Ndiqni videon më poshtë për të parë se si ta instaloni faqen tonë si një aplikacion ueb në ekranin tuaj bazë.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përshëndetje Vizitor!
Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.
Regjistrohu !Kenaqesi me vete te lexoj liriken tende.
Jo s'të dua...Shumë herë grindemi në pafundësi, njësoj si ushtarë...Shumë herë nxitojmë, themi, ty jo s'të dua më...!Shumë herë ikim në krevat, sy ulur, e buzëzvarrë..Shumë herë bërtasim; - unë ty s'do të flas, s'të bëj më zë..Po s'dimë se çfarë ndodh, .. krejt papritur na afron..S'lihet shpirti krejt si i marre, s'hidhet as në humnerë..! Ajo shkëndijë, që pasi shuhet, atë frymë t'a trazon..Burimi i vetëm, i kulluar, i një jete plot me vlerë...©"Regi".
Flm, pres dhe unë të lexoj nje prej teje.Kenaqesi me vete te lexoj liriken tende![]()
Sa keqardhje ndjej kur lexoj sikur smë përket kjo kohë më ..U gjenda sërish me shpirtin zhveshur para teje.
Pa filtra.
Teksa lexoja të tjerët mua fjalët më binin si thika
dhe për çudi nuk rrodhi asnjë pikë gjak.
Çdo fjalë e mprehtë ma bënte shpirtin edhe më akull.Ashtu, e zhveshur para teje dhe botës,nuk fola.
Heshta.
Heshta sepse prisja të më shihje e të më vishje me mantelin tënd.Të ndaloje fjalët e tyre që rrinin spektatorë teksa shpirti që ta dhashë
po shuhej ngadalë.
Forcë nuk kisha.
Veç dëshirë për pushim.
Për paqe.
Dhe ndërsa ti dëfreheshe,
unë po shuhesha.
Një zë buçiti: “qenka rëndë”.
Një tjetër: “qenka idiote”.
Një tjetër veç gumëzhinte.
Në orët e mëngjesit të asaj dite dhjetori unë isha aty.Me plagë të padukshme kudo.
Me sy të lodhur.
Me zemër të copëtuar.
Ti erdhe sërish tek unë si gjithmonë me pendesë
por unë ende qëndroj e zhveshur o shpirti im..
E zhveshur sepse ska më masë
që mund ta veshë këtë shpirt të akullt.