- Anëtar
- Aug 20, 2011
- Postime
- 22,868
- Pikët
- 113
Alfabeti i reve
Ne nje shperndarje ritmike rete zoterojne hapesiren. Shohin nga lart pyje, qytete e oqeane. Here biseda qe bejne me njera-tjetren i lidh ne nje valle te qete, e here mblidhen e fryhen si nje maraz qe rendon kraharorin. Ato flasin. Tregojne. Ndoshta edhe lexojne nga atje lart. Na lexojne. Shohin si vrapojme me ngut pa kuptuar se nuk mund te bejme me shume sesa eshte misioni yne. As me pak. Lexojne emocionet qe mbeshtjellin nje qytet…nje shtet. E krahasojne ate me cka pane me pare ne udhetimin nga erdhen. Midis tyre flasin ne gjuhen e reve. Era ua ka mesuar. Ushqehen me buleza te fresketa te sapo larguara nga oqeani blu. Marrin me vehte nje vello te gjate avulli. Si nje nuse ne diten e saj. Sheshohen me pas e prehen te marrin nje sy gjume. Flene edhe ato. Packa se era i shtyn dhe ua trazon vallen e endrrave. Zgjimi i shtyn e i terheq ne nje shkume dallgesh. Trazuar si nje histori migrimi. Plot ambicje,arritje e brenga njekohesisht.
Historia e popujve nuk ju le efekt. Ndergjegja e tyre nderkohe i prek. Lutjet e deshirat qe dergohen drejt qiellit , i marrin e i filtrojne. Perpara se t’i dergojne ne qiell siper tyre. Per ne drejtimin e marre qe nga toka. I tjerrin deshirat, i krehin endrrat, i shperndajne shqetesimet e mbledhura ne merak. Lehtesojne mekataret e rrefyer . Krijojne fytyren e nje foshnjeje dhe e sjellin endrres se nje gruaje shtatzene. Gelltisin nje perendim dielli dhe e shperndajne mes tyre si te ishte ushqimi me i preferuar. Skuqen. Flakerojne . Rrjedhin bregut si nje gllenjke vere qe zbut gryken e nje gruaje ne kenaqesi. Mendafsh ngjyre gjaku. Shperndahen me pas ne asgje. Asnje grimce. Si mendja e nje moshuari qe ka humbur kujtesen. Uji nen perendim i nje oqeani te ftohte nuk dergon me buleza. Fle edhe ai. Per t’u zgjuar diku mbi nje shkemb te thepisur . Ta rrahe e te nxjerre inatin qe mban ne thellesi. Rete krijohen serish. Alfabeti i tyre i mbledh dhe ndan detyrat. Ne funksion te jetes. Te kesaj jete, tani. Moment. Ato peshperisin. Filtrojne. Kendojne. Perplasen. Ndihmojne. Humbasin per t’u rikrijuar me larg. Prej mendjes sime marrin direktivat. Me duhet t’i bej nje me ujin . Oqeani im nuk eshte i kripur. Ka arome shafrani e shije embelsire. Ato zhyten pa droje. Por me perpara formojne nje lendine me lule bore. Ne harmoni. Shkojne…Te perqafohen me masen qe i krijon. Te flene aty, si femije te perhershem. Ne rehati. Komfort. Si askund tjeter!