• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Leku bëhet ‘buldozer’. Merr përpara të gjitha monedhat e huaja

Uran

.
Anëtar
Apr 19, 2016
Postime
23,660
Pikët
113

Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit po vazhdon i pandalshëm edhe këtë javë.

Euro ka zbritur tashmë shumë afër pragut të 100 lekëve dhe rënia e saj po tërheq pas vetes edhe shumicën e valutave të tjera. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha Europiane u këmbye të enjten me 100.49 lekë, duke prekur minimumin e radhës historik.Kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 12% që nga fillimi i vitit.
Edhe Paundi Britanik preku një minimum të ri historik, në vlerën e 115.72 lekëve. Kursi i Paundit me Lekun ka rënë me 15.8% krahasuar me një vit më parë dhe me 10.2% që nga fillimi i vitit.
Dollari Amerikan ka zbritur në 89.61 lekë, duke shënuar një rekord të ri që prej fundit të vitit 2008. Kursi i Dollarit me Lekun ka rënë me 21.6% krahasuar me një vit më parë dhe me 16.2% që nga fillimi i vitit.
Edhe Franga Zvicerane shënoi një minimum të ri shumëvjeçar, duke prekur vlerën më të ulët që prej vitit 2009. Franga u këmbye me 104.46 lekë, në rënie me 11.5% krahasuar me një vit më parë dhe me 10% që prej fillimit të këtij viti.
Në këtë periudhë, kursi i këmbimit ndodhet nën efektin e rritjes së ofertës valutore, për shkak të sezonit turistik. Statistikat e deritanishme kanë treguar se numri i turistëve të huaj këtë vit ka prekur nivelet më të larta historike, ashtu si edhe të ardhurat nga turizmi në Bilancin e Pagesave. Në periudhën mes korrikut dhe gushtit, turizmi arrin fazën kulmore, duke bërë që edhe ndikimi i këtij faktor në kursin e këmbimit të jetë më i fortë se në çdo periudhë tjetër të vitit.
Përveç efektit të fortë të turizmit, Bilanci i Pagesave në tremujorin e parë të vitit u përmirësua ndjeshëm edhe nga rritja e remitancave, eksporteve të shërbimeve të tjera dhe nga nivelet e larta të investimeve të huaja direkte.
Presionet mbiçmuese nga rritja e ofertës valutore këtë vit ndoshta po forcohen më shumë nga shtrëngimi i ofertës së Lekut, për shkak të tipareve shtrënguese të politikës monetare dhe fiskale, karakterizuar nga normat më të larta të interesit, ngadalësimi i kreditimit dhe një suficit i lartë buxhetor. Këta faktorë njëkohësisht kanë sjellë një mbiçmim të paprecedent të Lekut në kursin e këmbimit valutor.
Mbështetur në tendencat historike, është e pritshme që Leku të vazhdojë të forcohet së paku deri në javën e parë të muajit gusht, në mungesë të faktorëve të paparashikuar ose të një ndërhyrjeje të Bankës së Shqipërisë.
Leku i fortë ka ndihmuar në zbutjen e pjesshme të rritjes së çmimeve të importit në ekonominë shqiptare dhe ka qenë një prej faktorëve që ka përcaktuar nivele më të inflacionit krahasuar me vendet e tjera të Europës.
Megjithatë, përmasat që ka marrë forcimi i Lekut në muajt e fundit mund të bëhen një problem për ekonominë, veçanërisht për eksportuesit dhe për prodhimin vendas. Në gjysmën e parë të këtij viti, eksportet pësuan një rënie të ndjeshme, e shkaktuar kryesisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor./ Monitor
 
Hajde sqaroja atij hallexhiut atje ne fshat, apo qytetarit te thjeshte mesatar te ketij vëndi, kete togfjaleshin ketu :

"Presionet mbiçmuese nga rritja e ofertës valutore këtë vit ndoshta po forcohen më shumë nga shtrëngimi i ofertës së Lekut, për shkak të tipareve shtrënguese të politikës monetare dhe fiskale, karakterizuar nga normat më të larta të interesit, ngadalësimi i kreditimit dhe një suficit i lartë buxhetor"

🤣😑😏
 
Imagjino fermerët vendas:
- naftën e blejnë më Lekë.
- ujë vaditje, plehra kimike, etj etj plot i blejnë me Lekë.
- punëtorët do ti paguaj (rrogën) në Lekë.
Ndërsa prodhimin duhet ta shesë në Evro sipas kontratave të lidhura më parë! Katastrofe.
Po vazhdoi kështu, pas 1 viti Shqipëria do të jetë pa asnjë prodhim vendas, tokat do të mbeten djerrë dhe do ofrojë vetëm shërbime (qofte dhe sufllaqe) dhe shqiptarët do bohen të gjithë kamariera e pjatalarës, roje shezlonesh e varkash kalamojsh.
 
kam frike se situata do ti shkasi nga duar atij mavris, guvernatorit te bankes qendrore,
@Seard , a e lexove letren time drejtuar guvernatorit te bankes qendrore, z. Sejko,
 
kam frike se situata do ti shkasi nga duar atij mavris, guvernatorit te bankes qendrore,
@Seard , a e lexove letren time drejtuar guvernatorit te bankes qendrore, z. Sejko,
Po duke e ditur që gjërat shkojnë keq, pse nuk i shkruan edhe një letër të dytë?
Çfarë nuk ia the tek e para, thuaja tek e dyta. Mbase qëllon në shenjë këtë herë 😃
 
Po duke e ditur që gjërat shkojnë keq, pse nuk i shkruan edhe një letër të dytë?
Çfarë nuk ia the tek e para, thuaja tek e dyta. Mbase qëllon në shenjë këtë herë 😃

per nje kurs te tille, kam folur ketu e 20 vjet perpara, me te mirat dhe keqijat e saja, ne raport edhe me inflacionin, importin dhe eksportin,
uroj te mos bjer poshte 100 lekshit, pasi mundet te perplasemi me prishjen e ter ekuilibrave makro-ekonomike,
 
Hajde sqaroja atij hallexhiut atje ne fshat, apo qytetarit te thjeshte mesatar te ketij vëndi, kete togfjaleshin ketu :

"Presionet mbiçmuese nga rritja e ofertës valutore këtë vit ndoshta po forcohen më shumë nga shtrëngimi i ofertës së Lekut, për shkak të tipareve shtrënguese të politikës monetare dhe fiskale, karakterizuar nga normat më të larta të interesit, ngadalësimi i kreditimit dhe një suficit i lartë buxhetor"

🤣😑😏
Pordhe me rigon me pak fjale nga analfabetet funksional 24 ore ne dite ne sherbim te sektit rilindas
 
per nje kurs te tille, kam folur ketu e 20 vjet perpara, me te mirat dhe keqijat e saja, ne raport edhe me inflacionin, importin dhe eksportin,
uroj te mos bjer poshte 100 lekshit, pasi mundet te perplasemi me prishjen e ter ekuilibrave makro-ekonomike,
Ne nuk kemi ekuilibra, jemi elastikë. A nuk e ke parë që çdo herë që ndodhin kriza ekonomike, qoftë të rajonit qoftë globale. Ne njësoj mbetemi.

Pra ekonomia jonë nuk është aq e mbështetur në racionalitet dhe është e kontrolluar nga politika, nuk është treg i lirë, por është plot me monopole.

Nuk është biznes i ndershëm por shumë janë fasadë e pastrim parash. Kështu zoti Pjer, është e vështirë që t'i gjesh këmbët gjarpërit.
 
Nuk është turizmi që sjell kaq shumë evro saqë të sjellë destabilizimin e ekonomisë dhe vetë monedhës, por është spekullimi, larja e parave të pista, droga.
Dikush po përfiton shumë nga kjo situatë, por nuk arrij ta kuptoj se kush.
Po ben gati 8 -10 vjet tashme qe eshte ne rritje dhe lart …Por ti je pas me kohen dhe me informacionin .

Pastaj Shqiperia me tere ate territor te pasur qe ka dhe pozicionin gjeografik .. i ka te tera mundesite qe te arrije majat e zhvillimit …
Dicka qe ju akoma e mohoni dhe as nuk e pranoni , por qe realisht Po ndodh .
 
Ne nuk kemi ekuilibra, jemi elastikë. A nuk e ke parë që çdo herë që ndodhin kriza ekonomike, qoftë të rajonit qoftë globale. Ne njësoj mbetemi.

Pra ekonomia jonë nuk është aq e mbështetur në racionalitet dhe është e kontrolluar nga politika, nuk është treg i lirë, por është plot me monopole.

Nuk është biznes i ndershëm por shumë janë fasadë e pastrim parash. Kështu zoti Pjer, është e vështirë që t'i gjesh këmbët gjarpërit.

po te lexoje letrat e mia drejtuar guvernatorve te BQSH dhe ministrave te financave, ketu e 20 vjet te shkuara (botuar te Vizionet e Qarta) do kuptoje me shume nga ekonomia,
 
Pastaj Shqiperia me tere ate territor te pasur qe ka dhe pozicionin gjeografik .. i ka te tera mundesite qe te arrije majat e zhvilimit …

zana, kur kopjon nga VQ, te pakten permend autorin , thjesht ne shenje respekti,
 
po te lexoje letrat e mia drejtuar guvernatorve te BQSH dhe ministrave te financave, ketu e 20 vjet te shkuara (botuar te Vizionet e Qarta) do kuptoje me shume nga ekonomia,
Mirë Pjero! Jeton në botën e letrave të tua dhe të duket sikur çfarë ke ndritur në to.
Ndaj nuk i hedh sytë askush e ti vazhdon i përmend duke i dhënë vlerë artificiale.
Sikur reklamë gjithë ditën t'i bësh nuk ka për t'i lexuar njeri, se publicitetin e tyre duhet ta bësh vetë ti me anë të njohurive dhe aftësive të tua të arsyetimit në diskutim. Si do i lexoj unë kur t'i nuk më jep asnjë arsye për t'i lexuar ? :unsure:
 
e ke dhe ne kuksin tat VQ, me kohe, ndersa parvjet e çova edhe ne has,
 
Rritja e vleres se lekut bashke me rritjen e cmimeve eshte nje shenje e tmerrshme. Katastrofa ekonomike eshte prane.
Llogjika ekonomike e do qe me forcimin e cfardo monedhe kombetare, bien cmimet. Por po ndodh e kunderta.
Mesa shihet po zbrazin me shpejtesi xhepat e shqiptareve.
Ktu i ka ras hundet spekullanti nderkombetar soros, bashke me kte kryekalin e rilindjes.
Me te njejten menyre shkaterroi Malajzine dikur shpifesira soros.
 
Back
Top