Pikesepari... per partine ka shkruar dhe Driteroi te famshmen Nene Shqiperi, po te dush une te rendis dhe plot e plot te tjere. Nukka ngel njeri pa i shkruar partise. Per kete jemi koshient. Si e shoh une... Sic thote dhe Mistrece ne ca postime me siper.
Une shoh vargun, shoh mjeshterine. Pothuaj rralle e sheh ne poetet shqiptare.
Në to burrat u thirrën në çdo rrebesh,
Kur gjoksin atdheut i rrihte tufani,
Kur logjika e drejtë e shpatës u ndesh
Me logjikën e shtrembër të jataganit.
Në themele
Këngësh tragjike e legjendash,
Janë shtrirë rrënjët e tua gjerë e gjatë.
Rrënjët e tua
të pleksura,
të futura,
Pas çdo gur llogoreje,
pas çdo dhembjeje e kështjelle.
Të rënët,
Që nga dheu, zgjatin duart,
Dhe i mbajnë këto rrënjë,
i tërheqin më thellë.
Që të të shkulin ty,
Duhet që të përmbysin
Tërë këtë tokë të lashtë e të rëndë;
Të përmbysin
Kështjellat,
malet,
këngët.
Të ngrenë nga balta e të rivrasin të rënët»
Shijoj perdorimin e fjales.Metaforat , krahasimet.
Kjo poeme eshte shkruar mbase 50 vjet me pare a me shume (ne 1975 ?) .Nuk ka vend te besh krahasime te dy koherave komplet te ndryshme.
Ja degjoje interpretimin ketu.
Mso duhet t'i varim dhe keta qe e kane interpretuar, po jane akoma gjalle ? Te te pyes ? Po sikur ndonjeri nga keta qe interpretojne ketu te bente pordha e te thoshte nuk dua te interpretoj poemen e nenes parti ? Do i ishin bere kockat fosfor me kohe.
Me kujtohet njehere qe ne nje shfaqe dikush reciton Shekspirin te shqiperuar nga Noli dhe kishte mebtur i mahnitur pavaresisht se nuk e njite fare shqipen. Dhe une sot pas 45 vjetesh do te thoja. Mos u kap me kontekstin sepse ajo kohe kete mall donte (ndryshe te varnin ne litar) por ndje muikalitetin e vargut. Po qe se do kembengulesh akoma jo partia jo ... atehere te sugjeroj te nderosh poezi . Psh.
Portret malesori te hershem
Mbi tirqet vije e zeze
Zbrez si e zeze vetetime
Ne brez armen e mbushur
Ne koke te zbrazetin qefin.
Keshtu eshte shfaqur ne vite
Rrafshnalteve gjer ne det
Ne brez vdekjen e tjetrit,
Ne balle vdekjen e vete.
Kur ndonje dite armiku
Shfaqej diku ne kufi
Kunder tij me te dyja vdekjet
Nisej ahere ai.
Nisja e shqiptareve ne lufte.
U nisen për lufte, bene tutje
Pa fjale te mëdha e pa këngë,
Me opingat me xhufka te kuqe
Si me zjarre te vegjel mbi këmbë.
Iken larg qe te gjenin armikun
Çdo armik, ne çdo breg qe ta gjesh
Kaq te thjeshtë luftën e kishin
Sa qe “tutje e quanin” "thjesht.
Ne çdo anë qe te ecnin, patjetër
Do tu dilte diku midis shqotes
Ajo ishte për ta pjesë e jetës
Ish përmasa e katert e botës.
Dhe kur binin ne prille a vjeshta
Neprer birinja te shtrire, nëpër lugje
Si me zjarre te vegjel te perjetshem
Era loste me xhufkat e kuqe.
I kushtohet V...
Germën e parë të emrit tënd
E shkrova në krye, në të djathtë të vjershës.
Kështu një grumbull rosash të egra,
Në formë V-je, ikin larg në qiellin e bardhë të vjeshtës.
Ti vazhdimisht largohesh, largohesh,
Del prej meje, prej rreshtave, prej pritjes.
Kur ktheva kokën prapë,
Bosh ishte qielli
Dhe hapësirë e bardhë bosh ishte
Në kohën kur të desha...
Në kohën kur të desha
Mendimet për ty më mbulonin natë e ditë,
Ashtu si Vezuvi që me hirin e tij
Mbulonte Pompeun me periferitë.
Por koha shkoi
Tani lava e ftohur
Plehëron të gjatat rreshta të të mbjellave,
Ndërsa mendimet për ty
Plehërojnë
Rreshta poezish të kthjellëta.
Nuset dhe dasmat.
Të veshura me mjegull
Me copera yjsh
Nuset e krahinave
Të Shqipërisë
Aq te bukura dasmat
N'atë dekor te zi
Sa qe dhender do ndjeheshe
Njefaresoj gjithesesi
Si ne polenin e yjeve
Qe sperkat gjithçka
Diçka nga yllesia e nuseve
Mbi supe na ra.
Ti trim qe rri ne shkalle
Pse rri i menduar
Neneja qe te ka djalë
Ste le pa martuar
Martese shqipetare
Dashuri e pergjitheshme
Ikte vjeshta e dasmave
Dimri i luftës vinte.
Sa shpejt nxihej ari
Mbi stolite e nuseve
Kur pas marsit te armeve
Vinte prilli i vejusheve.
Pastaj prapë vinte vjeshta
Krushqit, vallet, stolite
Dhe dhenduret mes tyre
Si meterodite.
Edhe kur kujtesa.
Edhe kur kujtesa ime e lodhur,
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Unë ty s'do të harroj.
Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë të pashkundshme.
Ndarja erdhi,
Po iki larg prej teje.
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë natë
Gishtat e dikujt do pleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë.
itë Vjeshte...
Autobuzet urbane nga periferite
drejt qendres mbi xhama bien brymen
vjeshta si luaneshe krifeverdhe
ruan ditet e fundit nga dimri.
Te vitrinat,tek xhamat e kafeve
kalimtare te shumte ka
ne reflekset e flokeve te tua
nje nuance e kuqeremte ra.
prane diteve te tua te bardhe
kalova sot rastesisht
ti u trembe...une ujk nuk jam
po as dele nuk jam natyrisht.
Po ti eja andej te shkojme
pa i perfillur fjalet e botes
ku nga avulli xhamat e kafeneve
ngjajne si pamje qe s'jane ne fokus
Ne autobuzet urbane eja
te kalojme periferive mebryme
te shohim se si vjeshta krifeverdhe
ruan ditet e fundit nga dimri.
frim Dimri
Në qiell ja u nis një tufë rosash t'egra.
I fundmi ar i vjeshtës u shua e më s'u ndez.
Dhe dimri po afron me grinë e tij funebre.
Me ngricë e me acar dhe një plenum në mes.
Ç'spastrime do të bëhen, për kë vallë ora ra ?
Por le të ndodhë ç'të dojë, le të shpërndahen n'erë.
Byrotë politike si puplat në një gjah,
Veç ti të jesh për mua ajo ç'ke qenë përherë.
Tek zjarri në oxhak të rrijmë pranë mermerit
Në studion dimërore kur qelqet shiu rreh,
Ku heshtin varg kolltuket në madhështi funebre
Ndaj zallahisë së kohës të shurdhër si dhe ne.
Pa ty...
Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
dhe se fundi ..... nuk do ndiheshe pothuaj si ai djali i vogel i Cinema Paradise kur lexon kete me poshte ?
Kinema e vjetër.
Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Ku prej kohësh më s'lozin filma të përsëritur,
Ku s'bëjnë më zhurmë njerëzit me karriget,
Ku në pushimet e seancave
S'shesin kikirikë.
Ekrani me njolla,
Megafonët prishur,
Stolat janë boshe si radhë të pashkruara;
Këtë poemë stolash të gjatë, të braktisur
Nga dera e vështroj
Plot mall e i menduar.
Kinema e fëminisë,
Kinema e rrëmujës,
Kam parë aq vende,
Kam parë aq salla,
Por n'asnjë prej tyre s'kam hyrë me aq bujë,
Sa tek ti,
E shtrenjta barakë,
E rralla!
Më mirë asgjëkund veten s'e kam ndier,
As në sallat luksoze me kadife që shndrit,
Megjithëse në to me leshverdha kam qenë,
Kurse tek ti vija
Me jevgun Rakip.
Lekë, lekë,
Të mbledhura me mundim paret,
Tingulli i gëzuar në biletari,
Afishet tek xhamia
Dhe tek Qafë e Pazarit
Të shkruara nga vetë portieri Qani.
Për të njëjtin film tek njëra afishe
Shkruhej titulli ndryshe,
Te tjetra.
Por kjo asnjeriu punë s'i prishte.
T'i falnin ty të gjitha,
E dashura,
E vjetra.
Në atë copë ekran,
Për herë të parë,
Një copë të botës së gjerë ne pamë.
Në gjashtë metra katrore.
Bota fund s'kish e anë,
Bota ngjante e shkëlqyer,
Ndonëse ekrani ish me arna.
Dhe ne ishim me arna,
Me arna ish Republika,
Koha, bërrylat, shtetet ishin me arna.
Por në sytë tanë
Kish të tillë dritë,
Që nuk e patën kurrë
Më të ndriturat ekrane.
Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola ku janë ulur varg
Ditët e fëminisë,
Cicëronjëse gjithmonë
Si një rresht zogjsh
Mbi një tel telefoni.
Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola të rëndë, të gjatë, të vithisur.
Në çdo moshë që të hyj,
Në çdo vend që të vete
Si hamall këto stole
Do t'i marr me vete.
Nuk di cte them me teper. Ti shikon me syte e tu dhe une me te mite. Ti mendon ashtu sic mendon dhe une ndryshe. Ti ndjen ndryshe dhe une ndryshe. Une jam mire ne vargun e Kadarese dhe ti apo dhe shume te tjere ndryshe.
Ketu shume kush dhe pse une pyeta nuk solli emra te tjere shkrimtaresh. Dhe kur nuk sjell, dmth se nuk ke lexuar gje.
Une do sillja emrin e Fatos Arapit (qe e nuk e kam lexuar shume). Do sillja Xhevair Spahiun, Do sillja Driteroin. Mund te sillja Frederik Reshpen(por se kam lexuar shume).Revistat Nentori te kohes apo dhe gazeta Drita, kane pasur atehere vertet krijime te bukura.
Sa per proze, nuk di cte them. Jakov Xoxe, Ali Abdihoxha , Petro Marko (meqe mund t'a keni merak) apo dhe te tjere, nuk kane sjelle vepra per t'u krahasuar me prozen e Kadarese sepse ne shumicen e rasteve o trajtojne teme tjeter ose jane shume lineare (pa ngritje ulje).
E kam permdendur dhe nje here ne forum. Dikur kam lexuar nje liver me tregime dhe novela qe vone e kam marr vesh qe ishte e Bilal Xhaferit. Novela , Pertej Kaltersive qe mbyllte librin me pelqeu. Ai liber me ka humbur se ja dhash dikujt hua. Por Nuk mund te gjej dot krahasim te librave me siper (apo autoreve me siper) me Kronike ne Gur, apo Kush e solli Doruntinen. Po te analzosh poezite e Kadarese fare lehte ve re se strofat e para te pergatisin per nje finale ne shtrofen e fundit. Pa a shume kjo eshte dhe ne prozen e Kadarese. Pavaresisht se pas viteve 90, Kadareja eshte bere perserites (dhe kjo ndoshta per shkak te mos konkurences apo mos pasjes se nje recense te forte) , proza e Kadarese te lodh gjate zhvillimit te saj. Kadareja eshte i rende ne te lexuar. Eshte stili i tij. Por mesazhet qe sjellin vepra te vecanta te tij, jane te tilla, qe rralle i kane sjelle autore te tjere. Gjithsesi ndoshta shume nga ju mbase do pelqenin te shkruante.
O Parti o ruspije
Cupe serbe apo Rusije?
Enveri nje pederast
Beri cberi na dhe pras
Por kur dhe prasi u firar
Tha tani: do hani bar.
etj.
Thone qe keto rrjeshta i kane gjetur ne nje bllok te nje shkrimtari qe perfundoi ne burg. Ne sot mund te themi. Ja ky poeti ka shkruar bukur. Pse nuk shkroi dhe Kadareja keshtu ? Per kete nuk di c'pergjigje te jap. Duhet pyetur ai.