Meqe qenka mbyll tema e vjeter
Dërgoi Juven në finalen e Kupës së Italisë për të rinj, bardhezinjtë i rinovojnë kontratën të ardhmes së sulmit të Shqipërisë
Shkruar nga Pamfleti
Dërgoi Juven në finalen e Kupës së Italisë për
Sulmuesi shqiptar Arman Durmishi ka siguruar vazhdimësinë e tij te Juventusi, pasi klubi italian ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës deri më 30 qershor 2028. Futbollisti i përfaqësueses U-19 të Shqipërisë po spikat me paraqitjet e tij në ekipet e moshave të bardhezinjve, ku është shndërruar në një nga lojtarët më produktivë në repartin ofensiv.
Vetëm një ditë më parë, Durmishi ishte protagonist në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë për të rinj, duke realizuar një gol vendimtar në minutat e fundit ndaj Parmës. Ky realizim i siguroi Juventusit U-20 kualifikimin në finalen e kompeticionit.
Sulmuesi 17-vjeçar (i datëlindjes 2008) iu bashkua klubit torinez në shtator të vitit 2024, pas një eksperience me FC Koper në Slloveni. Që prej ardhjes në Itali, ai ka fituar gradualisht një rol të rëndësishëm në skuadrën Primavera, të drejtuar nga trajneri Simone Padoin.
Sipas të dhënave të publikuara nga klubi, Durmishi ka zhvilluar 27 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 12 gola. Goli i fundit, ai në gjysmëfinalen e Kupës, konsiderohet ndër më të rëndësishmit në ecurinë e tij aktuale.
Në komunikatën zyrtare, Juventusi konfirmoi marrëveshjen e re dhe vlerësoi progresin e lojtarit:
“Arman Durmishi rinovon me Juventusin deri në vitin 2028. Vazhdon aventura e tij me bardhezinjtë. Një lojtar që do të vazhdojë rrugëtimin dhe rritjen me fanellën tonë.”