Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Momente me veten . Copeza shpirti .

Vale Mendimesh

Nje dite e zakonshme.
Po aq e zakonshme sa te gjitha.
Por teksa ec, flas, bej gjerat e mia, nje ndjenje e cuditshme me ngushton.
Nuk eshte dicka qe pershkruhet lehte.
Nje boshllek qe sillet brenda meje, nje mungese pa emer.
Sikur dicka me mungon.
Sikur dicka brenda meje nuk eshte aty ku duhet te jete.
Nuk e di nese eshte nje pjese e humbur e vetes apo thjesht nje zhurme e brendshme qe kerkon te degjohet.
Shpesh kam menduar se gjithcka duhet te kete kontroll, jeta, emocionet, mendimet.
Po si mund ta kontrollosh ate qe nuk e kupton?
Si mund ti mbash mendimet nen kontroll, kur ato te pushtojne cdo moment te dites si dallge te forta, si stuhi qe perplasen pa paralajmerim?
Hyjne pa trokitur, perplasen, me trazojne, me marrin frymen dhe lene pas nje lodhje te madhe qe duket se nuk ka fund.
Kam kuptuar se kjo nuk ka fund, por kjo eshte thjeshte menyra sesi funksionon jeta…edhe dhe kur nuk me pelqen.

Disa dite ndihem e forte, e palekundur, e qarte.
Por ka dite qe me del cdo dobesi, cdo plage te fshehur, cdo frike qe nuk e kisha kuptuar se ekzistonte, cdo humbje qe me zgjon ne mes te nates.
Ka nje pjese brenda meje qe i mbledh te gjitha dhe nuk gjen qetesi.
Disa here me frikeson, sepse duket pa fund.
Por pastaj kujtoj:Kjo pjese jam une.
Nuk eshte turp te ndjesh thelle, te ndjesh shume, edhe kur nuk di si ti mbash te gjitha.
Eshte pjese e asaj qe jam, dhe ndoshta fuqia ime qendron pikerisht ketu, ne menyren se si perballoj cdo stuhi te brendshme pa u dorezuar.

Ka mendime qe te vijne papritur, mendime qe nuk i kerkon, nuk i therret, por vijne vete.
Kur vijne, nuk trokasin por perplasen.
Hyjne si stuhi, levizin cdo gje qe ke rregulluar me mund, te marrin frymen, te trazojne brenda e jashte.
Nuk pyesin nese je gati.
Nuk pyesin nese je mire.
Dhe shpesh, pas tyre, ndjej nje lodhje te madhe, si te kisha ecur nje rruge te gjate pa pushim.
Por gjithsesi ngrihem, marr fryme, eci.
Sepse edhe kur mendimet behen vale qe te godasin pa pushim, une jam akoma ketu.
Dhe kjo do te thote dicka.
Edhe kur bie, ngrihem perseri.
Edhe kur trazohem, vazhdoj.
Edhe kur humbas ritmin, zemra ime e gjen serish.

Kjo jam une, mes valeve, mes kaosit, mes drites dhe erresires.
Ndjej cdo gervishtje, cdo plage, cdo vale qe me perplas.
Por megjithate, jam ketu.
Dhe ndoshta, kjo eshte mjaftueshem.
Sepse te qendrosh mes stuhive, te jetosh me mendimet qe te rrezojne dhe perseri te ngrihesh…
Kjo eshte forca ime.
Kjo eshte une.
IMG_9980.jpeg
 
E ndjen?
Dua te prek butesine tende
Ku fshihen endrrat dhe deshirat e mia,
Ku dhimbjet e mia shndrrohen ne kenaqesi,
Ku harroj plagosjet e perditshme,
Ku zhduket si me magji monotonia!
Enderroj te notoj pafundesisht
Mes ujit dhe mes zjarrit tend
Mes yjeve dhe reve,
Aty i fshehur diku ne nje vend!
Deshiroj te burgos fjalet
Qe lulezojne nga goja jote,
Ti ndal, ti prek, ti shtrengoj fort,
Enderroj te rrethoj ajrin e
mushkerive te tua,
E ta thithim e te ngopemi me ajer te dy!
Me gojembyllur karshi universit
Jo ne parajse e as ne purgator,
Tregome ku i fsheh deshirat e tua
Dua ti ndjej, ti prek me dore!
Te dy te perhumbur nen yje
Te lagur nga vesa e mengjesit,
Palosur mbi njeri tjetrin si te ishim flete,
Nga perkedheljet tona
Do ngrohej edhe agimi,
Nga perkedheljet tona
do ngroheshim dhe vete!
 
me falni , e kujt eshte kjo Poezi ?

faleminderit.
 
ooo urime , shume e bukur..
si ato Monologet qe bejme me shpirtin...

por here tjeter mire do jete te kete edhe emrin e Autorit..🌻
Tema titullohet "Momente me veten"😁

Rrjedhimisht jane krijime te postuesve.
Te pakten une te gjitha poezite qe kam postuar ketu i kam te miat.

Emrin dhe Mbiemrin tim thua?🙄
Nuk besoj se eshte e nevojshme apo e domosdoshme.
 
jo , eshte shume e nevojshme..
njehere edhe une hidhja Poezi ne fb , pa emer..

nje dite lexoj poezine time , me nje emer tjeter...
qysh atehere jam i kujdesshmem , dhe njeherazi ika pergjithmon nga fb...
 
Nuk e kam problem kete gje.

Edhe ketu te ky forum ka antare qe me kane lexuar online qe ne fillimet e mia virtuale dhe e dine qe nje gje e tille me ka ndodhur edhe mua.
Madje edhe ne nje botim me poezi qe kemi bere kam nenshkruar me pseudonim.
Mua perkundrazi me ben te ndjehem mire kur shoh qe krijimi im perfshin emocionalisht te tjeret dhe i ndihmon te shprehin gjendjen e tyre shpirterore.
Fundja poezia ate mision ka:
te preke e te depertoje ne ndjenjat dhe emocionet e njerezve.
Nese ata pastaj e shesin si krijim te tyre nuk eshte problemi imi por i tyre.
Une krijoj per te shprehur veten dhe jo per te bere emer.
As nuk kam zgjedhur te jetoj nepermjet krijimeve te mia, kam tjeter profesion😁
 
epo puna ime eshte krejt ndryshe nga e jotja..
une me Poezine jetoj..

pa Poezine dhe pa Zotin une nuk bej dot asnje hap
.

ju punoni Drejtor Gjimnazi ??..😎😇
 
epo puna ime eshte krejt ndryshe nga e jotja..
une me Poezine jetoj..

pa Poezine dhe pa Zotin une nuk bej dot asnje hap
.

ju punoni Drejtor Gjimnazi ??..😎😇
Jooooooo🤣
Nuk jam i lindur per hierarkite, as dua te kem dike siper e aq me pak te kem dike poshte edhe pse ne pune hierarkike kam qene per goxha kohe.
Kam pasur fatin te zgjedh nje profesion ku pak a shume jam profesionalisht....i lire😁
Po dalim jashte teme🙄
Nejse, une kam mbaruar per menaxhim turizem dhe kenaqesi.
Eshte shume i gjere si koncept ama mjafton te te them qe punoj ne sektorin turistik.
Ke ndonje poezi tenden ta postosh?
Do e lexoja me kenaqesi
 
ah ju dmth ndani ndihma per te vobektet , sidomos tani per festat e fund vitit ?

ju lumte , edhe ne Fe sadakaja vleresohet shume..

po , urdhero nje poezi nga une..

e bardha e zemres
e bardha e shpirtit
te bardha syte tuaj ne bebza
shamia jote e bardhe
e bardha jone ne erresiren e bardhe

te bardha puthjet qe beme
e bardhe si xhamia ne ramazan
e bardhe e femijes kur lind nga dicka e bardhe
te bardha kujtimet kur kthehen ne mall
e bardhe eshte fara e dashurive qe kam

🌻🌻🌻🌻🌻🌻🌻🌻🌻🌻🌻🌻🌻
 
Jo nuk ndaj ndihma per profesion por poezia jote me pelqeu shume🤗
Te tilla do deshiroja te lexoja edhe te konkursi i letersise
 
Po i kërkoj,
Në kaltërsinë e detit,
Në bardhësinë e reve,
Në ngjyrat e guackave,
Në kokrrizat e rërës.
Po i kërkoj...
Do i gjej?
Se di.
Di që për të parë sytë e tu,
Më duhet të mbyll sytë e mi.

By-CC
 
Κάτι μέσα από καρδιάς ❤️
Μέσα στην καθημερινότητα ανάμεσα σε στιγμές θορύβου και σιωπής, υπάρχει πάντα χώρος για κάτι αληθινό.Κατι που δεν χρειάζεται να φωνάζει για να ακουστεί μια καλοσύνη,μια αγκαλιά, μια λέξη που λέει είμαι εδώ.Η ζωή δεν είναι πάντα εύκολη, αλλά είναι γεμάτη ομορφιά, όταν την βλέπεις με μάτια που αγαπούν να θυμάσαι:Η καρδιά σου έχει δύναμη που δεν την φαντάζεσαι.Μπορει να γιατρέψει, να εμπνεύσει, να αγαπήσει χωρίς όρους.Αν σήμερα χρειάζεσαι μια παρηγοριά ή ένα χαμόγελο, ελπίζω αυτό που διαβάζεις τώρα να σου δίνει ακριβώς αυτό: Μια μικρή ανάσα αγάπης🫂

Diçka nga zemra ❤️
Në jetën e përditshme, midis momenteve të zhurmës dhe heshtjes, gjithmonë ka vend për diçka të vërtetë. Diçka që nuk ka nevojë të bërtasë që mirësia të dëgjohet, një përqafim, një fjalë që thotë se jam këtu. Jeta nuk është gjithmonë e lehtë, por është plot bukuri, kur e sheh me sy që duan të kujtojnë: Zemra jote ka një fuqi që nuk e imagjinon. Mund të shërojë, frymëzojë, të dojë pa kushte. Nëse sot ke nevojë për një ngushëllim ose një buzëqeshje, shpresoj që ajo që po lexon tani të të japë pikërisht këtë: Një frymë të vogël dashurie🫂
 
Back
Top