shumë humor, ishte kërkues, kishte mënyrën e tij të punës. Në ato vite kishim shumë pak regjisorë. Në fillim kam xhiruar filmin ‘Detyrë e posaçme’ me regjisorin Kristaq Dhamo. Më pas kam xhiruar me regjisorin Hysen Hakani, për të vijuar me xhirime me Viktorin dhe Dhimitrin, e në vijim filma të tjerë…! Po kujtoj një rol tjetër, atë të Files. Roli i Files ishte një karakter shumë i veçantë dhe, unë, pasi bëra kinoprovën, fitova. Në këtë film interpretonte ajka e aktorëve shqiptarë.

Përmend këtu aktoren Tinka Kurti që ishte fantastike dhe unë e ëndërroja në atë kohë. Në kohën kur u xhirua filmi isha vetëm 19 vjeçe. Në atë vit, kur unë kam bashkëpunuar me regjisorin Hysen Hakani, isha aktore në teatrin e qytetit të Shkodrës. Ai më kishte parë në teatër dhe më ftoi të bëja një kinoprovë…! Filmi ‘Ndërgjegjja’ ishte i këndshëm. Në këtë film isha në rolin e një mësueseje të re. Në film kishte skena dashurie të kohës së atëhershme, kishte romantizëm. Përderisa regjisori Hysen Hakani më mori sërish të interpretoja, besoj se kishte mbetur i kënaqur nga unë në këtë film”!

Rolet…

Roza (Xhuxha) Anagnosti vazhdon të ngjit shkallët e teatrit “Migjeni”. Kalon korridorin dhe i afrohet skenës…, skenës së njohur. Si një imazh, që papritur bëhet real e përmallues, nga arkivi që ka pranë vetes “zgjohen” personazhet që interpretoi…! Roza “dorëzohet”… dhe kujton interpretimet në vite, si te: “Dy binjakët Venecianë” (11.01.1959, në rolin e Kolombinës –dublante), “Kunora e Nurijes” (15.03.1959, në rolin e Nurijes. Roza këtë rol e ka luajtur 63 herë.)

“Trumpetjerja” (15.07.1959 roli: Zoja Paramanova), “Maskat” (02.07.1960, në rolin e Martës), “Nora” (28.12.1960, në rolin e Norës), “Histori irkutase” (05.04.1961, Zinka), “Gjuetarët e ujqërve”, (21.06.1961, Barbulla), “Këneta” (06.11.1961, R. Mushi), “Mësuesja” (07.03.1962, Mësuesja), “Bileta e llotarisë” (09.05.1963, Burbuqja), “Përtej pragut” (27.05.1964, Fata).

Dhe pas këtyre shënimeve të çdo fotografie të bërë me aq kujdes nga aktorja e mirënjohur Anagnosti, dua, përsëri, t’i referohem Cvajgut, i cili thotë: “Dorëshkrimet kanë, përveç të tjerash, edhe një rëndësi të jashtëzakonshme morale, sepse ata madhështish na kujtojnë që veprat, të cilat na magjepsin në formën e tyre të përsosur, janë jo vetëm prej dhuntisë së gjeniut, por edhe fryt i një pune sfilitëse, vetëmohuese. Ato na tregojnë fushën e betejës, ku shpirti njerëzor lufton me materien, luftën e përjetshme të Jakovit me engjëllin; ato na shpien në thellësi të mbretërisë së krijimit dhe na detyrojnë dyfish ta duam dhe nderojmë njeriun tek artisti, për hir të veprës së tij të shenjtë”.

Arkivi dhe fotografitë që “flasin” përmes shënimeve të Rozës…

– Roza me Dhimitrin. Roza me Mbretëreshën e skenës së Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Tinka Kurti. Roza me dy vajzat e shtrenjta, Junën dhe Erën. Roza – gjyshe. Roza – nënë për herë të parë. Roza gjatë xhirimit të filmit “Toka jonë”.
– Foto vajzërie e bërë nga Foto Marubi. – Gjatë Spartakiadës në Tiranë me shoqet e gjimnazit. – Me shoqet e gjimnazit në një ditë me borë.
– Në Shtëpinë e Kulturës, me kompozitorin Prenkë Jakova dhe balet maestrin Filip Gjergji.
– Në Shtëpinë e Pionierit, me mësuesen e baletit Leonora Dragusha. – Shfaqja “Kufitarët” (melodramë, muzika: Tonin Harapi, regjisor: Andrea Skanjeti). – Shkolla “Ndoc Mazi”, drejtuese kori Lajde Banushi (Koja), mësuesit e muzikës Kol Gjinaj dhe Leonard Deda. – Shfaqja “Mësimi i pyllit” (përrallë muzikore, muzika: Tonin Harapi, libreti: Gjovalin Çarkaxhija, regjisor: Andrea Skanjeti. Fituese e çmimit të parë në Takimin Kombëtar të pionierëve në Tiranë. Roza me rolin e lejlekut fitoi çmim).
– Fëmijëria. Roza 3-4 vjeçe. -Nxënëse në Shkollën “Ndoc Mazi”. -Me mësuese Verën dhe aktoren dhe këngëtaren Klea Shantoja.
– Në turne: Theth, Malësi e Madhe.
– Pjesëmarrja në estradë:
– Me grupin e estradës, me aktorët Hasan Smaja dhe Paulin Preka, me këngëtarin Ndrekë Gjergji, regjisorin Paulin Sekuj, etj.
– Filmi “Toka jonë” (sipas motiveve të dramës me të njëjtin emër të Kolë Jakovës. Skenari: Peçi Dado, regjisor: Hysen Hakani, kamera: Dhimitër Anagnosti. Koha kur Roza ishte ende aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës)
– Drama “Kunora e Nurijes”. Roli i parë si protagoniste në teatër i Rozës. – Me kostumin e Nurijes para Teatrit “Migjeni”. Roza është me rrobaqepësen e këtij teatri Zina Ashta. -Me aktorët: Klotilda Shantoja, Preng Lëkunda, Vitore Nino.
– Pjesa ruse “Mësuesja”, autori: Kallbakian, regjisor: E. Oktrova. Roza me piktorin dhe skenografin Lec Vuksani. -Roza me aktorin Pistol Soja. -Pas shfaqjes: me Lec Bushatin, Esat Oktrovën, Paulin Lacaj.
– Drama “Këneta”. Roza – Rina, Paulin Preka – Stavri Shkurti. Para shfaqjes, në kabinë, me aktoren Tinka Kurti.,
– Komedia “Bileta e llotarisë”. Roza me aktorin Paulin Preka.
– Drama “Nora”. Roza – Nora. Roza me aktorët: Bep Shiroka (Veli), Ndoc Sheldia, Paulin Lacaj, Lec Vuksani, Jonuz Dini, Vitore Nino, Lec Bushati, Lec Ndreka, Rrok Dajçi.

– Mbas shfaqjes me kolegë e teknikë: Hasan Smaja, Mici (Marija), Lec Vuksani, Teufik Duka, Osoja, etj., etj.

Prova e parë e përgjithshme e dramës “Nora” u dha më 26.12.1960. Teatri “Migjeni” i Shkodrës korri sukses me pjesën “Nora”, dramë në 3 akte, me dy tablo e Andrea Skanjetit, vënë në skenë nga vetë autori. Drama “Nora” u dha premierë më 28.12.1960.

Interpretuan: Roza Xhuxha (Nora), Lec Bushati, Vitore Nino, Preng Lëkunda, Ndrekë Prela, Tinka Kurti, Paulin Lacaj, Violeta Sekuj, Antoneta Fishta, Bep Shiroka, Paulin Preka, Jonuz Dini, Fejzi Spahia, Lec Ndreka, Pistol Soja, Rrok Dajçi, Rrok Sheldia. Asistent regjisor, “Artisti i Merituar” Adem Kastrati. Piktor: Lec Fishta. Muzika nga Prenkë Jakova. Inspektor skene: Çesk Vuksani. Sufler: Leo Prela. Dritat: Teufik Duka e Shaban Prizreni. Marangozë: Lec Prendi e Ndoc Karma. Punëtorë skene: Maliq Sejdini, Osman Gruda, Fehmi Gokovi, Isuf Këltyra. Rekuizitë: Marije Curani. Roza Xhuxha në kujtimet e dramaturgut e regjisorit Andrea Skanjeti

“Drama u shfaq në Shkodër 37 herë dhe disa herë në Tiranë. Do të qëndronte edhe më gjatë në skenë, po të mos shkëputej nga teatri “Migjeni” Roza Xhuxha, e cila u martua në Tiranë me një djalosh me perspektivë të artit tonë skenik. Me gjithë kërkimet e bëra nga regjisori për ta zëvendësuar, drejtoria nuk mori bezdinë të lodhej në këtë drejtim. Rolin kryesor të dramës “Nora” e luajti me sukses të madh aktorja 15 vjeçare Roza Xhuxha, e cila kishte debutuar në rolin kryesor të dramës së Kolë Jakovës, duke qenë jo më shumë se 15 vjeçe. U morën edhe shumë fotografi edhe me sipar të hapur që u shfrytëzuan nga shtypi ndër botime gazetash, revistash të vendit e të huaja, në gjuhë të huaja, si dhe në ekspozita të rastit. …

Dhe aktorja e re Roza Xhuxha “Nora” e Këlmendit… tregoi: “Një ditë para se të dilja në skenë për Norën e ndjeja veten të shqetësuar. Rashë në shtrat shumë herët, por gjumi nuk më zuri veç në orët e vona. Pa gdhirë mirë isha zgjuar. – “Po tani si e ndjeni veten”? – e pyetën fill pas mbarimit të shfaqjes. Aktorja, veshur akoma me kostumin e nuses së Këlmendit e që merrte frymë me të shpejtë nga lodhja e lojës dhe nga emocioni, i qeshi tërë fytyra. “Tani! … Faleminderit shumë spektatorëve që duartrokitën dramën tonë…”!

Artistja e Madhe Roza (Xhuxha) Anagnosti zbret shkallët e teatrit, ngadalë-ngadalë. Si një ikonë. Kthen kokën pas…, si për t’i thënë, përsëri, diçka teatrit… Teatri “Migjeni” shfaqet me madhështinë e tij. Trëndafila të rinj kanë çelur dhe janë shumuar para syve të saj. Aroma e luleve shkodrane si një porosi gjysheje e shoqëron dhe e përcjellë ëmbëlsisht në çdo hap që hedh. Trëndafilat lëvizin ngadalë petalet si krahë fluturash dhe e ngjatjetojnë si një urim i bukur Roza (Xhuxhën) Anagnosti. Kështu ndodh në jetë, prej së vërteti… Si ky çast i papërsëritshëm. Magjia e Rozës i bën “të flasë” edhe trëndafilat, sepse “Dorëshkrimet zotërojnë një forcë magjike…”.

Panorama Online
 
IMG_0980.jpeg

Gof, qeni gjerman ne filmin ''Tomka dhe shokët e tij'' 1977 (ne ate kohe quheshin ''qen kufiri''). Sipas komenteve tuaja: -Oficeri quhej Kastriot Bufi dhe eshte stomatolog, ndersa personi tjeter ishte instruktori i qenit Orhan (Uran ?) Caushi. Qeni ishte i Deges se Brendeshme te Beratit dhe e kishte emrin Luan. Foto © Fototeka AQSHF
 
Back
Top