BORAKU
Mr. Snowball
- Anëtar
- Sep 9, 2017
- Postime
- 8,089
- Pikët
- 113
Në Suedi dhe Gjermani kam dëgjuar që shumë botues nuk printojnë më asgjë në letër, ngaqë kanë kaluar në versionin elektronik 100%. Ka edhe nga ata botues që akoma përdorin të dyja format, atë të shtypurën dhe atë elektronike.
Unë për vete jam tifoz i librit të shtypur. Ashtu më duket sikur e shijoj më mirë leximin, fokusohem më tepër, etj. Shpeshherë edhe artikujt elektronikë që gjej në enciklopedi filozofike (si Stanford Encyclopedia of Philosophy) i printoj në mënyrë që t'i kuptoj më mirë.
Problemi me letërsinë shqipe është se në Shqipëri jetojnë apo nuk jetojnë një e katërta e shqiptarëve. Sa herë shkoj atje blej nga 10 libra, minimumi, mirëpo e mendoj që është harxhim koti parash, për arsyen se në Shqipëri libri kushton edhe atëherë kur nuk vlen dy lekë. Edhe këto revistat letrare që përmendi @Xha Tani nuk para vlejnë, sepse revistat punojnë me normë (duhet të kenë nga 10 me 20 shkrime në javë). Kur harxhon orët aty duhet të kesh parasysh se shumica e gjërave që lexon ose nuk të pëlqejnë ose nuk të thonë asgjë.
Njëherë e një kohë, shkrimtari A. Rexhaj kishte krijuar librarinë elektronike Filozofia Urbane. Aty gjeje libra dhe drama plot në gjuhën shipe, mirëpo ka vite që portali nuk më del askund.
Gjithësesi, pyetja me rëndësi është kjo: kur 1/4 shqiptarë jetojnë në Shqipëri dhe kur ai vend e dimë shumë mirë sesi i kryen punët e kulturës, a nuk do të ishte më mirë që shumica e botimeve shqipe të ishin elektronike (dhe shumë syresh falas)? A ka kërkesë për libra elektronikë? Lexuesi si ndihet me librin elektronik (a fokusohet dot, a i pëlqen)?

Last edited: