• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Sekretari amerikan i Thesarit: Lista e Kremlinit do të vendosë sanksione të reja kundër Moskës.

Steven Mnuchin, sekretari amerikan i Thesarit në një fjalim të mbajtur në Senat ka thënë se Lista e Kremlinit mund të bëhet shkak për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë.
Lista e publikuar nga Departamenti amerikan i Thesarit, si pjesë e ligjit të sanksioneve që synon të ndëshkojë Moskën për ndërhyrjen në Presidencialet amerikane, e ka irrituar shefin e Kremlinit Vladimir Putin, i cili deklaroi se raporti shënjestrën në fakt të gjithë popullin rus. Lista, për të cilën Departamenti i Thesarit u kujdes të sqaronte se nuk nënkupton sanksione të reja, rreshton emrat e 210 personave, 114 politikanë dhe 96 oligarkë, mes të cilëve figurojnë edhe 42 këshilltarë të shefit të Kremlinit, kryeministri Dmitri Medvedev, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, drejtues të komunitetit të shërbimeve sekrete e udhëheqës biznesi. Vlera e pasurisë së personave të përfshirë në raport mbërrin në një miliard dollarë apo më shumë. E ashtuquajtura “listë e Kremlinit” evidenton praktikisht njerëzit që kanë bërë pasuri, ose kanë fituar pushtet nga shoqërimi me presidentin rus. Për korrespondentët e huaj, ajo nuk tregon asgjë të re sa u takon individëve të prekur aktualisht nga sanksionet, por duhet të përbëjë objekt shqetësimi për personat që mund të cënohen prej tyre në të ardhmen. Në bazë të ligjit amerikan, dokumenti duhej publikuar brenda së hënës dhe u nxor vetëm 10 minuta para mesnatës. Paraqitja në limitet e afatit kohor u interpretua nga analistët si reflektim i gjakftohtësisë së Trumpit përpara respektimit të ligjit dhe kundërshtisë së tij ndaj nevojës për të ndëshkuar rusë të tjerë me sanksione.

Jan 31, 2018 10:54 Europe

--------------------------------------------------------------------------

Lista nera Usa Putin: Il cane abbaia, la carovana va.

Così, con un proverbio arabo, Vladimir Putin ha commentato la lista nera di personalità russe voluta dal Tesoro Usa.

Il presidente russo ha poi scherzato sull'assenza del suo nome nella lista e ha detto: dobbiamo pensare di più a noi stessi, occuparci della nostra economia, agricoltura, assistenza sanitaria, istruzione, difesa. Lo riporta Gazeta.ru. E poi alla fine, si giungerà alla conclusione che non ha senso formulare alcuna sanzione, ha detto Putin.

Secondo lui, bisogna seguire la regola ben nota: "Il cane abbaia, la carovana va", ossia seguire la propria strada. O per dirla con Dante, non ti curar di lor ma guarda e passa.

Dal canto suo il premier Dmitry Medvedev ha sottolineato che oltre alle persone presenti nella lista, non ci sono "altri interlocutori" per gli Usa.


Apropo....thone nje kaqator rus i asht afrue 1.5 m,ni avioni caubojs.Keta te funit protestojne,sepse ka shkellur rregullat e aviacionit nderkombetar dhe ishte provokacija.Tashti qe Deti i Zi nuk eshte golfo del Mexico,bojsit e harrojne.
Perfytyro nje Suchoi- rus,ti afrohej nje F-16-te 100 metra,dhe IMAGJINO te protestonin ruset ne kufirin me Canada-ne.

Naten e mire dhe si per sempre ``shqipe``
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

shum interesant tregimi vetem nje minut .

te lumt anita.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Shume prekese.....braric....LEXO.

Plagosen dy nxënës në Los Anxhelos.

Të shtënat me armë zjarri në shkollë Salvador Castro në qytetin Los Anxhelos të Amerikës, shkaktoi plagosjen e 2 nxënësve të moshës 15 vjeç dhe një grua 30 vjeçare.
Autoritetet amerikane njoftuan se ngjarja ka ndodhur në orën 09:00 sipas orës lokale. Autori i sulmi me armë ishte një vajzë 12 vjeçare e cila tashmë është arrestuar nga forcat e policisë. Çdo vit mijëra persona humbin jetën ose plagosen për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit në Amerikë. Me gjithë kërkesat e shumta të grupeve mbrojtëse të të drejtave civile në Amerikë, lobi pro-armëmbajtjes në këtë vend duke ndikuar fuqishëm në Kongres dhe Senat, nuk ka lejuar miratimin e ligjeve nga ana e qeverisë amerikane për kufizimin e armëmbajtjes në vend.

Apropo braro...ni <vocrrak> 15 vjeqa e ka mare ne krye...plumbin.
Ahhhhhhhh....ne shkolla me arma????
 

Attachments

  • 1358649_cms2image-fixedwidth-640x0_1qt2IB_m5YaDj.jpg
    1358649_cms2image-fixedwidth-640x0_1qt2IB_m5YaDj.jpg
    19.2 KB · Views: 141
  • 4bpm0b5502583310q1o_800C450.jpg
    4bpm0b5502583310q1o_800C450.jpg
    23 KB · Views: 138
  • 2,w=993,q=high,c=0.bild.jpg
    2,w=993,q=high,c=0.bild.jpg
    21.9 KB · Views: 137
  • DU97qflWAAMeKYT.jpg
    DU97qflWAAMeKYT.jpg
    21.6 KB · Views: 139
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Usa: attacco a Fbi e Dipartimento Giustizia serve solo a Putin.

WASHINGTON-Gli ultimi attacchi all'Fbi e al Dipartimento di Giustizia non servono alcun interesse americano,nessun interesse del partito, nessun interesse del presidente, solo quelli di Putin.

Così in un tweet il senatore repubblicano, e ex candidato alla presidenza McCain, commenta le polemiche dopo la decisione di Trump di rendere pubblico il memo del Gop su presunti abusi di Fbi e del ministero della Giustizia nell'indagine sul Russiagate.

Fonte:Rai news Feb 03, 2018 04:59.

-paqe-
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Pentagono: Mosca prepara drone nucleare da 100 megatoni.

WASHINGTON-Il Pentagono ha delineato e diffuso la nuova strategia dell'amministrazione Usa sulle armi nucleari, e sul suo arsenale in particolare, in cui prevede l'introduzione di nuovi dispositivi e sottolinea un focus su Russia e Cina. Si legge nel -Nuclear Posture Review, il documento di revisione della strategia nucleare del Pentagono citato dal Washington Post.

Sempre nel documento è stato riportato che la Russia sta sviluppando una nuova arma atomica di immensa potenza e impossibile da intercettare.

L'arma letale sarebbe un drone-sottomarino delle dimensioni di un mini-sommergibile in grado di trasportare un singolo ordigno della potenza 'monstre' di 100 megatoni, si chiama 'Status-6 AUV', nome in codice Kanyon.

E' due volte più potente della "bomba Zar" (finora la più potente mai fatta detonare nell'atmosfera dai russi nel 1961). I servizi ne parlano dal 2016, il Kanyon, se fosse effettivamente operativo, sarebbe l'Arma finale.

``Bej_dy_pompa``
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ha insultato Trump': gli Stati Uniti negano il visto a Maradona.

Niente visto per gli Stati Uniti a Diego Armando Maradona. Intervenuto al programma -Buenos Dias America- l'avvocato del Pibe de Oro, Matias Morla, ha spiegato che l'ambasciata ha deciso di negare il visto all'attuale tecnico dell'Al Fujairah per aver definito il presidente degli USA Donald Trump una 'chirolita', in Argentina un insulto traducibile come 'burattino'. Maradona si sarebbe dovuto recare negli Stati Uniti per presentarsi davanti a un tribunale, nell'ambito di una causa contro l'ex moglie Claudia Villafane.

Qfare quhen njerez te SEMURE PSYCHO???????????????????????????

Se mu kujtue....asht Fidelist GRANDE DIEGO,
ka te ngjare dhe putinist.....mer PSIKOPATE ne USA.
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Nje shkrim per tu lexuar dhe nga Prokuroria, se mbase policia eshte e zene..federata paska kapur armet..
Rikthehen bandat e ‘97!
Nga Flamur Vezaj
Zgjedhjet per kreun e FSHF-se, kane nxjerr nga strofulla disa prej krimineleve me te rrezikshem te vendit! Po po, kriminel dhe persona me precedent te rrezikshem kriminal nga te cilet eshte kerkuar mbeshtetje dhe prezenc diten e zgjedhjeve ne Durres! Kane shkuar deri aty, sa nje prej biznesmeneve te njohur ne vend me te kaluar te dyshimt, qe eshte edhe personi kryesor qe mbeshtet kandidatin e PS-se pas kunitave paska tentuar qe ne emer te OSBE-se te rezervoj disa dhoma ne Hotel “Adriatiku” me arsyetimin se do bejne seminar! Po cfare seminari do te bejne keta kriminel dhe ish-punonjes policie e persona me probleme me ligjin diten e zgjedhjeve!!?? Apo thjesht per te qene brenda hotelit kur te plas sherri apo kur i kerkohet te ndehyjne. Duke pare kete situate, me thone se eshte kerkuar edhe prania e forcave te policise qe me shume gjasa nuk do te mungojne! Jo forca te thjeshta por te atyre te RENEA-se qe te jene prezent tek hoteli qe nje dite para zgjedhjeve! Por Jo vetem kaq, me thone se nuk mungojne edhe presionet e kercenimet e hapura me telefon e me vizita poshte shtepise se anetareve te Asamblese duke i kerkuar mbeshtjetjen per kandidate te vecant! Ne mesin e ketyre kercenuesve me telefon qenkan edhe te paraburgosur “VIP” nga “313” apo burgu i Peqinit dhe Fushe-Krujes! Jo vetem kaq, ne mbeshtetje te Finos na paskan perfshire edhe grupe kriminale nga Shkodra e Elbasani duke mos harruar ata te Vlores ose me sakte nje grup te vjeter e te njohur ne Shqiperi i ngritur qe ne vitin 1996 qe tashme po perdor edhe median per kete fakt! Per keto probleme na qenka njoftuar edhe kryeministri i vendit qe per momentin paska vendos ti injoroj keto alarm ndoshta edhe per faktin se i vellai eshte perfshi ne kete histori! Perballe ketyre edhe Duka nuk paska mbet mbrapa, ku ka kerkuar ndihme nga grupet e Shijakut dhe Laçit, ku disa prej tyre me shume gjasa nuk do te mungojne edhe ne diten e zgjedhjeve perballe ketyre te Finos! Eshte shume e turpshme qe ne kete menyre duan te zgjidhen kreret e kesaj Federata qe tashme eshte “privatizuar” nga Duka! Une prej kohesh kam kerkuar largimin e Dukes se ka shkaterruar kampionatin e dermuar tifozet! Por ne kete rast me mire Duka se te pakten merr vesh pak nga Futbolli se ka disa vite eksperienc sa Bashkim Fino, nje arrogant i pandreqshem qe nuk mbahet mend per ndonje gje te mire dhe qe para se te marr drejtimin e FSHF-se bene presione e kercenime me burg e me dosje, cka tregon se vazhdon te jetoj ne vitin 1997! Nuk eshte ky qe i duhet federates pasi ai nuk mund te sjell fryme te re sic pretendon me metoda te vjetra! Kete e bene se ka edhe mbrapa prokurorine qe per faqe te zeze eshte vene ne levizje pak dite para zgjedhjeve ne FSHF nga individ e klube qe deri dje kane mbyll syt perballe ketyre “shkeljeve” e tashme kur eshte perfshire nje deputet ne gare me mbeshtetjen e vellait te kryeministrit u kujtuan! Nje fjale e urte thote, me mire vone se kurr por jo, boll me keto metoda presioni, kercenimi, alabakesh e duke perdor pushtetin dhe institucionet me te vetmin qellim te zgjidhen ne krye te nje OJF-je nje deputet! O njerez, eshte sporti me i bukur ne bote dhe nuk ka nevoj perfshirja e krimineleve!
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

............

Kur kam qenë fëmi, më ka pas pëlqye shum teatri. "Teatri Migjeni" si ndërtesë po se po, mbasi në mendjen time ishte ndërtesa ma e bukur n'Shqipni, por e kam fjalen teatri si art. Isha atbotë i dashuruar mbas dramës. Kisha në mendjen t'eme idhujt e huaj e ata të vendit. Më ishte mbush mendja me pëlqye nji dramaturg shkodranë, që për mendimin tim ishte i nënçmuar.

Fadil e ka pasë emrin. Fadil Kraja. Dhe kisha edhe aktorët me të cilët isha në dashuri. Ndër femra, e dashtuna ime ishte Tinka Kurti. Tinka nuk luante rregullisht në teatrin e Shkodrës. Ajo ishte e nji kalibri ma të madh se ai Shkodranë. Për shum kend, Tinka ishte e rrangut kombëtar, e në mendjen time, ajo ishte e rrangut ndërkombëtar. Rrallë nganjiherë luante ndonji rol edhe në Shkodër, po.

Kur vinte ajo për të aktruar tek ne, un do i shihja të gjitha shfaqet. Kur them të gjitha e kam fjalen të gjitha e. Para pak minutash lexova se Tinkës së gjorë i paska ndodhë nji rrezik i madh. I paska vdekë djali i vetëm.

Oh sa mu dhimbt Tinka!
Mbylla sytë dhe e pashë në skenë të teatrit. Ulur në nji karrige druni të modës së vjetër në nji skenë të errët... Kishte veshur nji fustan të gjatë gri e nji triko të zezë të hollë krahëve. Qante të birin. Qante me fjalë, e qante me lot. Në drrasat e dyshemes pikonin lot dhimbjeje të nji gruaje që dikur na bënte të qanim me interpretimin e sajë. Tash nuk ishte rol që luante. Ishte gjama për djalin e vetëm e nji gruaje plakë në ndoshta ditët e saja të fundit të jetës.

Oh sa u preka!
Më shkuan lot. Sinqerisht më shkuan lot. Më erdh në mend, ashtu fëmijë i vogël e i brishtë si ç'kam qenë, tek e shihja me dashuri atë grua që dukej si mbretneshë mes aktorëve të tjerë në skenë... Atë shkodranen e talentuar që në mendjen time ishte ma e mirë se Irene Papas.

Ti nuk me njeh mua Tinkë, por un të njoh ty. Po të ngushëlloj në mënyren time për humbjen e madhe zonjë.


06 shkurt 2018
Xh.T

:(
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

27545066_10211548922379747_3122259602880838561_n.jpg


Europa nuk eshte gati...

Kohë më parë ekzistonte një betim që vajzat e reja ua bënin prinderve, duke u premtuar se do ta ruanin virgjerine dhe nderin e familjes. Keshtu po betohet dhe ky vend. Kaluan mbi
20 vite dhe Betimi eshte bere refren i kenges Shqiptare per te hyre ne Europe. Shqiperia betohet e serisht reziston. Betohet para baballareve europiane: Nuk çvirgjerohemi!
Nuk europianizohemi!
E si per te besuar se eshte keshtu, kemi deshmitare mes nesh edhe kengetaren europianen Romana Vllahutim.
Dikur, ne histori, europes i kendonim me llahute. Sot ky instrument ka ndryshuar pak. Quhet Vllahute. Dje i binin llahutes. Sot po i biem Vllahutes. Keshtu po sillet kjo politikane e ngarkuar me kete vend. Mban shënime e nuk informon. Del në panel rrallë e me rrallë, dhe na tregon ndonje përrallë. Seç nanuriti së fundi nuk kuptuam gjë. Në fund shperndau ca letra ...per te fshire buzet.
-Do Ju njoh me Strategjine e re Europina -tha. Serisht europa ben strategji. Fjale e madhe.
E njoh kete fjale qekurse jam ulur ne karrigen e shtetarit. Çdo Ministri ne kete vend e fillon punen me strategji dhe ne fund e mbyll me... raki. Strategji Sektoriale. Strategji Rajonale. Strategji Digasteriale. Strategji vjetore. Strategji hënore...Tani edhe strategji europiane.
I ndoqëm edhe këte herë direkt në media europianet:
Nje panel me tre pleq.
Njeri prish, e tjetri ndreq...
Ne fund. Nuk eshte vendosur ende as per vitin 2025!!! Pesimizmi sërisht. Por kete here ligjeratat e tyre pa kryefjale treguan se Ne i kemi realizuar 100% detyrat tona. Europa nuk i ka realizuar. Europa nuk eshte gati. Europa serisht po bën strategji.Ylli Dylgjeri

-qesh--qesh-
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

40 Sarandat e Kosovës nisen për në Sarandë

http://www.koha.net/lemsh/74508/40-sarandat-e-kosoves-nisen-per-ne-sarande/

auto_09sar1518183651.jpg


Në Kosovë nuk është aspak e rastit të ndeshësh qytetarë me emra 'puro shqiptarë' apo me emra vendesh nga Shqipëria, qytetesh a fshatrash, shkruan Syri.
Kjo pikë e përbashkët i ka mbledhur 40 gra e vajza kosovare me emrin Saranda që të nisen me autobus drejt jugut të Shqipërisë duke kënduar.
Ato kanë dashur të vizitojnë qytetin që prindërve të tyre u ka goditur në zemër dhe u ka lënë aq mbresa.
Ja tek janë 40 vajzat me emrin Saranda, në rrugëtimin e tyre drejt... origjinës së emrit.


edhe une ne stolin e fundit te avtobusit :D me emrin Karaburun :D
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Koha e Hajrie spikericave

Drenusha Zajmi-Hoxha


Edhe disa ditë e mbase po shpëtojmë nga këto temperatura të larta, prej të cilave edhe zhapiku ka kokëdhimbje, ndërsa veza piqet në diell.

Dy muaj thatësi ekstreme sikur po i përshtatet thatësisë që kemi në jetën shoqërore, politike, thatësisë nëpër xhepa, në konto, në zemër. Thatë tokat pjellore, thatë fabrikat e dikurshme. Thatë edhe në Kuvend, thatë në Qeveri, thatë buxheti, thatë rezervat e qymyrit, thatë muhabetet e politikanëve, thatë numrat, thatë mundësitë. Edhe populli i ngratë po flet e po vepron çka po i thotë mendja e tij e thatë.

Korsia e krushqive

Por për të mos thënë se është krejt zi, kjo thatësi nuk ka depërtuar ende nëpër rrugë e autostrada, salla banketesh, dyqane nusesh, e salla me parukierë, grimerë, manekyrë, pedikerë, heqjedhjamerë, botoxerë dhe shumë “...erë, erë” të tjerë. Fillimisht, plazhet me dasmorë janë përplot.

Muzikë tallava në kupë të qiellit, njerëz që heqin valle nëpër rërë, ca me dimi, ca me brekë të larjes. Bile për nostalgjikët e Jugosllavisë, akoma mund të gjeni plazhe shqiptare me muzikë të Cecës dhe të Draganës.

Ani kur ma dridhin zanin si telin e gajdes, të merr malli për teta Zhivkën, çika Ljubën ose ndonjë komshi tjetër sevdalli, të cilët e adhuronin muzikën folk, ama kryekëput e njëjtë si kjo e estradës sonë. Sidomos të atyre që këndojnë balada zemërthyese, zemërçkyese e zemërshpërthyese në stilin “o tradhtar , shko puthi buzët e asaj…” Vërtet shumë po na e kopjon artin Serbia, bash po e tepron. Se për të dhimbshme, vërtet po ta luajnë trurin. Ec e mos qaj. Ec e mos u trano. Ta prish plazhin bre, kur të kujtohen ato tri dashnorët e Esmegylave e Esmeralldave, që i shikon tri herë në ditë në televizionet kombëtare, plus reprizën.

Sidoqoftë, plazhe me dasmorë vërtet ka plot, ama edhe dasmorë të veshur si për plazh nëpër bankete ka po ashtu shumë. Fustane që më shumë zbulojnë se mbulojnë, të pasme me tanga që hedhin kokën jashtë pëlhurave të holla, gra e vajza që e kanë keqkuptuar rolin e sutjenave ose pjesës së epërme të kostimit për plazh. Grimi që noton bashkë me djersët në fytyrat e lumtura me qeshjen e kuqe vesh më vesh. Gjithkush e gjen lumturinë sipas mënyrës së vet. Edhe derri në baltë.

Nëpër rrugë kolona të dasmorëve me tipa e tipesha ulur dritareve e të kapur për tavani sheh përditë. Çuditërisht, policët e dënojnë pa mëshirë ndonjë pensionist që nuk e ka vënë rripin se i jep siklet, dhe nuk e vërejnë turmën e dykëmbëshave në vetura të vezulluara duke bërë kërdinë në komunikacion.

Gra të veshura krejt xixa, me fytyrat plot akllëk, këndojnë “ojeojeo” e i mëshojnë defit brenda e jashtë veturave. Nuk e di a mund ta marrë dikush në konsiderim këtë që po them, ama askund si në Kosovë nuk ka nevojë më shumë për një korsi apostafat veç për krushq e për dasmorë. Verës do të shfrytëzohej për dasma, dimrit për veturat e shpejta të politikanëve. Kishte për t’ia nxjerrë paret qysh vitin e parë.

Ah, po shkrihem kur po mendoj se si do ta kishin zbukuruar komplet nëpër dy rrethojat me lule plastike e shirita vezullues që përdoren për bredhin e vitit të ri me ndonjë, qaty tender të thjeshtë, disa milionësh. Do të kishte anash kioska për ftesa, martesa zyrtare, oriz e grurë, kënaçe për t’u lidhur pas veture, ndonjë instant vjehërr nëse nuk ka qëlluar për shembull në Kosovë ose gjallë, bile edhe nuse zëvendësuese, nëse për shembull, largqoftë, kjo e para arratiset me dikë tjetër e familjen e mbulon turpi nga dështimi i banketit dhe bakllavave. Edhe një këshillë falas: Mos gaboni të mendoni bile për frizurën, thonjtë apo grimin profesional këto ditë vere. Të gjithë këta “profesionistë” janë të superzënë tani duke prerë para nga diaspora dhe nuk janë ngushtë për pesë eurot tuaja të mërzitshme. Lëshojini flokët egër, mos bëni fare grim, mos u depiloni e mos i nxirrni kthetrat jashtë. Është koha e të qenit sa më katunarisht seksi.

Tellallët e Facebookut

Eh, tamam mendon njeriu se me motin do të ndryshojnë edhe gjërat e tjera për të mirë, shoh si për inat se ajo thatësia i ka kapluar edhe kanalet televizive. Nuk ka xhanëm ndonjë debat politik as për ilaç. E fort mirë dihet se ne nuk marrim dot frymë pa to. Në vend të tyre tani shikojmë ca emisione me ca trupula estrade që na rrëfejnë për “ jetën e vështirë” të natës, dinarin me djersë dhe buzët fringo me botox. “Mamin e kam menaxhere” , thotë njëra, “ by…n e kam natyrale” thotë tjetra, sikur kloni i së parës, duke ia rrahur vetes prapa dy balonat me silikon si pelë e egër, e të cilat gati sa nuk i mbështet brutalisht për kamerë. Pyetja njëmilionëshe e moderatorëve që qeshin zakonisht kot, shkon përafërsisht kështu: “A është e vërtetë se vetullat i keni bërë tattoo?” ose “A është e vërtetë se ia keni bërë ‘like’ filanes në Instagram?” Dhe derisa trupula mendohet sikur do ta zbulojë grimcën e Higgsit, unë gjunjëzohem dhe lutem me vete: “O Zot, faleminderit që na lejon ta kuptojmë e ta mësojmë këtë lajm të rëndësishëm. Merre me mend nëse vajza nuk do të na e rrëfente këtë sekret. Çka do të bëhej prej nesh.

Si do të mundë ta vazhdonim jetën. Çfarë do të ndodhte me njerëzimin e shkretë. Do të ndalej evolucioni. Po shyqyr që janë këto intervista more njerëz, gjithë kjo mençuri që buron nga goja e këtyre kukullave me playback, ta komplekson edhe Einsteinin për së vdekuri. Në anën tjetër, pikërisht mbase për shkak të mungesës së emisioneve e debateve politike, ku politikanët fosilë, ata të sapokomponuar, ata të shitur e ata të blerë, përrallisnin çdo natë, tanimë fushëbeteja është zhvendosur përkohësisht në terren tjetër.

E ku tjetër pos në Facebook. Pas zgjedhjeve të fundit doli edhe një kategori e re njerëzish, që lirisht mund t’i quajmë tellallë politikë. Këta e quajnë veten politikanë, por nuk e dinë pse as vetë. Thonë që merren me politikë, por në fakt nuk bëjnë asnjë gjë të tillë. Mendojnë se bota sillet rreth tyre, por në fakt këta sillen e mbështillen rreth fjalëve e intrigave të botës. Mendojnë se fjala u ka peshë, por pesha e budallallëkut të tyre nuk përshkruhet me fjalë.

Kap njërin që llomotit tërë ditën plot urrejtje e propaganda kot, kap tjetrën që ia gjuan topin plot helm prapa. Ti bëre kështu, ti bëre ashtu. Ti je i keq, ti je e keqe. Thua ti je në Vanity Fair. E publiku “wwoooow” te njëri, “wooow” te tjetri, sepse edhe ai është kot sikur këta tellallët e partive të veta. Njësoj e përditë. Llaballaballaba. Dhe krejt kjo ma kujton Hajrie Spikericën e Televizionit të okupuar të Prishtinës. Prej kamerieres - pevaçicë, e drejt në studio televizive , Hajria me flokët krejt minivall e me theks “prapadiellit” i jepte lajmet e mbrëmjes. Në atë kohë nuk kishte Facebook, ama Hajrie Spikerica i rregullonte mirë flokët dhe mustaqet sikur për selfie, para se të dilte e të villte vrer për shqiptarët.

Dhe ec e fajësoje të shkretën. Ajo vetëm ka lexuar e folur çka i kanë thënë e çka i kanë shkruar. Ajo veç ka qenë e paguar për ta bërë këtë punë. Thjesht ka qenë tellalli i krimit, pisllëkut, tradhtisë e poshtërsisë. Dhe Hajria e mbante shumë mirë këtë barrë, bile i dukej e lehtë pendël, sepse ajo ishte e gatuar për atë punë. Ia kishte zanat, që thonë. E shijonte, sepse ishte momenti i saj. Dhe ku po dallon sot Hajrie Spikerica e TVP-së me Hajrie e Hajrana të partive e të Facebookut nuk e di. Mbase, sepse këta të dytët nuk kanë minivall.

Dhe përderisa ne u duartrokasim spikericave të reja (dhe kur po them spikericave po mendoj në dy gjinitë), i nxisim edhe më shumë dhe i lejojmë ta bëjnë aq me lehtësi të padurueshme përçarjen e shqiptarëve, gjë për të cilën janë paguar, atëherë nuk kemi pse të ankohemi se na kanë lodhur e bezdisur përditë me fjalë të njëjta e na e kanë mërzitur jetën.

Ata në fakt vetëm po jua tregojnë fundin ku jemi degdisur si popull dhe fytyrën tonë të urrejtjes për njëri-tjetrin. Atë të vërtetën.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Apeli i fortë i priftit: Po trajtohemi si njerëz të kategorisë dytë. Kujdes nga makinat e luksit, ato na shtypin si miza

Prifti i Velipojës, Dom Marian Gega ka mbajtur nje fjalim me mesazhe te medha, sot ne nje dite zie, kur i jepej lamtumira ne kishe, 10 vjecares Noemi Preka. Ajo prehet prane babait, motres dhe vellait. Aksidenti tragjik i Velipojes shuajti familjen e Edmond Prekes. Gjalle ka mbetur vetem bashkeshortja e tij, Evisa dhe askush nuk guxon ti jape lajmin e kobshëm, tha prifti. Dhimbja eshte e madhe, por edhe apeli i Dom Marianit per shtetin dhe vete qytetaret eshte kumtues.
“Si nuk u hoq një patente per rrip apo alkool në zonën tonë? Tan Shqipnia asht ba vetem Tirane. Ne te tjeret jena njerez te kategorise dyte… Ju jeni te pergjegjeshem per jeten, vendosni rripin e sigurimit, merrni kurajon, thoni prinderve ‘ecni ngadale’. Vec vdekja mberrihet shpejt, asgje tjeter. Largohuni prej fuoristradave drejtohen prej të pasunve, e ne te varfnit jena si miza per ta”, u shpreh ai.
http://opinion.al/video-apeli-i-for...-nga-makinat-e-luksit-ato-na-shtypin-si-miza/
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

“Krimi shqiptar në gjithë Italinë”
Prokurori italian i antimafias konfirmoi në Tiranë atë që përflitej në raportin e inteligjencës italiane për grupet kriminale shqiptare përtej Adriatikut.

Duke folur për mediat në përfundim të takimit me kryeprokuroren Arta Marku, Federico Caliero De Raho tha se aktiviteti kriminal shqiptar është prezent dhe i shtrirë në gjithë territorin e Italisë.

“Krimi shqiptar është shumë i pranishëm në Itali dhe në aleancë me mafian italiane. Bashkëpunon me Ndraghetën, Sacra Corona Unita e grupe të tjera kriminale. Ka një shtrirje edhe në veri të vendit dhe së fundi drejton edhe trafikun e kokainës”, thotë De Raho.

Sipas prokurorit italian, shqetësues është aktiviteti në trafikun e kokainës, por edhe përfshirja në trafikun e drogërave më të lehta dhe të armëve.

Pak ditë më parë, shërbimi inteligjent i antimafias në Itali ka dorëzuar në komisionet e sigurisë të Parlamentit italian raportin për vitin 2017.

Ajo që bie në sy në këtë raport, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, është rritja e aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare, që për “007” italianë konsiderohet mafia më e rrezikshme e huaj.

Raporti thekson se grupet shqiptare shtrijnë aktivitetin e tyre në të gjitha fushat e paligjshme, që nga trafiku i drogës, prostitucioni, grabitjet, gjobëvënia e deri tek vrasjet.

DIA (Direzione Investigativa Antimafia) thekson në raport se ndryshe nga mafia kineze dhe ajo afrikane, të cilat kanë rritur edhe ato aktivitetin e tyre në Itali, ajo shqiptare po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për faktin se është më bashkëpunuese me mafian vendase, por shumë herë më e dhunshme se ajo.

Inteligjenca italiane shkruan në raport se grupet mafioze shqiptare janë importuesit kryesorë të drogërave të forta që mbërrijnë nga Azia.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Sorry...

Sot,(apo dje) 10-të vjetori i Big Brother Albania.

Ndoshta mund të mos i mbajmë mend të gjithë konkurrentët ndër vite, nga puntata e parë e deri tek ajo e fundit, ama për diçka jemi plotësisht të sigurt: Big Brother Albania është formati që ka thyer çdo rekord audience. Sot ky emision mbush plot 10 vjeç dhe ka motive për të festuar këtë datë.

Nën drejtimin e prezantueses Arbana Osmani dhe Ledion Liços, i cili mundi ta drejtojë këtë format të suksesshëm për vetëm një herë të vetme, Big Brother Albania e nisi këtë rrugëtim në ekranin e Top Channel 10 vite më parë, duke i mbajtur të gjithë teleshikuesit të gozhduar pas ekranit, për t’u njohur me protagonistët real, me zhvillimin e ngjarjeve, situatave, etj,. Pavarësisht polemikave të ndryshme, ky emision mbetet një ndër më popullorët në ekranet tona.

Ende nuk e dimë nëse do të vazhdojë e njëjta frymë realizimi dhe i njëjti format, por së fundmi zërat janë shtuar për një tjetër reality show, me emrin Big Brother VIP, ku personazhe të njohur pritet të bëhen pjesëtarët më të rinj të familjes më të famshme në Shqipëri.

PS: nga lapsi HALE.
Te presim puntaten e jedanajest per traditat e reja...

Dhe URTE.............PICMUTER me flamuej.

Gjume te amel.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Sorry...

Sot,(apo dje) 10-të vjetori i Big Brother Albania.

Ndoshta mund të mos i mbajmë mend të gjithë konkurrentët ndër vite, nga puntata e parë e deri tek ajo e fundit, ama për diçka jemi plotësisht të sigurt: Big Brother Albania është formati që ka thyer çdo rekord audience. Sot ky emision mbush plot 10 vjeç dhe ka motive për të festuar këtë datë.

Nën drejtimin e prezantueses Arbana Osmani dhe Ledion Liços, i cili mundi ta drejtojë këtë format të suksesshëm për vetëm një herë të vetme, Big Brother Albania e nisi këtë rrugëtim në ekranin e Top Channel 10 vite më parë, duke i mbajtur të gjithë teleshikuesit të gozhduar pas ekranit, për t’u njohur me protagonistët real, me zhvillimin e ngjarjeve, situatave, etj,. Pavarësisht polemikave të ndryshme, ky emision mbetet një ndër më popullorët në ekranet tona.

Ende nuk e dimë nëse do të vazhdojë e njëjta frymë realizimi dhe i njëjti format, por së fundmi zërat janë shtuar për një tjetër reality show, me emrin Big Brother VIP, ku personazhe të njohur pritet të bëhen pjesëtarët më të rinj të familjes më të famshme në Shqipëri.

PS: nga lapsi HALE.
Te presim puntaten e jedanajest per traditat e reja...

Dhe URTE.............PICMUTER me flamuej.

Gjume te amel.

7FxGZv6.jpg
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

HOOK
@lapsi.al
Dush i ftohte nga Brukseli dhe Washingtoni per mafiozat e Tiranes!Gazetat heshtin!Por shoqeria Shqiptare duhet te japin sinjalin, se eshte e gateshme te hedhe ne kosh te plehut klasen politike , ashtu siç hedhe nje mbeturine te qelbur!
Me mire e vdekur! Keshtu ka menduar Elvana Nanaj nga Tepelena,nene e tre femijeve te mitur kur eshte vare ne litar per t’mos u kthyer e gjall ne Shqiperi!Pra njerezit vazhdojne te ikin ,dhe kur ju refuzohet azili preferojne te vdesin ne Gjermani se sa te kthehen te gjall ne atdhe! Eshte kjo tragjedia e popullit Shqiptare sot , e krijuar nga kater kryemafiozat! Azil nuk ka ,se ne zyrtarisht nuk jemi ne diktature,as ne lufte. Sepse thuhet se “ diktatura komuniste u shemb”!Atehere pyetja vjen:Ku jane te shemburit? Ku jane te denuarit per krime mostruoze?!! Si eshte e mundur qe edhe sot njerezit ikun,po nga trashigimtaret e komunizmit?!
******Ironia e “fatit” qendron se nuk ka te denuar per krimet komuniste ,nuk ka as te “shembur”! “Shembja e diktatures “ eshte virtuale , eshte ajo qe na pelqen te besojme , por faktet dhe realiteti flasin ndryshe!Sot jetojmè ne fallsitet sa here marrim frymè, si ne kohen e PPSH.Dihet se nuk ka diktatur me nje diktator ,ashtu si nuk ka kleptokraci me nje hajdut te vetem ,keto jane sisteme komplekse te sajuara nga njerezit me te poshter qe ka patur Shqiperia !
Ne shohim se kriminelet e diktatures,bijet e tyre jane sot ne qeveri dhe parlament, kjo si rrjedhojè e”filozofisè” katavica .Pra ish komunistat kane pushtetin nga manipolimi i vullnetit te popullit ,dhe jane shume te pasur duke vjedhur .Shume “mire” e kane gjetur justifikimin per krimet e djeshme komuniste ;“ashtu ishte koha atehere”….. .Dhe deri sot po keta kane qeverise nga skandali ne disfat me moton: Vjedh ,mashtro ,perçaj e sundo ,ekzakt si baballaret e tyre . Keta e kane bere Shqiperin toke te djegur ,por pushtuesit kriminel nuk po ndalen .Ata na kercenojnè qe te rrime urte! Te qepim gojen!Mos na ngaterroni punet se “po shkojmè ne Europè”,kete e thone bash spiunet e sigurimit ,njerezit me hajdut , njerez e hurit dhe te litarit, o bijet e tyre te degjeneruar qe duan te shpetojnè gjenè e vjedhur ,si baballaret e tyre! Keta kriminel po pretendojnè te poshtrojnè edhe rregullat e Europes! Por Juncker ju tha ; Avash, avash : Ku shkoni me droge,korrupsion, me drejtesi te degjeneruar.Ku shkoni me Balilin,Tahirin, Cakon, Ramen, Bashen ,Berishen,Meten,Xhafajne ,Ruçin,Llallen , Kryemadhin , te gjithe jane te korruptuar ,dhe per burg! Zoteri;Europa nuk eshte stallè derrash!
Udheheqja komuniste dhe bijet e tyre kane ne gen kater disfata humane;urrejtjen , mashtrimin ,hajnin dhe dhunen,te cilat kane prodhuar falimentime tash 74 vjet. E kemi paguar me çmime te pergjakshme ,droge,korrupsion, dhune dhe varferi ekstreme ;por keta nuk terhiqen !
Eshte momenti t’ju themi :Koha juaj ka marr fund ,dorzohuni dhe pendohuni per te keqijat qe i keni bere popullit Shqiptare!
******Politika per 27 vjet ka vjedhur miliarda dollar,kane vjedhe toka ,pasuri shtetrore e private,pra ka skandale, ka te vdekur,te zhdukur ,te lenduar.Kane meshef krimet e komunizmit. Kane bere vila luksoze ,pallate , terrene ,llogari bankare jashte shtetit etj . Te gjitha dihen !Por deri sot nuk ka te denuar,as te sekuestruar . Ka vetem nje popull te shtypur , te masakruar nga verferia dhe frika !Por kujdes se maskarenjt duan ta perserisin historin. Dhe nen dore e kane justifikimin ; Ja tani mos u merzisni se po bejme rreformen, por edhe kete e duan virtuale, ne leter!Pra duan te mashtrojne perseri. Atehere ne nuk duhet te presim per te pyetur :Ok, po te korruptuarit politik, kriminelat, parat e vjedhura ku jane ?
Ne duhet te ndalojmè shtetin kriminel!Sepse vertet kemi te bejme me nje shtet mafioz!
****** Ja provat : 1) Bie avioni i droges 16 km (Durres) nga ministria e brendeshme, ku ishte ndertuar pista klandestine per shtat pale qefe. Kapet piloti Italian , kapet avioni , kapen celularet me emera te rendesishem;Dhe asgje . Zero hetime ,zero denime, zero ligj.Kjo veper kriminale eshte “dhurat” nga A. Llalla me prokuroret e çeshtjes.
2) U koltivua gjithe territori i vendit me hashash ,aviona te tjere rane rrugeve, eksporti i droges plasi nga toka, deti dhe qielli !Asnje arrestim te rendesishem,asnje hetim , asnje denim , asnje problem per qeverin mafioze Rama-Meta . Dhe perseri eshte A. Llalla dhe te tjere prokurore ,jane Nishani ,opozita qe kane tradhtuar kushtetuten.
3) U manipoluan votimet, u denoncuan njerez per blerje votash ,u vrane njerez,zero hetime ,zero denime;”opozita “pozita bashkèpunuan. Perseri Llalla eshte kunder ligjit dhe popullit Shqiptare!
4) Kontrolli i shtetit deklaron se jane vjedhur 850 milion dollar per nje vit nga qeverisja Rama-Meta; askush nuk i kapi per fytit Edi Ramen dhe Ilir Meten! Ndersa Basha mori 13.5 milion euro si shperblim! A.Llalla ka heshte sepse sigurisht ka mush xhepat me euro,ka edhe bashkèshorten te implikuar ! Ndersa Berisha sulmon ambasadoret Vlahutin dhe Lu! Thoni pastaj se kjo nuk eshte nje mafie politike ne degjenerim total, dhe po keta pretendojnè te shkojne ne Europe per te qelbur edhe Brukselin?!
5) Balili, zyrtar i larte shtetrore (LSI),por trafikanti me i madh i droges ne Ballkan, duhej te arrestohej ne moment nga patrulla me e afert, sepse kishte nje flete- arresti nga interpol!çfare beri partia mafioze e Edi Rames ,e la te lire qellimisht . Sot, po te hetohet seriozisht, te gjithe jane brenda; Xhafaj-Tahiri -Rama-Manjani-Meta-Llalla-Cako. Por zero hetime nga prokuroria ,zero hetime nga parlamenti mafioz, zero arrestime.Pra kemi shtet mafioz, me kryeprokuror mafioz me kuptimin e vertet te fjales! Llalla ,prokuroret e kopetences territoriale ,policia, interpoli, Rama, ministrat,Cako, duhen te hetohen sot ,jo neser per kete superskandal!!
6) Tahir Droga ,duhet te ishte ne burg sepse doli qarte se kreret e policise koltivonin droge ,dhe ministri bashkèpunonte personalisht me bandat kriminale . Zagani, dhe koleget e tije jane nje prove ! Perse Llalla dhe krimet e renda nuk u hetuan?! Por u vune ne “levizje” kur plasi ne Itali!A nuk jane Llalla dhe te tjeret, mashtrues te korruptuar qe jane tallur me ligjet e shtetit dhe kushtetuten?!
7) Droge masive :Rraportet se SHISH kishte njoftuar te gjithe derrat e shtetit, perfshirè Edi Ramen dhe “opoziten”!Por ata hengren parate e droges dhe heshten .Sot Tahiri feston me shampanje neper lokale; Ndersa ne i paguajmè rrogen e majme nje krimineli deputet qe ka helmuar Shqiperin dhe gjithe Europen! Provat ; vetem qorrat dhe maskarenjt nuk i shohin!
8) Hetuesi kriminel Fatmir Xhafaj nuk arrestoj drejtorat e policise te lidhur me trafikun e droges, Tahiri-Rama. Por çfare beri ky mjeshter i mashtrimit, pasi i la te lire te arratisen, beri denoncimin ne prokurori “per konspiracion te sekretit hetimor”, praktikè e njohur ;Quhet faji kopil ! !Ndersa Xhafaj ka ndermarè nje fushatè propogande(virtuale) ,dhe po na tregon se sa banda kriminale ka vendi !Ne vend qe ti arrestojnè,ai po i paralajmron qe te paguajnè dhe te ikun!! Shikoni se jemi berè turpi i botes me keta banditè ne qeveri, dhe Ne pretendojme qe F.Xhafaj vellaj i Agronit te kokaines, i denuar ne Itali , do te luftojè krimin !Pra hajdutit i themi kape hajdutin ,shokun e Tije te jetes! Turp shekollor, ky eshte nje turp shume i madhe !
9)Politika e qelbur eshte ofenduar nga faktet ?! Çdo kush mundet te pyesi : A eshte i ofenduar dhe i masakruar populli shqiptare nga politika e tyre mafioze, qe as pushtuesi nuk do ta kishte bere ?!
Provat jane sheshit!
******Prokurore te Republikes ;Perse nuk arrestohet sot , Adriatik Llalla , Saimir Tahiri ,dhe Ilir Beqja,etj?! Populli shqiptare po shikon me pa durim nga ju!Kjo nuk eshte lutje ! Ju jeni te obliguar me ligje te zbatoni kushtetuten e Shqiperise, ne te kunderten po e tradhtoni si Adriatik Llalla!!
Arrestoni: Saimir Tahirin ,Adriatik Llallen,Ilir Beqja ,etj ; dhe sekustroni pasurin ketyre maskarenjeve!
Qe neser te pergatisim kushtet per te sekusestruar pasurin, dhe arrestuar Ruçin ,Xhafaj, Veliaj,Berisha, Rama,Basha,Meta,Kryemadhi,Nano,etj !Kjo eshte detyre kombetare per tu çliruar nga pushtuesit kriminel!
******Sepse jemi ngope me tipa si Gramoz Ruçi nje tjeter bandit i vjeter i komunizmit qe po vendose sot per fatin e shqiptareve. Kur ky person duhej te ishte ne burg, qe me vrasjet e Shkodres, por fale kleptokracise eshte bere numer dy i shtetit “demokratik”. Mendojeni mire ku jemi, emagjinoni ju per nje çast nje ish minister nazist,qe pas luftes se dyte boterore do te behej kryetare parlamentit ne Gjermani. Dhe nje oficer i gestapos, minister i brendeshem !! Amerikanet ,ish ministrat nazist i paten vare ne litare!Ndersa ne i kemi ne krye te shtetit,me keto rrezultate skandaloze! Vertet mendoni se mundemi te shkojmè ne Europè me keta bandita?
Sepse komunisti i vjeter Ruçi nuk po rrin duar kryq ,ne bashkèpunim me sekretarin e kuvendit ka mbushur organet e drejtesisè me “telefona” ,“radio trasmetuese”,”antena” , sherbetoret e PPSH ! Ruçi eshte aty per te berè lojen e sigurimit te shtetit kunder drejtesise dhe lirise se popullit Shqiptare, dhe e gjithe kjo manover e ka nje “udheheqes” ;Edi Rama , qe per nga poshtersirat , ligesia shpirterore,intriga dhe urrejtja qe ka ndaj shqiptareve eshte trashigimtari i Enverit Hoxhes!
Ne anen tjeter jane ata te kolones se pestè , ish-komunistat te pa turp . PD qe pret rradhen e korrupsionit. Ne PD vjedhja eshte buka e perditeshme, rrena eshte fryma,prostitucioni eshte defrimi, droga eshte fuqia!
******Rreforma ne drejtesi ? Nuk deshirojme apsulutisht te themi neser ku jane politikanet e denuar per vjedhje e korrupsion? Ku jane trafikantet e droges? Ku jane pronat , dhe miliardat e vjedhura ? Ku jane ideatoret e demodiktatures, Rama-Basha-Nano-Berisha-Ruçi-Meta-Xhafaj – Bushati-Kryemadhi?
Shikoni mire se te gjithe keta persona si me siper qe na komandojne me dore te hekurt duke vjedhur jane komunista o klysh komunistash te korruptuar! Dhe nuk po mendojnè dy here qe t’ja bejnè gropen shqiperise perseri.
Sepse Edi Rama-Basha-Meta-Berisha & kompani po punojnè per te ruajtur vjedhjet ,po japin pasaporta, po shesin detin , Camerine e çdo gje. Duan te ruajnè pushtetin !Dhe neser ta kalojne nga femijet e femijeve.Zoteri,po jetojme perjudhen e degjenerimit shteterore; oklokracia u praktikua 27 vjet me pare, ku pushteti kaloj nga te poshterit tek maskarenjt . Sot po punohet qe neser te kemi rreformen e drejtesisè pa te denuara per korrupsion e vrasje, pa konfiskime te pasurisè te vjedhur! Kete goditje te dyte dhe fatale per Shqiperine duhet ta ndalojmè te bashkuar me SHBA dhe Europen ! Njerezit duhen te bashkohen per te rrezuar diktaturen e trashigimtareve te komunizmit!
Demokracia dhe liria e vertet kalojne nga kjo rruge e guximshme! Rruga tjeter eshte si demokraci e “dhuruar”nga falimentimi i Ramiz Alise, ne bashkèpunim me Sali Berishen ,Fatos Nanon,dhe Edi Ramen ; eshte demokraci fallso dhe torturuese qe na çon ne Kine ,Turqi dhe Rusi! Shqiperia behet per te gjithe ,por behet me bashkimin e te gjithe Shqiptareve, drejte normalitetit Europian, mireqenjes dhe lumturise!!
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

EU Parliamentarians Ask for Independent Probe into Slovak Reporter’s Murder.

Lawmakers in the EU Parliament called on Thursday for an independent investigation into the deaths of investigative journalist Jan Kuciak and his fiancée.

German MEP Manfred Weber urged the parliament “to initiate an independent investigation” into what happened and his colleague Sven Giegold suggested sending “ad hoc mission to Slovakia.”

Meanwhile, the EU Commissioner for Budget and Human Resources told German newspaper Die Welt on Wednesday that Brussels expects a thorough investigation into the allegations that EU funds were funnelled to criminal groups through subsidies.

The allegations came after colleagues of Slovak reporter Jan Kuciak published his last investigation before he and his fiancee were murdered in their home last week.

Kuciak was following leads that hinted EU tax money may have ended up in the hands of one of the world’s richest and most brutal crime syndicates, the ‘Ndrangheta, through agricultural subsidies Brussels gave to Slovakia.

“It is a serious accusation to say that European tax money was not properly handled and that possibly corruption and even the mafia is in the game. We must shed light on that,” EU Commissioner Guenther Oettinger told Die Welt.

A top anti-mafia prosecutor from Calabria, Nicola Grattieri, commented to the IRPI on the the ‘Ndrangheta’s economic strategies on Thursday.

Ndrangheta is moving towards the east where it can control money and power,” Grattieri said. “Mafia groups are buying up land to plant vineyards and other products with the ultimate goal of securing EU subsidies,” he said.

A series of articles published by the OCCRP, IICJ, and IRPI detail Kuciak’s findings which suggest links between top Slovak officials and Italian families with ties to the ‘Ndrangheta in Calabria.

The Slovak police arrested three members of the Vadala family early Wednesday morning. They are suspected of having played a part in Kuciak’s murder.

A day before, three officials - including two Kuciak was investigating for alleged ‘Ndrangheta ties - stepped down from their posts in Slovakia’s government.

“I believe it is possible that, in this case, direct or indirect payments were made to agricultural workers or agricultural enterprises from our European budget and that they were misused for criminal goals,” Oettinger said, adding the EU will closely monitor the case.

“If this is turns out to be true, we will of course work together with the national authorities.”

Researching the US$ 122 million agricultural empire of the Vadala and Roda families, Kuciak found a series of shady business practises, including fraud, criminal association charges in Italy, and overstating production levels to procure higher subsidies from the state. Both families originate from Calabria and moved to Slovakia decades ago.

In another article, Die Welt quoted Francesco Forgione, the former head of the Antimafia commission in the Italian parliament, as saying that Italian mafia organizations have recently developed a new appetite for Eastern European countries because of the EU funds distributed there.

But the crime syndicates have been present in that part of Europe before, especially in Romania and Bulgaria.

“We know from investigations and proceedings that mafia organizations were also part of Gazprom and toxic waste scandals in Romania,” says Forgione. “It is a fact that the Camorra clan of Casalesi, for example, had consolidated interests in Romania and the Corleonese were involved in garbage scandals.”

‘Ndrangheta’s conquest of the East was orchestrated by its branch in Germany after the fall of the Berlin wall, Forgione suspects.

Investigators realized this after they wiretapped a phone conversation on November 9,1989, in which a mafia boss issued orders to his underlings.

“The wall has fallen,” police heard him saying. “Go to Berlin right now and buy everything there is to buy in the East.”

The Daily Team
01 March 2018

PS: ra muri Berlinit, perfiton MAFIA.....aha ne troje....<NCUQ> ehhhhh?????

Ngushellime familiareve.
 

Attachments

  • 5a9814a04c96bb2f5a8b4569.jpg
    5a9814a04c96bb2f5a8b4569.jpg
    22 KB · Views: 31
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Sulmohet Branko Sinadinovski, kreu i Bashkësisë së Shqiptarëve Ortodoksë të Maqedonisë
Branko Sinadinovski u bë i njohur vite më parë për opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni

E Hënë, 5 Mars 2018 - 21:46 albinfo.ch
Sot në mesditë është sulmuar fizkisht Branko Sinadinovski, themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni. ALSAT mëson se Sinadinovski është goditur fizikisht nga dy persona të panjohur. Rasti është paraqitur në polici, e cila po heton dinamikën dhe motivet e ngjarjeve.

Siç mëson ALSAT, sulmi mbi Sinadinovskin është bërë në afërsi të banesës së tij në lagjen Aerodrom.

Sinadinovski është profesor universitar. Ai u bë i njohur vite më parë për opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni. Sinadinovski është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Kur Ballistet ishin kunder Ali Kelcyres apo lufta kundra fares(shenimi IM).

Ali Këlcyra është një nga figurat më interesante të Ballit Kombëtar, por ndërkohë edhe më të përfolurat për veprimet dhe përgjegjësitë e tij. Në kohën tonë, historianët, të ndarë edhe politikisht, e kanë ‘të vështirë’ të ndriçojnë si duhet figurën e tij, që e pati fundin, si shumë syresh, jashtë Shqipërisë. Media, gjithmonë, është munduar të shikojë anën intelektuale të tij, e cila duhet thënë se dallohej nga bashkëkohësit të tij. Një trakt të Ballit, në emigracion sesi e trajtojnë për një fare kohe kolegët, figurën e tij...

Jemi në vitet ’50. Mërgata politike shqiptare nuk e mbledh dot vetveten nga sherret e brendshme dhe nga fraksionizmi qesharak. Nëse një specialist i politikës do të hidhte sytë në ndarjet dhe nëndarjet e këtyre partive do të hiqte një paralele pa frikë me situatën e sotme politike në Shqipëri. Personazhi ynë në këtë rast është Ali Këlcyra, bej me titull, njëkohësisht i pari që i kërkoi dikur parlamentit shqiptar, ta hiqte këtë titull nga emërtimi i zakonshëm i bashkëkohësve të tij. Ishte një nga krerët e Ballit Kombëtar, por ndërkohë dhe nga personazhet më kontrovers të historisë së saj.

Në dokumentin që po botojmë kemi kohën, kur Balli është në kulmin e përçarjes së tij dhe ata nuk kursejnë dhe Ali Këlcyrën dhe me akuza, që edhe komunistat nuk ua bëjnë. Megjithatë, Ali Këlcyrën, ke ku ta kapësh. Me emrin e tij, është i lidhur traktati i vitit 1943, kur takohet me gjeneral Dalmazzon, takim i cili më 13 mars do të lindë projekt-protokoll marrëveshjen me pushtuesit për fundin e luftës. Një vit më vonë, përfundon në duar të komunistëve, por shpëton duke e liruar me ndërmjetësi. Largohet me një peshkarexhë dhe me shumë mundësi financiare me vete, siç do ta akuzojnë njerëzit e tij.

Zëri i tij është prezent në politikën shqiptare që në kohën e pavarësisë. Është në Luftën e Vlorës, njihet me Avni Rustemin është në parlament dhe përveç kësaj nuk e ndërpret formimin e tij intelektual, atë që e bën armik me bashkëkohësit e tij. Është shfaqur në jetën e vendit teksa përshëndet ardhjen e Vidit me një fjalim në frëngjisht. Pas vdekjes së Avni Rustemit largohet më dhjetor 1924 nga vendi dhe për 15 vjet endet në Itali, duke u marrë me shkollimin e vet.

Riza Cerova orvatet ta vrasë kur kthehet në Shqipëri, ndërsa në emigracion bashkëpunon për “Kotidien” dhe “Matën”,”Ymanite” “La Rypublikë”, “Liberte” etj dhe ka shumë aktivitet. Kthehet edhe njëherë tjetër në vitet ’40 në vend dhe bëhet pjesë e Ballit Kombëtar, me historinë e të cilës do të lidhet shumë deri në fund të jetës. Një vit pas vdekjes së Mit’hat Frashërit, më 1950, i bën një trakt që i ngjeth mishin ballistëve, që nga ana tjetër ia kthejnë tmerrësisht keq. JAVA po boton këtë trakt të Ballit, që ka qenë në Arkivin Qendror dhe është marrë nga spiunët e Ambasadës sonë në Paris në atë kohë. Ali Këlcyra do vijojë të jetë sërish prezent në politikën shqiptare të emigracionit deri më 24 shtator të vitit 1963, kur eksponenti i lartë i Ballit Kombëtar bie në koma. Varroset në Akatoliko di Tesaçio, në një vend ku janë figurat më të njohura të Italisë dhe përfundimisht i ndarë dhe së vdekuri larg Shqipërisë.

Balli Kombëtar kundër Ali Këlcyrës
Kopja e Traktit

Kundër Ali Këlcyrës
I deklasifikuar

Kur një parti gjendet në kulmin e suksesit, atëherë i dalin njerëzit e dobët, ziliqarët e tërbuar të cilët kërkojnë të rrëzojnë me shpifje e pështyma çka është ndërtuar me bashkim, me zotësi, me djersë, me sakrifica.

Ali Këlcyra, me një trakt 10 faqësh u deklarua haptazi kundra Ballit Kombëtar, duke hedhur mbi punën, sukseset, drejtuesit dhe anëtarë të tij çpifje dhe pështymat e një beu të çmendur.

Armiqt e Ballit u kënaqën dhe fërkuan duart, ne pjesëtarët e heshtur mbetëm të mpirë para kësaj tradhtie Këlcyrjane, kurse indinjata kundra këtij fjalamani të papërgjegjshëm po hapet e çfaqet në të kaytër anët me letra e telegrame që po i dërgohen Komitetit Qendror.

I përgjigjemi Ali Këlcyrës

Në Nëndor 1944, në Shkodër, para tragjedisë nacionale, vetë Ali Këlcyra propozoi shkatërrimin e Komitetit të Ballit dhe shpërndarjen e anëtarëve dhe ushtarëvet. Por, Ali Këlcyra e ka harruar këtë, ai ka harruar shumë vepra të tjera, sepse n’atë kishte kujdes të shpëtonte veten dhe familjen e tijë, bashkë me 15 valixhe të mbushura me plaçka, kurse oficerët dhe ushtarët e rackapitur të ballit liheshin në kasaphanën komuniste e për të mos pakësuar florinjtë e beut të Këlcyrës

Komiteti Qendror i Ballit Kombëtar u zgjodh nga një kongres i rregullt me unanimitet dhe u pranua me gëzim nga qindrat e anëtarëve të shpërndarë në mërgim.

Pyesim: Kur komiteti i tanishëm i Balit paskish qenë ilegal, përse shokët e Sirisë emëruan Z. Koço Muka si anëtar të Qendrorit? Përse në kuvendin e Napolit komitetit të ballit iu dha përsëri votëbesimi?

Në kundërshtim me veten e tija, Ali Këlcyra në trakt nuk pranon as zgjedhje të reja, pastaj thotë se anëtarët e ballit janë në favor të Komitetit...

Ky kontradiksjon qesharak na bën të mejtojmë se beu demokrat pranon kongrese e zgjedhje vetëm kur shumica mund të shprehet në favorin e megallomanisë së tija...

Ne, ushtarët e Ballit Kombëtar, duke mos pranuar të dëgjojmë emisarin përçarës, kemi dashur t’i mësojmë politikanit profesionist, detyrën, disiplinën, respektin për hierarqinë. Më në fund ç’do të mund të dëgjohej nga goja e këtij matrapazi që çfen nëpër kafenetë e Romës me armiqtë e Ballit, kundër Ballit...?

Llafet e Ali Këlcyrës i kemi në letrat e famshme që dërgonte nga Egjypti. Në qarkoret e tijë Nr.3 që u pat dërguar antarëve të Ballit, lavdëronte Musa Jugën e C. dhe shante eksponentë të nderuar si Zef Palin, Lec Kurtin, Abaz Ermenin, Qazim Prodanin etj. Në letrat kilometrike që dërgoi nga Egjypti në ..., në Detroit, në Neë-York, Ali Beu nuk lë sharje e shpifje pa thënë kundra komitetit të Ballit kombëtar dhe kundra “komitetit Shqipëria e Lirë”.

Arsyeja e gjithë kësaj fushate të turpëshme; e thotë Klëcyra vetë... Sepse, pas gjithë këtyre letrave dhe veprave, u la jashtë tryezës politike. Dhe aty ku nuk është Ali Beu vihet në rrezik demokracia, lindin diktaturat, vendosen tradhtia dhe klikat...
E gjora demokraci...............!

IX.

Patriotizma, pastërtia, nderi dhe puna e kryetarit të vdekur Mid’hat Frashëri, duhet t’i vrasi sytë dhe ndërgjegjen e këtij megalomani që s’ka turp e as burrëri.
Aureola e Lumo Skëndos nuk qëndron vetëm te familja e lavdishme, por formohet nga vetmohimi shëmbëllor, nga puna e pa rreshtur, nga rruga e drejtë, nga një jetë plot dinjitet kushtuar Kombit e ballit si “Shërbëtor i Shqipërisë”. Fryma e prishur e Ali Beut nuk mund të shuajë qirinjtë e ndezur para ikonës “Mid’hat Frashëri”.
Sa për antarët që akuzohemi për servilizëm nga një servil anormal, ne do të vazhdojmë të ndjekim gjurmët e plakut të pavdekshëm dhe të shokëve të tij besnik, të cilët punojnë në heshtje me gëzim e zotësi nën kryesin e Z. Hasan Dosti, bir i një popullit të thjeshtë.

X.

Ali Këlcyra dështoi me turp, ndërsa Balli Kombëtar vazhdon rrugën e bashkuar me një dëshirë me një qëllim. Dhe nuk dobësohet as nga qorrfishekët e Ali Beut, as nga planet e hesapet e ndonji tjetri. Kush kërkon të lidhet me opozitën e nacionalizmës dhe të demokracisë shqiptare, kush kërkon të poshtërojë ballin me punën e antarëve të tij, ai nuk meriton të jetë në shoqërinë tonë. “Zorra qorre” e organizmës e ballit kombëtar u pre.

Rroftë Balli Kombëtar
Në mërgim, Qershor 1950
Anëtarët e Ballit Kombëtar

Shenmi IM; rrace KURVASH.
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top