• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ministrat e Kurtit në hall me drejtësinë: Gjysma e tyre nëpër gjykata për probleme me ligjin

1776171321839.png

Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë dhe deputeti i LVV-së dënohen me nga një vit e gjashtë muaj burgim për nxitje të përçarjes​



36 minuta më parë

nga:G B​

lg.php




Deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi dhe zëdhënësi i Lëvizjes VV-së, Arlind Manxhuka u shpallën fajtorë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, duke u dënuar secili veç e veç me nga një vit e gjashtë muaj burgim.
Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj u shpallën fajtorë për veprën penale “kanosje”, dhe u dënuan secili veç e veç me nga gjashtë muaj burgim.
lg.php

Shpallja e aktgjykimit u bë nga trupi gjykues në përbërje: Kushtrim Shyti, kryetar i kolegjit, si dhe anëtarët Violeta Namani dhe Avi Syla.
Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
lg.php

Në shpallje ishte i pranishëm Edi Zenelaj, si dhe mbrojtëset: avokatja Teutë Xhema, për Egzon Azemin, dhe avokatja Valentina Shabani, për Arlind Manxhukën.
Ndërkaq, munguan të akuzuarit Egzon Azemi, Arlind Manxhuka dhe Qerim Elshani, si dhe prokurorja speciale, Fikrije Fejzullahu.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 7 mars 2025, kishte shpallur aktgjykim me të cilin kishte liruar nga akuza Arlind Manxhukën, ndërsa Egzon Azemin, Qerim Elshanin dhe Edi Zenelaj i kishte dënuar me nga 6 muaj burgim. Por, Gjykata e Apelit më 27 tetor 2025 e ktheu rastin në rigjykim.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 8 nëntor 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj Arlind Manxhukës, Egzon Azemit, Qerim Elshanit dhe Edi Zenelajt, të cilët ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
lg.php

Sipas aktakuzës të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Manxhuka dhe Azemi ngarkohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërkaq Elshani dhe Zenalaj akuzohen për “Kanosje”. Të njëjti po akuzohen se me dashje kanë kanosur të dëmtuarit, gjykatësin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special Mentor Bajraktari dhe prokurorin special Afrim Shefkiu.
Në aktakuzë thuhet se të pandehurit Manxhuka dhe Azemi më 28 dhjetor 2022, duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mosdurim ndaj të dëmtuarve Bajraktari dhe Shefkiu, të cilët në cilësi të personave zyrtarë më 28 dhjetor 2022 kishin marrë vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit Dejan Pantiq.

“I pandehuri Arlind ka shpërndarë postimin me fjalët: “Ky aktgjykim është akttradhëti”, pastaj kanë vazhduar me postime tjera nxitëse “Për kë punon kjo Gjykatë!?, e të ngjashme, ndërsa i pandehuri Egzon ka postuar shkrimin me fjalët: “Pas atentatit që kreu në Paris, ndaj Esat Pash Toptanit, ndër të tjera, Avniu tha”, ku këtij shkrimi i dyshuari i ka bashkangjitur një fotografi me përshkrimin: “Tradhtarët plumbin e kanë hak””, thuhet në aktakuzë.
Tutje, sipas aktit akuzues, me këto veprime të njëjtit kanë ndërmarrë veprime të rrezikshme, nxitëse e linçuese me tendenca për të ndikuar apo penguar ushtrimin e funksionit të të dëmtuarve e cila ka mund të prishë rendin publik dhe të dëmtojë imazhin dhe integritetin e tyre personal.
lg.php

Me këtë, secili veç e veç, ngarkohen për veprën penale: “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, sipas aktakuzës të pandehurit Elshani dhe Zenelaj, menjëherë pas postimeve të të pandehurve të lartcekur në mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e parë, të nxitur nga të njëjtit, të pandehurit me dashje kanë kanosur të dëmtuarit Afrim Shefkiu dhe Mentor Bajraktari.
lg.php

“I pandehuri Qerim ka komentuar në postimin e të pandehurit Egzon Azemi me fjalët: “Atij jo plumin po bumen n’goj po u dashke me ja lshu që mos mi jet as copëza me hy n’dhe në tokën tonë!”, ndërsa i pandehuri Zenelaj kishte ndërmarrë aksion duke vendosur grafite në mure me mbishkrimin “Shtyll e Turpit Gjyqtari Mentor Bajraktari dhe Prokurori Afrim Shefkiu”, me ç’rast tek të dëmtuarit kanë shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë”, thuhet në aktakuzë.
Me këtë, secili veç e veç po akuzohen se kanë kryer veprën penale të kanosjes nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
 

Lirim Mehmetaj


"Po më shan se i kam duart e lidhura se vallahi s'kishe ditë as me fol..."
Kjo në foto është Sevdije Shyti-Azemi, halla e gjyqtarit Kushtrim Shyti, që dënoi huliganët e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka e Egzon Azemi, me burgim për nxitje të përçarjes e mos-durimit.
Sevdija ka qenë e dënuar me dy vjet burg për organizimin e protestave me gratë e fshatit Zhabar në Mitrovicë më 27 mars 1989.
Në aktakuzë thuhej se ajo kishte tentuar ta shkatërronte "vëllazërim-bashkimin".
Dhe kësaj akuze Sevdija i ishte përgjigjur: "Çfarë shteti ashtu kjo Jugosllavia që e shkatërron nji grue e pashkollë e katundare?"
Sevdija, kur kishte marrë vesh për demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe për grevën e minatorëve kishte vendosur të bëhej pjesë e organizimit.
Kur e kishin arrestuar në burg e kishin torturuar rëndë.
Ja çfarë thoshte Sevdija më pas: "Nuk më kanë dhimtë grushtat që m'i dhanë e më përgjakën, sa më dhimti zemra për shaminë e nanës që ma morën e s'ma kthyen kurrë".
Njërit hetues Sevdija i kishte thanë: "po më shan se i kam duart e lidhura se vallahi s'kishe ditë as me fol".
Kur e kishin burgosur Sevdijen ajo kishte lënë në shtëpi plot shtatë fëmijë.
Nipi i saj është Kushtrim Shyti që i dënoi sot halabakët e Vetëvendosjes.
Kurse baba i Kushtrimit, vëllai i Sevdijes, është ish-mësues e dëshmor i kombit në luftën e fundit.
Kësaj familje, që ka kontribut patriotik më shumë se krejt Vetëvendosja bashkë, t’bijët e UDBASH-ave sot i thanë po punon për interesa të Serbisë, veç pse Kushtrimi ua dha dënimin meritor huliganëve të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka e Egzon Azemi.
Në foto: Gjyqatari Kushtrim Shyti, babai i tij, dëshmori i kombit Mustafë Shyti dhe halla e Kushtrimit, heroina ish e burgosura politike, Sevidje Shyti.

1776185851818.png1776185818893.png
1776185901096.png
 
Klani Mujka: Dy vëllezër nga Mitrovica të zhytur në botën e krimit
Demokracia
13:40 | 20 Prill 2026
Arrestohet-Faruk-Mujka-i-dyshuar-per-korrupsion-Insajderi.org_-768x401-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Rrallëkush ka histori si ajo e vëllezërve Mujka. Dy pjesëtarët e familjes që rrjedh nga Mitrovica kanë përfunduar si të dyshuar për aktivitete kriminale në qytetin e lindjes. Faruku, më i madhi, dyshohet për vepra penale që lidhen me korrupsionin, ndërsa më i vogli, Fahredini, për përfshirje në bixhoz të paligjshëm.
Faruk e Fahredin Mujka kanë shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin, përpos asaj më të afërmes: lidhjes së ngushtë familjare.
Dy vëllezërit nga Mtrovica nuk i bashkon vetëm lidhja e gjakut. Ata i lidh ngushtë edhe veprimtaria e dyshuar kriminale.

Të dy, brenda tri vitesh, kanë përfunduar si të dyshuar për aktivitete kriminale në qytetin e Mitrovicës. Faruku, më i madhi prej dy vëllezërve, dyshohet për vepra penale që lidhen me korrupsionin, ndërsa më i vogli, Fahredini, për përfshirje në bixhoz të paligjshëm.
Të dy veprat për të cilat ata dyshohen sanksionohen me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
I pari prej vëllezërve që ra në orbitën e organeve të hetuesisë është Faruku, i cili prej vitesh është i përfshirë në politikë. Ish-drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë u arrestua në qershor të vitit 2023.
Gjatë bastisjes, një njësit i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovës gjeti 60 mijë euro ‘cash’ në shtëpinë e ish-nënkryetarit të Mitrovicës. Ato u sekustruan me urdhër të Gjykatës.
57-vjeçari dyshohet për një krim të pretenduar të kryer në vitin 2021 sa ishte numri dy i Komunës së Mitrovicës.
Në cilësinë e zëvendësit të ish-kryetarit Agim Bahtiri, ai dyshohet se atë vit, më 2021, kishte ndërmarrë veprime drejt tjetërsimit të pronës në qendër të Mitrovicës, të ish-objektit të bibliotekës. Nga tjetërsimi i pronës komunale dyshohet se kishin përfituar persona të tretë. Rreth 125 mijë euro dyshohet të jetë dëmi që i është shkaktuar shtetit nga nënshkrimi i tij.
Për këtë rast, Mujka po përballet në gjyq sipas një aktakuze të dorëzuar në gjykatë nga Prokuroria Speciale. Në të njëjtin rast, bashkë me Mujkën e politikës, akuzohet edhe Hysen Muzliukaj, një tjetër funksionar i Vetëvendosjes.
Akuzat për korrupsion nuk “ia ka lënë shenjë” Mujkës, i cili ka fituar amnisti të plotë nga partia.
Pavarësisht prej arrestimit, paraburgimit dhe konfirmimit të aktakuzës ndaj tij, Faruku ka vazhduar të ushtrojë detyrën e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, në krye të cilës është emëruar në dhjetor të vitit 2022.
Derisa Farukut i çahet koka me gjyqin për korrupsion, vëllai i vet Fahredini ndodhet në një qendër ndalimi në Mitrovicë.
Fahredin Mujka, 5f-vjeçar
Fahredin Mujka u kap të premtën në një operacion masiv të autoriteteve ligjzbatuese kundër bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale në rajonin e Mitrovicës. 55-vjeçari dyshohet se ka operuar si organizator i bixhozit ilegal në Mitrovicë.
21 persona u arrestuan nën dyshimet për bixhoz ilegal në këtë aksion të urdhëruar nga gjykata, me kërkesë të Prokurorisë në Mitrovicë.
Prokuroria kërkoi nga gjykata caktimin e masës së sigurisë, 30-ditë paraburgim, ndaj të arrestuarve në aksion, përfshirë vëllait 55-vjeçar të Faruk Mujkës. /Paparaci.com
 
12:20 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / P M

ZKA gjen një “mal” me parregullësi në Ministrinë e Shëndetësisë​



Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka evidentuar një sërë parregullsish në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2025, duke ngritur shqetësime për menaxhimin e stoqeve farmaceutike, realizimin e kontratave dhe pranimin e furnizimeve.


Një nga gjetjet kryesore të auditorit lidhet me menaxhimin e stoqeve farmaceutike.
Sipas raportit, në regjistrat e stokut janë identifikuar katër artikuj të barnave në vlerë prej 5,520 eurosh që kishin kaluar afatin e përdorimit, por nuk ishin evidentuar si artikuj të skaduar në sistemin për menaxhimin e stokut farmaceutik. Për pasojë, kjo vlerë ishte përfshirë në raportet zyrtare të stoqeve të prezantuara në pasqyrat financiare. Auditori ka evidentuar gjithashtu mangësi në informacionet e stokut farmaceutik, duke vënë në pikëpyetje saktësinë e të dhënave mbi barnat dhe materialet mjekësore.
Raporti evidenton edhe vonesa në realizimin e projektit për renovimin e depos së barnave dhe ndërtimin e aneksit.
Projekti, me vlerë kontraktuese prej rreth 1.77 milion euro, ishte planifikuar të përfundonte brenda 180 ditëve, por deri në fund të vitit 2025 punimet nuk kishin përfunduar. Auditori vlerëson se vonesat kanë ardhur si rezultat i planifikimit dhe monitorimit jo të duhur të kontratës, duke krijuar rrezik për bartjen e obligimeve financiare në vitet pasuese.
Një tjetër gjetje lidhet me furnizimin me autoambulanca. Ministria e Shëndetësisë kishte pranuar 20 autoambulanca në vlerë prej rreth 1.45 milion euro, ndonëse ato nuk i përmbushnin plotësisht specifikimet teknike të kërkuara në kontratë. Auditori ka konstatuar se automjetet e pranuara nuk posedonin certifikatat e kërkuara sipas standardeve teknike dhe se gjatë ekzaminimit fizik janë identifikuar mospërputhje në dimensione, pajisje dhe elemente të tjera teknike. Sipas raportit, komisioni pranues kishte pranuar automjetet pa kryer verifikime të mjaftueshme për përputhshmërinë me kushtet kontraktuale.
Parregullsi janë evidentuar edhe në procesin e pranimit të mallrave. Në katër raste, në vlerë totale prej 778,446 eurosh, mungonin raportet zyrtare të pranimit të mallrave nga komisionet përkatëse.
Tri prej këtyre pagesave kishin të bënin me furnizim me barna, ndërsa njëra me furnizim me inventar për burgje. Në vend të raporteve të pranimit, ishin nënshkruar vetëm fletë-dërgesat e operatorëve ekonomikë. Sipas auditorit, kjo rrit rrezikun që mallrat të pranohen pa verifikim të plotë të sasisë dhe cilësisë.
Në raport thuhet se Ministria e Shëndetësisë ka paraqitur stoqe në vlerë prej mbi 7 milionë eurosh gjatë vitit 2025, ku pjesa më e madhe i përket stokut farmaceutik. ZKA ka kërkuar nga ministria forcimin e kontrolleve të brendshme, përmirësimin e menaxhimit të stoqeve, monitorimin më të rreptë të kontratave dhe respektimin e procedurave për pranimin e mallrave dhe pajisjeve.
 
Hyrje-dalje pa kontroll në qeverisjen e Hetemit, s’ka evidencë se punëtorët shkuan vjet në punë
Demokracia
19:59 | 24 Qershor 2026
lulzim-hetemi.jpg

Share:
Share
Tweet
Punëtorët e Komunës së Leposaviqit kanë hyrë e dalë gjatë gjithë vitit 2025, por nuk është evidentuar askund vijueshmëria e tyre në punë.
As përmes pajisjeve elektronike dhe as përmes dokumentacionit fizik, Auditori nuk ka arritur të dëshmojë praninë e punonjësve në hyrje dhe dalje, raporton Klankosova.tv.
Në këtë periudhë të qeverisjes nga Lulzim Hetemi i Lëvizjes Vetëvendosje, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë rishikimeve është konstatuar mungesë e plotë e dëshmive për evidentimin e vijueshmërisë së punonjësve.

“Komuna e Leposaviqit përdor evidencën fizike për vijueshmërinë në punë, përmes listave ditore ku punonjësit nënshkruhen për të dëshmuar prezencën e tyre por gjatë vitit 2025 nuk na janë ofruar dëshmi për evidentimin e punonjësve.
Gjithashtu, edhe pse në muajin dhjetor 2024 është instalua pajisje elektronike për monitorimin e vijueshmërisë, ajo ende nuk është funksionale. Arsyeja është se një pjesë e zyrtarëve nuk posedojnë ID-të elektronike që i identifikojnë si punonjës të Komunës, çka e pamundëson përdorimin efektiv të këtij sistemi.”

ZKA vlerëson se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së kontrolleve të brendshme nga ana e zyrtarëve përgjegjës për këtë fushë, raporton Klankosova.tv
Për rrjedhojë, raporti thekson se mungesa e evidencës përbën dobësi serioze në menaxhimin e stafit dhe krijon hapësirë për pagesa të parregullta apo fiktive të zyrtarëve që mund të mos respektojnë orarin e punës.
Prandaj, rekomandohet ndërmarrja e masave urgjente për sigurimin e evidencës së rregullt të vijueshmërisë, qoftë përmes nënshkrimeve fizike, qoftë përmes sistemit elektronik të monitorimit.
Kujtojmë se Hetemi ka udhëhequr këtë komunë deri në dhjetor të vitit 2025, kur pas përfundimit të mandatit, drejtimin e ka marrë Zoran Todiq. /Klankosova.tv
 
Hyrje-dalje pa kontroll në qeverisjen e Hetemit, s’ka evidencë se punëtorët shkuan vjet në punë
Demokracia
19:59 | 24 Qershor 2026
lulzim-hetemi.jpg

Share:
Share
Tweet
Punëtorët e Komunës së Leposaviqit kanë hyrë e dalë gjatë gjithë vitit 2025, por nuk është evidentuar askund vijueshmëria e tyre në punë.
As përmes pajisjeve elektronike dhe as përmes dokumentacionit fizik, Auditori nuk ka arritur të dëshmojë praninë e punonjësve në hyrje dhe dalje, raporton Klankosova.tv.
Në këtë periudhë të qeverisjes nga Lulzim Hetemi i Lëvizjes Vetëvendosje, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë rishikimeve është konstatuar mungesë e plotë e dëshmive për evidentimin e vijueshmërisë së punonjësve.

“Komuna e Leposaviqit përdor evidencën fizike për vijueshmërinë në punë, përmes listave ditore ku punonjësit nënshkruhen për të dëshmuar prezencën e tyre por gjatë vitit 2025 nuk na janë ofruar dëshmi për evidentimin e punonjësve.
Gjithashtu, edhe pse në muajin dhjetor 2024 është instalua pajisje elektronike për monitorimin e vijueshmërisë, ajo ende nuk është funksionale. Arsyeja është se një pjesë e zyrtarëve nuk posedojnë ID-të elektronike që i identifikojnë si punonjës të Komunës, çka e pamundëson përdorimin efektiv të këtij sistemi.”

ZKA vlerëson se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së kontrolleve të brendshme nga ana e zyrtarëve përgjegjës për këtë fushë, raporton Klankosova.tv
Për rrjedhojë, raporti thekson se mungesa e evidencës përbën dobësi serioze në menaxhimin e stafit dhe krijon hapësirë për pagesa të parregullta apo fiktive të zyrtarëve që mund të mos respektojnë orarin e punës.
Prandaj, rekomandohet ndërmarrja e masave urgjente për sigurimin e evidencës së rregullt të vijueshmërisë, qoftë përmes nënshkrimeve fizike, qoftë përmes sistemit elektronik të monitorimit.
Kujtojmë se Hetemi ka udhëhequr këtë komunë deri në dhjetor të vitit 2025, kur pas përfundimit të mandatit, drejtimin e ka marrë Zoran Todiq. /Klankosova.tv

A mbarun zgjedhjet o Llap?
Prap Alpini fitoi a?
 
A mbarun zgjedhjet o Llap?
Prap Alpini fitoi a?
ni paqt fitue alpini de ti formon institucionet si fitues sipas teje pra de te zgjedhin presidentin per te cilin na dergoi alpini ne zgjedhje qe i pat 57 deputet me koalicionin e ti dhe nuk mujti me zgjedh e kesaj radhe i ka 53 e me qeveris me ket hajn mashtrues nuk bashkqeverisin as nji parti shqiptare e hajt ti tregona si eshte fitues alpini
 
ni paqt fitue alpini de ti formon institucionet si fitues sipas teje pra de te zgjedhin presidentin per te cilin na dergoi alpini ne zgjedhje qe i pat 57 deputet me koalicionin e ti dhe nuk mujti me zgjedh e kesaj radhe i ka 53 e me qeveris me ket hajn mashtrues nuk bashkqeverisin as nji parti shqiptare e hajt ti tregona si eshte fitues alpini

Po vuri Vjosën prap, qa do thush manej?
 
Po vuri Vjosën prap, qa do thush manej?
de te qet kan te don se 80 vota alpin serbia nuk munet ti bej kurrrrr me as nji parti pa PDK-ne e PDK nuk ban koalicion me super hajnin super mashtruesin e super tradhtarin a kupton tash
 
Konflikt i interesit | Luan Dalipi bëhet kundërligjshëm drejtor pranë zyrës së Kurtit
Demokracia
18:14 | 25 Qershor 2026
luan.png

Share:
Share
Tweet
Vetëm katër muaj pasi u largua nga posti politik i Shefit të Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi është shpallur fitues i konkursit për Drejtor Ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksport, institucion që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Emërimi i tij del të jetë në konflikt të pastër të interesit.

Ish-shefi i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, është shpallur fitues i konkursit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksport, institucion që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Dokumentet zyrtare të siguruara nga Demokracia.com tregojnë se procesi i rekrutimit është zhvilluar gjatë muajit qershor.
Më 5 qershor 2026, Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike publikoi listën e kandidatëve që kishin kaluar testin me shkrim për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Investime dhe Eksport në Zyrën e Kryeministrit.
“Lista e kandidatëve të cilët kanë kaluar testin me shkrim për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës…”
Në këtë fazë kandidatët identifikoheshin vetëm përmes kodeve të aplikimit, ndërsa procedura vazhdoi me verifikimin paraprak dhe intervistat, shkruan Demokracia.com.
dalipi.png

Një dokument tjetër i ministrisë konfirmon se verifikimi paraprak është përfunduar për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit.
Vetëm pak javë më vonë, më 25 qershor 2026, është publikuar renditja përfundimtare e kandidatëve. Sipas njoftimit zyrtar, Luan Dalipi u rendit i pari me 80.6 pikë, ndërsa kandidati tjetër, Alban Maliqi, mori 73.8 pikë.
Interesant është fakti se Dalipi nuk ishte kandidati më i suksesshëm në testin me shkrim. Ai mori vetëm 24 pikë, pesë më pak se Maliqi që mori 29 pikë. Diferenca u krijua në intervistë, ku Dalipi u vlerësua me 56.6 pikë, ndërsa kundërkandidati me 44.8 pikë.
Megjithatë, dyshimet nuk janë vetëm te rezultati i konkursit, por te fakti se fituesi i tij deri para pak muajsh ishte njeriu më i afërt politik i Kryeministrit Albin Kurti.
Ligji Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik përcakton qartë kufizimet për zyrtarët e lartë pas largimit nga funksioni.
Neni për “Kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike” thotë se zyrtari i lartë nuk ka drejt të punësohet brenda dy viteve.
“Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese”.
kufizimi.png

kuf.png

Ligji sqaron se kufizimi vlen kur detyrat e zyrtarit gjatë dy viteve të fundit para largimit kanë qenë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo ndikimin ndaj institucioneve ku ai synon të emërohet.
Po ashtu, ligji ndalon që ish-zyrtari i lartë “të përdorë informacionin e privilegjuar ose konfidencial të siguruar gjatë ushtrimit të funksionit publik për qëllime e punësime të tjera në të ardhmen…”
Në këtë rast, Agjencia për Investime dhe Eksport nuk është një institucion i shkëputur nga Zyra e Kryeministrit. përkundrazi, ajo vepron pikërisht në kuadër të ZKM-së, institucion ku Dalipi ka ushtruar për më shumë se pesë vjet një nga pozitat më të fuqishme politike dhe administrative.
Dokumentet e publikuara nga ministria nuk tregojnë nëse është kërkuar ndonjë interpretim apo opinion nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit për rastin e Dalipit dhe për zbatimin e nenit që parasheh kufizimin dyvjeçar për ish-zyrtarët e lartë.


afe67e1c-49c6-49a9-8c0b-c2187841728f.png


Gjatë muajit shkurt, vetë Dalipi kishte njoftuar largimin nga pozita e Shefit të Stafit të Kryeministrit, pas rreth pesë vjet e gjysmë në krye të kabinetit të Kurtit.
“Çfarë periudhe fantastike kanë qenë këto rreth 5 vite e gjysmë si Shef i Stafit të Kryeministrit (Kurti 1 dhe 2)”, kishte shkruar Dalipi në Facebook.
Në të njëjtin postim ai kishte përshkruar rolin e tij në koordinimin e institucioneve shtetërore.
“Ndërtimin dhe zbatimin e mjeteve/metodologjive për koordinimin e planifikimit mbarëqeveritar, si dhe për monitorimin dhe vlerësimin e performancës qeveritare.”/Demokracia.com/.

a489133f-6dba-4b6e-bc1c-e6de95a9b44c.png
 

Xhelal Sveçla del para gjykatës për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend​

3 orë më parë
nga NACIONALE
1783079765902.png
lg.php

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur sot në gjykatë për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës.
Sveçla se bashku me disa ish-deputetë të VV-së akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës më 21.03.2018.
Rasti i Sveçla është ndarë nga zyrtarët tjerë të VV-së.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 

Nënë e bijë në probleme me ligjin, deputetja Matoshi ishte akuzuar vite më parë për mashtrim​



1783468433690.png


07/07/2026

Emri i deputetes Adriana Matoshi është vendosur edhe njëherë tjetër në qendër të kritikave pas gjuhës së saj skandaloze të përdorur ndaj fermerëve të qumshtit dhe ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Matoshi, deputete e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, u kritika pasi ofendoi ish-ushtarin e UÇK-së për shkak se ai protestoi kundër AUV-it për shkak të bllokimit të shitjes së qumshtit.
lg.php

Gjatë ditës në media u publika edhe një raport i policisë në të cilin përshkruhej se vajza e deputetes Matoshi, 25-vjeçare, ishte kapur me substanca narkotike.
Mirëpo përpos vajzës së saj, Kaonës, as vetë deputetja Matoshi nuk qëndron më mirë në raport me ligjin.
lg.php

Në janar të vitit 2017, Prokuroria Themelore në Gjilan kishte ngritur aktakuzë kundër Adriana Matoshit për veprën penale “mashtrimi i konsumatorëve”.

lg.php
Sipas aktakuzës deputetës Matoshi dhe tre ortakët e saj akuzoheshin se në bashkëveprim dhe në vazhdimësi kishin mashtruar konsumatorët në diskotekën “Disko Club Stop”, e cila sipas Prokurorisë ishte në pronësi të deputetes Matoshi.
Në aktakuzën e Prokurorisë si i akuzuar ishte përfshirë edhe ish-bashkëshorit i deputetes Matoshi.
Sipas aktakuzës që ishte publikuar nga Insajderi, Matoshi gjatë marrjes në pyetje i kishte mohuar akuzat duke thënë se ajo “vetëm me letra” ka qenë pronare e kësaj diskoteke sepse nuk është marrë me të as nuk ka përfituar.

1783468283896.png
1783468258084.png
 

1784113455761.png

Zyrtari i VV-së po hetohej nga Prokuroria Speciale për ndikim në shpronësime të KEK-ut, a është kjo arsyeja e intervistimit?​

NACIONALE
1 orë më parë
11:06
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, është intervistuar të mërkurën nga Prokuroria Speciale, ndërsa arsyet e ftesës nuk janë bërë publike.
Thaçi kishte qenë më herët nën hetime lidhur me dyshimet për ushtrim ndikimi në procesin e shpronësimeve të planifikuara nga KEK-u në fshatin Shipitullë.
Sipas një audio-incizimi të publikuar nga Kallxo.com, ai dëgjohet duke thënë se “Në KPMM i kemi njerëzit tanë, i shtyna do sene, s’kanë qare.”
Në një pjesë tjetër të incizimit ai deklaron: “KPMM-ja merr vendim që pa marrë parasysh a i duhet a s’i duhet mihjes duhet me i shpronësu.”
Prokuroria Speciale kishte konfirmuar në vitin 2024 se ndaj Thaçit ishin duke u zhvilluar hetime nga Njësia e Veçantë Anti-Korrupsion.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
images-36.jpg


“E pakuptimtë të emërohen ministra të rinj kur me Qeverinë e re do të ketë emërime të reja” – Miftaraj​

18 korrik 2026| 08:40
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e keqpërdor pozitën zyrtare përmes emërimit të zëvendësministrave të rinj, duke u bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin veprime.

Sipas tij, emërimet e reja në një qeveri me mandat të kufizuar janë të pajustifikueshme, pasi me formimin e qeverisë së re do të emërohet një kabinet i ri dhe do të nxirren vendime të reja për funksionarët qeveritarë.

lg.php

“Është e pakuptimtë të emërohen ministra apo zëvendësministra të rinj kur dihet se me krijimin e qeverisë së re do të ketë emërime të reja. Këto pozita mund të zgjasin vetëm disa javë”, u shpreh ai mbrëmë në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Miftaraj theksoi se një qeveri në detyrë ka mandat të kufizuar, i cili, sipas tij, duhet të shërbejë vetëm për administrimin e çështjeve të domosdoshme dhe jo për marrjen e vendimeve që tejkalojnë këtë mandat.
 

18-milionë euro projekti i Gjilanit: Pa leje ndërtimore e kurdisje me kompanitë - Çka thonë nga opozita?​

Periskopi
20 Korrik 2026, 12:46(20 minuta më parë)
Listen
Share
Projekti më i madh kapital në historinë e Gjilanit, me vlerë rreth 18 milionë euro për ndërtimin e objektit të ri të administratës komunale, nënkalimit dhe sheshit të qytetit, po vazhdon të shoqërohet me kritika dhe akuza nga opozita në Kuvendin Komunal.
Pas reagimeve të shumta të qytetarëve për prerjen e dhjetëra pemëve shumëvjeçare në parkun e qytetit dhe raportimeve se punimet kanë nisur pa leje ndërtimore, përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë ngritur një sërë shqetësimesh, duke kërkuar më shumë transparencë dhe sqarime nga Komuna e Gjilanit, e cila udhëhiqet nga kryetari Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.

Advertisement
Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, thotë se partia që ai përfaqëson nuk është kundër projektit dhe investimeve kapitale, por kundërshton mënyrën se si po realizohet ai. Sipas tij, problemi qëndron te mungesa e planifikimit, transparencës dhe debatit publik, si dhe te procedurat që, sipas opozitës, nuk janë respektuar.

"Apsolutisht ne si PDK e përkrahim çdo investim dhe projekt që ndikon në zhvillimin, ndërtimin dhe rrtijen e standardit ekonomik në Gjilan", deklaroi Rashiti.
Ai pretendon se një investim prej 18 milionë eurosh ka nisur pa leje ndërtimore, ndërsa akuzon komunën se ka deklaruar publikisht se ishte pajisur me këtë dokument.
Advertisement
“Ne nuk mund të heshtim dhe mbyllim sytë, kur një investim prej 18 milion euro nis pa leje ndërtimore dhe qeverisja e komunës del hapur dhe e gënjen publikun se janë pajisur me leje ndërtimore", tha ai.
Një nga kritikat e tij lidhet edhe me ndryshimet që, sipas PDK-së, janë bërë në projektin e objektit të administratës komunale.
Ai thotë se nga projekti është larguar kati nëntokësor që ishte planifikuar fillimisht, ndonëse, sipas tij, administrata komunale ka nevojë të madhe për hapësira parkimi si për automjetet zyrtare, ashtu edhe për qytetarët që marrin shërbime në komunë.
“Ky objekt do të duhej të kishte së paku dy kate nëntokësore, e këta tani edhe një kat që vet e kishin planifikuar, tash e kanë eliminuar”, tha ai.
Advertisement

Ai kritikon edhe mënyrën e zhvillimit të punimeve, duke thënë se është shkatërruar parku i qytetit pa qenë e domosdoshme dhe se gjatë punimeve janë dëmtuar rrjeti elektrik dhe ai i ujësjellësit.
“Po shkaktojnë dëme të mëdha në rrjetin elektrik dhe në atë të ujësjellësit edhe pse sot ekzistojn mjetet e teknologjisë që e konstatojnë me saktësi linjat e energjisë elektrike nëntokësore dhe të atyre ujore. E pas gjitha këtyre veprimeve të dëmshme, pushtetit po i pengon ngritja e këtyre problemeve nga opozita dhe qytetarët e Gjilanit që me të drejtë po reagojnë në forma të ndryshme”, tha tutje ai për Periskopin.
Advertisement

Rashiti akuzon pushtetin lokal edhe për mungesë transparencë.
Ai thotë se opozita kishte kërkuar që në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të diskutohej një informatë për projektin e bulevardit, por kërkesa, sipas tij, ishte refuzuar.
Advertisement

“Ne edhe në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, kërkuam që të futet në rend dites një informatë për këtë projekt të bulevardit, gjë që e kundërshtuan , duke e dëshmuar se ky pushtet komunal nuk don fare transparencë me qytetarët e Gjilanit, por edhe po tenton të fshihet pas dështimeve të mëdha në planifikim dhe ekzekutim, në procedurat e kundërligjshne, në keqpërdorimet dhe dënet financiare që do të dalin në pah të gjitha në kohën e vet, ku do të jemi dëshmitar të shumë skandaleve tjera që kanë me u shfaqë në të ardhmen”, tha ai.

Sipas Rashitit, projekti është hartuar pa u konsultuar me arkitektë, inxhinierë, ekspertë të ndërtimit, bizneset, qytetarët, shoqërinë civile apo subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal.
Advertisement

"Fillimisht ky projekt u nis si ide, është hartuar dhe planifikuar pa asnjë diskutim me asnjë palë të vetme.As me ekspert e profesionist të fushës së arkitekturës, ingjinierisë dhe ndërtimtarisë, as me qytetarë e biznese, as me shoqërinë civile, as me subjektet politike që përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin Komunal. Kjo mbyllje hermetike ndaj zhvillimit të këtij projekti, ka shkaktu shumë dyshime për keqpërdorime financiare, shumë dilem për cilësin e projektit, për mënyrën e ekzekutimit dhe prandaj sot ka aq shumë reagime qytetare edhe të profesionistëve të ndryshëm.", u shpreh ai.

Ai paralajmëron se qendra e Gjilanit mund të përballet me vite të tëra vështirësish në komunikacion, ndërsa bizneset përreth mund të pësojnë humbje të konsiderueshme.
Advertisement

"Për shumë vite qendra e Gjilanit ka me qenë në kaos ku kanë me pësu pa dyshim të gjithë qytetarët tanë, pastaj bizneset kanë me falimentu shumica prej tyre fatkeqësisht. Ky kaos ka mundur të ishte menaxhuar shunë ma mirë sikur të ishin konsultuar të gjtha palët me kohë, sepse do të ishin gjetur alternativat tjera me kohë për çdo vështriësi apo sfidë të bizneseve dhe qytetarëve tanë", tha Rashiti.

VAZHDON
 
Megjithatë, ai rithekson se PDK-ja e mbështet projektin si investim, por jo mënyrën se si po realizohet.
Advertisement

"Ne projektin e mbështesim në tërësi, por jo me këto skandale qysh po ndodhin, jo me injorimin e profesionistëve dhe ekspertëve të shumtë që i ka Gjilani, jo me këtë mungesë totale të transparencës, jo me këtë ikje të frikshme të debatit institucional", deklaroi Rashiti.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe asambleisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Gentrit Murseli.
Advertisement

Edhe ai thotë se LDK-ja nuk është kundër zhvillimit të qytetit dhe investimeve kapitale, përkundrazi i mbështet ato, duke kujtuar se, sipas tij, gjatë gjashtë viteve të fundit në Gjilan nuk është përfunduar asnjë projekt kapital me vlerë mbi një milion euro.
" Ne nuk jemi kundër zhvillimit të qytetit dhe investimeve kapitale. Përkundrazi, i mbështesim ato, sepse Gjilani në gjashtë vitet e fundit nuk ka përfunduar asnjë projekt kapital me vlerë mbi 1 milion euro. Kjo tregon se qyteti ka pasur mungesë të investimeve të mëdha, prandaj çdo investim kapital është i mirëseardhur. Megjithatë, kur bëhet fjalë për projektin më të madh në historinë e Gjilanit, me vlerë rreth 18 milionë euro, transparenca duhet të jetë maksimale. Fatkeqësisht, deri më tani ka munguar plotësisht. ", deklaroi Murseli për Periskopin.
Advertisement

Ai thotë se deri më tani nuk është organizuar asnjë dëgjim publik me qytetarët dhe se projekti nuk është prezantuar në mënyrë të detajuar as për publikun, as për mediat dhe as për anëtarët e Kuvendit Komunal.

Nuk ka pasur asnjë dëgjim publik me qytetarët dhe asnjë prezantim të detajuar të projektit. Deri më sot, projekti nuk është bërë publik as për qytetarët, as për mediat, madje as për zyrtarët komunalë dhe anëtarët e Kuvendit Komunal. Nëse gjithçka është në rregull me projektin, atëherë nuk ka asnjë arsye pse ai të mbahet i fshehur. Pikërisht kjo mungesë transparence ngre dyshime se ende nuk ekziston një projekt përfundimtar ose se projekti mund të përballet me pengesa gjatë realizimit. Për një investim prej 18 milionë eurosh, qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë do të ndërtohet dhe si do të realizohet”, tha tutje ai.
Advertisement

Sipas tij, mungesa e transparencës krijon dyshime nëse ekziston një projekt përfundimtar ose nëse ai mund të ndryshojë gjatë realizimit.

Murseli thotë se projekti i prezantuar në vitin 2024 dallon nga ai i vitit 2026, të paktën sa i përket objektit të administratës komunale, ndërsa shton se nuk mund të konfirmojë nëse ka ndryshime të tjera, pasi dokumentacioni përfundimtar nuk është bërë publik.
Advertisement

“Projekti i prezantuar në vitin 2024 dallon nga ai i vitit 2026, të paktën sa i përket objektit të administratës komunale. Nëse ka ndryshime të tjera në projektin e bulevardit, nuk mund t'i konfirmojmë, pasi nuk kemi në dispozicion projektin përfundimtar dhe të detajuar. Kjo është edhe një dëshmi tjetër e mungesës së transparencës, pasi është e pamundur të krahasohen projektet kur dokumentacioni nuk u bëhet publik qytetarëve dhe institucioneve”, tha ai.

Një tjetër shqetësim që ai ngre lidhet me lejen ndërtimore. Duke iu referuar informacioneve që, sipas tij, i posedon opozita, Murseli deklaron se projekti nuk ka leje ndërtimore, megjithëse punimet kanë nisur.
Advertisement

" Sipas informatave zyrtare që kemi, projekti nuk ka leje ndërtimore, ndonëse punimet kanë filluar. Kjo është një çështje shumë serioze që kërkon sqarim nga institucionet përgjegjëse. Kur një projekt i kësaj përmase fillon pa u bërë publik dokumentacioni i plotë dhe pa pasur leje ndërtimore, krijohen dyshime të arsyeshme për mënyrën se si po menaxhohet dhe për rrezikun që ai të përballet me vonesa ose probleme gjatë realizimit?", ka thënë tutje ai.

Asambleisti i LDK-së konsideron se nuk është zgjedhur as koha e duhur për fillimin e punimeve.
Advertisement

" Mendojmë se nuk është zgjedhur koha më e përshtatshme për fillimin e punimeve. Pikërisht gjatë kësaj periudhe në Gjilan vijnë mijëra bashkatdhetarë dhe qarkullimi i automjeteve rritet ndjeshëm. Fillimi i punimeve në këtë kohë rrezikon të bllokojë komunikacionin dhe të vështirësojë lëvizjen e qytetarëve", tha Murseli.

Ai shton se bizneset që operojnë pranë parkut nuk janë konsultuar dhe nuk kanë marrë informacione të qarta për kohëzgjatjen e punimeve, rrugët që do të mbyllen apo alternativat e qarkullimit.
Advertisement

" Bizneset që veprojnë pranë parkut nuk janë konsultuar dhe nuk kanë marrë asnjë informatë të qartë se kur do të zhvillohen punimet, sa do të zgjasin, cilat rrugë do të mbyllen dhe cilat do të jenë rrugët alternative. Kjo i ka lënë ato në pasiguri të plotë. Nëse projekti zvarritet, siç ka ndodhur me shumë projekte të tjera të kësaj qeverisjeje, dëmi për bizneset dhe qytetarët mund të jetë i madh. Pikërisht për këtë arsye kemi kërkuar transparencë dhe planifikim më të mirë, në mënyrë që një investim i rëndësishëm të mos shndërrohet në një problem për qytetin”, tregoi Murseli.
Periskopi gjatë 24 qershor të vitit të kaluar kishte raportuar se t tenderi me vlerë mbi 18 milionë euro për ndërtimin e bulevardit në Komunën e Gjilanit është bërë objekt ankese nga dy operatorë ekonomikë, “Pro&Co Group” dhe “SEMAKS SH.P.K.”. Ankuesit kanë hedhur dyshime për kritere diskriminuese dhe të kundërligjshme në këtë tender. Dy kompanitë që kanë konkurruar për projektin për ndërtimin e bulevardit të Gjilanit, “Pro&Co Group” dhe “SEMAKS SH.P.K.”
Advertisement

Dy kompanitë që kanë konkurruar për projektin për ndërtimin e bulevardit të Gjilanit, “Pro&Co Group” dhe “SEMAKS SH.P.K.”. i ishin drejtuar Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) me pretendimet se në dosjen e tenderit janë vendosur kriteret të kundërligjshme, të cilat, sipas tyre, favorizojnë një operator të caktuar.
Ankuesit në OSHP i kishin kundërshtuar kërkesat e tenderit ku janë kërkuar kritere, sipas ankuesve, të kundërligjshme dhe diskriminuese./Periskopi/
 
Back
Top