Jo tamam ashtu :
- Rënia e valutës se huaj ka 5-6 muaj që nuk ndalet pra edhe kur nuk kishte sezon turistik.
Në Mars të këtij viti Banka e Shqipërisë e shqetësuar për këtë fenomen bleu në tregun shqiptar 226 milion evro (jo pak) por trendi nuk ndryshoi fare.
- Me dashje apo pa dashje ke permendur Sektorin e Ndërtimit dhe thua që po ndërtohen kulla 40 katërshe?!
Kush i ndërton dhe kujt i shërbejnë ato?
Vërtet mendon se shqiptarët kanë nevojë për to? Unë them që jo!
Nuk kemi ura, spitale, shkolla, rrugë, hekurudha, autobusa, shërbime urbane, struktura për moshën e tretë, furnizim me ujë të pijshëm, Saranda ka 3-4 ditë pa drita (korent), etj etj plot.
Sek. Ndërtimit për exelence është konsideruar gjithmonë "lavatrice për pastrimin e parave", oligarket dhe PPP po bëjnë namin dhe dallimi i shtresave shoqërore po bëhet gjithnjë e më i frikshëm, ka shumë pabarazi sociale, etj etj.
Duhet te vish të jetosh këtu dhe të kuptosh se çfarë po flas.