Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kultivimi i frutave e perime ne kushte shtepie

Ne mbollem nja dy domate ne verande, tani qe po bëheshin ikem nga shtepia :p
Ku bëhet gje ketu
 
Ne mbollem nja dy domate ne verande, tani qe po bëheshin ikem nga shtepia :p
Ku bëhet gje ketu
Me kujtove ate shprehjrn, “ Po rri pse s’iken” ska lidhje por ma kujtove. -qesh-
Domatet i ha kur te vish. Besoj do vazhdojne te prodhojne deri sa te ftohet koha. Dhe une ika dhe gjeta plot kur erdha. 😁
 
Po ca kur te vi, un do dorzoj celsat se nderrova qytet :p ti haj qeraxhiu ri
Po ca ti bej shoqes se un sisha mar me to
 
Kjo video është shumë interesant: Përse kopshtet e amishëve janë kaq të plleshme?

Farat tradicionale shtëpiake (heirloom) janë shumë më të mira sesa farat e blera në barnatore bujqësore

Sot mblodha perimet e para. Disa specka dhe patellxhan. I bem turli.
Domatet jane bere si pyll. Kane kokrra plot, por jeshile. Ju fut burri dhe i kapi me litare pas shkopit, ndryshe nuk ecen dot nje hap. 🙈IMG_1114.jpeg
 
Une kam portokalle, limone, nje nespull, qe bejne kokrra plot, gjithashtu nje shege dhe kater peme avocado qe ne 10 vite edhe pse plot gjelberim nuk ben nje kokerr te vetme, as edhe nje per be. 😔😔
 
Une kam portokalle, limone, nje nespull, qe bejne kokrra plot, gjithashtu nje shege dhe kater peme avocado qe ne 10 vite edhe pse plot gjelberim nuk ben nje kokerr te vetme, as edhe nje per be. 😔😔
Sa vdes te kem peme portokalli e limoni. Une kam nje limon ne vazo. Aq sa mund te rritet ne vazo. 😁
 
Une s’kam peme. S’ma ka mbajt. :D
Une kam 2 mollë, 2 Dardha, dhe 2 kumbulla. I mbolla para 2 vjetësh. Jam injorant nga krasitja, i kam lënë të rriten në gjendje të lirë. Vetëm dardhat janë rritur shumë. Nuk kanë filluar akoma të bëjnë fruta. Duan disa vjet. Për perime përtoj, megjithse kam kohë sa të duash, dhe backyard të madh. Nuk kam nerva të bëhem katunar 😂
 
Last edited:
Kohëve të fundit në perëndim kanë rifituar vlerë varietetet tradicionale që quhen "heirloom", pra varietete shtëpiake që kultivohen gjithnjë. Dallimi me farat e blera qëndron në faktin se farat e blera janë hibrid F1, të cilat nuk mund të përsëriten me të njëjtën performancë, pasi në gjeneratën e dytë bie prodhimi menjëherë dhe je i detyruar sërish t'i blesh nga barnatoret bujqësore. D.m.th. varësi. Fara shtëpiake përveç që të bën të pavarur, poashtu ta jep mundësinë që njëfarë mënyre ta evoluosh perimen tënde si do ti. Nëse të pëlqen fruti i ëmbël, atëherë pikërisht atë fryt e shumëzon, ia merr farat i mbjell, frutat e tjerë që janë të thartë i heq d.m.th. i konsumon por nuk i mbjell. Kjo vlen për çdo veçori tjetër, madhësi, shpejtësi e zhvillimit, ngjyrë, shije, aromë etj.

Hudhrat kanë dy lloje: me lule dhe pa lule. Të dyja versione janë mijavjeçare. Versioni pa lule, i preferuar në biznes, zakonisht ka thelbat më uniformë dhe i mungon ajo fija në midis, ka qëndrueshmëri më të gjatë pas vjeljes, por nuk ka as aromën e as shijen që e ka hudhra me lule.

Hudhra me lule, preferohet më shumë në kushte shtëpie dhe nga kuzhinierët tradicionalë, sepse ka aromë e shije më të fortë. Mes thelbave ka një fije të bardhë, ndërsa ka prirje të nxjerrë një lloj lule, e cila më pas nxjerr me qindra fara që u ngjajnë thelbave të hudhrës veçse janë më të vegjël. Nëse këta thelba i mbillni, në vitin e parë formojnë kokë të vogël të rrumbullakët, ndërsa vitin e dytë bëhet hudhër e madhe me thelba. Nëse e këpusni këtë lloj luleje (mund ta gatuani) ndërsa ushqimi shkon te thelbat zhardhokorë nën tokë.

Artificialish mund të bëhet edhe kryqëzimi mes luleve të hudhrës, apo shumimi seksual, i cili krijon individë me gjenetikë të re. Kjo bëhet duke shkulur thelbat e lules së hudhrës sa është ende lulja e re dhe më pas dy lule të tilla pluhurosen nga insektet ose vetë artificialisht me anë të një brushe.

Qepët poashtu mund të dresohen që të shumohen si hudhrat: e thelba. Nëse qepën e kuzhinës që ka filluar të lëshojë gjethe e fusni në kopsht, do të lëshojë lule, nga e cila mund të nxirrni farat e zeza me të cilat mbillni qepë të tjera. Por nëse këpusni lulen, ushqimi shkopn poshtë nën tokë ku formohen bulba (thelpinj si të hudhrës). Zakonisht qepa ka m'ë pak bie fjala 3-5 thelba. Thelbat mund t'i mbillni slërish, vitin tjetër nga secili thelb bëhet një qepë e re me shumë thelba.

Specat duke qenë shumëvjeçarë, mund të mbahen dimrit brenda në shtëpi në një saksi, me ç'rast i priten gjethet. Në pranverë pas ngricës së fundit nxirren jashtë, futen në kopsht, dhe prodhimi do të tjerë shumë më i hershëm, pasi bima tashmë është e rritur. Nuk e di nëse një gjë e tillë funksionon edhe me domate, patëllxhanë etj.

Për sipërfaqe më të vogla preferohet kombinimi i dy a më shumë perimeve në të njëjtin vend. Kështu misri kombinohet me kungullorë si kungulli i pites, i misirit, kungulleshka, dhe me bishtajorë, si fasulja, batha, qiqra, bishtaja etj. Pjepri nuk bën të futet në këtë kombinim sepse nuk zhvillohet mirë. Trangulli mund të kombinohet me lulediell. rrepka mund të mbillet me të gjitha perimet tjera, sepse ka fazën e zhvillimit të shpejtë dhe nuk merr shumë ushqim nga toka. Kështu kudo që ka domate, speca, qepë, hudhra, rrepa, karota, mund të mbillen edhe rrepka. Në këtë kombinim futet edhe Karota, pasi ka thellësinë ku merr ushqimin të ndryshme nga bimë tjera, p.sh. qepa ka rënjë të cekëta, karota të thella. Sallata poashtu mund të mbillet në hijen e domateve, specave, patëllxhanëve etj.

Patatja ndonëse shumohet me zhardhokë, nuk është gjë e keqe që ndonjëra prej tyre, sidomos ajo që performon mirë të lihet t'i zhvillohen frutat për farë. Frutat e patates, i ngjajnë domateve sa janë të gjelbëra, por më të vogla, pastaj kur piqen bëhen paksa të zeza. Janë të helmueshëm. Shumimi me zhardhokë është klonim, duke përsëritur të njëjtën gjanetikë vit pas viti. Shumimi me farë krijon lloje të reja, ashtu sikur fëmijët që kanë dallime nga prindërit. Fara e patates qëndron funksionale deri në 50 vjet.
 
1784221176635.png

Emilio Medina është 26 vjeç, jeton në Villalcázar de Sirga, Palencia, dhe punon si fermer dhe zjarrfikës pyjor.

Një ditë, dikush i shkroi në Instagram për t’i treguar diçka të pazakontë: ata kishin një kavanoz me fara domatesh që ishin ruajtur që nga viti 1916 në Soria, Spanjë. Farat ishin të zeza, të thara, pothuajse të vdekura.

Medina i mbolli ato pa shumë shpresë, duke përdorur teknikat që i kishin mësuar fermerët e moshuar të fshatit. Dhe, kundër çdo pritshmërie, ato mbinë.

Ato u shndërruan në bimë që tani prodhojnë domate me lëkurë të hollë dhe shije shumë të fortë, diçka që ai e përshkruan si “shumë, shumë, shumë të ngjashme” me ato që hanin brezat e mëparshëm një shekull më parë.

Pas këtij eksperimenti qëndron një projekt më i madh: një bankë farash me më shumë se 1.000 varietete të vjetra, të shpëtuara nga papafingo, bodrume dhe kujtime familjare.

Sepse për Medinën, një farë mbetet e gjallë vetëm nëse dikush e mbjell përsëri.

A do të doje të përjetoje shijen e vërtetë të domateve?
 
View attachment 360403

Sot e lexova dhe une kte lajm.
Bravo i qofte.
 
Sot e lexova dhe une kte lajm.
Bravo i qofte.
Të gjitha frytet në treg kanë pësuar dëmtim të cilësisë, sidomos në shije dhe aromë. Kjo, pasi për tregtarët këto janë thjesht çështje numrash: nëse më shumë i shkakton humbje prishja e produkteve për shkak të mosqëndrueshmërisë, apo humbja e shijes dhe aromës?

Produktet e dikurshme ishin më të shijshme dhe më aromatike, dhe më pak të qëndrueshme sidomos në kushte tregu. Pra krejt prishja e cilësisë, i bie nevojës për frute që qëndrojnë më gjatë nëpër paketime, frigoriferë etj.
 
Back
Top