• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Konçesionet ; P P P (Partneriteti Publik & Privat)

A janë marrëveshje korruptive dhe i shërbejnë oligarkisë & Parajsave fiskale?

  • Po

    Votes: 10 83.3%
  • Jo

    Votes: 1 8.3%
  • Ndoshta

    Votes: 1 8.3%

  • Numri i votuesve
    12
Je pak naive ti lena.
Jo, jo nuk është
Por është si Lolita që akoma beson tek SPAK dhe kryesparcari i Shqipërisë prej Bulqizë
Kam parë, nuk kam parë por shërbëtorë më të mirë se në Dibër nuk gjen diktatura në Veri të Shqipërisë
Përpara se drejtësia të Sorozohej ish ministri Koço Barkaj u dënua për vjedhje diku tek 4-5 vite për korrupsion, mbas saj Tahiri për kanabizim 2-3 vite, Gjushi 1_2 vite, Beqaj as që hetohet fare për korrupsion por hetohet për gllabëron e fondeve të BE për bujqësinë tek ministria e Krifcës dhe pastrimit të parave tek lokali tek kalaja e Tiranës (mbasi kam shkruar unë këtu në f-a ku ku prokurorë e hetues darkonin dhe drekonin tek lokali përballë e nuk shikonin abuzimet dhe pastrimin e parave para syve.
E mbasi e lexuan ndoshta KËTU e ju doli emri tek fondet u detyruan ta çojnë për hetim)
Etj etj etj
Pra nga gjithë ato shpenzime e reformime gjygjësore arritëm ti bëjmë një tum më të madh DREJTËSISË në Shqipëri.
Kushdo mund ta lexoj pa xyxllykët e interesit personal
 
Une kjo? Lool
 
  • Haha
Reactions: par
Une kjo? Lool
Jo, jo
Ke besim tek ca individë që i rekruton "mbreti" lakuriq për të pastruar vetëveten prej mëkateve.
Unë ndryshe nga ty nuk i përtyp fare këta që I shërbejnë "zoçkës" së deformimit shoqërorë
Të bëhesh PALË i një ndërmarrje abuzive, shpopullimi dhe degradimi je po aq gabim sa eprori që të rekrutoj.
Nuk mund dhe nuk duhet ti pastrosh SURRATIN një të deformuari prej silikonit të vjedhjeve, mashtrimit, krimit e abuzimit me detyrën.
 
Ne vendin ku jetoj qe 25 vite, punoj ne sektorin e ndertimit (tenderim) ne nje prej firmave me te medha europiane dhe krahas te tjerave jam marre dhe me projektet e bashkepunimit publik-privat.
Praktika qe ndiqet ne Shqiperi eshte shprehja me e mire e shtetit te korruptuar dhe te vene krejtesisht ne sherbim te klienteles se pushtetit.
Kam ndjekur hetimet e komisionit parlamentar per çeshtjen e inceneratoreve dhe jam ndjere i trishtuar me menyren e pacipe te mbrojtjes qe rrekeshin ti benin ketij procesi antiligjor nga dyshja Rama-Veliaj!
Ne nje shtet ligjor, ne te cilin funksionojne institucionet, kjo nuk do te kishte guxuar qe te ndodhte!
 
Cileso nje shtet ligjor.
FLM
 
Porosia e Erdogan për Ramën: Spitali Amerikan, kështjella e fundit e gylenistëve

Kështu “trekëndëshi Gylenist” i përbërë nga Arsimi, Besimi dhe Biznesi, duket se po shkatërrohet. I vetmi problem mbetet Spitali Amerikan, që vazhdon të jetë në pozita të forta. Pavarësisht investimeve të Qeverisë Turke në rrjetin e spitaleve “Memorial”, spitalet turke vazhdojnë të jenë më të kërkuarat dhe kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së Erdogan, që i ka kërkuar Ramës të ndërhyjë me të gjitha mjetet për ta shkatërruar hallkën e fundit të lëvizjes Hizmet.

TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ishte për herë të parë i kënaqur me qeverinë shqiptare në 10 tetor, kur erdhi për të inuaguar Xhaminë e Namazgjasë. Çështja e shkollave, e njohur kryesisht si “Kolegjet Turke”, është në fazqën e mbylljes. Një pjesë e tyre i janë shitur Foncacionit Maarif, një pjesë janë mbyllur nga qeveria, duke mos u dhënë licencë. Ka mbetur vetëm një numër i vogël institucionesh arsimore turke jashtë kontrollit të “Sulltanit”.

Me marrëveshjen e menaxhimit të Xhamisë së Namazgjasë, Erdogan kishte gjithë arsyet të ndihej i lehtësuar. Pasi mori Xhaminë në administrim autonom nga Komuniteti Musliman Shqiptar, krijoi dhe një Fondacion, që përvecse do të menaxhojë Xhaminë, do të krijojë edhe strukturat paralele të organizimit, për të shmangur KMSH, deri në marjen në kontroll të të gjithë komunitetit.
Kështu “trekëndëshi Gylenist” i përbërë nga Arsimi, Besimi dhe Biznesi, duket se po shkatërrohet. I vetmi problem mbetet Spitali Amerikan, që vazhdon të jetë në pozita të forta. Pavarësisht investimeve të Qeverisë Turke në rrjetin e spitaleve “Memorial”, spitalet turke vazhdojnë të jenë më të kërkuarat dhe kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së Erdogan, që i ka kërkuar Ramës të ndërhyjë me të gjitha mjetet për ta shkatërruar hallkën e fundit të lëvizjes Hizmet.
Situata për Kryeministrin Rama ndërlikohet. Spitali Amerikan zotërohet nga Klodjan Allajbeu por edhe një fond amerikan i investimeve. Për këtë arsye zbatimi i porosisë së “Sulltanit” nuk është aq i lehtë sa në dy rastet e tjera. Sipas burimeve të Dosja.al një Grup i fuqishëm turk ka ardhur në Tiranë për ta blerë kompaninë e Allajbeut dhe fondit amerikan, por oferta e tyre nuk është pranuar. Kjo mund të jetë lëvizja e fundit e vëllezërve autokratë Erdogan-Rama, për ta zgjidhur çështjen me mjete paqësore. Ashtu si me shkollat apo me mesuesit Gylenistë, pas dështimit me karrotën, qeveria mund të nxjerrë shkopin. Për tu zbatuar deri në fund fermani i “Sulltanit”, qeveria mund të përdorë mjetet e tjera, si tatimet, licencat e Ministrisë së Shëndetësisë etj. Mbetet për tu parë se si do të zhvillohet beteja e fundit për të kënaqur Erdoganin dhe për të marrë prej tij ndonjë dhuratë tjetër në prag të zgjedhjeve, ashtu si në 2021.
Pas ndarjes nga jeta të Fethulla Gylenit, lufta ndaj lëvizjes “Hizmet” që ai themeloi, është thelluar. Spitali Amerikan, nuk është thjesht një biznes i supozuar si i atashuar me lëvizjen, por një zgjidhje për cilësinë e shërbimit mjekësor në Shqipëri. Goditja ndaj tij mund të sjellë eleminimin e shumë shërbimeve që ofrohen veçantërisht aty./Dosja.al
P.s
Spitali amerikan dhe Klodian Allajbeu duhen hetuar jo vetëm për evazion fiskal por edhe për vrasje me dashje të pacientëve dhe ndonjë implikim të trafikimit të organeve, sepse ka patur pacientë të operuar aty që më vonë mbas ekzaminimeve iu ka munguar një organ jetësor.
 
Prapaskenat/ Drama me Ilir Beqajn në dy video të kundërta

Sfilata me pranga përpara kamerave tenton të shuajë zemërimin e atyre që shohin se paratë e koncesioneve vazhdojnë të derdhen po njësoj

Parakalimi i ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj- tashmë i burgosur-, në mjediset e komisionit hetimor në shëndetësi është shoqëruar me imazhe tejet kundërthënëse, që aq sa të ngjallnin empatinë në ndonjë rast, po aq të zgjonin urrejtje në tjetrin. Për dy ditë me radhë, të martën dhe të mërkurën e kësaj jave, Beqaj u fiksua nga të gjitha mediat duke hyrë në selinë e kuvendit dhe duke dalë prej saj me pranga në duar. Me një gjest të sikletshëm, aq sa mundej për të ruajtur dinjitetin e njeriut të detyruar ti nënshtrohet një parakalimi të turpshëm para kamerave, ish ministri u mundua ti fshihte kyçet e tij të shtrënguara pas xhupit të tij të hedhur mbi to.

Pamjet qenë vërtet të rënda. A duhet cënuar deri këtu imazhi i dikujt, që ndonëse akuzohet për korrupsion, konsiderohet ende i pafajshëm? Po edhe sikur një ditë gjykata ta shpallë të tillë, a prezumon dënimi edhe depersonalizim? A është qëllimi tek denigrimi i personit, apo tek ndëshkimi i fajeve të tij të mundshme?
Të gjitha këto pyetje lindnin vetvetiu kur çdo mendje e shëndoshë e kuptonde se Beqaj nuk kidshte ndërmend t’u arratisej goxillave të policisë, mu aty, në mes të Tiranës. Pra kuptohej qartë se sfilata e tij me pranga nuk bëhej për arsye sigurie, por me qëllim turpërimin.
Lojtës Videosh

00:00

00:17

Dikush i komentoi këto pamje të shëmtuara si një kompensim për arrestimin e turpshëm që iu bë disa kohë më parë ish presidentit Meta. Dikush si një lloj spektakli prevers për të kënaqur turmat të cilave drejtësia nuk u jep dot as urdhëruesit e koncesioneve famëkeqe në shëndetësi, as i ndërpret dot paratë që shkojnë te klientët e Edi Ramës. Në vend të tyre mesazhi është: kënaquni me linçimin e një individi.
Kjo logjikë linçuese, që në fakt i shërben regjimit të Ramës, për kontrollin e zemërimit popullor, u pa edhe në sjelljen e opozitës. Fjalori që u përdor ndaj Beqes, e sidomos pengimi që iu bë atij për tu dëgjuar në komisionin hetimor, ishte një gafë e pafalshme nga PD-ja. Natyrisht duke dashur të bëjë një dëshmi “sui greneris”, me video dhe me Power Point. ish ministri kërkonte të tejkalonte atë që i lejonte ligji. Ai rekej ta shndëronte një komision hetimor në një platformë propagandistike. Por në dilemën mes moskryerjes së dëshmisë dhe leshimit për këtë tekë, opozita nuk duhet të kishte asnjë dilemë. PD e humbi këtë shanc. Nëse kishte fakte dhe pyetje asgjesuese për korrupsionin e ish ministrit, ajo duhet të toleronte të parën, për të arritur të dytën. Aq më tepër, që duke ditur se sa pati luftuar për ta arritur ngritjen e këtij komisioni, ajo nuk duhet të binte në provokimin e anullimit të dëshmisë. Duke zgjedhur këtë rrugë ajo bëri një atutogol. E vuri Beqen në rolin e viktimës dhe i yshti ish kolegët e tij rilindas të dilnin në sallë me parrulla: “Mos kini frikë nga fjala e lirë”.
Por, në pikën kur empathia ndaj Beqes po mbërrinte në kulm, ai bëri një gafë që vetëm arroganca e një ish ministri të Ramës mund të përligjë.
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes ai shkaktoi një incident kur në pritje për të dëshmuar para komisiont, hyri në sallë dhe tentoi të intimidojë deputetët e opozitës. Në videon e transmetuar live nga kuvendi, Beqja shihej duke hapur derën e sallës, ku deputetët po debatonin mbi procedurën e dhënies së dëshmisë së tij, dhe i’u drejtua deputetëve të PD-së me fjalët “mbylle gojën” dhe gjeste me duar. “Vinte dhe na kërcënonte neve me “mbylle gojën”, “qepe ti”, “ta tregoj unë ty” dhe ne duhet të vazhdojmë këtu normalitetin mbasi nuk kemi siguri në Parlament” tregoi deputetja Ina Zhupa.
Lojtës Videosh

00:00

00:54

Këto pamje të Beqes arrogant, që gardianët e vet e lejonin të hynte i lirë në sallë, kur aty mund të futesh vetëm pasi komisioni ka bërë thirrjen për dëshmi, qenë skandaloze. Në një kuvend ku, deputetët e opozitës kontrollohen deri tek të mbathurat, sa herë që duan të futen, një i burgosur mund të lëvizë lirisht dhe të hyjë edhe aty ku si lelohet. Këto dy standarte që shihen në dy videot e mësipërme dëshmojnë për rrumpallën e një shteti autokratik.
Por ato spjegojnë gjithëashtu edhe fallcitetin e imazheve të hyrjes së Beqes me pranga. Pasi i njëjti njeri që u denigrua në sy të publikut duke u shoqëraur në mënyrë brutale, në mjediset e kuvendit, aty ku nuk e gjurmonte vështrimi i popullit, trajtohej me tolerancë dhe lejohej të futej dhe atje ku nuk duhej.
Pikërisht kjo i bën edhe më të rënda pamjet me duar të lidhura. Ajo i nxjerr zbuluar si një film i paramenduar nga një regjizor që ka ndër mend spektaklin. Dhe cili është qëllimi: Ta kënaqë oreksin e turmave me denigrimin e Beqajt, ndërkohë që paratë që vazhdojnë derdhen për koncesionet nuk i ndërpret askush.
Lapsi.al
P.s
E ngritën dhe e ndritën me komisionin për hetimin e koncesioneve në Shëndetësi!!!!
Pozita e bën nitum mullarë, opozita e ledhaton me ngadalë e gjygjësori e shpërlanë vendimesh n'trotuarë.
E shqiptarët akoma besojnë se nuk po luhet me abuzimet dhe tretjen e pasurive të tyre për Ishujt Marshall!!!!!
 
Back
Top