• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Krijimet e reja të konkursit letrar për muajin qershor.

Votoni për krijimin letrar të preferuar.

  • Burrë

  • Unë mbeta ktu

  • Miku im, Eric Clapton

  • Kodi E-4092 Nëndor 2016


Results are only viewable after voting.

Kureshtari

V.I.P
Anëtar
Feb 23, 2023
Postime
903
Pikët
93
Pershendetje.
Këto janë krijimet letrare për Qershorin.
Suksese pjesmarrësve dhe lexim të mbarë.



Burrë


Janë burrat që ecin në heshtje,
me plagë që askush si sheh,
mbajnë mbi supe peshën e botës,
por asnjëherë nuk thonë: “Më dhemb”.

Kur stuhitë godasin jetën,
dhe nata shpirtin ua rëndon,
ata bëhen shkëmb mes dallgëve,
aty ku shpresa mbijeton.

Janë duar që ndërtojnë të ardhmen,
janë zemra që digjen pa zë,
mbajnë brenda mijera dhimbje,
por nuk ankohen për asgjë.

Sprovat u bien si male,
mbi shpinë e mbi çdo mendim,
por ecin përpara krenarë,
me besë, nder e guxim.

Forca e tyre nuk është te fjalët,
as te lavdia që bën jehonë,
por te durimi që s’thyhet kurrë,
dhe te zemra që gjithçka duron.

Sepse burrat e fortë nuk maten
nga lotët që si lanë të bien,
por nga herët që ranë në heshtje
dhe përsëri gjetën forcën të ngrihen.

----------

Unë mbeta ktu


Unë mbeta ktu
thjesht , për të matur kohën e cila
s'më vrau kurrë.

Mbeta
për të parë dallëndyshen e parë
që në vjeshtë iku e fundit.

Unë nuk di në do vijë pranverën tjetër
por dhe po erdhi
unë ja kam ruajtur folenë e vjetër .

Unë mbeta ktu
thjesht për tu çuar trëndafila
të vdekurve.


---------


Miku im, Eric Clapton.

Ndonjëherë dikush krijon diçka, kaq të arrirë, sa bota gjen në të diçka, ose shumë, nga vetja. Ndonjëherë, edhe më shumë se aq, sa të bën të mendosh së ai njeh jetën tënde, këdo që jeton pranë teje dhe çfarë ata janë për ty.
Këngët, muzika dhe krijuesit e tyre e bëjnë këtë më mirë se kushdo.
Nëse muzika i flet jetës si një vallëzim me gjithçka je, kur nuk mundesh t'ia tregosh botës, këngët kanë diçka më intime. Fjalët e tyre ndonjëherë janë kaq personale, sa të tërheqin në një miqësi platonike me vetë artistin.

“E mrekullueshme sonte”

Në vargjet e kësaj kënge të Eric Clapton, unë gjeta përshkrimin e pjesës më të mirë të jetës time. Në fjalët e saj të thjeshta, vështrova kujtimet të kalojnë e të më thonë sa me fat jam.

“Është vonë në mbrëmje, ajo mendohet çfarë të veshë.
Vendos pak makijazh dhe kreh flokët e saj të bardhë.
Më pas pyet “A dukem mirë?”
Dhe unë përgjigjem, “Po, dukesh e mrekullueshme sonte”

Një njeri si unë e ka të vështirë të artikulojë kaq bukur një çast, në dukje normal. Por jeta ime i ka thurur këto vargje pas çdo pyetje që më është bërë. Sikur bukuria e saj të varej nga përgjigja që do të merrte nga unë. Një autore e pasigurtë, një gjeni që nuk di aftësitë e saj.
Po e dashura ime, je e mrekullueshme. Sonte dhe sa herë të kërkosh vërtetimin nga unë.

“Shkojmë në një festë dhe çdokush kthehet të shohë.
Kjo zonjë e bukur që ecën në krahun tim.
Dhe ajo më pyet “A ndihesh mirë?”
Dhe unë i them “Po, ndihem mrekullueshëm sonte”

Sa herë jam ndier i frikësuar dhe krenar. Një i dashuruar i pasigurtë para dashurisë tënde. Kudo kemi shkuar dhe festuar, i vetëdijshëm për bukurinë që kisha në krah dhe çfarë ajo donte të thoshte për botën. E ndërsa një njeri i thjeshtë si unë nuk mund të krahasohej me hijeshinë që rrezatoje, ti e kuptoje dhe më ngjiteshe më pranë. Më shtrëngoje dorën për të më thënë se bota jote isha unë.
Po e dashura ime, ndihem mrekullueshëm, sonte dhe sa herë të jem pranë teje.

“Ndihem mrekullueshëm sepse mund të shoh.
Dritën e dashurisë në sytë e tu.
Dhe mrekullia në të gjithë këtë, është se ti mund te mos kuptosh sa shumë të dua.”

Ndonjëherë edhe unë pyes veten nëse ti vërtetë kupton sa shumë të dua. Nëse ajo që ti sheh eshë vetëm një bashkëshort i përkushtuar për familjen dhe partneren e tij.
Por, e dashura ime, çfarë unë ndiej për ty është mbi gjithçka që kam aftësinë ta them me fjalë.

“Është koha të shkojmë në shtëpi dhe kam një dhembje koke.
Kështu i jap çelësat e makinës dhe ajo më ndihmon deri në krevat.
Më pas i them, ndërsa fik dritën,
I them “E dashur, ishte e mrekullueshme sonte”

Po e dashura ime, ti ishe në çdo hap kur unë kisha nevojë. Si një shtyllë e dashurisë tonë aty, e pazëvendësueshme, e palëkundur, e qeshur, e bukur.
E mrekullueshme.
 
Kodi E-4092 Nëndor 2016

Kisha hapur radion e po ndigjoja një specialist të një ministrie.
- Jane 450 mijë automjete në tërë Shqipërinë,- fliste ai,- nga të cilat 350 mije jane vetura personale, e pjesa tjetër, kamiona, autobuza, fugona, etj, 140 pika shumice shpërndarje të karburantit,- i tërë shqetësimi i specialistit ishte që Shqipëria i plotësonte të tëra nevojat e brendshme për karburant, po të punonin me kapacitet të plotë rafineritë Shqiptare. Shqipëria kishte 4 rafineri të teknollogjisë mesatare, as e vjetër shumë por as edhe moderne, ku rafineria e Ballshit kishte kapacitet përpunues rreth 1 milion ton karburant në vit, ndërsa rafineria e Fierit punonte me gjysëm kapaciteti për momentin me 500 mij ton në vit, ndërkohë që mundesitë ishin për më shumë. Rafineria e Cerrikut dhe një tjetër ishin lënë në mëshirë të fatit. Firma ARMO, që kish në zotërim dy rafineritë, të Ballshit e të Fierit, ishte zhdukur si flluskë sapuni. Ishte një histori ku ishin përzier të tër inkopetentët, tër të paaftët. Shtoi kësaj edhe inatin që kishin ata të Rilindjes ndaj bizneseve afër PD, dhe kuptohej rezultati, rrënimi i biznesit dhe ekonomisë Shqiptare, nga dy forcat kryesore politike, një herë nga PD e një herë nga PS, veç grushti i këtyre të Rilindjes ishte më i rëndë, thuajse Rivdekje. Dikur kishin qenë edhe firma të tjera shqiptare të sukseshme, mirpo ishin mbyllur ose sulmuar me pretekste nga më të ndryshme. Politikanët aty kishin fuqi të jashtëzakonshme për të bërë keq mbrapa skene. Në skenë, ne media, ata dukeshin engjëj, shpëtimtarë të kombit, paqedashës, ndërkoh që mbrapa skene shfaqej fytyra e vërtetë e tyre e lig.
Gjithmonë i kisha simpatizuar antarët e PS, në gjirin e tyre kishte patur gjithmonë intelektualë, njerëz të kulturuar e që e donin Shqipërinë më shumë se xhepi i tyre, mirëpo këto kohët e fundit ku varfëria bënte kërdinë, ku mirqënia nuk ishte rritur akoma (për të mos thënë se mirqenia ishte më keq se në kohen e Buall Mavrisë), pikërisht keto gjëra ma kishin rritur dyshimin se PS nuk e drejtonin intelektualët, por një grup gangsterësh me kollare, një grup banditësh siç i quante dhe Lubonja.
Në fakt media jepte shumë për punën e qeverisë, ishin realizuar shumë gjëra, sidomos nga bashkia e Tiranës, mirpo mirqenia ishte po ajo, për të mos thënë më keq. Kishte nga ana tjetër, akuza ndaj qeverisë dhe ministrave të saj si abuzues dhe hajdute. Këto nuk para doja ti besoja për sa kohë akuzat ishin nga kampi opozitar, PD. Ajo që unë shihja dhe doja të shihja ishte realiteti, si jetonin shqiptarët e mij pas kaq viteve. Fatkeqësisht, mizerje. Vetëm një pjesë e vogël jetonin mirë, një pjesë shtyhej, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte fare të ardhura, mezi shtyheshin, mezi jetonin. Sipas medias thuhej se kjo pjesa që mezi shtyheshin, që ishin pa të ardhura, luhatej tek 13% e popullatës. Une do të thoja se ishin dyfishi, rreth 25% e popullatës. Rreth 50-60% mbahej me noi biznes të vogël dhe me rroga (buxhetoret), ndërkoh nja 10-15% jetonin mirë si në perëndim. Keta ishin biznesi i madh, politikanët, gjyqtarët, etjerë të përfolur për korrupsion. Falë emigracionit, një pjesë mbaheshin jo keq, ndonëse nga viti ne vit, remitancat nga jashtë binin, gjë që ndikonin edhe në rënien e fuqisë blerse.
Një intervistë interesante, ishte dhe ajo e Fidel Yllit. Kisha ndigjuar për këtë biznesmen, por më dukej më shumë si një njeri fiktiv, një personazh i krijuar nga media, por jo, ishte vërtet një personazh real, ndonse me emër e mbiemër të çuditshëm. Po tregonte për fëmijët e tij që i kish mësuar me dashurinë për Shqipërinë, që iu fliste shqip, ndonse ata jetonin ne Amerikë, e kjo gjë po më pëlqente.
- Në atë kohë të kthesës së madhe, unë isha gardist,- ndigjohej zëri i tij,- e familja ime kishte miqësi me familjen e Gramos Pashkos, në ato ditë dhjetori kur po formohej PD, unë dhe disa shokë të mij, shkonim natën tek shtëpia e Gramozit për ti ruajtur,- vazhdonte intervistën Fideli, ku tregonte se mbas zgjedhjeve të 1992, A. Meksi e kishte marrë në grupin e shoqërimit, e dhe si kishte mësuar prej tij.
Kishim ndigjuar për pardesytë e bardha, ruajtjen ndaj tyre, mirpo këtu dilte si iniciativa personale, dhe jo shtetërore. Ose mund të ishin të dyja, një interesim i shtetit e strukturave të saja të fshehta për një kalim të kontrolluar në etapën tjetër e ndërkohë interesi i shumë individëve për të përfituar nga ky kalim, nuhatja e tyre për pasurim, instinkti natyral i individit për diçka private, të tijën.
Një kanal tjetër jepte intervistën e një avokati, ku e cilësonte Vetingun si ndërhyrje flagrante e të huajve në çështjen e drejtësisë shqiptare. Në fakt kështu tingëllonte, mirpo edhe drejtësia shqiptare ishte bërë shumë e pisët, për të mos thënë e kriminalizuar. E kjo vinte edhe si pasoj e kapjes së saj nga politika, apo më saktë nga politikanët e korruptuar dhe abuzues.
Ajo që më pëlqeu në Shqipëri, ishin policet femra, ishte diçka që tregonte civilizim. Ishte si të thuash, i vetmi sektor ku dikur kishte thuajse vetëm burra, sektor ku femra ose mbahej larg ose vetë ato nuk e preferonin. Ky ndryshim, i jepte hijeshi policisë shqiptare.
Një ditë vajta nga kryeministria. Para 1-2 vjetësh iu kisha dërguar një pyetje në faqen e tyre, por s'kisha marrë përgjigje.
- Hej çuno, ku po shkon,- pashë një gardist me uniform që doli nga një kolibe, në krah të Rognerit.
- Në kryeministri, - ktheva gjysëm trupin.
- Ke ndonjë takim, të pret dikush,- u ndigjua theksi verior i tij.
- Jo, pikërisht për këtë po vij, të marr një takim.
- Po takimet këtu bëhen me telefon ose me internet, ose të thërrasin vetë, të çojnë ftesë.
- Jo, në fakt, u kam shkruar në faqen e tyre për një çështje, për investimin nëpërmjet obligacioneve të co-dyshit, dhe më kanë kthyer po me internet një përgjigje të çuditshme, që nuk e kuptoj,- nxorra një copë letër,- ja E 4092, për këtë erdha të interesohem, nuk e kuptoj ç'a është.
- Oo,... - thirri një civil gardisti,- ky çuni u ka shkruar për, për, çfar ishte ajo, ob...ob.
- Obligacionet e co-dyshit - shtova menjëherë.
- Çfarë janë keto obligacionet e ces së dyshit,- foli me një theks jugor sekuriti civil.
- Keto jane ca asete që gjenerohen në burs, nga rivënia ne punë e produkteve që e kanë shlyer investimin e tyre të parë,- pashë që uniforma me civilin u panë sy me sy.
- Tani ku është problemi, ku e ke hallin.
"Ehh mër Pallosh, ku mi ke mbledh tër keta folklor budallenjsh", mendova.
- Problemi është tek keto shifrat që më kanë dërguar po me internet, dhe për këtë erdha të pyes, ç'a problemi ka këtu, thjesht erdha të pyes brenda, pse nuk lejohet,- mu kujtua koha e socializmit, kur dikur kisha vajtur brenda në kryeministri për një ankesë. Paradoksi ishte se në atë kohë diktature, lejohej kushdo të hynte deri te holli, salla e pritjes së popullit, ndërsa sot në demokraci, nuk lejohej njeri të futej.
- Dëgjo çuno, ne po të japim numrin e telefonit të sektorit të ankesave dhe ti mund të pyesësh aty për problemin tënd, shëno.
- Okej, prit, - nxora një fletore dhe një stilo,- kam ndigjuar se tani në nëndor organizohet samiti i emigracionit, ee do të dëshiroja.....
- Regjistrimi behet po nëpërmjet kompjutrit,- më ndërpreu civili.
- Jo nuk desha të regjistrohem, se unë iki 2-3 ditë para datës 18 nëndor, por desha t'ju jap atyre organizatorve një materialin tim.
- Më vjen keq çuno por nuk lejohet, sa hërë do e përsëris, nuk lejohet po nuk pate takim, ti telefonoi njëherë dhe po të lanë takim, okej hec.
- Okej, faleminderit, - u ndava dhe nxora telefonin duke hecur pak më tutje,- alo, zonjë, sapo më dhanë këtu tek roja këtë numrin dhe desha të interesohem për një pyetje a problem, nëse mund ta quajmë kështu, që ju kam dërguar kabinetit të kryeministrit, ku iu kërkoja apo i pyesja më sakte për investimet nëpërmjet obligacioneve të co-dyshit.
- Ah, po ne nuk jemi për këtë punë zotëri, keni ndonjë ankesë.
- Jo ankesë nuk kam, por më kanë dërguar po me imeil, një përgjigje që nuk e kuptoj, E 4092.
- Ah, unë po ju jap një numër tjetër, ku mund të pyesni saktësisht për problemin tuaj, shëno.
Shyqyr që kisha ofert, gjith ato minuta gratis. Formova numrin që më dha ajo, duke parë nga dritaret e pasme të kryeministrisë. U ndigjua një zë çuni.
- Para nja 1 viti ju kam dërguar me internet një pyetje-mesazh ku kërkoja të dija se pse nuk investohet edhe nëpërmjet obligacioneve të CO2, mirpo juve më keni dërguar ca shifra që unë nuk i kuptoj, E-4092.
- Ah, duhet të jetë përgjigjia që ne ju kemi dërguar, prit një minutë sa ta shoh në kompjuter.
- Oh, s'ka problem,- po më vinte mirë që Palloshi kish punësuar kompjuterista të zotë.
- Ne ta kemi dërguar përgjigjen zotëri, ju pyesni për investimet nëpërmjet oblig, obligaacciioneve të ceodytes, dhe të kemi dërguar falenderim.
- Faleminderit për falenderimin, por nuk ka noi përgjigje për çeshtjen në fjalë.
- Ne ua kemi dërguar instancave më lart, dhe jane ata që mirren me këtë punë.
- Po a ka gjë më të bukur, më të mirë se sa të investosh nëpërmjet një aseti të lirë, nga e cila çlirohet edhe buxheti i shtetit, rrit edhe xhidipin.
- Natyrisht-natyrisht zotëri, por ne ua kemi dërguar atyre këtë problem dhe jane ata që mirren me këtë punë.
- Po ata që mirren me këtë pune, kanë mëse 1 vit, dhe nuk më kanë dërguar ndonjë përgjigje a ftesë, a nuk do të ishte mirë që ata të ndigjonin mbi keto forma investimi, aq më tepër që dhe tani organizohet ky samiti i emigracionit.
- Natyrisht zotëri natyrisht, po unë s'kam gjë në dorë, unë jam thjesht para kompjutrit.
Në Pogradec e Korçë, nuk kisha qenë ndonjëherë. I njihja ato vende vetem nëpërmjet hartës, siç njihja shumë vende. Morra autobuzin për Korçë. Deri në Librazhd e njihja rrugën se kisha qenë, më pas vështroja me vëmendje çdo kilometër e peisazh. Shinat e hekurudhës dukeshin dhe shoqëronin herpashere rrugën automobilistike, por tren as që dukej fare. një gërmadh si ato të filmave horror amerikanë, na kujtoi se po hynim në Përrenjas, qytet thuajse i vdekur. Diç më tutje, duke u ngjitur, dalloheshin lavazhet që prisnin për noi makinë. Rruga nuk ishte e keqe, por nuk ishte dhe aq super siç kisha ndigjuar. për autostradë as që bëhej fjalë. Sapo malorja mbaroi, u duk një pamje mahnitëse, liqeni i Ohrit. Rruga deri ne Pogradec po rregullohej. Lamë Pogradecin dhe liqenin e tij, dhe morëm drejt Korçës. Deri në Maliq, rruga ishte dredha-dredha dhe jo shuë e gjerë, ndersa nga Maliqi deri në Korçë, rruga ishte me e gjerë dhe fushë. Autobuzi ndaloi afër qendrës, në një pikë ku niseshin tër autobuzët për qytetet e tjera. Me çantën e shpinës në krah dhe një qese në dorë, dukesha si i vetmi europian në atë pazar ku të gjithë thërisnin për nisjen e autobuzave dhe fugoneve të tyre. Korça për çudi, nuk ishte prekur shumë nga betonizimi që kishin pësuar nja 3-4 qytete të medhaja.
- Zonjë, më thanë që kjo është bibloteka e Korçës,- pashë atë që pohoi më kokë,- dhe do të doja të lija noi kopje të librit tim.
- Posi jo zotëri, ta shoh çfarë libri, e qenka gjith ky libër.
- Sa kopje duhet të le.
- Po lër nja 5 copa.
- Po 5 merr vetëm bibloteka qendrore e Tiranës, rrethet marrin nga 3 kopje.
- Po tani, si të duash, lër 3, po neve e kemi 5.
- Okej, po lë 5, po ndonjë dëshmi më jepni.
- Ato i jep drejtori, ja ai burri që po bisedon me atë tjetrin aty.
- Zotëri, sapo dorëzova 5 libra dhe ajo zonja aty më tha se i jepnit ju dëshmit që.....
- Po, unë i jap, por problemi është se nuk kemi letër, se tani e kanë bërë me tender, duhet të bëjmë porosinë dhe duhet të zgjedhim ofertën më të lirë.
- Ee, he ee, e di e di, sistemi i ri, po s'kagjë, se një cop letër e kam dhe vete unë.
- S'ka problem, se do e gjejmë një të tillë,- morri drejt një zyre ai, duke zbritur ca shkallë nën tokë, sikur do takonte Dantesin.
Në nja dy-tre librari lashë nga 1-2 kopje të VQ. Shitësit, si në çdo qytet, të ankoheshin për rënien e shitjes, shumë pak i afroheshin librit. Bleva nja dy shishe konjak korçe, as tre euro shishja, një konjak i kendshem. Drejt Pogradecit me fugon. Me të pyetur, gjeta biblotekën e qytetit. Punonjësja, e vetmja në ate momente, sikur nxitonte të ikte diku, i lashë 3 kopje. Tek librari Poradeci, sapo hyra, vura re që të gjithë, dy shitset e nja 3-4 klientë, ndaluan e po më vështronin sikur isha ufo.
- Mese mund t'ju ndihmojmë zotëri,- pyeti një vajzë e re.
- Kisha një libër timin,- nxora nja tre kopje,- dhe kisha deshirë të lë noi kopje nëse është e mundur.
- Libraria është plot siç e sheh, e shumta vetëm një kopje,- foli ajo më e vjetra.
- Une s'rri këtu se rri jashtë dhe nuk i dihet se kur kaloj këndej, të lej të paktën dy- dhe ashtu u la. Si gjithmonë nuk mund të largohesha pa provuar byreqet e qytetit që shkelja.
Më së fundi, dita e ikjes erdhi. Na vinte keq që largoheshim, por tashmë, jetën e kishim ndërtuar në Belgjikë. Sapo mbërrita në Shkodër me autobuz, morëm një taksi, një burrë i vjetër, pensionist, që plotesonte pensionin e vogël. U ulëm në një lokal, ku morëm kafe, si dhe shfrytëzuam banjon. Blemë ca byreqe, panine dhe sallam e u nisëm. Rrugës ai po na tregonte për fshatarët që kishin zbritur nga fshatrat në qytet.
- Shih, shih si hecen, nuk di se ku janë vizat e bardha, pale na tregon dhe rrugën, në vend që të integrohen me jetën e qytetit, duan që ne të integrohemi me jetën e fshatit,- vazhdonte të frenonte e të udhëtonte me kujdes ai, pa harruar të na tregonte për çdo fshat që kalonim. Sapo kaluam doganën, ku pala malazeze të kontrrollonte bagazhin, hymë në fshatrat shqiptare të Malit të Zi. Ishte një ndarje, një kufi, dhuratë nga Europa e dikurshme, që plotësoi në atë kohë orekset sllave, vendim që ajo kujtoi se kështu dëmtonte Turqinë otomane. Mirpo llogaritë i kish bërë gabim, se jo vetëm që nuk e dobësoi Turqinë, por shtoi me tej orekset sllave.
Sapo mbërritëm në aeroport, pagova 30 euroshin, aq saç e kishim lënë pazarin, dhe taksia u nis menjëherë, pasi rregulli nuk e lejonte ta kalonte 4 minutëshin. Nuk kishim noi bagazh të rëndë, pasi firmat lov-koste, nuk pranonin më shumë se 10 kg. Kishim 3-4 orë kohë, sa fillova shëtitjen nëpër aeroport, e kundrimin e dyqaneve, ku bleva dy raki të vogla, nga 100 gr shishja, të cilat kushtonin 1 euro e çerek. Fillova ti pij duke i shoqëruar me salçiçe. Isha i vetmi që po pija duke shëtitur, e veç kur u dukën policët e parë duke parë nga mua. Kishin një të mirë se vazhdonin sikur kishin punë me ndonjë zyrë a biletari aty dhe ktheheshin përsëri. Une hiç, serioz e i shkujdesur, vazhdoja shëtitjen, sa brenda ashtu dhe jashtë, pa harruar të vëzhgoja çdo lëvizje të personelit dhe pasagjerve. Kishte shumë shkodran që përdornin këtë aeroport, dalloheshin edhe nga një siklet kur afroheshin tek kontrrolli i pashaportave, si duket ishin ata që kalonin për herë të parë ose iknin për të mos u kthyer më.
Sapo u futëm tek salloni brenda, direkt tek dyqani i pijeve. Kisha kohë dhe po i vështroja me kujdes të tëra pijet, të ashtuquajturat pa taksë.
- Ken aj help ju?- vura re një djalë buzagaz.
- No, aj luk, hir preis ekspensiv,- lëviza gishtin e trashë me atë tregues,- aeroport Tirana, no ekspensiv, preis gud,- zgjata dorën duke zgjedhur një uiski 11,70 eurocent. Sapo vajta tek kasa, një vajzë buzagaz filloi të ma amballazhonte shishen 1 litershe.
- No uiski, konjak albanez, hir evridej pasagjer allbanes,- bëra me dorë nga salla,- fajvi procent pasagjer allbanez,- i lashë kusurin që po ma zgjaste me buzeqeshje më të zgjeruar ajo.
- U kenaqe me muhabet me ate gocën,- me priti gruaja në stol,- kushedi sa do e kesh qelbur me atë erën e rakisë.
- Ee, i lashë të kuptoj se gjysma e pasagjerve këtu në këtë aeroport, janë shqiptare, pa ne s'do kishin këtë xhiro këta.
Më në fund erdhi radha për tek Ryanairi jonë. Në aeroportin e vogël të Podgoricës, njerzit shkonin në këmbë tek avioni, as 100 metra rrugë, dhe ishte më mirë se me autobuz, si në Tiranë ku ishe i detyruar të pellcisje nga pritja dhe vapa.
- Zonjë, mos kam ngatërruar aeroportin dhe avionin,- i fola ne hollandisht stjuardeskës që rrinte tek dera,- se po shoh vetëm shqiptaret e mij këtu,- pashë që ajo largoi pakëz kokën nga era e alkolit me një buzeqeshje të lehtë.
 
Për komente dhe diskutime në linkun më poshtë.

Nëse është e mundur, një nga adminët ta vendosi në faqen e parë, faleminderit.

 
Back
Top