Markus
V.I.P
- Anëtar
- Nov 9, 2024
- Postime
- 5,554
- Pikët
- 113
...Dy punonjës të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” në Tiranë kanë humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës, si pasojë e gjendjeve të papritura shëndetësore, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Viktimat janë Zog Muhametaj, Specialist i Informacionit me gradën Komisar, dhe Pëllumb Vrana, Teknik i Kamerave me gradën Kryeinspektor.
Sipas informacioneve paraprake, viktima e parë është Zog Muhametaj, 62 vjeç, i cili rreth orës 21:00 të mbrëmjes ka pësuar një atak kardiak teksa po zhvillonte instruktazhin në oborrin e paraburgimit. Pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
- Publicitet -
Pas ngjarjes, në institucion është thirrur një ekip për këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe hetimin e rrethanave.
Rreth orës 01:00 të mëngjesit, edhe Pëllumb Vrana, teknik i kamerave të paraburgimit, ka pësuar gjithashtu një atak kardiak. Ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Rrethanat e plota të dy ngjarjeve pritet të sqarohen nga hetimet, ndërsa deri më tani dyshohet se të dy efektivët kanë ndërruar jetë si pasojë e problemeve kardiake...