• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ismail Kadare

Ti ke qene adoleshent mit bir na del kshu me citime bombastike
Pak me i madh se une ka qene. Nuk kam qene aq i vogel sa mendon ti. Mos me bo me fol se nuk ishte ky qellimi i temes. Nje trap ka qene,por nuk po them se nuk me vjen keq per ate qe i ndodhi.
 
Pak me i madh se une ka qene. Nuk kam qene aq i vogel sa mendon ti. Mos me bo me fol se nuk ishte ky qellimi i temes. Nje trap ka qene,por nuk po them se nuk me vjen keq per ate qe i ndodhi.
Ai ka qene datlindja e 65_ses ti i 70_tes
 
Miremembrema njerez.

Nje gje nuk kuptoj . E kemi diskutuar kete problem dhe here te tjera. Nuk mund te ndahet Kadareja ne Kadarene shkrimtar dhe ne Kadarene njeri apo prind ? Para ca ditesh ne nje emision televiziv ku merrte pjese dhe Fatos Lubonja (qe eshte kritik me te gjithe bile dhe me Skenderbeun ) nje nga pjesemarresit tha. Duhej patjeter qe Kadareja t'i kthehej rregjimit egersisht ballas apo ta sulmonte ballas? Duhej qe patjeter ai te sakrifikohej si disident qe ne sot ta quanim te madh ? Duhej ai te sakrifikohej dhe te shkonte ne burg medoemos qe ta quanim hero ? Me mire preferoj nje Kadare si ai qe kemi se sa nje Kadare ne burg, qe praktikisht do te thote: s'do kishim Kadare hic. Ne qoftese ca nga ju ketu nuk mund te ndajne dot Kadarene shkrimtar nga ai njeri apo prind po ju them se me nje kermim te thjeshte mund te gjeni ne internet gjera qe nuk i keni ditur fare.Lexoni me poshte ne kete link.


HUNTER S. THOMPSON WAS A FIRST-CLASS JERK

GEORGE ORWELL SOLD OUT A WHOLE LOT OF WRITERS

GERTRUDE STEIN HAD A WEIRD THING FOR FASCISTS

ERNEST HEMINGWAY WAS A KGB SPY

CHARLES DICKENS WAS THE WORLD'S WORST HUSBAND

J.D. SALINGER WAS A REAL CREEP

JACK LONDON WAS A HORRIBLE RACIST

ROALD DAHL WAS AN ANTI-SEMITIC JERK

WILLIAM GOLDING TRIED TO RAPE A 15-YEAR-OLD GIRL

NORMAN MAILER NEARLY MURDERED HIS WIFE


Pse keta autore te me siperm nuk i gjykojme per reputacionin e tyre por Kadarene po ? Apo meqe ata nuk i njohim ?

A mundet dikush nga ju ketu te me thote se cfare kuptimi kane vargjet e meposhtme te Kadarese?

KOHA E POPUJVE

Kur superkafshet dridhnin boten,
Njeriu gjunje nuk u ul
Ka pasur vite te mamutheve
Po kohe te tyre s’pati kurre.

Me brire te tmerrshem e klithma kobi
Mbi toke ata vune ligjin bishe
Megjithate ish kohe e njerezve
Dhe ky planet i njerezve ish.

Nga superpesha u vinte vdekja,
Ngecnin perbindshat ne batak.
Keshtu do ngecin supershtetet
Ne llum te globit pak nga pak.

Dhe kur net e ardhmen do zbulojne
Eshtrat e tyre neper bote,
Ashtu si eshtrat mamuthore,
Qe zoologet gjejne sot.

Kur te zbulojne konstruktet, dhembet,
Ate burokratizem-hata,
C’heronj, do thone, kane qene
Popujt qe rrojten tok me ta.

Ata q’u ngriten perballe tyre
Qe u qendruan trimerisht,
Ish kohe e tyre ajo, do thone,
Dhe ky planet i tyre ish.

Dhe se fundmi. Me sillni autore shqiptar qe mund te krahasohen me Kadarene ne proze , sepse ne poezi mund te kete disa te tille , por qe prape jane larg tij.
@Dimri ne nje diskutim te ngjashem kohe me pare me permendi Fatos Kongolin. Fatosin e kam lexuar me dy vepra.me duket se t'a kam thene @Dimri dhe atehere. Nuk ka vize krahasimi midis Kadarese dhe Kongolit.

Sa per faktin qe dikush me ka thene ne teme te ngjashme se ai Renato djali qe u ngaterrua me Gresen eshte nje bir nene , dua t'ju them se dhe Gresa eshte nje bije nene. Perpara se te jepni opinione per djalin vijeni veten ne rolin e prindit si te ishit prind i Renatos po ashtu i Greses. Dua t'ju kujtoj se cfare i ndodhi Mehmet Shehut kur djali i tij u fejua me SIlva Turdiun. E mendoni sikur vajza e Kadarese te fejohej me Renaton ? C'mund te ndodhte ?

Do ju keshilloja te diskutonit me qetesi per te mos harritur t'a katandisim forumin sic u katandis dje. Do j'u lutesha te diskutonim si njerez te rritur dhe me kulture, per te mos harritur te replikojme me njeri-tjetrin ne menyre jo te denje. Uroj te me kuptoni.
 
Qe thua ti Ropi ka qene 12 vjec.
Shkruan ketu qe ka qene 18 kur hyri ne ambasade.nejse muhabeti shqiptaresh
Ca po thu se nuk meresh vesh? Teme per Nobelin dhe na nxjerr muhabetin e Reantos. Te flas per Renaton nxjerr muhabet moshe. Te flas per moshe nxjerr muhabet shqiptsresh
Pyet @murik ai thote qe ishte budalla Renato
Renato ishte ai qe ishte. Janulla ka qene bashkepuntore e sigurumit e deklarume. Por kjo nuk eshte tema. 70 perqint e ndoshta me shume e shitesve kamariereve banakiereve kane qene bashkepuntor te sigurimit. Jo rastesisht Ramiz Alia me shoket ia dhane objektet ketyre per privatizim per nje cope buke,per ti shpwrblyer e qe te mbanin gojen mbyllur. Ti ke 30 vjet qe nuk mer dot pronen e babes apo gjyshit,keta moren dyqane e magazina se i sherbyen atij sistemi. Tani ti i beson Janulles se gjoja paska qene e persekutume? Please,mos merni droge beni palestwr
 
@lonely_lion

Se pari, mire se erdhe. Se dyti, Mano e lavdroi dikur Fatos Kongolin... une nuk ia njoh vepren ketij (dicka te vogel i lexova vetem).

Meqe ke vite qe lexon na thuaj nese Kadare shprehte brezat ne vitet 1980 e perpara (sic po thote Bjordi), se une kam idene qe monizmi kadarean ne prozen shqipe eshte dukuri e viteve 1990 (vite kur degjeneroi njehere e pergjithmone tregu i librit shqip).
 
Ndjesë për ndërhyrjen, por si moderatore e këtij nënforumi ma dikton detyra dhe përgjegjësia ime që t'iu bëj një thirrje të gjithëve lidhur me komunikimin.
Ju lutem mos e ktheni temën në çështje me replika personale. Të paktën mos e bëni një gjë të tillë në nënforumin e letërsisë. Letërsia është art dhe meriton respekt. Shprehni lirisht pikëpamjet tuaja në kontekstin e temës por mos e kaloni në personale dhe ofeza. Nuk keni pse. E vlerësoj maturinë dhe mendimin kritik e logjik qe juve jepni në këtë forum, ndaj mos e baltosni me komente negative.

P.s. Ismail Kadare do e bëjë gjumin e qetë çfarëdo të themi e bëjmë ne.
 
Ndjesë për ndërhyrjen, por si moderatore e këtij nënforumi ma dikton detyra dhe përgjegjësia ime që t'iu bëj një thirrje të gjithëve lidhur me komunikimin.
Ju lutem mos e ktheni temën në çështje me replika personale. Të paktën mos e bëni një gjë të tillë në nënforumin e letërsisë. Letërsia është art dhe meriton respekt. Shprehni lirisht pikëpamjet tuaja në kontekstin e temës por mos e kaloni në personale dhe ofeza. Nuk keni pse. E vlerësoj maturinë dhe mendimin kritik e logjik qe juve jepni në këtë forum, ndaj mos e baltosni me komente negative.

P.s. Ismail Kadare do e bëjë gjumin e qetë çfarëdo të themi e bëjmë ne.
@Lorè, ndjese per nderhyrjen! :wub: Nuk eshte nderhyrje kirurgjikale ndaj detyres tuaj si mod (kudos to you). Eshte thjesht nderhyrje kozmetike.
Vleresojme shume prezencen e shume te shkolluarve, si puna e juaj ne kete forum-al. Por mos harro, se jo ne të gjithe antaret e kemi ate fat.

Kur te dhemb dhëmbi, psh, nuk ka as vend e as kuvend, qe ta pershkruash ate ne menyre artistike, letrare e metaforike dhimbjet e saj. Vetem "ouch" ose "oh nena ime* po t'ja besh, konfirmon me se miri gjendjen tende shendetesore.

Kur vjen puna tek KaNdareja, nuk eshte conflict of interest te zesh emrin e tij ne goje dhe njekohesisht te shtosh epitete nga me te ndryshme per ate krijese frymore.
Mjafton ne prolog dhe epilog te thuaç: "Krriç me prespektive per t'u bere gomar"; ose Donkey, baby donkey; ose La krriç; ose Gajdhuri" - You're done! No more need to say more.

Quote: KaNdareja eshte njolla e kombit shqiptar!

Ku kryefjala eshte Krriçi, ndersa kallëzuesi eshte KaNdareja.

-gjynaf- -gjynaf- -gjynaf-
 
Last edited:
Ndjesë për ndërhyrjen, por si moderatore e këtij nënforumi ma dikton detyra dhe përgjegjësia ime që t'iu bëj një thirrje të gjithëve lidhur me komunikimin.
Ju lutem mos e ktheni temën në çështje me replika personale. Të paktën mos e bëni një gjë të tillë në nënforumin e letërsisë. Letërsia është art dhe meriton respekt. Shprehni lirisht pikëpamjet tuaja në kontekstin e temës por mos e kaloni në personale dhe ofeza. Nuk keni pse. E vlerësoj maturinë dhe mendimin kritik e logjik qe juve jepni në këtë forum, ndaj mos e baltosni me komente negative.

P.s. Ismail Kadare do e bëjë gjumin e qetë çfarëdo të themi e bëjmë ne.
Pergjegjesia ta dikton te moderosh debatin, jo te besh apele kur tema ka marre fund dhe nuk ka mbetur me gje por vetem te degjojme gomeret dhe gomaricat qe pellasin.
 
Kadareja eshte Frankenstein i Shqiperise.

Ore i do njeri ato 5 librat e mia te Maksim Gorkit?

p.s. jo njolla
 
@lonely_lion

Se pari, mire se erdhe. Se dyti, Mano e lavdroi dikur Fatos Kongolin... une nuk ia njoh vepren ketij (dicka te vogel i lexova vetem).

Meqe ke vite qe lexon na thuaj nese Kadare shprehte brezat ne vitet 1980 e perpara (sic po thote Bjordi), se une kam idene qe monizmi kadarean ne prozen shqipe eshte dukuri e viteve 1990 (vite kur degjeneroi njehere e pergjithmone tregu i librit shqip).

@Dimri te kerkoj te falur per qe te kam ngaterruar ne lidhje me Fatos Kongolin. Kete temen e Kadarese e kemi bere disa here. Sa per ate qe ka thene Bjordi shprehte brezat perpara 1990, me duhet te lexoj dhe nje here postimet e mesiperme. Ne emisionin qe j'u permenda ne nje postim me siper merrte pjese dhe Natasha Lako. Nga Natasha Lako une nuk kam lexuar shume ose fare pak ( ka ca vargje epike te saj , 10 leke per te ardhur tek ty etj. kujtoni filmin Ne cdo stine). Natasha mbajti nje qendrim shume te ekuilibruar dhe u shpreh: Kur dilte nje liber i ri Kadarese , ishte nje event ne te pakten Tiranen e kohes, sepse ne brezi i atyre viteve prisnim nje te shruar ndryshe,nje te shkruar qe nuk e gjenim askund, nje dritare qe n'a hapte nje frymezimin per te pare dhe menduar ndryshe. Ajo permendi disa fakte,qe ata qe e kane jetuar ate kohe apo qe kane njohuri per ate kohe do te kuptonin kohen ne te cilen jane rritur brezat e kohes, mundesite dhe rreiku qe i kanosej cdo njeriu. Ne emision foli dhe Fatos Lubonja, qe duhet te kete pasur te tjera marredhenije me Kadarene si njeri dhe figure para se te futej ne burg. Por Fatosi nuk mund te simbolizoje te gjithe brezin ao gjeneraten e bijve te ish pushtetareve komuniste qe rane nga pushteti dhe e pesuan deri me vdjekje nga lufta e brendeshme per pushtet dhe e klaneve brenda Partise se Punes. Vec Fatosit per Kadarene ka shkruar dhe i biri i Mehmet Shehut apo dhe Vera Bekteshi.
Ca kohe me pare kam sjelle ketu kujtimet e Vera Bekteshit.

Kjo me poshte eshte shkeputur nga arikulli i Veres
+++++++++++++++
Aristoteli thotë se me 7 vite punë fizike, pushoni së qeni intelektual. Vera ke diçka që do ta ndash me auditorin? sesi kur je në situatë të vështirë ravijëzohet shpresa dhe çdo shenjë ti e shikon në favorin e shpresës. P.sh si e përjetove ti poezinë e Ismailit “Fluturimi i patave në formë V-je” ?

Shiko sa interesante është kjo. Ishim në një takim me rininë. Një vajzë që kishte studiuar në Gjermani dhe i dukej vetja speciale se studionte jashtë për Fajance. “Se unë studioj shkencë”, tha. E pyeta çfarë dhe më tha financë dhe filloi të fliste shumë keq për Ismailin. Unë nga vendi i them nëse e kishte lexuar Ismail Kadarenë. Ajo tha jo. Po si mund të flasësh për një autor pa i lexuar librin?! Atëherë më dëgjo – i thashë- se kur isha në internim, ishim të varfër e s’kishim lekë për libra, por kam shitur gjëra të miat me vlerë për të blerë ato libra. Midis këtyre librave ishte një poezi që thoshte se patat fluturojnë në formë V-je. Unë i kam pasur miq Kadarenë dhe Elenën dhe m’u duk sikur ajo poezi ishte bërë për mua. Thuhej në atë poezi se diçka e latë tek ne, diçka e gjetët në re, faleminderit pata për aq sa bëtë për ne. Këto vargje të Ismailit më kanë mbajtur gjallë. Nuk ka më gjë lënduese sesa kur mendon se të kanë harruar. Dhe i thashë asaj vajzës se ky është Ismail Kadare dhe lexoje atë e mos fol sipas interesit të disave që nuk e duan atë. Të gjithë shkrimtarët kanë kontestime, kanë njerëz që nuk i pëlqejnë. Nuk ka asnjë artist në botë që të pëlqehet nga të gjithë. Më kujtohet Agim Baçi që tha se nëse Kadare nuk është disident, atëherë e gjithë vepra e tij është një disidencë. Ne lexonim midis të gjitha rreshtave dhe kuptonim gjërat që donim t’i kuptonim dhe i kuptonim. Kur jam kthyer e kam pyetur Ismailin dhe ai është përgjigjur, siç përgjigjet ai si me ekuivokë…
++++++++++++++++++++

Poema Fluturimi i patave të egra në forme V-je (une e kam lexuar kohe me pare ) me poshte

E krijuan gërmën
e vetme që dinë:
V-në superbe,
dhe u nisën për fluturim.

Diçka lënë pas,
diçka marrin mbi re.
Faleminderit, pata,
për aq sa bëtë për ne.

Me një gërmë të vetme
në qiellin e madh
sa një raft librash,
na zgjuat mall.


Nuk dua te zgjatem me tej por lezoni ketu kujtimet e Bashkim Shehut


apo cfare eshte shkruar diku tjeter:

+++++++++++++++++++++++
A dyshonte regjimi për të? Kadare rikthen në kujtesë një bisedë të vitit 1981: “Në shtator, i biri i Kryeministrit (Bashkim Shehu, i biri i Mehmet Shehut), tepër i tronditur, vjen në shtëpinë time për të më thënë lajmin e keq se, nga një grindje me babanë merr vesh se i ati i tij, Kryeministri i Shqipërisë komuniste, mendon se shkrimtari Ismail Kadare është një agjent i Perëndimit.

Disa orë më pas, ose të nesërmen, s’më kujtohet saktë, vjen përsëri, jo për ta zbutur disi lajmin, por përkundrazi, për ta nxirë më keq. Me fjalë të tjera, më saktëson se ajo që më kishte thënë herën e parë nuk ishte vetëm mendimi i babait të tij, por “edhe i atij tjetrit”. Domethënë i Enver Hoxhës, nga zyra e të cilit Kryeministri sapo kishte dalë.”

++++++++++++++++++++++++++
qe autori i ketij postimi i ben analize :
A ka komplotuar Ismail Kadare kundër regjimit të Hoxhës? Sipas materialeve të hetimit, ‘po’! Sipas Kadaresë, ‘jo’...

Ca kohe me pare ne nje teme te ngjashme kam sjelle faksimilen e nje letre sekret ku analizohej poema Pashallaret e Kuq ku Kadarese i vihej munxa si shkrimtar dhe quhej poet i lig korbash ( http://www.panorama.com.al/pashalla...i-sekret-i-enverit-kadare-poet-i-lig-korbash/). Ka dhe nje dokument tjeter ne lidhje me kete poeme ne nje plemium te kohes. Pra vete rregjimi (eksponente te tij, Hoxha dhe te tjere ) e kane lene me shlrim se cfare mendojne per Kadarene. Kesaj i thone tellalli se jep i zoti e shet.
Ketu keni nje dokument tjeter ku Helena Kadare dhe te tjere kane qene nen survejimin e sigurimit te shtetit
https://www.gazetaexpress.com/zbard...-ishin-nen-survejimin-e-sigurimit-te-shtetit/ . Dhe perderisa Helena ishte nen survejim, Kadareja nuk besoj se do qe i privilegjuar.

Une nuk dua te marr persiper te bej rolin e avokatit te Ismail Kadarese. Une e kam thene dhe me pare.Po sikur te mos e njihnit fare Kadarene njeri apo prind? Po sikur Kadareja te ishte te themi rumun apo bullgar a do ju interesonte jeta e tij para vepres? Sa nga ju ketu kur marrin dhe lexojne nje liber i kontrollojne me pare ne internet per jeten private te shkrimtarit ? Po te ishte keshtu do n'a shkonte jeta duke u marre me jeten private dhe jo me vepren. Dhe kjo ndodh jo vetem me shkrimtaret. Shume artiste, shportiste apo muzikante qe mund te jene idhull i botes mbare kane nje jete te trazuar mbushur me akte brutale apo dhe me keq akoma : perverse , snobe, raciste apo dhe agresive.

Mbaj mend nje here qe nje dikush ulej ne cdo mbledhje afer Kadares. Nje servil . Dhe dikush per t'a percmuar per servilitetin e tij i tha ne mbledhje: O filan. Talenti nuk eshte grip qe te te ngjitet dhe ti me shpresen se mos te te semure. Pra nuk po them as te kalojme ne servilizem o Kadare o nuk ka. Personalisht , nuk gjej ne veprat shqiptare (proze apo poezi) dke qe te loze me fjalen (te lumte @Mistrece Uune e kam leuar Munrone fale teje dhe ndaj te njejtin mendim me ty) . Dhe ato poemat : Shqiponjat flutrojne lart , Perse mendohen keto male, Ender industriale pavaresisht se kujt i kushtohen jane perla te fjales shqipe . Lexoni kujtimet e Frederik Reshpes (qe ka vuajtur ne burg) . Lexoni se c'thote ai per Kadarene . BIle nje poeme e tij qe une e kam permendur ne postime me pare me kujton Ender Industriale te Kadarese (eshte shume e lehte t'a kuptosh kete ... babai malesor, qe vjen te takoje bijen qe punon elektricist ne nje kantjer te nje fabrike te madhe diku ne fushat e veriut). Mund te zgjatem shume, por po ripermend pak rrjeshta nga Ender Industriale (dicka e perafert sepse nuk e mbaj mend taman)

Do vije dita kur toke e virgjer ne gji te saj do te pranoje
Te parin metalurg per te varrosur
Dhe furnaltat do ta qajne me lot llavash te zjarrta.


e kam shkruar me pare ketu : https://www.forum-al.com/threads/fatos-lubonja-sfidon-ismail-kadarenë.37910/

Lezoni me poshte

Llora

-I-
Llora
Prape mu kujtove, Llora.
Dashurine tone te shkuar
Prape ripertyp
Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
Naten
Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
Po ripertyp
Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
Borite dhe katroret mizeri te taksive,
Tabelat e kafeve plot drite,
Afishe, stacjone metroshe
Ku me ty brodha
Nofullat e zemres
Me dhembin
Llora.

-II-
Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
Llora,
Me ka marre malli,
Mall boje hiri.
Tani nata si nje mbulese vigane
qendisur me drita aneve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja ne perendim,
Na mbulon e shqetesuar.
Ne shtrihemi nen te,
Si ne ethe zbulohemi
Te ndare,
Te larget,
Te vetmuar.
Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.
Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty.

-III-
Ja
Vetetimat e bardha ne qiej
Adresen tende shkarravisin.
Sikur keto re
Te perhimta
Te ngarkuara
Te ti dergoja si letra, Larisa.
Letra ...
Nga tere letrat qe shkrova
Sdi pse te dergova ate me te marren
Pas se ciles si personazh Dostojevski
Te thashe njeqind here "me fal!"
Me pas ate faj per ta shlyer
Doja te te shkruaja por me kot.
Lapsi me ngrinte mbi leter
Dhe une ngrija si robot.
Ti u ngryse kur ta shpjegova,
Veshtrimi t'u err, t'u mpi,
Si syte e falltarit kur pikasin
Midis fallit kumtin e zi.
Dicka qe prishur ne bote
Ne zemrek te saj, ne aks.
Ikje e letrave si e zogjve
S'parandillte vec dimrin plak.

-IV-
Keshtu pra te ti nisja keto re
Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
Ti ne mesnate e hutuar atje
Do te coheshe nga gjumi
Tek xhami t'afroheshe:
C'ndodh keshtu?
C'eshte kjo gjeme,
Ky shi her i merzitur, her i rrepte,
Keto vetetima,
Keto rrufe?
Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja
Rete te deshifroje,
Llora.

-V-
Zor se ne jete do te takohemi.
Adresat humben,
S'ka me letra.
Ti mjegullat,
Une rete
Do ti dergojme njeri-tjetrit
Gjersa dhe vete
Te mjegullohemi.

-VI-
Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
Si nje terbim, si nje shkulm ere,
Shkronjat vallzonin si ne ethe:
Prerje. Prerje. Prerje.
Prerje mardheniesh diplomatike
Kurre s'do te shoh ty.
Ambasadat u mbyllen.
Pasaportat,
Vizat
Rame ne zi.
Mbi ijet e tua te bardha
Ra pluhur.
Mbi syte e tu.
Larisa diplomaticeskaja
C'ndodhi ne bote keshtu?

-VII-
Qendrova perpara globit.
Ballin e nxehte mbeshteta
Mbi rrudhat e meridjaneve
Do te desha te pija me globin,
T'endeshim te dy te dehur,
Ai mes kozmosit,
Une rrugicave te Tiranes.

-VIII-
Nga erdhi kjo dashuri
Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
Ishte me siguri si ndeshkimi
I atij qe me tempullin tallet.
Njohja ne stacjonin Konsomolskaja
Banale si rrallehere ish
Numri i telefonit
Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
Me te kuq buzesh
Barbarisht.
Restorant Leningradi
Shampanje
Snobizem i dyanshem.
Kotni.
Perlat, secili, pse valle
Perpiqet ti fshihte ne thellesi?
Nje te kollur si prej prostitute
Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
Ndersa une ngukembe se nga lirat,
Merrja vesh me pak se nga futbolli.
Vec te port e shtepise
Nen ca jargavane
Ajo psheretiu njerezisht
Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
E kthyer ne madone serisht.

-IX-
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Naten avjoni u ul n'aeroport.
C'pati mes nesh,
Llora,
Harrese, ftohje, abort?
Tek dera e avjonit era te priste.
Zemra ime me debore u mbush
Si nje vetmi e madhe zbrisja
Po n'aeroport.
Askush.
askush.
Hamej, merrini keto valixhe.
Te renda?
Jane mbushur me pritje.
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.

-X-
Ne kafe artistike bashke jemi prape.
Jashte debora ruse.
Brenda ti.
Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
Prape me sllaven ben dashuri.
Pusho, gen i vjeter i rraces,
Ne thellesi, ne humnere hesht,
Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
Kryqi im ajo le te jete.

-XI-
Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
I ngrysur, shpresepak, shteteror,
Kemi flakur te dy mburojat,
Si qelqi te thyeshem jemi prore.
Ku jane ditet e shkudesshme.
Te djelat mendjelehta, te martat,
Kur ti me shthurjen une me njorancen
Vertiteshim si me maska?
Tani qe te tjeret rresht vune maskat
Ne papritur i hoqem ato
Fishkelle, uleri ere e marre,
Oren e ndarjes kendo!

-XII-
Ndarja ...
Nje fjale goje
Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
Te ndertosh nje ndarje per te qene
Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide.
Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapsira te medha e po aq mund.
por jet e njeriut s'eshte galaktike
Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.
Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton
Per dashuri,
Per ndarje,
Harrese.
Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
Kengetor i thinjur shetites syqorruari ...
Era e nentorit
Librin e trete te vjeshtes
Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.
Te gjitha keto rikujtoj
Ripertyp.
Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.
Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
Keshtu pra, Llora.
++++++++++
Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.
Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty.

+++++++++++++++

S'e di si i ka shpetuar cnsuresh se kohes ky krahasimme Krishtin dhe habitem qe s'e kane plasur Kadarene me kohe brenda. ( Si ka mundesi qe nuk i ka vajtur kujt ne per mend t'i thoshte Kadarere: C'u bere ti Beatles, qe deklaruan se Beatles jane me te dashur se vete Jezu Krishti? dhe me kete deklarate morren mbi vete kritikat e milioan e miliona fansave ane e mbane botes .... Kritika e Betales per keqkuptjm te krahasimit etj.)

Ne versionin qe kemi pas lexuar dikur para 1990, "Llora"ka qene jo versioni qe shikon ketu (por i cunguar). Ne kohen e monizmit shume nga librat e Kadarese, sidomos librat e fillimit nuk i gjeje as ne biblioteka. Shume libra te tij, tim ate i kishte blere kur shkonte neper rrethe. Sic e kam thene dhe me pare ne disa rrethe te vogla ka pasur nje urrejtje te mbjellur per Kadarene si autor dekadent si nje Rrolling Stone i letersise Shqiptare ku Beatles ishte Dritero Agolli. Mesuesja ime e letersise ne shkolle e quante Kadrene, poet dekadent (se mbaj mend tamam fjalen), ku tek Dimri i i Vetmise se Madhe, vinte perballe dhe Enver Hoxhen dhe kurvaicat e rruges se Durresit.

++++++++++++++
Dhe t a n i do të p ë r p i q e m të shpjegoj se ç'shkaqe e lindën d h e po e p ë r h a p i n midis nesh k ë t ë ligj të ri s h p i r t ë r o r , — vazhdoi Stresi. Ai foli s h k u r t p ë r gjendjen e r e n d e në bote, p ë r të a r d h m e n e t u r b u l l t plot re të zeza, s h k a k t u a r n g a fërkimet midis p e r a n d o r i v e t ë m ë d h a e midis feve, p ë r komplotet, k u r t h e t e p a b e s i t ë që g ë lonin a n e m b a n ë , pë r pozitën e A r b r i t midis këtij o q e a ni plot r r e b e s h e e dallgë të m ë d h a . Cdo popull, përballë r r e z i k u t , m p r e h m j e te t m b r o j t ë s e d h e , kryesorja, krijon m j e t e t ë reja. D u h e t t ë jesh d r i t ë s h k u r t ë r q ë t ë m o s k u p t o s h s e A r b r i
n d o d h e t p ë r p a r a d r a m a v e të m ë d h a . H e r ë t a v o n ë a t o do të m b ë r r i j n ë n ë k u f i j t ë e t i j , n ë m o s k a n ë m b ë r r i t u r . A t ë h e r ë del pyetja: n ë këto k u s h t e t ë r e j a t ë k e q ë s i m i t t ë klimës s ë p ë r g j i t h s h m e n ë bote, në k ë t ë k o h ë p r o v a s h , k r i m e s h e pabesish të lemerishme, ç'fytyrë do të k e t ë njeriu i A r b r i t ? Do të njëjësohet ai me të k e q e n , apo do t'i v i h e t përballë asaj? Me një fjalë, do të s hf y t y r o h e t p ë r t'iu p ë r s h t a t u r m a s k a v e t ë kohës, n ë m ë n y r ë q ë t ë sigurojë mbijetesën e vet, apo do ta r u a j ë f y t y r ë n të p a n d r yshueshme, d u k e r r e z i k u a r t ë t ë r h e q ë m b i vete z e m ë r i m i n e k o h ë s ? P ë r A r b r i n po a f r o h e t çasti i proves, i zgjedhjes midis dy fytyrave. Dhe, në qoftë se populli i
A r b r i t ka filluar të p ë r p u n o j ë në thellësitë e tij s t r u k t u r a të tilla sublime, sic është besa, kjo tregon se A r bri është d u k e e b ë r ë zgjedhjen e vet. K ë t ë m e s a z h u n g r i t për t'i sjellë A r b r i t d h e gjithë botes, n g a fundi i
gropës k u q e s h t r i r ë , K o s t a n d i n i .

P o r ky m e s a z h n u k është i lehtë p ë r ta p r a n u a r ,vazhdoi ai. Ai do të k ë r k o j ë flijime të r ë n d a b r e z pas brezi. Më i r e n d e se k r y q i i K r i s h t i t do të jetë ai.
+++++++++++

Kjo eshte finalja e fjalimit te Kapiten Stresit . Nje finale qe percjell mesazhin e madh te mbijetesse se shqiptareve qe shqiptaret akoma nuk e kane kuptuar dhe sot e kesaj dite. Mezashi i mbijeteses se shqipatreve ndaj serbe e greke qe duan te na hane te gjalle. Mesazh qe akoma ngelet aktual dhe sot e kesaj dite dhe qe shqiptaret akoma nuk e kane kuptuar qe te mbijetojen dhe mbrojne mbrojtur veten dhe fatet e kombit nga vorbullat e brendeshem dhe ato te jashtme. Eshte pikerish ky moskuptim qe n'a ben te mos kemi mendime ekstremisht te kunderta me njeri tjetrin deri dhe ne kete forum, duke harritur deri ne perdorimin e nje gjuhen deri vulgare dhe mllef personal ndaj njeri tjetrit.

P.S.
Ne krenohemi me te madhe nene Tereza, por ka zera qe deklarojne se metodat e perdoruar prej saj per te sheruar njerezit ishin jo vetem anti mjeksore por dhe i benin njerezit te vuanin.Ka te tjere qe deklarojne per zhdukje apo keqperdorim nga ana e saj te miliona e miliona dollareve te dhena si ndihme. Dhe kete e kane deklaruar njerez qe e njihnin ate nga afer.
 
Last edited:
kete te patave sikur e ka shkruar Gianni Rodari

Qudi... shume stile shkrimi kundroj te Kadareja
Ore c'ne me krisht Kadareja? Ky eshte 100% myslyman... apo ka gruan nga Rumania?! stile -stile kjo dynja... si ato te kamasutres

p.s. edhe ky nuk e mori cmimin Nobel, por nuk krahasohet me kete tënin...
 
@Lorè, ndjese per nderhyrjen! :wub: Nuk eshte nderhyrje kirurgjikale ndaj detyres tuaj si mod (kudos to you). Eshte thjesht nderhyrje kozmetike.
Vleresojme shume prezencen e shume te shkolluarve, si puna e juaj ne kete forum-al. Por mos harro, se jo ne të gjithe antaret e kemi ate fat.

Kur te dhemb dhëmbi, psh, nuk ka as vend e as kuvend, qe ta pershkruash ate ne menyre artistike, letrare e metaforike dhimbjet e saj. Vetem "ouch" ose "oh nena ime* po t'ja besh, konfirmon me se miri gjendjen tende shendetesore.

Kur vjen puna tek KaNdareja, nuk eshte conflict of interest te zesh emrin e tij ne goje dhe njekohesisht te shtosh epitete nga me te ndryshme per ate krijese frymore.
Mjafton ne prolog dhe epilog te thuaç: "Krriç me prespektive per t'u bere gomar"; ose Donkey, baby donkey; ose La krriç; ose Gajdhuri" - You're done! No more need to say more.

Quote: KaNdareja eshte njolla e kombit shqiptar!

Ku kryefjala eshte Krriçi, ndersa kallëzuesi eshte KaNdareja.

-gjynaf- -gjynaf- -gjynaf-
Moj për Kadaren thoni çfare t'iu doje zemra e shpirti.
Po me njeri-tjetrin mos hidhni e mos pritni komente negative.(nuk po flas per ty në veçanti,por si një sugjerim në përgjithësi).
Sepse është bërë e modës që thuajse në çdo temë do dali dikush të thotë ti je kështu e unë jam ashtu.
Anëtarët dhe vizitorët që hyjnë e dalin nuk u intereson qasja personale e askujt, por veç informacionet ose mendimet tona të artikuluara rreth temës. Aq më pak kur kjo gjë bëhet nëpër tema që nuk ka lidhje fare. Ky është opinioni im dhe vendosa ta ndaj. ??
 
Pergjegjesia ta dikton te moderosh debatin, jo te besh apele kur tema ka marre fund dhe nuk ka mbetur me gje por vetem te degjojme gomeret dhe gomaricat qe pellasin.
Nuk bëra apel, por sugjerim!
Detyrën e bëj ashtu siç e shoh të arsyeshme pa cënuar lirinë e askujt.
Nëse keni ankesa mund ti adresoni në vendin e duhur.
Unë kam hyrë për të ndërvepruar virtualisht me njerëz, nuk shoh e nuk njoh gomerë e gomarica.
Peace✌
 
Erdhi dhe Mister carcafi Ledio

@drague. T'a kam thene dhe me pare. Nuk te detyron kush te lexosh me zor. Une te kam lexuar e shume postime dhe kurre nuk te jam kthyer as per menyren se si shkruan dhe as per ato qe shkruan. Respekto temen dhe mos e kthe ne personale. Kjo teme u mbush me fyrje e sharje. Nuk ja vlen me te fillojme e bejme replika kot me kot. Po nuk ke dicka te vlefeshme te shkruash ose me mire kete po e them per veten. Me dhente zoti fuqi te mbaj gojen mbyllur kur nuk dicka te vlefshem per te thene.

Nuk dua te te imponoj por nuk do te te bente keq te lexoje pavaresisht se mund te mos jesh dakort me ato qe shkruaj. Pa lexuar dicka te keqe nuk mun dte dish se kush eshte ajo e mira apo me e mira per ty. Per nje problem te caktur nuk eshte mire te imponohesh nga ajo cfare them une, apo tjerri e tjetri, Lexo dhe nxirr perfundimin tend. Formo opinionin tend. Duhet te veshesh keucet e tjetrit per te mesuar se cfare rruge ka bere ai. Dhe po qe se nuk e ben kete atehere me mire mos u prononco per menyren se si e pse tjetri zgjodhi te perballet me ate rruge dhe menyren se si u perball me te. Ne jete eshte mire te zgjidhen vetem ato beteja qe mund t'i fitosh sepse nuk i fiton dot te gjitha. Per te menjanuar disfaten qe mund te te haje koken duhet te dish te besh kompromis me jeten sepse me te shtrenjte se ajo nuk kemi tjeter. E rendesishme eshte qe ne menyren dhe mjetet qe zjedh per te bere kompromisin eshte qe mos besh zullume apo te marresh ne qafe te tjere. Por kur te tjeret duan te te vene shtekembesh e te te hypin siper per te te shkelur me kembe ty dhe familjen tende atehere duhet te dish te mbijetosh. Ne jete ka dhe trima , ka dhe heroj, ka dhe cmirezinj ka dhe indiferente ka dhe pushte, ka dhe servile por ka dhe parazite. Eshte e veshtire qe te jesh gjithnje vetem trimi apo heroi. Sepse te jesh vetem trimi dhe heroi e ke vendin ne bust ku te qendrojne sorrat siper , apo ndonje pllake me nje yll ne bulevardet e botes ku ca kalojne anash per te te mos te shkelur dhe te tjere jo vetem qe te shkelin por dhe te peshtyjne m'u ne yll.

Sinqerisht te uroj nje dite te mbare ty dhe te gjithe forumasve !
 
Back
Top