• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lajme te dites!

Kosova jep 42 mln euro për fermerët/ Resuli: E kuptoni ku jemi katandisur? Amanet akademinë e çobenjve
Ai i referohet një deklarate të bërë nga ministrja Frida Krifca, e cila tha se do të hapë një Akademi për çobenjtë.

-256-256-629b2d44a64fa.jpg

1 Tetor 2022, 19:51Nga F.M
Kosova jep 42 mln euro për fermerët/ Resuli: E kuptoni ku jemi

Ervin Resuli dhe Frida Krifca
TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ervin Resuli krahason masat e marra nga qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës për përballimin e krizës pas luftës së nisur në Ukrainë. Duke postuar statusin e ministrit Peton Peci, i cili shkruan se Kosova ka ndarë mbi 42 milion euro deri më tani, Resuli thotë se Shqipëria është katandisur në kujdesin ndaj Akademisë së çobenjve. Me këtë të fundit, ai i referohet një deklarate të bërë nga ministrja Frida Krifca, e cila tha se do të hapë një Akademi për çobenjtë.
"E kuptoni ku e kan katandisur ?!
Kosova deri më tani shpërndan 42.000.000 euro !
Ne kaq kemi gjithë buxhetin e skemës kombëtare për 84.000 fermer !
Amanet "akademin e çobenjeve" pa tjerat i rregullojmë,"-
shkruan Resuli.
 
Spacina

Britanezja dënohet me burg pasi kishte ngritur 10 padi të rreme përdhunimi kundër 2 personave.

img.jpg

Policia në Mbretërinë e Bashkuar nisi 60 hetime mbi pretendimet se dy persona përdhunuan një britaneze. Megjithatë, tani britanezja që pretendoi se ishte viktimë e dhunimit seksual, sipas policisë do të shkojë në burg pasi akuzat për përdhunim rezultuan të rreme.

Cathy Richardson, 35 vjeç, ngriti kallëzim penal kundër dy personave midis janarit dhe majit të vitit të kaluar. Një nga personat që ajo akuzoi për përdhunim u arrestua dhe iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore.

"Njëri prej tyre madje pranoi që t'i vendosej një sinjalizues GPS në kyçin e këmbës, e që do të alarmonte policinë nëse dëmtohej ose hiqej", tha Departamenti i Policisë së Essex. "Në një numër rastesh, të dhënat nga sinjalizuesi u analizuan dhe rezultuan se ai nuk ishte gjendur në atë zonë kur sipas Richardson kishte ndodhur sulmi."

Dy të akuzuarit kishin prova se nuk kanë qenë as afër vendeve të raportuara të krimit ku Richardson pretendonte se kishin ndodhur përdhunimet.

Hetuesit analizuan videot e kamerave të vëzhgimit, të dhënat e telefonave celular dhe informacionin nga kamerat e njohjes automatike të targave (ANPR). Autoritetet arritën në përfundimin se sulmet e supozuara nuk kanë ndodhur kurrë.

Richardson u arrestua më 28 maj 2021.
Paditësja nga Essex pranoi se ka fabirkuar10 akuza të sulmeve seksuale në Gjykatën e Kurorës së Salisbury më 23 maj 2022.

burimski :: https://www.theblaze.com/news/woman-false-rape-claims-jail-crime
 
Personat me precedentë penalë në Elbasan martohen me gra të varfëra për të ndryshuar mbiemrin, avokati: Nuk u japin as para në dorë, u paguajnë borxhet tek dyqani
13:18 | 02/10/2022

Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Personat me precedentë penalë në Elbasan martohen me gra të varfëra për të ndryshuar mbiemrin, avokati: Nuk u japin as para në dorë, u paguajnë borxhet tek dyqani

Martesat fiktive, janë gjetur si “shpëtim” nga burrat shqiptarë me precedentë penal. Ata gjejnë gra të shtresave vunerabël të cilat pranojnë t’u japin mbiemrat e tyre këtyre personave kundrejt pagesave qesharake.
Fenomeni evidentohet nga avokati Gentjan Sejrani. Ai vë në dukje se pasojat për këto gra janë të mëdha, ku shpesh ka raste që si baba i fëmijës së tyre njihet ligjërisht personi që pas martesës fiktive është larguar drejt një vendi të BE. Seriani sugjeron filtra, të tilla si kontrolle në sistemin TIMS në rastet kur burrat kërkojnë të marrin mbiemrin e grave me të cilat martohen.
“Në fakt është në rritje numri i martesave fiktive, për shkak se kemi shumë të rinj të cilët dëbohen dhe më pas marrin ekspuls në vendet e Bashkimit Europian. Gjë që do të thotë se e kanë të pamundur të rikthehen në këto vende. Prandaj e vetmja mënyrë që kanë gjetur për t’u rikthyer atje, janë martesat fiktive. Pra vajzat të cilët kanë probleme ekonomike dhe janë të gatshme kundrejt një pagese minimale të martohen dhe të ndihmojnë personat që kanë ekspuls në vende të BE dhe më pas këta persona ndryshojnë mbiemrin dhe pasaportën dhe më pas kthehen sërish në vendet e BE. Ky është një problem jo vetëm për atë vajzë apo grua e cila pas martesës nuk e di më fare se ku ndodhet ai personi por ka eedhe shumë vështirësi për të zgjidhur martesën. Ka raste të caktuara kur persona të tillë me precedentë kriminalë, nuk u japin as lekë në dorë vajzave në pamundëi ekonomike me të cilat martohen, por thjesht u shlyejnë borxhet tek dyqani i lagjes”– u shpreh avokati.
Një nga qarqet ku ky fenomen njeh rritje thotë avokati është Elbasani për faktin se elementët kriminal në këtë qytet janë të shumtë dhe familjet me probleme ekonomike dhe sociale po ashtu. Shpesh burrat e martesave fiktive thotë ai paguajnë borxhet në dyqanet e lagjeve në këmbim të mbiemrit.
Një nga lagjet ku burrat martohen me gra nga shtresat vulnerabël është ajo Rrapishtë në Elbasan, për shkak të kushteve ekstreme që jetojnë shumë familje. Rreth 10 përqin e martesave vjetore vjen nga kjo kategori.
 
@Firebird
Per te gjithe atyre qe ja leviz trurin dhe per te gjithe atyre qe ja leviz zemren.

Ku e ke mesu kete gramatike o pellasg?
Cka eshte kjo "per te gjthe atyre"? Pellasgjisht1
 
Mos kesh lahpuz, m'so shqip! 🤣 :LOL: 🤣

Ose do të thuash :: për të gjithë ata ose të gjithë atyre - e jo të dyja përnjëhërësh dhe në fakt asnjërën!
Ti s'qenke pellasg ti qenke gjitaur
 
@ZET ,

TRANSKRIPTI ZBULON GAFËN – Ambasadorja Yuri Kim nuk njeh aktin e pavarësisë së Ismail Qemalit

TRANSKRIPTI ZBULON GAFËN – Ambasadorja Yuri Kim nuk njeh aktin e pavarësisë së Ismail Qemalit
15:06, 03/10/202

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka bërë një gafë në emisionin ‘Opinion’ të para pak ditëve duke mos njohur aktin e pavarësisë së Ismail Qemalit të 28 nëntorit 1912.
Në transkriptin e intervistës të publikuar nga ambasada amerikane në faqen e saj, teksa gazetari Blendi Fevziu i thotë Kim se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër vec perëndimit, ambasadorja amerikane u përgjigj se Shqipëria duhet të bëjë një zgjedhje, siç bëri në vitin 1920 duke u shkëputur nga Perandoria Osmane e duke u bërë shtet i pavarur.

Ndërkohë gazetari Blendi Fevziu vijon më tej intervistën me ambasadoren amerikane duke mos tentuar ta korrigjojë për gafën e rëndë e të dukshme.

Akti i Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane u firmos në Vlorë më 28 nëntor 1912.
Image

Pjesë nga transkripti
Fevziu: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç Perëndimit, le të themi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasadorja Kim: Nuk do thosha se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër. Ju duhet të bëni një zgjedhje.
Fevziu: Zgjedhje?
Ambasadorja Kim: Mendoj se në vitin 1920, në fund të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria zgjodhi të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej një shtet i pavarur. Shtetet e Bashkuara zgjodhën të mbështesin aspiratat e shqiptarëve në këtë drejtim…
 
Last edited:

https://www.syri.net/politike/53723...ntin-e-memex-mes-emrave-edhe-elisa-spiropali/
Ndërkohë gazetari Blendi Fevziu vijon më tej intervistën me ambasadoren amerikane duke mos tentuar ta korrigjojë për gafën e rëndë e të dukshme.

Akti i Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane u firmos në Vlorë më 28 nëntor 1912.
Image

Pjesë nga transkripti
Fevziu: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç Perëndimit, le të themi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasadorja Kim: Nuk do thosha se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër. Ju duhet të bëni një zgjedhje.
Fevziu: Zgjedhje?
Ambasadorja Kim: Mendoj se në vitin 1920, në fund të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria zgjodhi të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej një shtet i pavarur. Shtetet e Bashkuara zgjodhën të mbështesin aspiratat e shqiptarëve në këtë drejtim…

Dmth do na marre vedha Erdogani?
 
Vetiakisht nuk i vej faj.
Perfytyro ta kishte bo gafen,noi ambasador qeter.
Zot na RUJ ``chairhide``
 
Doge e pe listen e re qe doli me te kerkuarit nga lista e policise se shtetit? lol
kaja nonen u p@rdh shteti mu ne te
E kryesonte Mamica, degjova,..:p

AktualitetDolën në listën e hakerave, Policia e Shtetit: Spiropali, Peleshi e Kodheli nuk janë përfshirë në asnjë ngjarje kriminale
PSH thekson se këto nuk janë të dhënat zyrtare të databazës MEMEX të Policisë së Shtetit që përbëhet nga të gjithë personat me precedent penalë, por që verfikimet janë në vijim e sipër.

-256-256-629b2d44a64fa.jpg

3 Tetor 2022, 16:40Nga F.M
Dolën në listën e hakerave, Policia e Shtetit: Spiropali, Peleshi

Elisa Spiropali, Niko Peleshi dhe Mimi Kodheli
TIRANË- Policia e Shtetit pretendon se dy ministrat Elisa Spiropali e Niko Peleshi si dhe ish-ministrja Mimi Kodheli nuk janë të përfshirë në ngjarje kriminale. Në një reagim për Dosja.al, pas publikimit të një database që sipas hakerave iranianë është e MEMEX, Policia e Shtetit thotë se po verifikohet origjina e të dhënave. PSH thekson se këto nuk janë të dhënat zyrtare të databazës MEMEX të Policisë së Shtetit që përbëhet nga të gjithë personat me precedent penalë, por që verfikimet janë në vijim e sipër.
“Databaza nuk është e MEMEX, siç u tha më herët. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave. Dy ministrat ,Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes, si dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli që përmenden nuk janë të përfshirë në asnjë ngjarje kriminale,”- shprehet Policia e Shtetit në një reagim për Dosja.al.
Sot hakerat "Homeland Justice" publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX?
MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.
 
Back
Top