• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Komente dhe diskutime për konkursin e letërsisë, qershor 2026.

Për formatin e votimit.


  • Numri i votuesve
    6
  • Poll closed .
Pershendetje.
Këto janë krijimet letrare për Qershorin.
Suksese pjesmarrësve dhe lexim të mbarë.



Burrë


Janë burrat që ecin në heshtje,
me plagë që askush si sheh,
mbajnë mbi supe peshën e botës,
por asnjëherë nuk thonë: “Më dhemb”.

Kur stuhitë godasin jetën,
dhe nata shpirtin ua rëndon,
ata bëhen shkëmb mes dallgëve,
aty ku shpresa mbijeton.

Janë duar që ndërtojnë të ardhmen,
janë zemra që digjen pa zë,
mbajnë brenda mijera dhimbje,
por nuk ankohen për asgjë.

Sprovat u bien si male,
mbi shpinë e mbi çdo mendim,
por ecin përpara krenarë,
me besë, nder e guxim.

Forca e tyre nuk është te fjalët,
as te lavdia që bën jehonë,
por te durimi që s’thyhet kurrë,
dhe te zemra që gjithçka duron.

Sepse burrat e fortë nuk maten
nga lotët që si lanë të bien,
por nga herët që ranë në heshtje
dhe përsëri gjetën forcën të ngrihen.

----------

Unë mbeta ktu


Unë mbeta ktu
thjesht , për të matur kohën e cila
s'më vrau kurrë.

Mbeta
për të parë dallëndyshen e parë
që në vjeshtë iku e fundit.

Unë nuk di në do vijë pranverën tjetër
por dhe po erdhi
unë ja kam ruajtur folenë e vjetër .

Unë mbeta ktu
thjesht për tu çuar trëndafila
të vdekurve.


---------


Miku im, Eric Clapton.

Ndonjëherë dikush krijon diçka, kaq të arrirë, sa bota gjen në të diçka, ose shumë, nga vetja. Ndonjëherë, edhe më shumë se aq, sa të bën të mendosh së ai njeh jetën tënde, këdo që jeton pranë teje dhe çfarë ata janë për ty.
Këngët, muzika dhe krijuesit e tyre e bëjnë këtë më mirë se kushdo.
Nëse muzika i flet jetës si një vallëzim me gjithçka je, kur nuk mundesh t'ia tregosh botës, këngët kanë diçka më intime. Fjalët e tyre ndonjëherë janë kaq personale, sa të tërheqin në një miqësi platonike me vetë artistin.

“E mrekullueshme sonte”

Në vargjet e kësaj kënge të Eric Clapton, unë gjeta përshkrimin e pjesës më të mirë të jetës time. Në fjalët e saj të thjeshta, vështrova kujtimet të kalojnë e të më thonë sa me fat jam.

“Është vonë në mbrëmje, ajo mendohet çfarë të veshë.
Vendos pak makijazh dhe kreh flokët e saj të bardhë.
Më pas pyet “A dukem mirë?”
Dhe unë përgjigjem, “Po, dukesh e mrekullueshme sonte”

Një njeri si unë e ka të vështirë të artikulojë kaq bukur një çast, në dukje normal. Por jeta ime i ka thurur këto vargje pas çdo pyetje që më është bërë. Sikur bukuria e saj të varej nga përgjigja që do të merrte nga unë. Një autore e pasigurtë, një gjeni që nuk di aftësitë e saj.
Po e dashura ime, je e mrekullueshme. Sonte dhe sa herë të kërkosh vërtetimin nga unë.

“Shkojmë në një festë dhe çdokush kthehet të shohë.
Kjo zonjë e bukur që ecën në krahun tim.
Dhe ajo më pyet “A ndihesh mirë?”
Dhe unë i them “Po, ndihem mrekullueshëm sonte”

Sa herë jam ndier i frikësuar dhe krenar. Një i dashuruar i pasigurtë para dashurisë tënde. Kudo kemi shkuar dhe festuar, i vetëdijshëm për bukurinë që kisha në krah dhe çfarë ajo donte të thoshte për botën. E ndërsa një njeri i thjeshtë si unë nuk mund të krahasohej me hijeshinë që rrezatoje, ti e kuptoje dhe më ngjiteshe më pranë. Më shtrëngoje dorën për të më thënë se bota jote isha unë.
Po e dashura ime, ndihem mrekullueshëm, sonte dhe sa herë të jem pranë teje.

“Ndihem mrekullueshëm sepse mund të shoh.
Dritën e dashurisë në sytë e tu.
Dhe mrekullia në të gjithë këtë, është se ti mund te mos kuptosh sa shumë të dua.”

Ndonjëherë edhe unë pyes veten nëse ti vërtetë kupton sa shumë të dua. Nëse ajo që ti sheh eshë vetëm një bashkëshort i përkushtuar për familjen dhe partneren e tij.
Por, e dashura ime, çfarë unë ndiej për ty është mbi gjithçka që kam aftësinë ta them me fjalë.

“Është koha të shkojmë në shtëpi dhe kam një dhembje koke.
Kështu i jap çelësat e makinës dhe ajo më ndihmon deri në krevat.
Më pas i them, ndërsa fik dritën,
I them “E dashur, ishte e mrekullueshme sonte”

Po e dashura ime, ti ishe në çdo hap kur unë kisha nevojë. Si një shtyllë e dashurisë tonë aty, e pazëvendësueshme, e palëkundur, e qeshur, e bukur.
E mrekullueshme.
Votova te paren,por edhe te tjerat DOMETHENESE.

PERGEZIME.
 
Me shqetësim konstatoj se vërtet ka 4 shkrime, por mungon një shkrim i vërtet revolucionar që të marrë në shqyrtim problemet aktuale të kohës dhe të tregojë, në mënyrë të thelluar e parimore, se si marksizëm‑leninizmi mund t’u japë zgjidhje atyre.
shoku vanitas, shkrim per revolucionin veshtire te gjesh sot, ama shkrim qe tregon realitetin, te verteten, dhe qe iu jep zgjidhje problemeve, e ke aty, ai shkrimi i fundit, ekologjiko-humoristik, ku tregon qe palloshi ka mbledhur rreth vetes nje tufe budallenjsh,
sa per shkrimet ketu, te gjitha ishin te bukura, por duhet ti lexosh me qetesi dhe horizontalisht, jo vertikalisht dhe kur ka ndeshje,
une nuk ta them dot se kush eshte shkrimi im, se nuk lejohet, por ti lexoi me qetesi,
 
Back
Top