Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ky lajmi qe nje familje minoritare ne SHBA po gjejne si pretekst per te qendruar atje se gjasme ne Shqiperi i persekutojne minoritaret ortodoksa. -qesh-

http://www.courant.com/news/connecticut/hc-news-litchfield-woman-deportation-20171110-story.html

Bile bile i rrezikohej jeta se ne ketej i vrasim , pa persekutim ku ma gjen....keta qe hiqen sikur jane ajka e vendit.

hajt se i falet, se do vjellesh pa te te japin nje qetesues lol
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ky lajmi qe nje familje minoritare ne SHBA po gjejne si pretekst per te qendruar atje se gjasme ne Shqiperi i persekutojne minoritaret ortodoksa. -qesh-

http://www.courant.com/news/connecticut/hc-news-litchfield-woman-deportation-20171110-story.html

Po he se te gjithe kemi genjyer per te mare dokumentat:p
mos me thuaj se ti ke qene honest :p

Dakord ceshtja qe paraqet Denada me te shoqin nuk qendron por qe nga halli e kane jo nga malli:p
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Po he se te gjithe kemi genjyer per te mare dokumentat:p
mos me thuaj se ti ke qene honest :p

Dakord ceshtja qe paraqet Denada me te shoqin nuk qendron por qe nga halli e kane jo nga malli:p

Kam genjyer (ne fakt harrova e se vura shume ujin ne zjarr)...i kom thene qe do luftoj per kete vend e su rregjistrova per vullnetar ushtrie. -qesh-
E ma nxorren dokumentin qe kisha firmosur para 10 vjeteh e me thane po pse se bere. :p
Ne fund ma dhane me zor. :D
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Kam genjyer...i kom thene qe do luftoj per kete vend e su rregjistrova per vullnetar ushtrie. -qesh-
E ma nxorren dokumentin qe kisha firmosur para 10 vjeteh e me thane po pse se bere. :p
Ne fund ma dhane me zor. :D

Ehe tallu ti tallu:p
Njhere e nje kohe perktheja asylum seekers, sa Fieraket nga Kosova kam perkthyer nje zot e di:d
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ehe tallu ti tallu:p
Njhere e nje kohe perktheja asylum seekers, sa Kosovaret nga Fieri kam perkthyer nje zot e di:d

e di e di..kam pasur te aferm nga kosova edhe une. ``fumato``
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Sure sure
Kur te dolen te afermit para luftes apo pas luftes?:p

Ne intervisten time ne nje nga shtetet e perendimit si shqiptare i Kosoves, mbasi me ben disa pyetje me spec por qe u pergjigja deri diku mire sepse kisha marre te dhena nga bashke-atdhetaret tone te Kosoves.
Po mire me cfare erdhe deri ketu? Dmth c'para ke paguar ?
I thashe me leke.
Aty perfundoj gjithcka ceshtja e azilit per mua.
Rimendova , mbajta mend perkolicen dhe jo markat.
Kur nuk shiten rrenat; nuk shiten.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ne intervisten time ne nje nga shtetet e perendimit si shqiptare i Kosoves, mbasi me ben disa pyetje me spec por qe u pergjigja deri diku mire sepse kisha marre te dhena nga bashke-atdhetaret tone te Kosoves.
Po mire me cfare erdhe deri ketu? Dmth c'para ke paguar ?
I thashe me leke.
Aty perfundoj gjithcka ceshtja e azilit per mua.
Rimendova , mbajta mend perkolicen dhe jo markat.
Kur nuk shiten rrenat; nuk shiten.

Hahahahah Par kjo ishte e forte :d

Ps. Ka dhe qe Jane shitur goxha... ti ke pase perkthyes kot :d
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

A sju vje marre qe keni rrejte?????
Po traditat :vtr1:
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ehe tallu ti tallu:p
Njhere e nje kohe perktheja asylum seekers, sa Fieraket nga Kosova kam perkthyer nje zot e di:d
Ti mbase nuk e di por në Fier ka fshatra me kosovar të ardhur në kohën e Zogut.
Ata nuk e kanë të vështirë të lozin kosovarin. :d
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

8 Cilësitë e një Njeriu të Kulturuar.

Çfarë do të thotë të jesh ”i kulturuar”?

A ka të bëjë me të qenët një lexues i mirë, apo të dish se si të flasësh për libra që nuk i ke lexuar, apo të kesh në përgjithësi një natyrë intelektuale? Kjo është pikërisht pyetja që autori i dashur rus, Anton Çekov (29 janar 1860-15 korrik 1904), parashtron në një letër drejtuar vëllait të tij të madh Nikolai, një artist.

Letra, e shkruar kur Antoni ishte 26 vjeç dhe Nikolai 28, e cila u gjet në “Letrat e Anton Çekov për familjen dhe shokët e tij”, shpërndan me përzemërsi dozat e një dashurie të mundimshme dhe përshkruan 8 cilësitë e një njeriu të kulturuar – duke përfshirë ndershmërinë, altruizmin dhe veset e mira.

Çekov shkruan nga Moska më 1886:

Më je ankuar shpesh që njerëzit “nuk të kuptojnë”! Gëte dhe Njuton nuk u ankuan për këtë… Vetëm Krishti u ankua, por nuk po fliste për veten e tij, por për doktrinën e tij… njerëzit të kuptojnë mjaft mirë. Por nuk është faji i tyre nëse ti nuk kupton vetë veten tënde.

Ta siguroj, si vëlla dhe si shok, që të kuptoj dhe të kam në zemër. I njoh cilësitë e tua të mira siç njoh gishtat e dorës sime: i vlerësoj dhe i respektoj shumë. Nëse do të provosh që unë të kuptoj, mund të t’i rendis këto cilësi.

Mendoj se je shumë i mirë për nga ana e butësisë, shpirtmadhësisë, joegoizmit, i gatshëm për të ndarë edhe qindarkën e fundit: nuk ke zili apo urrejtje; Je zemërmirë, ndjen keqardhje për çdo lloj qenie, je i besueshëm, pa mëri e dredhi, dhe nuk mban inat… të është dhënë nga lart një dhuratë që të tjerët nuk e kanë: ti ke talent.

Ky talent të veçon nga miliona njerëz, në këtë botë vetëm një në dy milionë është një artist. Talenti është ai që të bën të veçantë: Edhe po të ishe një amfib apo merimangë, edhe atëhere njerëzit do të respektonin, sepse të talentuarit i justifikohet e falet gjithçka.

Ti ke vetëm një të metë, të cilës i detyrohet falsiteti i qëndrimit tënd, palumturia jote dhe pezmatimi i brendshëm. Kjo është në total mungesa e kulturës tek ty. Të lutem, më fal por (veritas magis amicitiae)…

E shikon, jeta ka kushtet e saj. Që të ndihet rehat mes njerëzish të edukuar, të ndihet i kënaqur dhe si në shtëpinë e tij, njeriu duhet të jetë i kulturuar deri në një masë të caktuar. Talenti të ka futur në këtë rreth, të cilit i përket, por… ti i je larguar atij, dhe ti ngurron mes njerëzve të edukuar dhe banorëve përballë.

Sipas mendimit tim, njerëzit me kulturë duhet të përmbushin kushtet që vijojnë:

1-Ata respektojnë personalitetet njerëzore, dhe aty për aty, janë gjithmonë të dashur, të sjellshëm dhe të gatshëm për të bërë për të tjerët. Ata nuk bëjnë sherr për një çekiç apo sepse humbin një copë kauçuku, nëse jetojnë me të tjerët nuk e marrin këtë gjë si nder, dhe kur largohen, nuk thonë “asnjeri nuk do të mund të jetonte me ty. Ata ia dalin me zhurmën, të ftohtët, vërejtjet e mprehta dhe me praninë e të huajve në shtëpi.
2-Ata nuk kanë dhembshuri vetëm për lypsarët apo macet pa shtëpi. Zemra e tyre dhemb për atë që syri nuk shikon… ata ngrihen natën për të ndihmuar… për të paguar për vëllezërit që janë në universitet, dhe për të blerë rroba për nënën e tyre.
3-Ata respektojnë hapësirën e të tjerëve dhe i shlyejnë detyrimet.
4-Ata janë të sinqertë, dhe i frikësohen gënjeshtrës sikurse zjarrit. Nuk gënjejnë as për gjërat më të vogla. Një gënjeshtër është fyese për dëgjuesin dhe e ul atë në sy të folësit. Ata nuk shtiren, ata sillen në rrugë ashtu si në shtëpi, dhe nuk mburren para miqve modestë. Nuk janë të dhënë pas dërdëllitjeve dhe të detyrojnë të tjerët mbi besimet e tyre. Pas shpinës së tjetrit parapëlqejnë të heshtin më shumë sesa të flasin.
5-Ato nuk i ulin vlerat e tyre për të zgjuar dhembshuri. Nuk luajnë me telat e zemrës së njerëzve që më vonë të psherëtijnë dhe të ndiejnë këqardhje. Ata nuk thonë “ jam keqkuptuar,” ose “jam lënë pas dore,” sepse gjithë kjo përpjekje, është vulgare boshe, false…
6-Ata nuk kanë krenari të cekët. Ata nuk duan t’ia dinë për diamantet fallso si të njohurit e të famshmëve, për t’i dhënë dorën “P”-së [me gjasë Palmin, poet i padëgjuar] së dehur, të dëgjojnë entuziazmin e një spektatori të humbur në një shou pikturash, të qenët të njohurit e tavernave…. Nëse bëjnë diçka të vogël, ata nuk krekosen për të sikur të kishin dhuruar diçka me vlerën e 100 rublave, dhe nuk mburren që kanë arritur aty ku të tjerët nuk janë pranuar…. Ata që janë vërtet të talentuar, gjithmonë anojnë nga ana e turmës, sa më larg reklamimit…Edhe Krivol ka thënë se një fuçi boshe bën më shumë jehonë sesa një e plotë.
7-Nëse kanë një talent, e respektojnë atë. E sakrifikojnë atë për të tjerët, gruan, verën, krenarinë… Ata janë krenarë për talentin e tyre.
8-Ata zhvillojnë ndjenjen estetike tek vetja e tyre. Nuk bien dot të flenë me rrobat e tyre, të shohin të çarat e mureve plot me insekte, të thithin ajër të keq, të ecin në një rrugë të pështyrë, të gatuajnë vaktet në vaj të ndenjur. Ata kërkojnë sa më shumë të mposhtin dhe të fisnikërojnë instiktet seksuale… nuk e duan për shoqe shtrati një femër… nuk kërkojnë inteligjencën që shfaq veten në një gënjeshtër të vazhdueshme. Nëse janë artistë, ata duan në veçanti, freski, elegancë, njerëzi dhe kapacitet për amësinë…Ata nuk rrokullisin vodka në çdo orë të ditës dhe natës, nuk kërkojnë në rafte, nuk janë derra dhe e dinë që nuk janë. Ata pinë vetëm kur janë të lirë, me raste… Ajo çfarë duan është një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm (mens sana in corpe sano).

E kështu me radhë. Kështu janë njerëzit e kulturuar. Që të jesh i kulturuar dhe të mos jesh nën nivelin e atyre çfarë të rrethojnë nuk mjafton të kesh lexuar “The pickwick Papers” dhe të kesh mësuar një monolog nga “Fausti”…

Ajo çfarë duhet është një punë konstante, natë dhe ditë, lexim i vazhdueshëm, studim, vullnet…

Çdo orë është e vlefshme… eja tek ne, thyeje shishen e vodkës, shtrihu dhe lexo… Turgenev, po të pëlqeu, të cilin nuk e ke lexuar.

Duhet ta lësh krenarinë, nuk je një fëmijë… së shpejti do bëhesh 30 vjeç.

Është koha!

Unë pres nga ti… të gjithë presin nga ti.

Anton Pawlowitsch Tschechow........ gilt als einer der bedeutendsten Autoren der russischen Literatur.

Shenimi im: nuk ka qene bolshevik apo kamunist....e para.
MBYLLJA: URGJENTISHT ne UNIVERSITETE per lexim,lere me per STUDIM.

KLM.....se harova: une jam SHUME LARG TIJ si KONCEPT.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

1-Gjyqi në Angli,s’e pranoi për martesë
shqiptari e goditi me hekur në kokë.

2-Grabitja me dhunë e çiftit, kryefamiljari në gjendje të rëndë.

3-Detaje tronditëse nga përdhunimi i të miturës në një hotel në Durrës.

FAZIT: REALITETI i HIDHUR i KANCERIT skipetar.

Kaq.....sorry peoples
https://www.youtube.com/watch?v=pbnlzbVYV9I
Dite te majre,sepse te marten........
e kom dite TERS.
KLM vetem MIQVE
resti.
MRRB.
Tungi.
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ja si duket shpirti i Demkës. Ky ka qenë dhe është parim i tij në jetë.

Dashuria/respekti dhe urrejtja/inati janë reciproke, por unë i kam në masa të ndryshme:

Dashurinë e kam në shkallë të lartë:

*Nëse dikush më do/respekton një fish unë ia kthej dhjetëfish!

Urrejtejn/inatin e kam me çerek.

* Nëse dikush më urren/nuk ka respekt për mua/ka inat ndaj meje, unë si kundërpërgjigje kam çerekun e urrejtjes/mosrespektit e inatit ndaj tjetrit.

Po ju si i keni këto tipare?

................
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

...............

Na Fal, Fatima!


Një opinion i botuar nga aktivisti serb i të drejtave të njeriut, në edicionin e sotëm të Danas, para fjalës përfundimtare mbi gjeneralin Ratko Mlladiq, i cili u dënua për gjenocid.

Mbyllni sytë dhe imagjinoni një të re të lindur në Srebrenicë, Fatima Muhiq. Ajo është 22 vjeçare, ka flokë të gjatë e të pastër ngjyrë kafe, nën një hixhab mëndafshi, një fytyrë të ngushtë dhe krenare. Ajo është studente e filozofisë në Sarajevë, krenaria e gjithë familjes së saj. Ajo është modeste dhe qesharake, ka shumë miq. Në këtë mëngjes të artë, ajo ulet vetëm në Bashçarsija, duke kaluar nëpër shënimet e saj të ligjeratave. E shijon ajrin e pastër. Merr frymë thellë, pi një gllënjkë kafe dhe kafshon llokumin e aromatizuar turk. Pi një gllënjkë ujë të ftohtë, sheh kodrat e mjegullta të Sarajevës dhe ëndrrat për të shkuar në Nju Jork. Kontrollon kohën, është vakti për të shkuar. Ngre duart lart deri në ballin e saj, me gishta përshkon rreth fytyrës dhe i forcon flokët nën hixhab. I dërgon një mesazh mamit të saj në Srebrenicë, duke i uruar një mëngjes të mirë dhe i thotë asaj i do të gjithë. Ngritet, vendos çantën e saj mbi shpatulla dhe kalon nëpër një grup turistësh me një buzëqeshje në fytyrë, duke u zhdukur në turmë. E shihni ju? Tani hapni sytë.

Fatima ka lindur në Potoçari, një ditë pasi Ushtria e Republika Srpska marshoi në Srebrenicë. Të ballafaquar me një trysni të padurueshme, mijëra njerëz u arratisën nga paniku nga ushtria serbe, në pyje dhe në kodra për të arritur deri në Tuzla, në Potoçari. Atë ditë, serbët kuptonin shumë mirë fjalët e deklaruara të komandantit të tyre, një deklaratë që ai e dha në momentin që shkeli në Srebrenicë. Ata festuan dhe kënduan deri natën vonë, ndërsa bosët po përgatisnin një masakër masive dhe ndërsa pajisjet nga Serbia po grumbulloheshin për javët e gjakderdhjes së tyre. Për gjueti mbi burrat dhe djemtë nëpër pyje, për komandat si “Bini në gjunjë!”, për gënjeshtrat si “Asgjë nuk do të ndodhë me ju, ndjehuni të lirë për të dalë”. Për qeshjen djallëzore prapa kokave të djemve të rinj të cilët, të lagur nga djersët dhe nga urina, të gjunjëzuar dhe të paarmatosur para heronjve serbë, për regjistrimet e vrasjeve të tyre, për goditjen e një trupi të vdekur kur përplaset me tokën e rëndë boshnjake me bar të verdhë.

Më 11 korrik, gratë, fëmijët, të moshuarit dhe të rinjtë po iknin drejt bazës së OKB-së. Ata nuk dinin dhe as nuk mund ta dinin se po vraponin në dhomën e pritjes së vdekjes, duke siguruar vendin e tyre në një varr masiv. E guximshmja Hava, me barkun e saj të rritur, ishte gjithashtu pjesë e ikjes së shpirtrave të tmerruar. Ajo kishte frikë se do të binte, se turma do ta rrokulliste atë në tokën e djegur. Gjatë natës së saj në Potoçari, Hava lindi në kushte të paimagjinueshme. Nata ishte më e keqe se dita. Zagushia ishte duke mbytur mijëra njerëz që ndanin ajrin e tmerrshëm të strehimit. Ajo lindi një vajzë.

Në të njëjtën kohë, 120 kilometra nga atje, në Beogradin që kutërbon nga era e keqe, zotërinjtë i shihnin lajmet e mbrëmjes nga karriget e tyre të zyrës dhe dëgjonin deklaratën e gjeneralit: “Këtu jemi në një Srebrenicë serbe. Ka ardhur koha më në fund për t’u hakmarrë kundër turqve në këtë zonë.” Gratë po përfundonin përgatitjet e tyre për lavdinë e së nesërmes, Ditën e Shën Pjetrit. Një javë më vonë, gjatë lajmeve të mbrëmjes së Radio Televizionit të Serbisë, një zë i ri i deputetit Vuçiq u dëgjua nga fjalimi në Kuvendi: “Vritni një serb dhe ne do të vrasim njëqind myslimanë”.

Mijëra muslimanë tashmë ishin hedhur në varre masive. Kur këto u mbushën, trupat u copëtuan dhe u transferuan në varret sekondare, pastaj u ri-paketuan dhe u hodhën në varre terciare. Serbët i kishin duart e tyre plot deri në fund të verës. Kush i ka hapur ato? Kush voziste autobusë nga Valeva, Shabaci, Uzhica, autobusë që më vonë do të përdoreshin për të transportuar njerëz nga Potoçari në vende ku do të ekzekutoheshin? Kush i ngriti trupat dhe i hodhi ato në gropa në Tomasicë, Kozluk, Budak, Snagovo, Kamenicë?

Komandanti i këtyre vrasësve ishte “në arrati” për 16 vjet pas gjenocidit dhe ishte nën mbrojtjen e vendit tonë. Ai ishte parë shpesh në Beograd, në lojëra, midis të ftuarve të ndryshëm nëpër festa. Pastaj ai u zhduk. Sot e dimë se, të paktën për një kohë, ai ishte duke u fshehur në një objekt ushtarak në Topcider. Kush janë Drazhen dhe Dragan? Këta janë dy rojet ushtarake që janë gjetur të vdekur më 5 tetor 2004 në të njëjtin objekt. Vendi ynë dhe mediat pohojnë se ishte vrasje, ndërsa rojet u vranë në të vërtetë sepse e panë ‘vetë Djallin’ atë mëngjes. Në atë kohë, Ministri i Mbrojtjes ishte Boris Tadiq.

Gjenerali ‘u gjet’ në vitin 2011 në fshatin Lazarevo, afër Zrenjanin. Me krenari deklaroi emrin e tij të vërtetë pa asnjë hezitim tek policia. Boris Tadiq i dëshpëruar, kryetari i atëhershëm i Serbisë, e informoi publikun se ‘heroi’ ishte kapur. Gjenerali menjëherë kërkoi ta vizitonte varrin e vajzës së tij Ana, e varrosur në Topcider. Ana kreu vetëvrasje në vitin 1994 duke qëlluar veten me plumb në kokë me armën e babait të saj. Thashethemet tregojnë se babai i saj kërkoi që ai ta shihte atë për herë të fundit. Disa thashetheme gjithashtu tregojnë se ai e pengoi hetimin mbi shkaqet e vdekjes së saj. Ata thonë se vdekja e vajzës së tij e goditi shumë atë aq sa e bëri të ndryshojë “strategjinë e tij të luftës”.

E mbani në mend Fatiman? Hava Muhic e quajti ashtu vajzën e saj të vogël në vitin 2012 kur kockat e foshnjës ishin identifikuar. Ato ishin të vogla dhe të përziera me të tjerat. Nuk ishte e lehtë për t’i gjetur ato, as për të vendosur se kujt i përkisnin. Fatima është viktima më e re e gjenocidit të Srebrenicës. Janë të paktën 8,371 viktima, por Fatima ka jetuar më së paku gjatë natës së ferrit të korrikut. Fatima, të cilën ne sot e imagjinojmë duke kaluar me një buzëqeshje në fytyrën e saj përmes Bashçarsisë, vdiq në të njëjtën ditë të lindjes së saj. Ajo kurrë nuk do të shohë kodrat e Sarajevës, as do të pi një gllënjkë me ujë të ftohtë. Nëna e saj sot e sheh vendimin e vrasësve të fëmijës së saj, ndërsa vrasësit e saj të tjerë ecin lirisht mes nesh. Disa prej tyre janë në pushtet, disa janë në opozitë, disa i mësojnë fëmijët tanë, disa shkruajnë lajmet tona, disa prej tyre drejtojnë vendin tonë.

Na fal, Fatima.

Autori është një aktivist i të drejtave të njeriut nga Beogradi dhe një bashkëpunëtor i Shkollës për Studime të Mediave të Shkollës së Re në New York.

http://kallxo.com/gjnk/na-fal-fatima/

-gjynaf-
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

shtet i PERDALE dhe FASHIST.

Para dvadeset minuta....MAGARnacija.
 

Attachments

  • policiica.jpg
    policiica.jpg
    19.7 KB · Views: 26
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top