Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Libri elektronik (e-book):

Preferenca e juaj

  • Preferoj librin e shtypur

    Votes: 9 75.0%
  • Preferoj librin elektronik

    Votes: 3 25.0%
  • Për mua libri i shtypur dhe ai elektronik janë njëlloj

    Votes: 0 0.0%

  • Numri i votuesve
    12

BORAKU

Mr. Snowball
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
8,089
Pikët
113
Në Suedi dhe Gjermani kam dëgjuar që shumë botues nuk printojnë më asgjë në letër, ngaqë kanë kaluar në versionin elektronik 100%. Ka edhe nga ata botues që akoma përdorin të dyja format, atë të shtypurën dhe atë elektronike.

Unë për vete jam tifoz i librit të shtypur. Ashtu më duket sikur e shijoj më mirë leximin, fokusohem më tepër, etj. Shpeshherë edhe artikujt elektronikë që gjej në enciklopedi filozofike (si Stanford Encyclopedia of Philosophy) i printoj në mënyrë që t'i kuptoj më mirë.

Problemi me letërsinë shqipe është se në Shqipëri jetojnë apo nuk jetojnë një e katërta e shqiptarëve. Sa herë shkoj atje blej nga 10 libra, minimumi, mirëpo e mendoj që është harxhim koti parash, për arsyen se në Shqipëri libri kushton edhe atëherë kur nuk vlen dy lekë. Edhe këto revistat letrare që përmendi @Xha Tani nuk para vlejnë, sepse revistat punojnë me normë (duhet të kenë nga 10 me 20 shkrime në javë). Kur harxhon orët aty duhet të kesh parasysh se shumica e gjërave që lexon ose nuk të pëlqejnë ose nuk të thonë asgjë.

Njëherë e një kohë, shkrimtari A. Rexhaj kishte krijuar librarinë elektronike Filozofia Urbane. Aty gjeje libra dhe drama plot në gjuhën shipe, mirëpo ka vite që portali nuk më del askund.

Gjithësesi, pyetja me rëndësi është kjo: kur 1/4 shqiptarë jetojnë në Shqipëri dhe kur ai vend e dimë shumë mirë sesi i kryen punët e kulturës, a nuk do të ishte më mirë që shumica e botimeve shqipe të ishin elektronike (dhe shumë syresh falas)? A ka kërkesë për libra elektronikë? Lexuesi si ndihet me librin elektronik (a fokusohet dot, a i pëlqen)?
 
Last edited:
Elektronik sepse eshte me i rehatshem sidomos ne udhetime edhe pse humb shume ritualin e shume shqisave te tjera qe e ben leximin me perfshires.
 
Personalisht adhuroj letrën .. Të ndjej zhurmën kur shfletoj faqen , apo aromën e librave të vjetër .
Por kam lexuar dhe e-book në pamundësi për ti blerë sepse kushtojnë ..
 
*

Nëse blen një libër për lexim elektronik (e-book reader), kushton nga 100 dollarë e më lart, mund të mbartësh me vete kudo që shkon gjithë bilbiotekën.
Reader-ët mundësojnë lexim tekstesh deri në mbi 12 000 faqe pa pasur nevojë për karikim.
Meqë shumica jemi mësuar me libra në letër, lypset kohë deri sa t'i përshtatemi lexuesit elektronik.
Nuk duhet të harrojmë se librat elektronikë mund t'i blesh deri në më shumë se 75% më lirë sesa librat në letër.
Me një dyzinë librat elektronikë të blerë kursen për blerjen e një E-book-reader-i.

*
 
  • Like
Reactions: Eba
Në Suedi dhe Gjermani kam dëgjuar që shumë botues nuk printojnë më asgjë në letër, ngaqë kanë kaluar në versionin elektronik 100%. Ka edhe nga ata botues që akoma përdorin të dyja format, atë të shtypurën dhe atë elektronike.

Unë për vete jam tifoz i librit të shtypur. Ashtu më duket sikur e shijoj më mirë leximin, fokusohem më tepër, etj. Shpeshherë edhe artikujt elektronikë që gjej në enciklopedi filozofike (si Stanford Encyclopedia of Philosophy) i printoj në mënyrë që t'i kuptoj më mirë.

Problemi me letërsinë shqipe është se në Shqipëri jetojnë apo nuk jetojnë një e katërta e shqiptarëve. Sa herë shkoj atje blej nga 10 libra, minimumi, mirëpo e mendoj që është harxhim koti parash, për arsyen se në Shqipëri libri kushton edhe atëherë kur nuk vlen dy lekë. Edhe këto revistat letrare që përmendi @Xha Tani nuk para vlejnë, sepse revistat punojnë me normë (duhet të kenë nga 10 me 20 shkrime në javë). Kur harxhon orët aty duhet të kesh parasysh se shumica e gjërave që lexon ose nuk të pëlqejnë ose nuk të thonë asgjë.

Njëherë e një kohë, shkrimtari A. Rexhaj kishte krijuar librarinë elektronike Filozofia Urbane. Aty gjeje libra dhe drama plot në gjuhën shipe, mirëpo ka vite që portali nuk më del askund.

Gjithësesi, pyetja me rëndësi është kjo: kur 1/4 shqiptarë jetojnë në Shqipëri dhe kur ai vend e dimë shumë mirë sesi i kryen punët e kulturës, a nuk do të ishte më mirë që shumica e botimeve shqipe të ishin elektronike (dhe shumë syresh falas)? A ka kërkesë për libra elektronikë? Lexuesi si ndihet me librin elektronik (a fokusohet dot, a i pëlqen)?
per Albatros Rexhaj e ke fjalen ?..
 
Parapelqej librin tradicional. Nenvizoj paragrafe dhe fjali qe me pelqejne. Kur dua t'i rikthehem nje libri pas nje kohe te gjate, me mjafton te lexoj nenvizimet dhe e rikujtoj plotesisht. Librat ne pergjithesi kane 5-6 ide qendrore, pjesa tjeter eshte sa per te mbushur faqet. Sa me shume faqe me i shtrenjte libri.😂
Kam lexuar me dhjetera e-books, por fare pak gjera mbaj mend prej tyre.😅
 
nuk ka te bej sasia faqeve me krejt nivelin e librit o shok ? 😎🥸🤓
 
Ti do te vish.
Une e di.

Por une dua te vish tani neper shi..
Pastaj rete do te ikin dhe do dal Dielli..

Por une dua
DIELLIN
T'ma sjellesh Ti...

--------------------------------------------

kto vargje po vrapojne me te katra , per te lajmeruar @Rebele , se po mberrin Konkursi i Letersise Vjeneze... 💙💗💜🧡💚💙💗💜💋💋💋
 
Sa do rrenqethet rebelja nga kto vargje 😂😂😂😂
 
Ti do te vish.
Une e di.

Por une dua te vish tani neper shi..
Pastaj rete do te ikin dhe do dal Dielli..

Por une dua
DIELLIN
T'ma sjellesh Ti...

--------------------------------------------

kto vargje po vrapojne me te katra , per te lajmeruar @Rebele , se po mberrin Konkursi i Letersise Vjeneze... 💙💗💜🧡💚💙💗💜💋💋💋
Prit prit se erdha❤️💙🧡💛💜🩵🩷💚
 
per koherat qe kane ardhur me mire se na lodhen syte me paper
 
Libri elektronik per mua eshte favorit. Me kursen hapesire ne çante, plus qe i barte me qindra tituj librash me vete dhe e vendos ne nje xhep te çantes.

1757068167060.png
 
Back
Top