• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

E gjithë bota çuditet me këto zakone të shqiptarëve

Shqipëria vendi i çudirave dhe paradokseve të mëdha, por sa më shumë që po hapemi me botën aq më shumë pa mend po i lëmë të huajt. Kjo gjë konstatohet edhe me të huajt që vijnë për turizëm a punë në Shqipëri.

Edhe pse ata përshtaten dhe ambientohen shpejt me vendin, përsëri janë disa gjëra që ata nuk arrijnë dot t’i konceptojnë.

Por vijnë dhe ikin të çuditur me këto zakone të shqiptarëve që nuk ndryshojnë.

Toni i zërit.
Kudo bërtitet. Burra dhe gra që bërtasin të gjithë në të njëjtën kohë. Prindër që kritikojnë, apo përkëdhelin fëmijët duke bërtitur

Kafenetë
Kafenetë e mbushura plot nëpër qytete të vogla vetëm me burra dhe djem të rinj

Dhënia e mendëve
Këmbëngulja për t’i dhënë mend kujtdo. Grupet e soditësve të grumbulluar rreth një apo dy punëtorëve që hapin rrugës një kanal, duke u treguar se sa thellë e sa gjerë duhet hapur kanali

Mëngjesi
Mëngjesi popullor me byrekë dhe dhallë

Gatimet
Gatimet me të brendshme (Pse, hahen këto?!)

Takimet
Takimet e punës në kafene

Puthje burrash
Burrat që puthen në faqe kur takohen.

Qerasja
Sherret për të paguar tavolinën

Vajzat
Vajzat që dalin xhiro kapur për dore.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

ShäferHUND wachte ELF JAHRE am GRAB seines Herrchens....nun ist
ER dort GESTORBEN(apo VDIQ sepse....per KAFSHET BESNIKE nuk perdoret fjala ngordhi).

Treue Seele bis in den Tod
Nachdem sein Herrchen verstarb, besuchte Schäferhund Capitan elf Jahre lang jeden Tag sein Grab in der argentinischen Stadt Villa Carlos Paz. Nach 11 Jahren starb der Vierbeiner nun genau an diesem Ort.

Hunde haben die Fähigkeit, eine sehr enge Bindung zu Menschen aufzubauen – insbesondere zu ihren Besitzern. Wie tief die Verbindung zwischen Hund und Herrchen reichen kann, zeigt diese herzergreifende Geschichte: Der Argentiner Miguel Guzman schenkte seinem Sohn Damien 2005 den Schäferhund Capitan. Nachdem Miguel verstarb, verschwand auch Capitan spurlos. Witwe Veronica Guzman ging davon aus, der Vierbeiner sei gestorben oder einfach weggelaufen und habe inzwischen einen neuen Besitzer gefunden. Am darauffolgenden Sonntag gingen wir zum Friedhof und Damian erkannte sein Haustier wieder, erzählte Witwe Veronica Guzman der Daily Mail. „Capitan kam auf uns zu, bellend und jammernd, als ob er weinen würde.

Capitan lag jeden Tag um sechs Uhr am Grab seines Herrchens

Veronica ist es bis heute ein Rätsel, wie der Hund es geschafft hatte, den Ort zu finden. Die Familie hatte das Tier zuvor nie mit auf den Friedhof genommen. Die Familie nahm den Hund wieder mit nach Hause, doch dort hielt es Capitan nicht lange aus. Als der Tag sich dem Ende neigte, machte sich das treue Tier wieder auf zum Friedhof und wachte an Miguels Grab. „Tagsüber spaziert er manchmal durch den Friedhof, aber er eilt immer zurück zum Grab“, erklärt Hector Baccega, Direktor des Friedhofs in Villa Carlos Paz, „Und jeden Tag um Punkt sechs Uhr, legt er sich auf das Grab, bleibt dort die ganze Nacht.“ Das Personal passt liebevoll auf den Vierbeiner auf. Sohn Damien hatte mehrmals versucht, seinen Hund wieder Zuhause zu holen – vergebens. In einem Interview berichtete Damien: Ich denke, er wird dort sein, bis er auch stirbt. Er beschützt meinen Vater.

Und so kam es dann auch: Die treue Seele starb mit 15 Jahren am Grab seines Herrchens.

PS: kurt mund te besh pyetje????

Apropo ju seksi kundert ne USA: mos mbani kuklla por QEN.

HUM
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ehhhhhhhhhhhhhhhhh

https://www.youtube.com/watch?v=gNO6IK_cG_U

Kshu kot....ata ushtaret tane te NATES i kan zbulue ne anglli???

Ruset edhe ketu kane gjisht.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

37 të vrarë si pasojë e të shtënave me armë në SHBA.

Qendra për regjistrimin e statistikave të dhunës me armë në SHBA ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë në qendra të ndryshme të SHBA, kanë humbur jetën 37 persona.

Sipas agjencisive së lajmeve , Qendra për regjistrimin e statistikave të dhunës me armë në SHBA të shtunën përmes një raporti ka bërë të ditur se në 61 raste të shtënave me armë në 24 orët e fundit në qytete të ndryshme të SHBA, të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur. Sipas këtij raporti, shumica e të shtënave janë regjistruar në shtetet Nju Jork, Arizona, Luiziana dhe Xhorxhia. Qendra për regjistrimin e statistikave të dhunës me armë në SHBA po ashtu ka raportuar se që nga fillimi i vitit 2017 e deri më tani në SHBA se anë 48 orët e fundit janë regjistruar 171 raste të të shtënave me armë, ku kanë mbetur të vrare 69 persona dhe 114 te plagosur

@dujso.

Lene mo--
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Festa e Muxhahedinëve, në Tiranë me opozitarët iranianë edhe Giulani.

Festën e Sultan Novruzit, apo praktikisht Vitin e Ri iranian, opozita iraniane në mërgim e kremtoi në Tiranë, me një mbledhje madhështore të mijëra pjesëtarëve të organizatës së Muxhahedinëve MEK.

Viti që kaloi u mbyll me një sezon kryengritjesh, tha kryetarja e saj Mariam Rajavi; dhe viti që vjen do të sjellë të tjera. E kjo e fundit do të jetë një kryengritje deri në liri.

I ftuar i veçantë në event ishte Rudi Giulani, ish-kryebashkiaku i njohur i New York dhe këshilltar i presidentit amerikane per sigurinë kibernetike. I pranishëm ishte edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Për Rajavin, situata kritike e regjimit të Mullahëve është produkt i rezistencës historike të popullit të Iranit.

“Iranianët nuk e kanë pranuar kurrë këtë regjim. Mbrojtjes së këtij regjimi dekadent i ka ikur koha dhe kryengritja do të vazhdojë deri në fitore”, u shpreh Rajavi.

Giuliani i përshkroi si heronj të vërtete anëtarët e MEK-ut, që e kanë luftuar regjimin klerik për dekada të tera, e sidomos ata që duruan për 14 vjet vuajtjet dhe komplotet ne kampet Ashraf dhe Liberty në Irak.

“Viti që vjen do të sjellë ndryshime të mëdha përsa i takon Iranit. Regjimi i korruptuar i Ajatollahëve është në prag kolapsi. Politika amerikane, ndryshe nga ajo e administrates së mëparshme që përpiqej t’i kënaqte Mullahët, është t’i konsiderojë ata përgjegjës për krimet brenda dhe jashtë vendit dhe të mbështesë të drejtën legjitime të popullit iranian për një ndryshim të regjimit dhe vendosjen e demokracisë e të drejtave të njeriut”, tha Giuliani.

Ai vuri në dukje se ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ekziston një alternative ndaj regjimit në pushtet në Iran. Për këtë arsye përmbysja e tij, – shtoi ai, – do të çojë drejt paqes dhe qetësisë në një rajon të kërcënuar rëndë nga regjimi klerik.

21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shenimi IM: pa u gabuar ASPAK ky qe shkruan ju ka sqaruar do kohe me pare per keta.....TERRORISTAT e mek ne fransua kur u takuan,me kte qe do shikoni ne foto.Apropo....SOT quhen....qlirimtare.

Fazit: biro e gatite traktorin?
Po lale.
Tash boji mun bahces se shurra eshte thare.

Tungi peoples me ....sorra.
 

Attachments

  • rudi.jpg
    rudi.jpg
    23 KB · Views: 92
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Si i shpëtoi qindra hebrenjtë e Beratit komandanti i Ballit Kombëtar Kadri Cakrani
5 Mars, 2018 20:42095

attachment.php


Për herë të parë zbulohet një letër e rrallë nga lufta e cila hedh dritë mbi shpëtimin e mbi 2 mijë hebrenjve në Shqipëri. Bëhet fjalë për qindra hebrentë e Beratit të cilët u shpëtuan vetëm falë ndërhyrjes së Kadri Cakranit, Komandantit të Ballit Kombëtar.

Nga Erald Kapri

I studiuar në Vjenë dhe djali i firmëtarit të pavarësisë Hajderin Cakranit, Kadri Cakrani është investuar personalisht që të shpëtonte nga duart e gjermanëve hebrentë e Beratit.

Në letrën e bërë publike sot nga pinjolli i kësaj familje, avokati Kujtim Cakrani, ish komandanti i Ballit i shkruante xhaxhait të vetë në Mallakastër që të mriëpriste dhe të strehonte mes familjeve të zonës hebrenjtë. Kjo është një nga ngjarjet që kombi shqiptar nderohet botërisht, dhe kjo falë aty familjeve shqiptare që shkrinë pasurinë e tyre për të themeluar dhe ngritur shtetin shqiptar.

Me këtë ngjarje sapo u krenua në SHBA edhe kryeministri Rama por duke thënë gjysmën e së të vërtetës. Të paktën herës tjetër, kur të flasë për Ballin Kombëtar në Parlament, të shprehë mirënjohjen e duhur për këtë organizatë të nacionalizmit shqiptar.

Letra e plotë

"Berat,11.9.943
Bektash Cakranit, Cakran, Mallakastër (konfidenciale në dorë)
Xhaxha, po të shkruaj urgjent mes halleve të shumta që pllakosën tani me kapitullimin e italianëve, pasi ti e ke Mallakastrën në dorë. Duhet me urgjencë të transportojmë nga Berati tek ju një numër të madh njerëzish, që tani për tani nuk kemi as mjete për ti prurë aty.Bëhet llaf për çifutët këtu tek ne që janë me qindra dhe halli është se po të merret vesh kush janë, kanë për ti shkuar në plumb të tërë dhe Beratin vetë që aq është i gjithi. Nuk dihet se nga mund tu vejë haberi dhe as besim nuk kam, kohë jo e jo se edhe ti mësheh me dokumenta muhamedane nëpër familje këtu, s’dihet nga del fjala dhe mua më duhet të shkoj në plumb Beratin pastaj. Duhet domosdo të piqem dhe me Mit’hat Frashërin dhe ata në Tiranë të mos jepet asnjë informatë ku janë sa, si e qysh.Nuk duhet të bjenë në dorë të armatës gjermane që është duke ardhur asnjë çifut nga këta që kanë qënë dhe kanë ardhur në Berat, për arsye se dihet qëndrimi i gjermanëve për ta. Gjithashtu nuk duhet të konsiderohen shqiptarët dhe Berati si mëshehës të tyre, për arsye se do të mbizotërojë mbi popullatën më prapa një klimë terrori. Po edhe për aty gjithë ai milet nuk e mbëshehim dot dhe kohë për ti prurë po ka mbetur akoma. Tjatër rrezik që ti e di vetë është se po u muarr vesh Mallakastra mund të digjet. Dërgo njeri urgjent me korierin tim.

Ne foto
Kadri Cakrani
Komandant i Pergjithshem i Ballit Kombetar"
Burimi Kujto.al
 

Attachments

  • 28661083_10155322767300840_9124748996349263872_n.jpg
    28661083_10155322767300840_9124748996349263872_n.jpg
    19.3 KB · Views: 100
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Kadri Cakrani ishte një luftëtar i antifashizmit dhe antikomunist dhe ai me të drejtë thoshte: Të gjithë komunistat, janë agjent të Moskës e Beogradit, janë armiqtë e Atdheut. Se zhduken ca me shume e ca me pak prej tyre nuk ka rëndësi, kur jeta e Kombit është në rrezik.

PS: ca lufte ka bo ky,se do i ngeli hateri....leaf-party-
-paqe-
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Bëhuni gati: Po vjen fundi i mbretërimit nga Facebook dhe Google!?

Nga Fareed Zakaria


Kur të kthejmë kokën pas në 2017-ën, mund ta shohim si momentin e fundit të besimit të pakushtëzuar tek industria teknologjike. Zbulimet mbi përdorimin që Cambridge Analytica u ka bërë të dhënave të Facebookut – duke shfrytëzuar informacionet personale të më shumë se 50 milion përdoruesve – erdhën në një kohë kur njerëzit kishin nisur të mendonin tashmë për të gjetur mënyrat e duhura për të frenuar atë grusht kompanish teknologjike që dominojnë jo vetëm ekonominë amerikane, por gjithnjë e më shumë jetën amerikane.

Me nisjen e revolucionit teknologjik në vitet 1990, ne u mbërthyem prej ngazëllimit të epokës, bashkë me risitë e produkteve dhe fuqinë e tyre transformuese. U magjepsëm prej pasurisë që krijonin 25-vjeçarët rishtarë, që u bënë në çast miliarderë – ishte hakmarrja e “palloshëve”. Dhe, në mesin e gjithë kësaj, teksa SHBA po kalonte drejt ekonomisë digjitale, ne neglizhuam pyetjen: Cili është roli i Qeverisë?

Imazhi i kompanive teknologjike që buronin prej tregjeve të lira të papenguara, nuk ishte asnjëherë plotësisht i saktë. Ekonomia digjitale e sotme ngrihet mbi tre teknologji madhore: çipi i kompjuterit, Interneti dhe GPS-i. Të tri këto i detyrohen për ekzistencën e tyre, qeverisë federale. Dy të fundit sigurisht u zhvilluan nga fillimi, i zotëruan dhe u vunë në punë nga qeveria, deri kur u ofruan për sektorin privat. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se GPS – sistemi global i pozicionimit me satelitë dhe qendra kontrolli, që është aq kritik për ekonominë moderne – është edhe sot e kësaj dite në pronësi të qeverisë së SHBA-ve dhe vihet në punë prej Forcave Ajrore Amerikane.

E, megjithatë, teksa këto teknologji revolucionare krijuan industri të reja, shkatërruan të tjera dhe riformësuan komunitete dhe qytete të tëra, ne thjesht supozuam se kështu funksiononte bota dhe se nuk mund të bëhej asgjë për ta ndryshuar. Do të kish qenë një ndërhyrje e stilit socialist ndaj tregut të lirë.

Por, rezultati nuk është aspak një që një libertarian do ta përshëndeste. Tani kemi një ekonomi të teknologjisë, që dominohet prej disa pak mamutëve të cilët praktikisht krijojnë pengesa hyrjeje për rishtarët. Në Silicon Valley, kompanitë e reja as nuk pretendojnë që do të bëhen kompani të pavarura. Plani i tyre i biznesit është që të blihen nga Google, Facebook, Amazon, Microsoft apo Apple. Situata duket më shumë si një oligopol, sesa një treg i lirë. Në fakt, përgjatë epokës së kompanive të mëdha teknologjike, numri i kompanive të reja ka ardhur duke rënë.

Pasoja tjetër e dukshme ka qenë gërryerja e privatësisë që u nxor në pah prej skandalit Cambridge Analytica / Facebook. Për shkak se kompanitë teknologjike tani kanë miliarda konsumatorë, çdo individ është një pikël e vogël të dhënash. Dhe, duke qenë se për shumicën e kompanive teknologjike, konsumatori digjital është gjithashtu një produkt, informacioni i të cilit u shitet të tjerëve për fitime, ai ose ajo shfuqizohet dyfish.

Gjigandët e teknologjisë me siguri do të përgjigjeshin se kanë demokratizuar informacionin, kanë krijuar produkte me fuqi dhe potenciale të jashtëzakonshme, dhe e kanë transformuar jetën për më mirë. Të gjithë këto janë të vërteta. Po kështu bënë edhe shpikjet e mëhershme, si telefoni, automobili, antibiotikët dhe elektriciteti. Por, pikërisht për shkak të fuqisë transformuese dhe impaktit të këtyre produkteve, ishte e nevojshme që qeveria të luante një rol në mbrojtjen e individëve dhe t’u vinte fre fitimtarëve të rinj në ekonomi.

Ndryshimi ka gjasa të vijë nga dy drejtime. Veprimet rregullatore në Perëndim do t’i japin më shumë kontroll individit. Bashkimi Evropian ka vendosur rregulla që do të hyjnë në fuqi në 25 maj, të cilat do t’ua bëjnë shumë më të kollajtë njerëzve që të dinë se si po përdoren të dhënat e tyre, si dhe të kufizojnë këtë përdorim. Gjasat janë që SHBA të bëjë të njëjtën gjë.

Drejtimi i dytë është edhe më intrigues dhe vjen nga Lindja. Deri kohët e fundit, siç më tha sipërmarrësi indian Nandan NIlekani, kishte vetëm një grusht platformash digjitale me më shumë se një miliard përdorues, të gjitha të vëna në punë prej kompanive në SHBA ose në Kinë, si Google, Facebook dhe Tencent. Por, tani India ka platformën e vet digjitale me një miliard përdorues: “Aadhaar” – sistemi biometrik i identifikimit, që përfshin pothuaj të 1.3 miliard banorët e vendit. Kjo është e vetmja platformë e tillë e madhe, që është pronë publike. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë të bëjë para nga të dhënat e përdoruesve. Është e mundshme të imagjinosh se në Indi do të bëhet normale që të mendosh për të dhënat si pronë personale, që individët mund t’i ruajnë apo ti japin me qera, apo t’i shesin si të duan në një treg të lirë shumë të hapur dhe demokratik. India mund të bëhet fare mirë inovatori global për të drejtat e të dhënave individuale.

Shtojini kësaj risitë në teknologjinë e “blockchain” dhe me shumë gjasë do të shohim të tjera sfida ndaj rojtarëve të sotëm të Internetit – në të ardhmen e afërt.

Qoftë nga Lindja apo qoftë nga Perëndimi, qoftë nga lartë apo qoftë nga poshtë, ndryshimi po vjen dhe ai do ta transformojë botën e teknologjisë. Nëse menaxhohet si duhet, mund të prodhojë tregje më të lirë dhe më shumë fuqizim të individit. /The Washington
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

...........

Prindër, zgjohuni sa jeni akoma në kohë! Duhet ta lexoni patjetër!
Është shumë e rëndësishme që të gjithë prindërit ta lexojnë këtë!



E mërkurë, ora 8.00. Arrita në kohë në takimin me prindër në shkollën e djalit tim – “Mos harroni të vini nesër në takim, është e detyrueshme!” – Kjo është ajo që tha mësuesi një ditë më parë.
– “Po kush mendon se është ky mësues/e! … A mendon se mund ta kemi të lehtë të gjejmë kohë të lirë kur ai dëshiron? … Po ta dijë se sa i rëndësishëm ishte takimi për mua në orën 8:30” … Megjithatë, ne u paraqitëm gjithsesi.
Ai falenderoi praninë tonë dhe filloi të fliste. Nuk e mbaj mend atë që ai po thoshte, mendja ime po mendonte se si do ta kisha zgjidhur një aktivitet kaq të rëndësishëm, tashmë kisha përfytyruar blerjen e një TV-je të ri me paratë e marra në atë takim biznesi.
– “Pietro” – Dëgjoj nga ana tjetër e klasës.
– “A je ti babai i Giovanni-t?” – tha mësuesi.
– “Po, unë jam unë” – ai më kërkon të shkoj të marr deftesën e tim biri.
Shkoj në vendin tim dhe shikoj brenda saj …
– “Për këtë erdha… çfarë është kjo?”.
Deftesa ishte plot me gjashta/ shtata. E mbylla shpejt, kështu që askush nuk e pa rezultatin e djalit tim.
Duke u kthyer në shtëpi, zemërimi im u rrit gjithnjë e më shumë, mendova:
– “Unë jap gjithçka për të, nuk i mungon asgjë … Tani ai do të marrë dënimin që meriton”, unë mbërrita në shtëpi, e mbylla derën me një goditje dhe e thërrita:
– “Eja këtu, Giovanni!”. Giovanni ishte në oborr, ai vrapoi për të më përqafuar … “Babi!”.
– “Mos më thuaj babi” unë u zhvendosa larg, mora rripin dhe nuk mund të kujtoj sa herë e kam goditur atë, ndërsa isha duke folur për atë që mendoja.
– “Tani shko në dhomën tënde!”.
Giovanni qante, fytyra e tij ishte e kuqe dhe goja e tij dridhej. Gruaja ime nuk tha asgjë, vetëm tundi kokën me një gjest mohimi në kuzhinë. Kur shkova në shtrat, më i heshtur, gruaja ime më dha letrën e raportit të Giovanni-t, i cili ishte brenda xhaketës sime dhe tha:
– “Lexoje ngadalë dhe pastaj mendo për një vendim …”.
Në fillim ishte shkruar: Deftesa e Babit.
koha që babai ju kushton për të folur me ju para se të flini: 6
koha që babai ju kushton për të luajtur me ju: 6
koha që i kushton babait juaj për t’ju ndihmuar me detyrat e shtëpisë: 6
koha që babai juaj kushton për t’u marrë me ju gjatë ‘fundjavës’ në familje: 7
koha që babai juaj kushton për të lexuar një libër me ju përpara gjumit: 6
koha që i kushton babai tuaj për të të përqafuar dhe për të të puthur: 6
koha që babai juaj kushton për të shikuar televizionin me ju: 7
koha që babai juaj i kushton dëgjimit të pyetjeve ose problemeve: 6
koha që i kushton babai juaj për t’ju mësuar ose për t’ju ndihmuar: 7
——- Mesatarja: 6.22 ——-PRINDËR, ZGJOHUNI SA JENI NË KOHË!
Fëmijët votuan për prindërit e tyre. Djali im më vuri mesatarisht shtatë (kam merituar sinqerisht 5 ose më pak).
Menjëherë u ngrita dhe vrapova në dhomën e tij dhe e përqafova.
Ndërsa dëshiroja të kthehesha në kohë … por kjo nuk është e mundur.
Giovanni hapi sytë e tij, ende me sytë e tij të fryrë me lot, ai buzëqeshi, vuri kokën tek unë dhe tha:
– “Unë të dua babi!” … ai i mbylli sytë dhe e zuri gjumi.
ZGJOHUNI PRINDËR!
Mësoni të jepni vlerën e duhur për fëmijët tuaj, ky moment varet nga suksesi ose dështimi i jetës së tyre.
Ju prindër, a keni menduar ndonjëherë se çfarë vlerësimi do t’ju kishte dhënë sot fëmija juaj?

http://jetoshendetshem.info/prinder-zgjohuni-sa-jeni-akoma-ne-kohe-duhet-ta-lexoni-patjeter/
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

.............

Së pari ata vranë babain tim…


(Për të gjithë, më shumë se 15 njerëzit që i pash duke u rrëzuar para meje, të vrarë)

Është qesharake: kujtoj se si fëmijë, lufta më zbaviste. Mendoja se gjithçka, atëherë pa ditur të them inskenim ose të mendoj kështu, mendoja se ishte një lojë, që do të përfundonte dikur kah mbrëmja dhe do ta imitonim me fëmijët e lagjes.

Isha 8 vjeç. Së pari ata vranë babain tim…


26 shtator 1998. Po ecja me nënën pas një ofansive të madhe në Drenicë. Gjithçka rreth nesh ishte në flakë, gjithçka po digjej. Trupa njerëzish të vrarë rreth meje, trupa kafshësh. Babai, prej shumë kohësh i ishte bashkuar UÇK’së. Prej një rruge me shumë lloç pasi shiu binte pa ndërprerë, ishte një distancë më shumë se 500 metra që të arrinim në shtëpi.Për të tjerët në familje, nuk dinim ku ishin. Kur e pash oxhakun e shtëpisë, i thash nënës mos është ai babai. Nuk m’u përgjigj. Rreth dy orë më vonë, na treguan se babai ishte vrarë gjatë luftimeve pak metra larg shtëpisë. E kam dëgju ofshamën e nanës, mërzinë e motrës, i kam pa lotët e hallës, e kujtoj tymin e cigares së vëllait. Rreth mbrëmjes do ta varrosnim babain. Trupi i tij ishte në një rimorkio. Shkova dhe e pash. Ishte si i buzëqeshur… Pak më kishin folur për vdekjen. Nuk besova se ka vdekur.

Më pas, ata vranë Antigonën, Diturien, Valmirin…

Pasi varrosëm babain, dëgjuam se ma kishin vrarë edhe shoqen e bankës, Antigona Deliun. Valmirin 2 vjeçar në gjirin e nënës dhe Diturie Deliun 6 javeshe. Isha 8 vjeç, por mu kujtua xhaxha Ymeri, prindi i tyre. Qysh? Me Antigonën më nuk do të shkoj në shkollë? Nuk besova se ka vdekur.

Pas ofenzivës më të madhe në Drenicë, ku u vra një pjesë e imja e jetës, ne do të vazhdonim për në Prishtinë. Së pari, hyjmë te një familje e cila na kërkon qera si refugjatë dhe më pas na merr një familje të na mbajë pa qera.

Aty nisi shkollën, por gjithmonë me mend te babai. Se do të kthehesha ta shihja një ditë. Në Llukar, gjetëm familje të mira. Më çuan në shkollë. Më ulën me nxënësit më të mirë: Yllkën, Elvirën, Edonën, Albanën, Granitin, Vetonin, Arbënorin..

Pas pak ditësh shkollë, edhe në Prishtinë nis lufta e madhe. Shkuam në Marec, për të qëndruar disa ditë. Edhe atje vjen lufta. Rikthehemi kah Grashtica. E gjithë kjo rrugë, kuptohet: disa ditë, në këmbë.

Së pari, ata vranë djemtë më të ri…

Isha 8 vjeç e pak muaj. Po xhiroja gjithçka me ata pak tru që më kishte mbetur. Ata jepnin urdhër që djemtë të rrinin në njërën anë dhe gratë në anën tjetër.

E pash trupin e një të riu, me një breshëri automatiku e rrëzuan mu para këmbëve të mia, as dy metra larg. Ata vranë më shumë se 10 të rinj kështu. Të gjithë i pash. Të gjitha këto skena, i përcillte një shi i madh. Lugina pranë rrugës kryesore Grashticë – Makoc, ishte mbushur me trupa të rinjsh.

Pas kësaj, marrim trenin e stërmbushur për në Maqedoni. Pak ditë pasi NATO bombardon caqet serbe, kthehemi për në Prishtinë.

Është trishtuese: si fëmijë, sado që të të flasin, ti nuk e kupton vdekjen. Mendoja se babin e kisha varrosur, por një ditë do ta shihja sërish.

P.S. Titulli i rrëfimit, nga filmi ‘First they killed my father’.

DAFINA DEMAKU 28 MARS 2018,

https://periskopi.com/se-pari-ata-vrane-babain-tim/
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

"Xhufit dhe avokatëve të mesjetës komuniste

attachment.php


Për të ardhur keq që shokët e një ndërmarrje agjitpropi komunist, Auron Tare, Pëllumb Xhufi, etj, kanë vënë në mënyrë diletante këto ditë të më përmendin në komentet apo postimete tyre të mjera. Madje për këtë sajojnë edhe emisione të kota pa asnjë bosht e rend të duhur. Po ua them hapur se as më nevojitet dhe as më hyjnë në punë vlerësimet nga njerëz që adhurojnë kriminelë të njerëzimit. E kundërta do më bënte të më vriste ndërgjegjja. Historian bëhesh me punë dhe vepra dhe nuk emërohesh nga partia. Mbase këta janë mësuar të emërojnë historianë. Punë e tyre. Unë mendoj se Xhufi ndikohet fort nga origjina e tij, e cila e ka kthyer në agjitator dhe avokat të çdo krimi të komunizmit në Shqipëri. Xhufi që dikur rrezatonte lumturi kur fotografohej në krah të Enver Hoxhës, që përzgjidhej si përkthyes special për familjen Popa në ambasadën italiane, apo qëndronte i mrekulluar si përkthyes i Ramiz Alisë (mbajti edhe fjalimin në varrimin e tij), nuk është personi që mund t’i besosh për ato që thotë.
Dy fjalë për kampin e Tepelenës. Xhufi i kënaqur për dërrmën që iu dha partia "armiqve të popullit" (gra, pleq dhe fëmijë) aludoi krejt kot se kampi është hapur në vitin 1949 për familjarët e të arratisurve në Jugosllavi. Nuk e di nëse këtë e ka dëgjuar nga ndonjë polic i kampit nga Progonati nga rrëfime familjare. Në të vërtetë, të internuarit e Tepelenës janë internuar si antikomunistë e antijugosllavë qysh në vitin 1945 fillimisht në Berat e më pas të zhvendosur në Tepelenë. Në vitet e para pas lufte, elementi nacionalist nuk mund të arratisej në Jugosllavi pasi ishte një regjim i përbashkët, si këtu e atje. Dhe pikërisht në kohën kur babai i Pëllumbit, Muharem Xhufaj ishte drejtues komunist i brigadës së 5-të dhe luftonte kundër shqiptarëve në Kosovë (nuk kishte asnjë nazist në këtë kohë atje). Tani Muharremi me yll të kuq në ballë që luftonte krah për krah brigadave të shokut Tito kundër elementit nacionalist në Kosovë çfarë i bie që të jetë?
Ta sqaroj edhe punën e “dokumentit të CIA-s” që Xhufi nuk di as ta kuptojë dhe as ta interpretojë. Në vitet 1949-1953, në kuadër të armiqësimit me Stalinin, Tito tuboi emigrantët shqiptarë që ndodheshin në Jugosllavi. Këta nuk arritën të bëjnë kurrgjë, pasi pas vitit 1953, politika e Hrushovit me Titon erdhi drejt pajtimit. Të njëjtën gjë bëri edhe Enver Hoxha me emigrantët jugosllavë në Shqipëri, por edhe ai, pas vdekjes së Stalinit nuk bëri gjë me to. Pikërisht këto dy lloj lëvizjesh të kota e pa kurrfarë peshe të Titos dhe Enverit, vlerësohen prej Xhufit sikur të ishin lëvizje të mëdha. Pas vitit 1953 Tito dhe Enveri u “pajtuan” midis tyre, etj (histori e gjatë, që nuk lidhet me kampin e Tepelenës).
Xhufi që ka studiuar mirë mesjetën, në të vërtetë mbron mesjetën më të veçantë të historisë së Shqipërisë, komunizmin.Unë kam bindjen se një njeri që ka origjinën e mëposhtme nuk mund të jetë kurrë objektiv e të dënojë krimet e komunizmit:
-Babanë sekretar në komitet partie
-Nënën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit
-Motrën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit
-Dajën prokuror
-Burrin e tezes kryetar dege në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit


Kastriot Dervishi
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

"Një burrë i keq e një historian i mbrapshtë


attachment.php

Pellumb Xhufi

Dje, me datë 28 mars 2018, në emisionin “Arena” të drejtuar nga Dritan Hila, i ftuar mes të tjerëve ishte edhe historiani Pëllumb Xhufi. Ky i fundit, në argumentimet mbi historinë e kampit të shfarosjes së Tepelenës, ngritur nga regjimi komunist mes viteve ‘40-‘50 deklaroi se: «Ky kamp nuk ka qenë aspak shfarosës dhe ka pasur ambiente goxha të mira (jetese)», dhe duke vazhduar më tej, justifikoi ekzistencën e këtij kampi me faktin se “shumica e personave që ishin aty, qenë familjarë të personave që sponsorizoheshin nga jugosllavët për veprime sabotuese në territorin shqiptar”. Me pak fjalë, “fajet“ e baballarëve, duhet të hidheshin mbi fëmijët e gratë e tyre... sepse, historiani në fjalë nuk tha se “kriminelët“ e mbajtur aty ishin: gra, plaka e fëmijë.

Personalisht kam pasur aty stërgjyshen 70 vjeçare, gjyshen 25 vjeçe, nuset e xhaxhallarëve të tim eti, nga 26 vjeç secila e fëmijët e tyre, babai 6, xhaxhai 4, hallat 10 e 12 , xhaxhai tjetër 7 vjeç.
Po njësoj ishin në përbërjet e tyre edhe mjaft familje të tjera të internuara. Pra, siç kuptohet, vetëm nga një person që dëshmon personalisht, “kriminelët“ paskëshin qenë fëmijë 04-12 vjeç!
Ky fakt, - më se i verifikueshëm nga një historian, që do të japë mendje mbi argumentin, - do të mjaftonte ta bënte të heshtë Xhufin. Jo, jo vetëm nuk heshti, por u tall me ta e me numrin e viktimave të atij kampi famëkeq. Pyetjes së drejtuesit të emisionit se: “në kamp mos gabohem kanë vdekur 300 fëmijë”- Xhufi, si i pickuar nga zekthi deklaroi: ”aspak e vërtetë”. Siç duket, për Xhufin, vdekja e fëmijëve, që të përmbushë statistikën, u dashka të jetë më shumë se 301!
Indiferenca e panelit ishte më se e justifikuar. Nuk kish kush ta kundërshtonte. Krasniqi!? E pse!? Milo? E ç‘punë ka ai nëse shqiptarët vriten ndër veti!? Xhufi, ky historiani padenje për këtë emër, harron të thojë që, nëse do të vlente arsyetimi i tij kriminal që fëmijët duhet të paguajnë atë që baballarët kryejnë, nuk duhet të kishte në krah të shoqen e cila, me gjithë të atin, duhet të ishin me kohë në atë botë, duke qenë se i gjyshi (një burrë i nderuar) kish qenë “kolaboracionist”. Po ashtu, i ati i Xhufit duhet të çonte Pëllumbin me duart e veta te xhelati, duke qenë se si komunist i një partie të formuar nga jugosllavët, duhet të ishte po aq i rrezikshëm, sa edhe krijuesit e atij kampi, sepse ishin bashkëpunëtorë me jugosllavët.

Pra Xhufi nuk duhet të ishte tani në këtë dynja. Qoftë nga një bombë e ngelur e ushtrisë italiane, si ato u mori jetën dhjetëra fëmijëve në atë kamp, nga dizanteria, apo pisllëku ku jetuan, të ftohtët dhe e pangrëna që mori qindra të tjerë, do kishin qenë “xhelati“ që priste me kosë mbas dere, edhe Xhufin e vogël. Por nuk ndodhi ashtu. Partia e krijuar nga jugosllavët, e stërvitur për të masakruar nacionalistët shqiptarë (mes tyre edhe gjyshin e gruas së Xhufit) gra e fëmijë, e bëri Xhufin historian, e nxori në perëndim dhe na e solli të bëjë historinë e vendit. Kështu kemi vite që jemi të detyruar të lexojmë historinë e shkruar nga ai e historianë të tjerë si ai, e të shohim Xhufin me krehje alla-Hitler që na del në Tv çdo natë.

Nuk dua t’u shpjegoj “xhufkave pa zero” me shokë se ç’qe kampi shfarosës i Tepelenës, apo kampet e tjera famëkeqe në Shqipëri, e as ç’qe komunizmi që patëm mbi kurriz për 45 vjet. Një baba, ka një vajzë në mos gabohem, që deklaron se nuk qe shfarosës sepse u vranë 100 e jo 300 fëmijë e që këta fëmijë e meritonin vuajtjen sepse paskan qenë të “pazotë” të ndalonin baballarët, të mos merreshin me sulme kundër pushtetit. (Një sqarim të vogël për këtë burrë të shkurtër e mashkull të keq: kur u internuan prindërit e mi dhe shumica e bashkëvuajtëseve të tyre, vitet ‘45-‘48, jugosllavët ishin dajot e Xhufit, në mos baballarët e tij) nuk meriton asnjë konsideratë t’i drejtohesh.
Shkrova këto rreshta për dy arsye: e para, këtë vit u vendos nga qeveria, Autoriteti për informimim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe nga bashkia e Tepelenës, krijimi i një memoriali në kujtim të qindrave jetëve të humbura nga sadistët komunistë në ketë kamp. Pra, është absurde që një veprim kaq i drejtë edhe i vonuar i qeverive tona, të poshtërohet pikërisht nga një historian të cilit i është dhënë e drejta, po nga qeveria, të jetë pjesë e grupit që do të hartojë tekstet e shkollave tona për historinë.

Dhe e dyta, padrejtësitë e atij regjimi ishin krejt paradoksale. Le të hamendsojmë se Xhufi, si bir komunisti do të qe dënuar në atë kamp, - duke mos qenë i aftë të ndalonte babanë të mbështeste jugosllavët, - do kishte ngordhur (për të është me hak kjo shprehje) nga dizanteria në atë kamp. Në këtë rast, ne do të kishim një mashkull te keq më pak dhe një vend të lirë më shumë mes intelektualëve e historianëve për të bërë një histori tonën normale e të vërtetë.
(lm)

Ps:. Ne fakt, duhet te jemi ne qe te merremi me Xhufin e shoket e tije .Te bejm ate qe ende s’eshte ber: denimin e krimeve te komunizmit me ligje e shpalljen fajtore te gjithkujt qe mohon ato krime e i ben apologji atij regjimit komunist"

Leon Mirakaj
 

Attachments

  • Pellumb-Xhufi-905x395.jpg
    Pellumb-Xhufi-905x395.jpg
    20 KB · Views: 65
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

...
Te bejm ate qe ende s’eshte ber: denimin e krimeve te komunizmit me ligje e shpalljen fajtore te gjithkujt qe mohon ato krime e i ben apologji atij regjimit komunist.
Kjo duhet bere, jo me llafe e jo vetem me dokumente te copezuara e te seleksionuara arkivash.
 
Last edited:
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Kjo duhet bere, jo me llafe e jo vetem me dokumente te copezuara e te seleksionuara arkivash.

Ky palaco ka dekaruar qe ata qe vdiqen ne kampin e Tepelenes e paskan merituar si armiq qe ishin. Kur kujton se pjesa me e madhe e atyre qe vdiqen ne ate kamp ishin gra te vjetra dhe femije foshnje.

E pra ky eshte zgjedhur te jete nje nga kontributoret per shkrimin e teksteve te historise ne shkolla.

Ka marr pjes te emisioni i Dritan Hiles bashk me Psakal Milon, dhe nuk ka qene asnje i ftuar aty per kunderagrumnt. E si mund te besh nje emision rreth kesaj teme dhe te mos kesh te ftuar te pakten nje nga ata qe mbijetuan ate kamp. Prinderit e mi kan qene ne ate kamp. Une e di shume mir se cfar ka ndodhur ne ate kamp. Dritan Hila vjen nga familje komuniste dhe eshte i martuar me Rudina Xhungen. Besoj se ju e dini shume mire te kaluaren e prinderve te te dyve.

Nuk eshte krim te kesh lindur ne nje familje komunistesh qe kane qene shume aktiv ne ate kohe, krim eshte kur vazhon ne hapat e tyre dhe perdor emisionin per te bere propagande dhe per te perharpur te paverteta duke mohuar vdekjet e shumta ne ate kamp shfarrosjeje!

E pra Pellumb Xhufi eshte Historian, dhe ne te njejten kohe ne mos gaboj edhe dhendrri i ish-dikatorit, enver hoxha!
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Ky palaco ka dekaruar qe ata qe vdiqen ne kampin e Tepelenes e paskan merituar si armiq qe ishin. Kur kujton se pjesa me e madhe e atyre qe vdiqen ne ate kamp ishin gra te vjetra dhe femije foshnje...

Jo se kjo ndryshon atë që shkruajta në shkrimin më lart në përgjithësi por për hir të korrektesës dhe së vërtetës. Mbasi e ndoqa vet të gjith emisionin nuk dëgjova azgjëkundi të deklaronte atë që lexova në disa portale shqiptare dhe që unë i dhash zë. Në fakt dëgjova të thotë të kundërtën pra që ato familje në kamp nuk kishin faj!

Pastaj pjesa tjetër e emisionit ishte një përpjekje sidomos nga Xhufi për të mbrojtur dhe për të justifikuar kampin e Tepelenës dhe po ashtu zvogëlimin e numrit të vërtetë të viktimave në atë kamp shfarrosjeje.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Abazi, Hashim Thaçit: Ti je i etur për gjakun e shqiptarëve !

Ne nuk prejmë në Besë- Ne nuk jemi me ty!
Ti na fute ne konflikt me Turqine pa asnje aresyje. Ti je keqbersi me i madhe i ketij vendi. "Te vegjelve ju mpihen dhembet". Ti je kercnimi me i madh i sigurise kombetare.

Hashim, është mbushë kupa! Nuk ke çka fsheh më, edhe bashkëpunëtorët e pakët, që të kanë mbetur e kanë kuptuar, që ti je në gjëndje me djegë çdo gjë, me therë pas shpinë këdo për interesa tuajat, apo ndoshta e ke punën pisk prej njerëzve ku e ke shti vehten. Kjo më, nuk është kah i intereson askujt . Ti i ke bërë këto gjëra më vetëdije, prej Rambujesë e këndej, ti ke qenë kryeprotagonisti i dëmtimit të projektit të shtetbërjes. Ti je njeri, që as nuk e kupton gjuhën bashkëkohore e as nuk je mbetur njeri i odës, ku mbahet fjala e ruhet nderi. Ti, bashkë më vartësit e tu i ke pre në besë njerëzit jo një, por shumë herë. Ti, në Rambuje e ke prish unitetin e Shqiptarëve, kinse duke folur në emër të Jasharëve dhe luftëtarëve, ti me qeverinë e përkohshme e ke frenu me vite proçesin e pavarësisë së Kosovës, qysh më 1999 ke krijuar situata të urrejtjes ndaj patriotëve e veprimtarëve. Gjuha jote e urrejtjes dhe kryeneçsia jote e ka nda Veriun që edhe sot është i ndarë dhe banorët e asaj ane edhe sot nuk janë kthy në shtëpi të tyre. Ti ke privatizu asetet vital dhe të sigurisë së shtetit, kompanive më kapital të paverifikuar dhe e ke bërë peng Kosovën dhe ekonominë e saj.

Asnjëherë nuk je zgjedhë me votat të drejta të qytetarëve, por nëpërmjet makinacioneve dhe inxhinierin elektoral të nëntokës. Kur është bërë Bajram Rexhepi kryeministër, ti ke mendu për skenarë të ndyta për me dobësu kredibilitetin e institucioneve me qëllim kontrollin absolut të vendit.

Ti nuk kë lënë asnjë gjë pa bërë për me çu vendin nëpër kriza, sepse Ti veç në krizë mbijeton. Ti je njëri, që aksidentalisht e ke kriju situatën për me qenë shpallës i pavarësisë së Kosovës, por ti as me lexu mirë nuk di, e këtë të gjithë e dinë! Ti e ke tradhëtuar Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën, Jakup Krasniqin, Fatmir Limën e tash edhe Ramush Haradinaj - disa prej tyre e kanë lyp vetë, se të kanë njoftë mirë kush je.
Ti mendon, që kjo është zotësi, me i pre njerëzit në besë, ti ke mendu, që politika e mençur është: - mos më thanë asnjë fjalë, kur ka vdekë Dino Hasanaj.

Ti ke kërku gjak të shqiptarëve, kur ju ke thënë protestuesve, që i pret me pushkë. Ti ke shpallur njerëz terrorista veç pse kanë shku me ecë rreth liqenit.

Ti ia ke qitë faqen e zezë Shiptarëve nëpër botë duke tentu me tregu, që veç ti je ai që e kontrollon situatën.

Ti je i etur për gjak të Shqiptarëve, edhe sot je kah kërkon një gjë të tillë, ti po do me na shti ne konflikt me boten perendimore. Por, Kosova nuk ka djem e vajza më humb e me u vra ndërmjet vedi e as për qejfin e miqëve të tu! As policia, që duke respektu institucionet, i ka zbatu urdhërat e tu me arrestu e me ngreh njerëz zvarrë. Tash kjo polici nuk ka me gjujtë përmbi Shqiptarë, qytetarë të pafajshëm. Ti Hashim, nuk je patriot, ti je njëri i lig, që ke sjellë ujkun në torishte dhe ke mashtru njërez që 20 vjet, prej diasporës e deri tek njerëzit, që kanë besu në idoktrinimin tënd kundër LDK-së dhe tani, që sa kohë edhe kundër VV-së. Skenarët e tu janë të parashikueshëm, gjithmonë kanë qenë të tillë, por disa njerëzve iu është dashtë kohë, ose ju ka konvenu me qenë afër tejë, se janë ndi mirë me pushtetin virtual, që kanë pasë. Edhe ata sot e kanë kuptu, që ti je antievropian dhe antiamerikan.

Hashim! Nuk ka kuptim unë më të folë ty me asnjë gjuhë tjetër përpos kësaj, direkt e në fytyrë, si gjithmonë. Ti nuk je më i rëndësishëm, se vendi ynë dhe kauza kombëtare; ti duhesh me dhanë dorëheqje, nuk ka rrugë tjetër, që me sa më pak dëme me dalë vendi prej këtu ku e ke futë ti dhe njerëzit e tu. Ti duhesh më shku në histori pa tentu me ba ma keq, apo duke tentu, që nëpërmjet shaktërrimit të partive të tjera me rekrutu njerëz, që ta sigurojnë rehatinë pas kësaj fazë.

Nëse është nevoja njerëzit e mirë të këtij vendi kanë me të mbrojtë, nësë akuzohësh pa të drejtë. Veç njerëzit e mirë e të drejtë munden me të mbrojtë, por duke mbrojtë interesin e shtetit tonë. Duhesh me u mendu mire, nëse vendos me thellu hendekun dhe nëse vendos me vazhdu me qenë i gatshëm me eksperimentu me skenarë të ziera diku tjetër. Kostoja e kësaj forme ka me u rrit për çdo ditë e më shumë, së bashku me hidhërimin e atyre që sot ndihen të tradhtuar prej teje, të prerë në besë prej teje dhe besëprishur si vend ndaj atyre, që i kemi tradhtuar duke i lënë në mëshirën e të tjerëve.

Hashim, unë e di mirë që ti e kupton, që ke tradhëtuar e mashtruar shumë njerëz, por janë disa, që asnjëherë nuk ke arritë më i thy as me oferta, as me përdorim të pushkëve të gjata e as me rehatim nëpërmjet përlyerjes. Ata, pikërisht ata që nuk ta kanë zgjatë dorën kurrë, kanë me qenë ata të cilët kanë me nxjerrë vendin prej greminës. Se ata e duan vendin, se për ta kurrë as lakmia e as fuqia mbi popullin nuk ka qenë qëllim në vetvete. Ata e dine, që rruga e miqësisë me ty ka qenë në drejtimin e gabuar dhe e shtruar me gropa sekrete.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Rrëzohet një aeroplan ushtarak serb.

Një aeroplan ushtarak u rrëzua pranë Kovaçicës në Serbi, me ç’rast piloti ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur.

Një nga aeroplanët luftarakë “Super Galeb G-4”, gjatë katapultimit, një pilot i Qendrës për testime fluturuese ka vdekur, ndërsa piloti i dytë u plagos, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Personi i plagosur është dërguar për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore.

Telegrafi

PS: qfar tipi asht kaqatori?
Kush e ka prodhuar?
Kush i ka furnizue?
Apo ja kan napur!!!!

https://www.youtube.com/watch?v=l7z67gAJ3Ys

Poshte hashish thaqic.
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Jo se kjo ndryshon atë që shkruajta në shkrimin më lart në përgjithësi por për hir të korrektesës dhe së vërtetës. Mbasi e ndoqa vet të gjith emisionin nuk dëgjova azgjëkundi të deklaronte atë që lexova në disa portale shqiptare dhe që unë i dhash zë. Në fakt dëgjova të thotë të kundërtën pra që ato familje në kamp nuk kishin faj!

Pastaj pjesa tjetër e emisionit ishte një përpjekje sidomos nga Xhufi për të mbrojtur dhe për të justifikuar kampin e Tepelenës dhe po ashtu zvogëlimin e numrit të vërtetë të viktimave në atë kamp shfarrosjeje.

Pëllumb Xhufi është një historian i shkëlqyer i periudhës së mesjetës dhe ka bërë shumë punë të mira sidomos në këto vite kur institucionet tona shkencore kanë rënë në gjumë letargjik. Por ai bëri shumë gabim që u ngatërrua në këtë gurgule dhe kjo do ta ndjeki gjithë jetës. Arsyet mund të jenë të ndryshme dhe ato që përmendin ata që e akuzojnë qëndrojnë të gjitha.
Por unë jam ballkanas që do të thotë se trashëgimia bizantine është e ngulur thellë tek ne. Dhe Bizantinët ishin të famshëm edhe për atë që quhet bizantinizëm, kështu që mua nuk më rrihet pa e bërë një pyetje. Pse u hap ky muhabet tani?
 
Përgjigje e: Me tërhoqi vëmëndjen ky shkrim...

Rrëzohet një aeroplan ushtarak serb.

Një aeroplan ushtarak u rrëzua pranë Kovaçicës në Serbi, me ç’rast piloti ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur.

Një nga aeroplanët luftarakë “Super Galeb G-4”, gjatë katapultimit, një pilot i Qendrës për testime fluturuese ka vdekur, ndërsa piloti i dytë u plagos, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Personi i plagosur është dërguar për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore.

Telegrafi

PS: qfar tipi asht kaqatori?
Kush e ka prodhuar?
Kush i ka furnizue?
Apo ja kan napur!!!!
...
Duhet ta kesh ditur me kohe qe Galeb-et (jo gabelet) kane qene produkt jugosllav. Nejse, mund ta lexosh edhe vete ne ne Wiki:

The Soko G-4 Super Galeb (English: Super Seagull), also referred to as N-62, is a Yugoslav single-engine, advanced jet trainer and light ground-attack aircraft. The G-4 was designed by the Aeronautical Technical Institute at Žarkovo and manufactured by the SOKO aircraft factory in Mostar as a replacement for the Soko G-2 Galeb in service with the Yugoslav Air Force (Serbo-Croatian: Ratno vazduhoplovstvo i protivvazdušna odbrana – RV i PVO; Croatian: Ratno zrakoplovstvo i protuzračna obrana - RZ i PZO.). Production started in 1984 and lasted until the breakup of Yugoslavia in 1991. A total of 85 aircraft were built, six of which were exported to Myanmar.

During the Yugoslav Wars, RV i PVO G-4s carried out ground-attack sorties, with four being lost to enemy air defences. In 1992 the remaining aircraft were relocated to Serbia and Montenegro where they entered service with the Air Force of the new FR Yugoslavia. A single G-4 was left over to the Republika Srpska Air Force.
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top