SystemA
V.I.P
- Anëtar
- Sep 14, 2010
- Postime
- 87,278
- Pikët
- 113
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...
Skandali i Bashës me lobimet në SHBA, Prokuroria e Tiranës vihet në lëvizje, nis verifikimet për burimin e financimit.
Pas publikimit në media të dokumenteve që zbuluan kontratën e Partisë Demokratike me disa kompani lobimi në SHBA, Prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje. Organi i akuzës ka nisur verifikimet rreth kësaj kontrate, ku selia blu i ka paguar kompanive të lobimit në SHBA 1 milionë dollarë përmes kompanive off shore për të siguruar mbështetjen politike nga Uashingtoni. Mësohet se Prokuroria e Tiranës do të ketë si objekt hetimi verifikimin e burimeve të financimit. Prokuroria e nisi këtë hetim sepse shuma që i është paguar kompanive nuk rezulton të jetë e deklaruar dhe dyshohet se është paguar në rrugë informale. Hetimet e Prokurorisë nisën pas publikimeve në media të dokumenteve që zbuluan kontratën dhe pagesat e Partisë Demokratike në SHBA gjatë kohës që ishte në çadrën përpara Kryeministrisë në Bulevard. Sipas denoncimit të kreu të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla para dy ditësh, kontratat u lidhën në fund të marsit 2017 dhe një kompanie të regjistruar në Skoci, që kapin vlerën e 675 mijë dollarëve, ku përfshihen edhe tarifat mujore të firmës, si dhe pagesat për shpenzimet e saj. “Në 24.03.2017 janë paguar 115 mijë dollarë; në 27.03.2017 Partia Demokratike e Shqipërisë ka paguar 25 mijë dollarë, dhe më 09.06.2017 kanë kaluar edhe 500 mijë dollarë të tjera nga Partia Demokratike”, deklaroi Balla. Ndërkohë, ai theksoi se njëra nga kompanitë premtonte se do të ndihmonte opozitën në projektimin e fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit, promovimin e PD në media dhe pranë figurave në SHBA apo edhe në krijimin e një lëvizje konservatore në Shqipëri. Mirëpo nga verifikimet që ka bërë gazeta sa i takon shpenzimeve që PD ka bërë në KQZ, rezulton se kjo parti ka deklaruar rreth 160 mijë dollarë shpenzime. Ndërsa nga ana tjetër, po ti hedhim një sy pagesës që PD ka paguar për lobimet, rezulton se në total ka paguar 825 mijë dollarë. Pra diferenca është diku tek 660 mijë dollarë, ç’ka do të thotë se PD i ka fshehur këto shpenzime. Kjo ngre dyshime serioze për origjinën e parave. Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes PD dhe kompanisë ‘Biniatta Trade LP,’ e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale.
Sot News.
https://www.youtube.com/watch?v=A5rqxQb11K4
PS: kur llapaqenerojne 3,do fitoje i katerti.