• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush do të jetë drejtuesi i ardhshëm i PS?

Kush do të jetë drejtuesi i ardhshëm i PS?

  • Balluku

    Votes: 3 50.0%
  • Manastirliu

    Votes: 1 16.7%
  • Tjetër specifikoni

    Votes: 2 33.3%

  • Numri i votuesve
    6
  • Poll closed .
Ca Berishe more...
Berisha nuk eshte opozita e Shqiperise. As PD ja dhe PM ja...
Opozita jam une, je ti, qe na ropi me taksa. I ka cuar cmimet ne stratosfere.
Iken 10 000 leke sikur eshte 1 000 leke. Nuk ka cmim nen 1 000 leke se i ka vene nje mal me taksa cdo artikulli qe blen.
Merr borxhe neper banka boterore pa kriter dhe ngre taksat qe tu paguaj interesat.

Ky eshte nje lloj gomari me i rrezikshem se Berisha, po ju nuk i kuptoni gjerat mire.
E tani nuk ka faj Rama per cmimet, i nderuar se nuk varen nga Rama, por veprojne ligjet e tregut te lire. Ja keto ju nuk i keni kuptuar mire.
Lufta ne Ukrahine i rriti cmimet. Biznesi i vogel ne Shqiperi nuk paguan asnje takse, si ne asnje vend tjeter.
Lufta na mori me qafe ne, shpresojme te vendoset paqja. Se cmimet jane 2 fishuar, krahasuar me para shkurtit 2022
2 fishim jo ne gjithe produktet, sigurisht, po psh djathi po.
Po dhe Rama ama i rriti rrogat dhe po rrit edhe pensionet,qe mbeten nje sfide per qeverine
 
@Akrepi n nuk e bejne kryeminister, se i humbi piket qe atehere kur e kapen mbrapa deres ku po ndronte fustanin Spiropali.
E kapen duke pare nga vrima e celsit.

Akrepi u tha se thjesht po rregullonte braven e prishur, po nuk e besoi njeri.
Vetem per nje veshtrim nga vrima e celsit, sot kemi humbur nje kuadro te pergatitur qe nuk do behet kurre kryeminister.
Prit se mund te kete ndonje amnisti , vrime celsi ishte..
He re vrimaxhinj, u ngeli ne goje vrima dhe nuk pushoni.
 
Një CV e plotë e kandidates për Bashkinë e Tiranës që duhet lexuar.
....................................................................................

Kandidatja për ‘tepsinë’ e Tiranës: Ogerta me 5 dosje penale në SPAK për 500 milionë Euro

Kryeministri Edi Rama, shpalli Ogerta Manastirliun, kandidate për Kryetare të Bashkisë-Tiranë, duke e vlerësuar “Shkëlqyer për përvojën” në çdo detyre gjatë 12 viteve pushtet të PS.

Por faktet, dëshmojnë se të vetmen “përvojë” që ka Ogerta, është korrupsioni në çdo detyrë, duke qenë e vetmja drejtore dhe ministre, nën hetim me 5 dosje penale për tenderë e koncesione.

Për Ogerta Manastirliun, janë hapur 2 hetime penale në Prokurorinë e Tiranës, për korrupsion me tenderët dhe falsifikim dokumentesh e vjedhje të sasive të ilaçeve, gjatë viteve 2013-2017 kur ishte Drejtore e QSUT, zbuluar nga auditetet e KLSH dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas dosjeve, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet tenderëve fiktivë, pa garë, me fonde limit më të larta se kostot reale e shtim kontratash, ka bërë korrupsion 110 milionë Euro në blerje ilaçesh, pajisjesh mjekësore, rikonstruksion spitalesh e qendrash shëndetësore, ushqim e mobilim të tyre.

Ajo është proceduar penalisht për lejimin, organizimin, firmosjen dhe vjedhjen në bashkëpunim me vartësit e saj, të 60 milionë Euro ilaçe e materiale mjekësore në magazinën e QSUT, duke i deklaruar të skaduara e sikur gjoja kishte furnizuar pavionet dhe farmacinë qendrore.

Prej 4 vitesh, në sirtarin e SPAK vazhdon të qëndrojë pezull hetimi për Ogerta Manastirliun, lidhur me kallëzimin penal, për tenderët sekret të ilaçeve, pajisjeve, oksigjenit e materialeve mjekësore për periudhën e pandemisë “Covid 19”, kur ajo ishte Ministre e Shëndetësisë.

Sipas dosjes penale, Ogerta Manastirliu, ka abuzuar me 50 milionë Euro tenderë sekretë, dhënë 4 firmave klienteliste me negociim pa garë; 35 milionë Euro prej të cilave, u vodhën duke sajuar bashkë me Bablokun, fonde limit me vlera të larta dhe duke falsifikuar zbatimin e kontratave.

Sipas raporteve në dosjet hetimore, rezulton se, gjatë periudhës prill 2017-gusht 2023 si Ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kryer edhe 185 milionë Euro korrupsion me tenderët.

Në SPAK është dhe dosja penale, për aferën e datës 15 janar 2020, kur me ndryshim kontrate e preventiv fals, Ogerta i shtoi 44 milionë Euro koncesionit të Sterilizmit të Pajisjeve Kirugjikale.

Një tjetër dosje penale, është për falsifikimin e realizimit të kontratave të Dializës, Laboratorëve e Check-up, duke u dhënë në total 21 milionë Euro me faturime false për shërbime të pa kryera.

Tre afera të tjera korruptive të Ogerta Manastirliut, janë ato gjatë dy viteve Ministre Arsimi, ku ka firmosur 30 milionë Euro vjedhje për ekipet sportive shkollore dhe tenderët e rikonstruksionit të shkollave, ngrohjes e librave mësimore.

Ndoshta prej kësaj “përvoje” korrupsioni e vjedhjesh dhe guximit për për të firmosur zhvatjen e fondeve; Rama shpalli Ogertën kandidate për “timonin” Bashkisë së Tiranës.

Edhe në Bashkinë e Tiranës, Ogerta ka “përvojë” korrupsioni e vjedhjesh gjatë viteve 2004-2011 nën drejtimin e Edi Ramës, kur ishte Drejtoreshë e Strehimit, Drejtoreshë e Shërbimeve Sociale dhe Drejtoreshë e Projekteve.

Pamfleti. News.
 
Drejtuesi ardhshëm do jetë Dielli... burri Diellës
 
Na Plasi trapi kush do jet
I Cop hajdut, xhepist do jet amon.
 
Juno xhani, pavarsisht se me zemer jam i majte, dhe me mendje i djathte, dhe pavarsisht se jam nje nga drejtuesit "de facto" te Shqiperise,
te marresh drejtimin e PS sot, pas infektimit qe palloshi i ka bo asaj partie dhe antarve te saj, eshte nje mision tejet i veshtire,
 
Juno xhani, pavarsisht se me zemer jam i majte, dhe me mendje i djathte, dhe pavarsisht se jam nje nga drejtuesit "de facto" te Shqiperise,
te marresh drejtimin e PS sot, pas infektimit qe palloshi i ka bo asaj partie dhe antarve te saj, eshte nje mision tejet i veshtire,

Pushteti nuk drejtohet me zemër Pjer, por me mendje. Partinë e ka bërë si vetja, ndaj them se duhet një lider tjetër, me ide dhe qasje të ndryshme nga ajo e palloshit.
 
ndaj them se duhet një lider tjetër,
kete qe ti tani e thua, e kam thone une para nja 4-5 vjetesh, palloshi nuk ka çfar jep me, i ka konsumuar te gjitha, ai tani rri thjesht te mbroj ato qe ka akumuluar, ai nuk ka me ide, nuk ka me krijimtari, ai thjesht çoku merr te gateshme nga te tjeret çdo gje,
ne gjuhen shkencore ai thjesht quhet ; fosile , pra qe duhet perciell ne pension ose ne boten tjeter,
 
BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut!

...Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën hetimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime të VOX News pranë SPAK bëjnë me dije se agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontroll në banesën e biznesmenit rreth tri javë më parë. Operacioni është zhvilluar në mënyrë diskrete dhe deri më tani nuk është bërë publik nga institucionet ligjzbatuese.

Gjatë kontrollit, agjentët dyshohet se kanë sekuestruar dokumente, materiale dhe prova të ndryshme, të cilat po analizohen në kuadër të një hetimit.

Sipas burimeve që informojnë VOX News, një pjesë e dokumentacionit mund të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e biznesmenit me persona të lidhur me ish-ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu...

 
Back
Top