Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Krijime te Leaf

Alfabeti i reve

Ne nje shperndarje ritmike rete zoterojne hapesiren. Shohin nga lart pyje, qytete e oqeane. Here biseda qe bejne me njera-tjetren i lidh ne nje valle te qete, e here mblidhen e fryhen si nje maraz qe rendon kraharorin. Ato flasin. Tregojne. Ndoshta edhe lexojne nga atje lart. Na lexojne. Shohin si vrapojme me ngut pa kuptuar se nuk mund te bejme me shume sesa eshte misioni yne. As me pak. Lexojne emocionet qe mbeshtjellin nje qytet…nje shtet. E krahasojne ate me cka pane me pare ne udhetimin nga erdhen. Midis tyre flasin ne gjuhen e reve. Era ua ka mesuar. Ushqehen me buleza te fresketa te sapo larguara nga oqeani blu. Marrin me vehte nje vello te gjate avulli. Si nje nuse ne diten e saj. Sheshohen me pas e prehen te marrin nje sy gjume. Flene edhe ato. Packa se era i shtyn dhe ua trazon vallen e endrrave. Zgjimi i shtyn e i terheq ne nje shkume dallgesh. Trazuar si nje histori migrimi. Plot ambicje,arritje e brenga njekohesisht.

Historia e popujve nuk ju le efekt. Ndergjegja e tyre nderkohe i prek. Lutjet e deshirat qe dergohen drejt qiellit , i marrin e i filtrojne. Perpara se t’i dergojne ne qiell siper tyre. Per ne drejtimin e marre qe nga toka. I tjerrin deshirat, i krehin endrrat, i shperndajne shqetesimet e mbledhura ne merak. Lehtesojne mekataret e rrefyer . Krijojne fytyren e nje foshnjeje dhe e sjellin endrres se nje gruaje shtatzene. Gelltisin nje perendim dielli dhe e shperndajne mes tyre si te ishte ushqimi me i preferuar. Skuqen. Flakerojne . Rrjedhin bregut si nje gllenjke vere qe zbut gryken e nje gruaje ne kenaqesi. Mendafsh ngjyre gjaku. Shperndahen me pas ne asgje. Asnje grimce. Si mendja e nje moshuari qe ka humbur kujtesen. Uji nen perendim i nje oqeani te ftohte nuk dergon me buleza. Fle edhe ai. Per t’u zgjuar diku mbi nje shkemb te thepisur . Ta rrahe e te nxjerre inatin qe mban ne thellesi. Rete krijohen serish. Alfabeti i tyre i mbledh dhe ndan detyrat. Ne funksion te jetes. Te kesaj jete, tani. Moment. Ato peshperisin. Filtrojne. Kendojne. Perplasen. Ndihmojne. Humbasin per t’u rikrijuar me larg. Prej mendjes sime marrin direktivat. Me duhet t’i bej nje me ujin . Oqeani im nuk eshte i kripur. Ka arome shafrani e shije embelsire. Ato zhyten pa droje. Por me perpara formojne nje lendine me lule bore. Ne harmoni. Shkojne…Te perqafohen me masen qe i krijon. Te flene aty, si femije te perhershem. Ne rehati. Komfort. Si askund tjeter!

IMG_8722.jpeg
 
View attachment 292918
Ju lumte shoqja Leaf , 9 !!! 💢💢💢
 
Anjez

Me sy te cilter si qielli i veres.

Me ze qe ngren peshe ne gezim.

Me perkujdesjen e pashembullt per familjen, qendron perbri emri yt.

Sfida e beteja te sosura.

Ulur perbri tavlles me shume hi.

Ndize edhe nje! O tiransja ime sy kalter!

O vajza me e embel ne shoqni!

Zeri yt me qendron ne vesh. Gjashte muaj qe lodhesh mes mjekesh e qetesuesave. “O Zot sa te vije qershori “, uroje e me thoshe, te shkoj pran Erit e Afredos ne shtepi.

Zotit i more tre dite.
Nga qershori e jeta ne shtepi.
Dhe doren Erit i kerkove.
Per te kaluar ne tjeter mbreteri.

Mes engjejsh je, e lehte dhe pa dhimbje. Shoqja ime e mire, e shtrenjte ti.
Po zemren shkrumb ma bere o Anjeza! Me le pas nje mesazhi ne shurdhti.

Oh zeri yt me eshte kaq i afert. “Si je moj zemer” sic thoshe vetem ti! O Anushe, xhane moj e mire, largimi yt me jepka kaq merzi. Se loti s’rresht e fjala meket. E zemra heq e ngasheron pet ty. O engjell qe heret shume shkove.. Oh shpirte , malli do t’me grije per ty!

Ne flutura me ardhsh, me krah te verdhe
Ne qiellin blu si ata te tute sy
Te puth o moter me mall e me shume lote
Te puth dersa te vij ne at’mbreteri

E te takohemi si ne kohe te vjetra
Ne ato vite kur qeshnim une e ti
Kur Franca ish nen kembet tona
E keqja zbutej, tretej me miqesi.

Malli me ka mbytur Anjeze
Per Keto dhjete dite largesi
Si me shkove zemer ne krah engjejsh
E s’me the nje lamtumore ti!!!

Te me jepje force per boshllekun
Te me thoshe te te gjej ne re
ne boten tjeter te vervitem
T’i kem kry hesapet permbi dhé

Qofsh e Zotit me perkedhelur
Prane me engjej e plot drite-bekimi
Emri yt ne zemer me eshte gdhendur
Shoqja ime e shtrenjte me sy gezimi!

Qershor 2026
IMG_4186.jpeg
 
View attachment 356315
Shume dedikim i bukur dhe i dhimbshem leafushe, may she rest in peace -hug-
 
As nuk e di si munda me pa germat . Lotet s’me pushojne . Edhe tani. U shokova. I cova mesazh dje me e pyt si po shkon rikuperimi ne shtepi . Kishim fiks dy jav pa u shkrujt. Kur mesazhi pergjigjes ishte i te shoqit. Na ka lene qe me 3 qershor tha. Ende sme besohet. 🥲. Kishte qe ne shkurt qe mezi priste 1 qetshorin te dilte nga spitali. 3 dite e coi . 🥲 sa here flisnim ne tel, dhe ishte down , i thosha ja erdhi qershori. Ku ta dija se qershoir ish me kete plage
 
:( ska dhimbje me te madhe kur njerzim qe duan largohen nga kjo bote :(
 
As nuk e di si munda me pa germat . Lotet s’me pushojne . Edhe tani. U shokova. I cova mesazh dje me e pyt si po shkon rikuperimi ne shtepi . Kishim fiks dy jav pa u shkrujt. Kur mesazhi pergjigjes ishte i te shoqit. Na ka lene qe me 3 qershor tha. Ende sme besohet. 🥲. Kishte qe ne shkurt qe mezi priste 1 qetshorin te dilte nga spitali. 3 dite e coi . 🥲 sa here flisnim ne tel, dhe ishte down , i thosha ja erdhi qershori. Ku ta dija se qershoir ish me kete plage
Qofte i Xhenetit Shpirti saj i Dlire ! 🌻
 
Ngushellime, dhimbja mbetet. Ne mesohemi te jetojm me dhimbje. Kjo na ben te fort.
 
Fytyra jote e zbeht
nga fotografia na shikon e lodhur
Sa u nxitove te ikesh...
Syte e tu te trishtuar sy dy re ne qiell
udhetojne... perendojne...

Eleni...
Atje ku ke vajtur, dua te jesh e lumtur
ne kete toke fati jot ishte i shkruar
ne nje leter te bardhe me laps te verdhe vijzuar
si lot limoni vizatuar...
Eleni...

Me vijn ne mendje pasditet
qe rrije e heshtur
me shikoje e buzeqeshur...
Po te dergoj kete kengen time
te te bej shoqeri dhe mos te harrosh te me buzqeshesh...

Eleni...
Atje ku ke vajtur, dua te jesh e lumtur
ne kete toke fati jot ishte i shkruar
ne nje leter te bardhe me laps te verdhe vijzuar
si lot limoni vizatuar...
Eleni...
 
Last edited:
Anjez

Me sy te cilter si qielli i veres.

Me ze qe ngren peshe ne gezim.

Me perkujdesjen e pashembullt per familjen, qendron perbri emri yt.

Sfida e beteja te sosura.

Ulur perbri tavlles me shume hi.

Ndize edhe nje! O tiransja ime sy kalter!

O vajza me e embel ne shoqni!

Zeri yt me qendron ne vesh. Gjashte muaj qe lodhesh mes mjekesh e qetesuesave. “O Zot sa te vije qershori “, uroje e me thoshe, te shkoj pran Erit e Afredos ne shtepi.

Zotit i more tre dite.
Nga qershori e jeta ne shtepi.
Dhe doren Erit i kerkove.
Per te kaluar ne tjeter mbreteri.

Mes engjejsh je, e lehte dhe pa dhimbje. Shoqja ime e mire, e shtrenjte ti.
Po zemren shkrumb ma bere o Anjeza! Me le pas nje mesazhi ne shurdhti.

Oh zeri yt me eshte kaq i afert. “Si je moj zemer” sic thoshe vetem ti! O Anushe, xhane moj e mire, largimi yt me jepka kaq merzi. Se loti s’rresht e fjala meket. E zemra heq e ngasheron pet ty. O engjell qe heret shume shkove.. Oh shpirte , malli do t’me grije per ty!

Ne flutura me ardhsh, me krah te verdhe
Ne qiellin blu si ata te tute sy
Te puth o moter me mall e me shume lote
Te puth dersa te vij ne at’mbreteri

E te takohemi si ne kohe te vjetra
Ne ato vite kur qeshnim une e ti
Kur Franca ish nen kembet tona
E keqja zbutej, tretej me miqesi.

Malli me ka mbytur Anjeze
Per Keto dhjete dite largesi
Si me shkove zemer ne krah engjejsh
E s’me the nje lamtumore ti!!!

Te me jepje force per boshllekun
Te me thoshe te te gjej ne re
ne boten tjeter te vervitem
T’i kem kry hesapet permbi dhé

Qofsh e Zotit me perkedhelur
Prane me engjej e plot drite-bekimi
Emri yt ne zemer me eshte gdhendur
Shoqja ime e shtrenjte me sy gezimi!

Qershor 2026
View attachment 356315
Shume e dashur, @Leaf
Te lutem prano ngushellimet me te perzemerta per miken tende te cmuar, ANJEZA!
Qofte banore e parajses!
dedikim zemre e shpirti i paske thurur!
 
Back
Top