Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Shqiptari nga Kosova pranon para gjykatës zvicerane se ka kryer seks me lopë.

Para gjykatës kantonale të Sant Ganllenit, 60 vjeçari nga Kosova e pranoi veprën jo të zakonshme që ka kryer. Ai ka pranuar se ka kryer seks me një mështjerrë disa herë.

Gjykata e bëri fajtor jo vetëm për mizori ndaj kafshëve, por edhe e shkelje për veprën penale, që është cenimi i pronës private, kjo pasi natën disa herë është futur në stallën e bujkut.

Bujku në momentin kur ka vërejtur se gjërat e tij në mëngjes nuk janë ashtu siç i kishte lënë në mbrëmje, vendosi video-kamerat ku edhe dokumentohet vepra e shqiptarit.

Para gjyqit 60 vjeçari e pranon se ka bërë seks 3 herë radhazi me një mështjerrë. Prokurori kërkon që ai të dënohet me 12 mijë e 500 franga.

Duke pasur parasysh të dhënat penale – si dëmtimin e pronës dhe ngacmimi seksual – nuk vije një fjalë ndonjë dënim me kusht. I akuzuari nuk është duke punuar për 20 vjet dhe merr një pension invalidor. Në gjykatë, ai u shfaq i penduar.

“Unë kërkoj falje për atë që kam bërë. Unë nuk mund të shpjegoj se si mua më ka ndodhur diçka si kjo”, citohet të ketë thënë në letrën e përditshme.

Vendimi i gjyqit pritet të merret sot.

MË: 18 KORRIK 2017 NË ORA: 14:36.

bota sot.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Siç duket lopet zviceriane qenkan me te mira se ato hollandeze -qesh-
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

une do e denoja edhe per pedofili meshqerrash :D

p.s. shyqyr qe s'ishte lopa e xha Kasemit se do ulurinte Meleqja.... -qesh-
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

une do e denoja edhe per pedofili meshqerrash :D

p.s. shyqyr qe s'ishte lopa e xha Kasemit se do ulurinte Meleqja.... -qesh-

Dashnia nuk bo dallime....:p

Sorry....u krye.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Gara e armatimit në Ballkan.

Kroacia do të blejë armë amerikane, ndërsa Serbia armë ruse. Kjo garë ka shkaktuar tensione të dukshme në raportet mes Beogradit dhe Zagrebit.

Në sfond shihet edhe një konflikt strategjik. Sistemi M270 MLRS kundër S-300. Ajo që duket si një “luftë e yjeve” është në fakt vetëm vazhdimësi e kundërshtimeve të përhershme mes Kroacisë dhe Serbisë. Nga mesi i tetorit 2016, Ministria kroate e Mbrojtjes ka marrë nga pala amerikane 16 sisteme portative artilerike, që nuk është asgjë e pazakonshme, sepse Pentagoni i furnizon me armë partnerët në NATO. Por Kroacia, sipas raporteve të fundit të mediave, do të porosisë edhe projektilë balistikë për mbrojtje nga raketat, të cilat mund të arrijnë një largësi deri në 300 kilometra. “Armë të fuqishme, të cilat e ndryshojnë tërësisht balancën ushtarake në rajon”, shkruan gazeta kroate Jutarnji list. Serbia u shqetësua menjëherë. Kroatët me siguri që nuk po furnizohen me armë për t’i vënë në muze, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Me këto armë Kroacia mund të sulmojë teorikisht çdo pjesë të Serbisë. “Por ne nuk do të jemi objektiv i lehtë”, tha Vuçiçi, pas një takimi me zëvendëskryeministrin rus Dmitri Rogozin në Beograd. Mysafiri rus i ka ofruar palës serbe komplekset kundërajrore S-300. Prej sulmeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, kjo armë ka një emër gati mitologjik në Serbi, dhe shumëkush në Serbi thotë se lufta do të kishte përfunduar ndryshe sikur Rusia ta kishte furnizuar Serbinë me këto armë gjatë luftës. Gara në armatime mes ish-kundërshtarëve në luftë, Kroacisë dhe Serbisë është absurde, mendon analisti Lubodrag Stojadinoviç. “Këtu po ndizen projektile verbale, ndonëse mundësia e konfliktit real ushtarak është vërtet shumë e vogël. Kjo është më shumë një luftë psikologjike ballkanike”, thotë Stojadinoviç. Ngjashëm mendon edhe eksperti nga Zagrebi Ozren Zhunec. Sepse as Kroacia dhe as Serbia nuk kanë ndonjë shkak politik, ekonomik, etik apo ndonjë shkak tjetër, për prishjen e mëtejshme të raporteve mes Beogradit dhe Zagrebit. “Armatimi po trajtohet më shumë si temë e nxehtë nga mediat. Edhe disa politikanë shohin mundësinë që të mbledhin pikë politike”, thotë Zhunec.
Ngacmimet retorike mes Serbisë dhe Kroacisë janë një taktikë e vjetër politike, për të fituar mbështetje para zgjedhësve të tyre. Kështu ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç së fundi tha: “Ne i respektojmë edhe kroatët si fqinj, por nuk i duam ata”. Natyrisht që edhe përgjigja e palës tjetër ishte shumë e shpejtë. Ministri kroat i Mbrojtjes, Ante Kotromanoviç rikujtoi se Daçiçi dhe Vuçiçi janë angazhuar për luftë kundër Kroacisë, në vitet 90-të. “Serbia mendon se mund të anëtarësohet në BE dhe të vazhdojë bashkëpunimin me Rusinë? E pamundur!,” kërcënoi ai. Disa vëzhgues shohin edhe elemente tragjikomike të këtij konflikti. Dy vende ballkanike garojnë me armët Hightech të fuqive të mëdha botërore, ndonëse as vet nuk janë të sigurta a mund t’i marrin këto armë. Politologu kroat Tomislav Jakiç mendon se kjo megjithatë nuk është qesharake, sepse në sfond mund të shihet edhe një matje forcash mes fuqive të mëdha botërore. “Kjo e dëmton Kroacinë dhe Serbinë, si dhe tërë rajonin. Këto vende duhet të jenë të vetëdijshme për pasojat”, thotë ai. Ekspertët e sigurisë nuk e përjashtojnë mundësinë që Kroacia vërtet të furnizohet me këto sisteme moderne, me qëllim që Serbia e afërt me Rusinë dhe si kundërshtare e NATO-s të rimendojë qëndrimin për anëtarësim në BE. Serbia dhe Bosnje-Hercegovina janë aktualisht vendet e vetme ballkanike, të cilat nuk janë anëtarësuar në NATO. Por edhe pa armatime të reja, mes Kroacisë dhe Serbisë ende ka shumë tema të paqarta.
 

Attachments

  • 4bn03cc2ad300bug4i_800C450.jpg
    4bn03cc2ad300bug4i_800C450.jpg
    22.1 KB · Views: 77
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Gara e armatimit në Ballkan.

Kroacia do të blejë armë amerikane, ndërsa Serbia armë ruse. Kjo garë ka shkaktuar tensione të dukshme në raportet mes Beogradit dhe Zagrebit.
...
. Por edhe pa armatime të reja, mes Kroacisë dhe Serbisë ende ka shumë tema të paqarta.
Midis Kroacise dhe Serbise ka jo vetem tema te paqarta, por edhe probleme deri konfliktuale, te cilat ekzistojne me bollek ne Ballkan.

Menyra e sqarimit te "paqartesive", dhe e zgjidhjes se problemeve, eshte thelbi i qendrueshmerise dhe e perparimit ne kete rajon, ashtu si dhe gjetke.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Midis Kroacise dhe Serbise ka jo vetem tema te paqarta, por edhe probleme deri konfliktuale, te cilat ekzistojne me bollek ne Ballkan.

Menyra e sqarimit te "paqartesive", dhe e zgjidhjes se problemeve, eshte thelbi i qendrueshmerise dhe e perparimit ne kete rajon, ashtu si dhe gjetke.

Ne jemi ne Nato...dhe flejme rehat.
Te pakten....une.
:vtr1:
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

E di una si flen ti - me njerin sy gjysme-hapur :d

Qe te qetesohesh....me ne fund.

Republic of Macedonia Eyes NATO to Ward Off Russian Interference.

The Republic of Macedonia’s new government is stepping up its efforts to join NATO, arguing that membership in the military alliance will protect the Balkan nation from Russia “interfering” in its affairs, the country’s defense minister said.

“Influences interfering in this strategic goal aren’t helpful, and they’re not friendly,” Defense Minister Radmila Sekerinska said in an interview in Skopje last week. “We’ve seen some leaks, even before the government was elected, about Russian attempts for influence in key political and security areas. And we have been concerned about them. We believe Macedonian NATO membership can put an end to these attempts.”
After undergoing the first change in leadership in more than a decade in June, the nation of 2 million people is trying to rejuvenate its efforts to join the European Union and the North Atlantic Treaty Organization.

As part of that push, Prime Minister Zoran Zaev’s government is trying to rebuild regional ties after accusing the previous administration of deliberately fueling a naming dispute with Greece dating back to 1991, when the nation broke away from Yugoslavia and called itself Republic of Macedonia. Greece, which blocked its neighbor’s attempts to join NATO because of the dispute, believes that to be a territorial claim on its neighboring northern province of the same name.

While some countries that gained independence after the bloody breakup of Yugoslavia in the 1990s have joined the EU and NATO, laggards like the Republic of Macedonia are now caught in a power struggle between Russia on one side and Europe and the U.S. on the other. Tensions escalated after Russia annexed Crimea in 2014, prompting the biggest standoff with the U.S. since the Cold War. They deepened further after U.S. President Donald Trump raised questions about the future of NATO and relations with Moscow.

Russia remains opposed to NATO expansion in Europe and has been accused of trying to derail the region’s western accession efforts. Last year, Montenegro’s government said the Kremlin led a failed coup during parliamentary elections, allegations that Russia denies.

Sekerinska, the 45-year-old deputy chairwoman of the ruling Social Democratic Union, said the cabinet was seeking to improve ties with Greece and commit to domestic reforms within nine months to be able to join NATO “as soon as possible.”

The yield on the Republic of Macedonia’s euro-denominated bonds maturing in July 2023 fell two basis points to an all-time low of 3.87 percent at 2:03 p.m. in Skopje.

Reforms, Budget

The country needs to address issues regarding the rule of law and judicial independence that are now “seen as a problem for Macedonia’s NATO entry,” Sekerinska said.

“We’ll stay committed to making these reforms a reality, but we’ll keep asking NATO member states to appreciate these efforts, take into account the results and make decisions as soon as possible,” she said.

As it strives to follow the example of Montenegro, which joined the alliance in June, the country will start boosting defense spending in 2018 from below 1 percent of gross domestic product, she said.

The government’s efforts may not be rewarded soon, said Dimitar Bechev, a senior non-resident fellow at the Atlantic Council’s Eurasia Center.

“Greece has given no indication that it will step back on the name dispute any time soon,” he said by phone.

Sekerinska, who also serves as a deputy premier, hailed last week’s visit of U.S. Vice President Mike Pence to Montenegro, which she said delivered a “key message” that removed all doubts from earlier this year about whether the U.S. remains committed to NATO and the region.

“Those doubts have disappeared,” she said.

8. August 2017, 14:41 MESZ

Bloomberg.

Ruset thone qe kjo radmilla SHEQERinSKA,tekstin nuk e ka publikuar.

PS: kujdes karaburunin vlla se mos sulmojne muzhiket.

Kaq se jom per relax tani.

Merdhifi.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Rusia shlyen gjithë borxhin e ish-Bashkimit Sovjetik.

Rusia tha se ka zgjidhur çështjen e borxhit të jashtëm, të trashëguar nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Ministria e Financave tha të martën se Qeveria i ka paguar Bosnje dhe Hercegovinës 125.2 milionë dollarë, të cilat i kanë takuar për shkak të marrëveshjeve tregtare midis ish-Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavisë.

Në deklaratë thuhet se Moska e ka zgjidhur çështjen e borxhit me Bosnjën më 8 gusht dhe se ky vend ishte kreditori i fundit i Bashkimit Sovjetik, me të cilin çështja e borxheve nuk ishte zgjidhur.

Rusia dhe Bosnja kanë nënshkruar marrëveshjen për pagesën e borxheve në Moskë, në muajin mars.

Rusia ka marrë përsipër gjithë borxhin e jashtëm të Bashkimit Sovjetik pas shpërbërjes së tij në dhjetor të vitit 1991.

Vlera e këtij borxhi ka qenë rreth 70 miliardë dollarë.

Me falni burimi...... KOHAnet.

...............................................................................................................................................

Shenim IM: artikulli ka te drejte per Bosnjen,ndersa vlera e borxhit ka qene EKZAKT=105 MILIARD $,dhe i ka paguar VETEM,duke perfshire dhe kestet ,pa ndihmen e Republikave te tjera te ish Bashkimit Sovietik.Ate qe artikulli nuk e permend apo shkrimi: qe Rusia atyre shteteve qe kishin borxhe tek ajo, apo i detyroheshin, i zhvleresoi ose ja u FALI dhe shuma ESHTE= 100 po MILIARD$.

Kaq.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

600 milion dollarë për organizimin e terrorizmit në Shqipëri.

Një ditë më parë, kanali televiziv Top-Channel, njoftoi se Kongresi amerikan i ka kërkuar qeverisë së Irakut që të pagojë dëmshpërblimin për 2700 anëtarët e grupit terrorist MEK të larguar nga kampet Ashraf dhe Liberty dhe të vendosur në Shqipëri.

Kaq dhe naten e mire.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

me permallove...njesoj si ta kish ckruar Blushi....


p.s. prandaj me karar ato dullaret
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ne vitin 1991 u ra dakord ne mes ish republikave sovietike,ne nje dokument, qe te merrnin persiper borxhet e Bashkimit Sovietik.Barren kryesore do e mbante Rusia me 61.34%,Ukraina 16,37%,Biellorusia me 4.13% e te tjere.Por dy te fundit dhe te tjeret nuk kishin BYCKA dhe u..................KRYE.
Tung dhe dite mbare peoples qudites GORIAN.
ALEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

.......

Sa me gjatë që ju vijmë të varret, aq me gjatë jetojmë me ju. Derisa një ditë nuk ju vijmë ne juve, që fillon me vonesa si këtë vit kur nuk ju erdha në Prill. Kur nuk ju vij më fare, kanë filluar të me vijnë mua. E kështu, jeta vazhdon në pafundësi.

Me falë nënë, të ulem mbi gurin e varrit, këtij mëngjesi ta ndjejë si dikur prehrin tendë dhe erën nga gjoksi yt që binte përherë qumësht. Ku strukesha nga rrëfimet e babës, e kur i thoshe; - Njeri, e tranove djalin me tregimet tua...

,, Larg, shumë larg, e shumë kohë me herët, ka ekzistuar Gjyteti. Si nga një mallkim, filluan ta urrenin banoret e tij. Vetëm të ikin shpifnin njëmijë e një arsye. Pas shumë e shumë kohesh, më atje nuk lindnin fëmijë. Filluan bota të mendojnë se mallkimi e zu për njëmijë e një arsye. Ata që e braktisën, e dinin se atje nuk kishte kush të lindë më. Kur vdiqën edhe dy pleqtë e fundit, vdiq Gjyteti. Dhe mori lajmi dhenë. Në lajme thuhej se atje kanë mbetur vetëm qentë endacak. Sipas studimeve erdhën në përfundim se qentë me shumë e duan atdheun se njeriu. Edhe të uritur nuk ikin nga vendi i tyre, derisa njeriu për të ngrënë me mirë ik në skajin tjetër të botës, i zë atdheun tjetrit, e plasin luftëra...

- Nuk vdes Gjyteti jo, zunë të çirren me zë të mekur, ata e ato që e kishin braktisur dikur, e tani ktheheshin ta ringjallin... e kështu kaluan edhe disa dekada... derisa vdiq njëherë e përgjithmonë, pasi ata ktheheshin para vdekjes së tyre, pasi ringjallje nuk mund të ketë ku pritet vetëm vdekja. Sipas studimeve të kohës, ktheheshin të vdesin aty, jo për fisnikëri si bëjnë kafshët të cilat po nuk qenë të penguara kthejnë të gjitha te vdesin ku kanë lindur. Por nga turpi që edhe në atë botë të mos shkojnë si shërbëtor të të huajve, se i shohin paraardhësit e tyre....''
( nga rrëfimi; Gjyteti i Babës )

S.H
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ja sa shumë importon Kosova nga Serbia.

Serbia mbetët “lider” nga vendet e CEFTA-së, prej së cilës Kosova importon mallra mjaft shumë.

Sipas një raporti të ASK-së, importet e Kosovës nga vendet e Ceftës për një muaj (Korrik) arritën vlerën në 76.7 milion Euro ose 27.9% të importeve të përgjithshme.

Ajo çka vazhdon të mbetet shqetësuese është importimi i madh i mallrave nga Serbia.

Ndonëse, ka pasur disa fushata vetëdijësuese për konsumimin e produkteve të Kosovës dhe jo të Serbisë, prapë përqindja mbetët e lartë.

Bëhet fjalë për 14.1 për qind import për një muaj që Kosova ka pranuar nga Serbia.

Nëse krahasojmë me vendet e tjera të CEFTA-s, Serbia mbetet importuesi më i madh, pastaj vjen Maqedonia me 5.1%, Shqipëria me 4.9% dhe Bosnjë Hercegovina me 3.0 për qind, shkruan indeksonline

“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin Korrik 2017, arritën në 76,7 milion €, ose (27.9%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (24.5%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Serbia (14.1%), Maqedonia (5.1%), Shqipëria (4.9%) dhe B&H (3.0%)” thuhet në këtë raport.

Edhe në eksportet e Kosovës, Serbia pjesë e CEFTA-së, mbetet një ndër partneret kryesor me 21.5%, pastaj Shqipëria 12.8%, Maqedonia (11.5%), Mali i Zi (6.3%).

Eksporti i mallrave në muajin Korrik 2017 kishte vlerën 38,3 milion €, ndërsa importi 275,3 milion €, është një rritje prej (26.2%) për eksport si dhe prej (14.3%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Kosova është bërë pjesë e marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), në vitin 2007.

Njohësit e ekonomisë e quajn dështim të anëtarësimit të Kosovës në këtë marrëveshje, pasi sipas tyre, Kosova nuk ka përfituar ashtu siç është parashikuar.

Ndërsa, bizneset janë ankuar shumë herë për ndikim jo të mirë në ndërrmarrjet e tyre, pasi rrisin shpenzimet dhe kostot e transportit.

PS: pra ish te nderuar luftetare te uqk-se,ka filluar nje lufte tjeter paqesore.Armet mbajini si relika.

Hajde.....Tung.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

McAllister e mbështet dialogun e bredshëm serb për Kosovën.

Beograd, 26 gusht 2017 – Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister, ka deklaruar se e përshëndet iniciativën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për fillimin e dialogut në Serbi për Kosovën dhe përpjekjet që të gjendet zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë me bazë të qëndrueshme.
McAllister, në një intervistë dhënë gazetës së Beogardit “Blic”, ka thënë se Vuçiqi i kishte treguar përsse e kishte inicuar iniciativën për dialogun e brendshëm dhe si mund të strukturohet ky dialog.
„Do të doja të inkurajoja shoqërinë serbe, politikanët, përfaqësuesit fetarë, shoqërinë civile, bashkësinë e biznesit … të hyjnë në dialog dhe të përpiqen të gjejnë atë që mund të jetë zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës në bazë të qëndrueshme”, ka thënë McAllister.

Sipas - Illyria
the albanian-american newspaper.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

“Otadžbina”: Regjimi i Vuçiqit u ka sjellë serbëve më shumë të këqija se Prishtina.

Prishtinë, 26 gusht 2017 – Një organizatë politike ekstremiste e serbëve të Kosovës, me emrin “Narodni pokret Srba sa Kosova i Metohije “Otadžbina” (shqip: Lëvizja Kombëtare serbe e Kosovës “Atdheu”) e ka cilësuar “një mashtrim në vargun e mashtrimeve të këtij politikani axhami” deklaratën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, se Lista Serbe ‘është projekt me rëndësi kombëtare”.
Kjo organizatë e akuzon Listën Serbe se “e njeh pavarësinë e Kosovës“ dhe se po dëshiron që “ta themelojë qeverinë me njeriun që ka bërë krimet më të mëdha ndaj serbëve”.
“E ashtuquajtura Lista Serbe është krijuar që veprimtarinë e vet ta zhvillojë në kuadër të pushtetit separatist në Prishtinë, që, në esencë, do të thotë se ajo e njeh pavarësinë e Kosovës. Aq më shumë, pasi që ajo politikisht vepron në përputhje me Kushtetutën e ligjet e të vetëshpallurës Republikë e Kosovës. Marko Gjuriq thotë se serbët nuk duhet të përçahen por të gjithë duhet të veprojnë në kuadër të Listës Srpska që do të thotë se të gjithë serbët në Kosovë duhet të përfshihen në tradhtinë kolektive.
Gjatë pesë vjetëve të shkuar, ose më saktë gjatë pushtetit të Vuçiqit, në përkujdesjen e të ashtuquajturës Lista Serbe, po ushtron ndaj serbëve të Kosovës dhunë të tmerrshme, përmes hedhjes së bombave, djegies së automobilave, largimit nga puna, shantazhimit dhe, të gjitha këto bëhen me dëshirën që të disiplinohen serbët e papërshtatshëm. Vështirë të thuhet, por është e vërtetë se gjatë kësaj periudhe serbëve më shumë të këqija u ka sjellë regjimi diktatorial i Vuçiqit se sa pushteti separatist i Prishtinës. Për këtë arsye, kjo ftesë për unitet do të thotë që edhe viktima e dhunës e edhe dhunuesit duhet të jenë të gjithë në kolonën e cila shpie në mohimin e Kosovës”, thuhet në kumtesën e kësaj lëvizje të cilën e ka publikuar “jugpress”.
“Lista Serbe si parti politike po zhvillon negociata aktive me Ramush Haradinajn për formimin e qeverisë separatiste. Pa pikë turpi e pa ndërgjegje të vrarë, ata dëshirojnë që me njeriun që ka bërë krimet më të mëdha ndaj serbëve, ta themelojnë qeverinë, sepse, gjoja, është në interes të tyre për shkak numrit sa më të madhe të vendeve ministrore, siç thonë vetë. Kjo tejkalon të gjithë kufijtë e mirësjelljes. Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiqit sa nuk bëri skandal me Francën, e cila e liroi nga burgu Ramush Haradinajn kurse tash po ky Ramush s’e pengon të jetë pjesë e Qeverisë së tij”, thuhet më tutje në kumtesë.
Është e sigurt se asnjë hap politik e ashtuquajtura Listë Serbe nuk e bën pa lejen e Aleksandar Vuçiqit, i cili këto ditë po i thërret serbët për dialog të brendshëm mbi Kosovën. Mënyra se si po zhvillohet ky dialog është relativisht e habitshme, sepse cilido qëndrim politik që nuk i pëlqen Vuçiqit, ai sulmon atë. Kur Sanda Rashkoviq-Iviq, kryetare e grupit të deputetëve “Za spas Srbije“ (Për shpëtimin e Serbisë), e paraqiti idenë për konflikt të ngrirë, deputeti i partisë së Vuçiqit (SNS), Vladimir Orliq, e quajti këtë ide ‘idiotizëm politik’. Ose kur para saj prof. dr Slobodan Samarxhiqi, si kryetar i Lëvizjes shtetformuese të Serbisë (Državotvorni pokret Srbije) paraqiti mendimin se nuk duhet nxituar me zgjidhjen e statusit të Kosovës, ai u sulmua rëndë nga zëdhënësi privat i Vuçiqit, TV Pink, i cili vetëm se nuk e përdhosi. Propozimi i fundit i Oliver Ivanoviqit që Serbia ta përdorë modelin e Qipros, shkaktoi tamam histeri tek Aleksandar Vuçiqi.
Për fat të keq, kështu duket të jetë dialogu i brendshëm për Kosovën i Presidentit të Serbisë, përkatësisht e tillë është demokracia që e zbaton Lista Serbe dhe presidenti i Serbisë”, thekson “Otadžbina”, transmeton Koha.net.

Fillim jave te mbare dhe....

Tung.
 

Attachments

  • Mitrovica-veriore-21-640x480.jpg
    Mitrovica-veriore-21-640x480.jpg
    24.6 KB · Views: 18
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Vuçiq reagon për arrestimin e serbit 74-vjeçar në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se arrestimi i serbit 74 vjeçar, Bogdan Mitroviq, në fshatin Mushtisht të Suharekës, është një politikë e frikësimit të serbëve dhe se kjo do të ndikojë edhe në bisedimet në Bruksel.

Vuçiq ka thënë se është shumë i interesuar të dëgjojë se “çfarë do të thonë miqtë tanë ndërkombëtarë”, për këtë rast, shkruan Klan Kosova.

Presidenti serb, duke folur në Leskovc, u tha gazetarëve se arrestimi është mesazh për serbët që të mos guxojnë të vizitojnë shtëpitë e tyre, lëre më të vendosin të jetojnë atje.

Vuçiq është pyetur edhe për Listën Serbe dhe se çfarë vendimi do të marrë kjo forcë politike në raport me zhvillimet në Kosovë, porse ai ka thënë se kjo pyetje duhet t’i shtrohet Listës dhe jo atij(kujtoja veda se ishte budallice-hiq mor hiq)

PS: dine ta dredhin......MENDIMI IM.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

KMLDNJ për sulmin ndaj Stavilecit: Mos e përdorni gjuhën e urrejtjes, mos ndërhyni në hetime.

Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka dënuar sulmin fizik ndaj bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.

“KMLDNJ duke e dënuar këtë sulm të dhunshëm ndaj znj. Vitorie Stavileci, sikur edhe në rastet e mëparshme ka kërkuar dhe kërkon hetime të shpejta, efikase, të pavarura, që nënkupton të mos paragjykohen kryesit e kësaj vepre të dhunshme dhe të mos përdoret për qëllime politike nga asnjë subjekt politik.

Paragjykimi dhe motivi i supozuar për kryesit e mundshëm të këtij sulmi të dhunshëm por edhe të sulmeve të mëhershme e që nuk janë ndriçuar paraqet ndërhyrje flagrante në punën e organeve hetuese e që është e palejueshme në një shoqëri kur kompetencat janë të ndara dhe ku nuk lejohet ndërhyrja politike apo tjetër”, thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.

KMDLNj e gjykon si të papranueshme dhe ndërhyrje në hetime për rastin e sulmit ndaj Vitore Stavileci të drejtuesve të PDK –së në konferencën për shtyp ku sipas tyre, në mënyrë eksplicite dhe të pakundërshtyeshme u tha se sulmin e kryen “kriminelët e LV” pa u zhvilluar, pa u përfunduar hetimet dhe pa një vendim të gjykatës kompetente.

Këtë pohim të disa drejtuesve të PDK –së, KMDLNj e konsideron si paragjykim që nuk është mbështetur në asnjë provë dhe ndërhyrje në punët e hetuesisë.

“KMDLNj kërkon dhe pret nga PDK të distancohet nga këto akuza të disa drejtuesve të saj kundër një subjekti politik, të mos pengojë hetimet, të presë përfundimin e hetimeve dhe vendimin e gjykatës kompetente sepse në këtë mënyrë do t’ua mbyllë rrugët e paragjykimeve dhe do të ndihojë drejtësinë, përmes respektimi të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Fjalori akuzues , në të shumëtën e rasteve paragjykues , po përdoret për qëllime politike dhe kjo gjuhë e urrejtjes po e tensionon situatën duke prodhuar dhunë ndaj personave kryesisht të pafajshëm dhe të pambrojtur siç ishte rasti i sulmit ndaj znj. Vitorie Stavileci”, theksohet në reagim.

PS: ku e kam ate KATUNARIN e taqit?????
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top