• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ndërrojnë jetë brënda pak orësh dy punonjës te IEVP. Reagon drejtoria e burgjeve!

Markus

V.I.P
Anëtar
Nov 9, 2024
Postime
5,554
Pikët
113
...Dy punonjës të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” në Tiranë kanë humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës, si pasojë e gjendjeve të papritura shëndetësore, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Viktimat janë Zog Muhametaj, Specialist i Informacionit me gradën Komisar, dhe Pëllumb Vrana, Teknik i Kamerave me gradën Kryeinspektor.

Sipas informacioneve paraprake, viktima e parë është Zog Muhametaj, 62 vjeç, i cili rreth orës 21:00 të mbrëmjes ka pësuar një atak kardiak teksa po zhvillonte instruktazhin në oborrin e paraburgimit. Pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

- Publicitet -

Pas ngjarjes, në institucion është thirrur një ekip për këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe hetimin e rrethanave.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit, edhe Pëllumb Vrana, teknik i kamerave të paraburgimit, ka pësuar gjithashtu një atak kardiak. Ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Rrethanat e plota të dy ngjarjeve pritet të sqarohen nga hetimet, ndërsa deri më tani dyshohet se të dy efektivët kanë ndërruar jetë si pasojë e problemeve kardiake...

 
e çuditeshme, normalisht duhet bo autopsia per te pare mos ka ndonje shkak helmimi apo ndoshta nga vapa, stresi,
 
e çuditeshme, normalisht duhet bo autopsia per te pare mos ka ndonje shkak helmimi apo ndoshta nga vapa, stresi,
Këta duket sikur janë parë diçka që nuk duhej... ndryshe nuk ka si shpjegohet vdekja e çuditshme e të dy personave që kishin të bënin me telekamerat
 
Kur te ja fikin edhe Dumanit te SPAK-ut ate kondicjoneren ndonje dite dhe hengri fiqi dhe vdiqi, pa e puthur ne balle Robert Ndreniqi!
 
Back
Top