Pershendetje e dashur, ndjese per per vonesen ne pergjigje (pas 15 ditesh) por kam pasur edhe une hallet e mia dhe nuk kam qene prezent shume.
Atehere lerme te sqaroj disa koncepte/nocione ne lidhje me kte teme dhe postimet qe kryen ktu:
- Shqiptaret me banim ne RPSSH e asaj kohe, (pra dora e vjeter si puna ime,
@SystemA, Drague, etj) nuk e kishin haberin sesi ishte e konfiguruar Yugoslavia e asaj kohe. Neve nuk i kuptonim diferencat etnike-kulturore te popujve te ish YU te asaj kohe, sepse na dukeshin te gjithe njesoj,(Jugo) pra e thene ne zhargonin e asaj kohe, per neve ketej kufirit > ata konsideroheshin te gjithe "Jugosllave" . Pse kshu?
- Sepse jo vetem linja zyrtare e Yugosllavise se Marshall TITO-s perpiqej me cdo kusht qe te shuante nacionalizmat e semure brenda shoqerise multi-etnike dhe multi-religjiose jugosllave, por i meshonte shume teorise dhe fillit te kuq komunist qe e mbante lidhur si nje tufe kallinjsh gruri tere shoqerine e ex-YU qe asokohe quhej "Bratsva Jedinstvo" -(Bashkim Vellazerim).
Popujt e ex-YU, (narode i narodnosti Jugosllavie) ishin te lidhur midis tyre pikerisht nga Ideologjia Komuniste, dhe jo nga traditat, zakonet, historia, gjuha, religjioni, botkuptimi, etj etj.....
Me shkoqur: Nje kroat Katolik dhe ndoshta me rrenje
Ustaše nuk kishte asgje te perbashket me nje serb Orthodox dhe ndoshta me rrenje
Četnic, apo me nje Bosanac Muslims, apo dicka me larg akoma me nje Maqonas semi-Bullgar, dhe aq me teper me Shqiptar (albanac) te KS. por ajo qe i lidhte keta te gjithe sebashku, ishte ideologjia komuniste e kohes, ndjenja e solidaritetit qe kishin luftuar perkrah njeri- tjetrit kunder armiqve te perbashket, ne WW.II. etj.
Pertej kesaj intro historike, duhet nenvizuar doemos qe YU e TITOs ishte shume e hapur ndaj te gjithave korrenteve artistike te kohes, influencave kulturale evropiane, teorive marxiste apo liberal-komuniste etj qe qarkullonin asokohe ne mbare Evropen e ndare midis Eurokomunizmit dhe Imperializmit Anglo Amerikan apo URSSS!
Me pak fjale: TITO i ex-YU mendonte qe Yugoslavia mund te ishte pa asnje problem nje shtet i Lire dhe i hapur me boten Perendimore dhe nje shtet multikultural apo multiIreligjioz, por me kusht qe kjo qe kjo "Liberta" kurrsesi MOS te cenonte jo vetem pushtetin e tij por edhe vete "Bratsvo Jedinstvo" mbi te cilin ishte themeluar vete YU si shtet dhe si shoqeri.
Cfar do te thote ne realitet ky konstatim?
- Do te thote qe ne fushen e Artit dhe Krijimtarise, Kinematografise, Teatrit, Sportit, Turizmit, Musikes dhe Aktiviteteve Rinore, etj etj- nuk kishte asnje asnje tabu dhe limit, perkundrazi e paraqiste Yugoslavia si nje shtet modern dhe "suvremena" (bashkekohor) ne arenen nderkombtrare te kohes!
##############################
Cfar ndodh nga kendveshtrimi e RPSSH se asaj kohe?
Ndodh qe:
- Shqiptaret nuk kuptojne aspak diferencat etniko-kulturore midis narode i narodnosti Jugoslavie.....
Kjo eshte aq e vertet saqe vete Zdravko Colic ne koncertin etij ne TIRANE rrefen nje detaj shume domethenes :
-Kur drejtuesi i emisionit Pandi Laco e pyet nga se buron kjo dashamirsi dhe fame e Čoles (kshu- quhet me perkedheli ne ambjente musikore te YU-Prostoras Zdravko Čolić) , ai do te pegjigjej me sinqeritete dhe vertet sipas botkuptimit te ex-YU dhe teorise se "Bratsvo Jedinstvo" pra (Vellazerim dhe Bashkim- midis popujve te Yugoslavia te post-1945:
"Une kam qene shume shok i ngushte me kengetarin shqiptar (kosovar) Gazmend Pallaska dhe me te cilin kemi pasur shume bashkepunime musikore ne RTP (Radio Televisioni i Prishtines) , dhe ndoshta prej ketij bashkepunimi musikor te perbashket, kam edhe shume njohje dhe,popullaritet edhe ne Kosove. Une i dua shqiptaret dhe mahnimetem me progresin e Shqiperise"
- Shqiptaret e viteve 70-80-90 nuk kuptojne se ku mbaron realiteti dhe ku fillon propaganda e "Bratsvo Jedinstvo" qe me vone, pergjate viteve '90 do te kthehej ne "Bratsvo-Ubitsvo".
Ja nje bashkepunim i Čolić me Gazmend Pallaska: