• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nga “Spider-Man” te “The Odyssey”: 10 filmat e rinj që pritet të dominojnë korrikun

ƧɘɿɒɈnA

ƧɘɿɒɈnA
Anëtar
Apr 3, 2020
Postime
55,413
Pikët
113

image-32-e1783052252193-728x430.png

Korriku sjell në kinema dhe në platformat online, një sërë filmash të rinj, nga superprodhime të mëdha aksioni deri te drama dhe histori më artistike, shkruan BBC.

Me aktorë të njohur si Tom Holland, Zendaya dhe Matt Damon, si dhe regjisorë të famshëm si Christopher Nolan, ky muaj pritet të jetë plot me premiera për adhuruesit e filmave.
lg.php

Më poshtë renditen 10 filmat kryesorë që dalin këtë korrik:

1.”Evil Dead Burn”
lg.php
Një film horror ku një darkë familjare shndërrohet në makth, kur njerëzit fillojnë të kthehen në krijesa demonike. Filmi do të shfaqet më 8–10 korrik.
2.”The Odyssey”
Një film epik nga Christopher Nolan, me Matt Damon në rolin kryesor. Ai tregon udhëtimin e Odiseut për t’u kthyer në shtëpi pas luftës së Trojës. Filmi do të shfaqet më 15–17 korrik.
3.”Spider-Man: Brand New Day”
Peter Parker fillon një jetë të re, ku askush nuk e mban mend. Ai përballet me armiq të rinj dhe sfida të vështira personale. Filmi do të shfaqet më 29–31 korrik.
4.”Enola Holmes 3″
Enola Holmes kthehet në një aventurë të re për të shpëtuar vëllain e saj Sherlock. Filmi do të shfaqet në “Netflix” më 1 korrik.
5.”Minions & Monsters”
Minionat shkojnë në Hollivudin e viteve 1920 dhe përfshihen në një aventurë me përbindësha. Filmi do të shfaqet më 1–3 korrik.
6.”Moana”
Versioni i ri me aktorë realë i historisë së Moanas, me Dwayne Johnson në rol kryesor. Filmi do të shfaqet më 8–10 korrik.
7.“Gail Daughtry and the Celebrity Sex Pass”
Një komedi ku, një ide e çuditshme, për një “leje për të fjetur me një person të famshëm” shkakton shumë situata qesharake dhe absurde. Filmi do të shfaqet në SHBA më 10 korrik.
8.”Remake”
Një dokumentar i ndjerë, që flet për jetën dhe humbjen personale të regjisorit Ross McElwee. Filmi do të shfaqet në SHBA më 10 korrik.
9.”Reading Lolita in Tehran”
Një histori për një profesoreshë në Iran, që krijon një klub të fshehtë leximi për gratë, në një shoqëri të shtypur. Filmi do të shfaqet në SHBA më 10 korrik.
10.”Her Private Hell”
Një film futurist dhe i errët ku një aktore përballet me një botë të dhunshme dhe misterioze. Filmi do të shfaqet më 24 korrik.

/KultPlus.com
 
Odisene jam kurioz ta shoh se Nolan ben filma interesante, veç se perhere ne keta filma ke versionin Mc-Donalds me unlimited free ketchup..
Shpresoj kte here te jete pak me "normal" se trailer nuk duket keq.
 
Nga traileri duket realizim i dobet.

E tere drama e Odises eshte ne fund me arritjen e tij ne shtepi. Atje luhet e tere drama, ku disa birbon duan ti rrembejne gruan dhe jeten e tij te mbretit te Itakes. Pjesa tjeter eshte vetem prezantim i figures se Odises nga Omeri per ata qe nuk e njohin.
Dhe ketu ne tralerin e ketij filmi une dramen nuk e shikoj fare te kete asnje sekonde vend. Ka vetem prezantimi.
 
Last edited:
Nga traileri duket realizim i dobet.

E tere drame e Odises eshte ne fund me arritjen e tij ne shtepi. Atje luhet e tere drama, ku dija birbon duan ti rrembejne gruan dhe jeten e tij te mbretit te Itakes. Pjesa tjeter eshte vetem prezantim i figures se Odises nga Omeri per ata qe nuk e njohin.
Dhe ketu ne tralerin e ketij filmi une dramen nuk e shikoj farte te kete asnje sekonde vend. Ka vetem prezantimi.
Une jam kurioze te di per Penelopen, hala eshte tu thurr e prish :p
 
Nga traileri duket realizim i dobet.

E tere drame e Odises eshte ne fund me arritjen e tij ne shtepi. Atje luhet e tere drama, ku dija birbon duan ti rrembejne gruan dhe jeten e tij te mbretit te Itakes. Pjesa tjeter eshte vetem prezantim i figures se Odises nga Omeri per ata qe nuk e njohin.
Dhe ketu ne tralerin e ketij filmi une dramen nuk e shikoj farte te kete asnje sekonde vend. Ka vetem prezantimi.
Kte nuk e di, pashe nja 2-3 trailer qe jane online, por sme duken keq. Normalisht ne e dijme historine, por siku thash me lart, Nolan kan nje menyre te tij qe ben filma e mua personalisht me pelqen jo veç idea, por dhe menyra sesi ai filmon e paraqet vizionin e tij ne publik. Mbase eshte ai personazhi me surprize i ketij filmi per mendimin tim, dhe pse une sa here shoh B.Fehmiun e I.Papas me teletransporton ne femijeri e me pelqen teje mase.
 
Deri tani nuk ka realizim më të bukur të Uliksit sesa ai Italian, me aktorin tonë të madh Bekim Fehmiu dhe grekes Irene Papas.

Përsa i përket Iliadës realizimi me i mirë është Troy me Brad Pit. Megjithate filmi ka disa pasaktësi krahasuar me Iliaden. Mungon krejtësisht plani hyjnor( zotat dhe perendeshat) gjithashtu.

Pashë trailer e filmit të ri. Do e blej sapo të dalë në shitje. Do e shoh me home cinema. Shpresoj të jetë i bukur dhe ti jetë besnik ngjarjeve të Odisesë se Homerit.

Ja të shohim ca ka bërë ky Nolan! A great job or a big bullshit. Une e njoh veprën e Homerit me detajet më të imëta.
 
Last edited:
E kom piketu kte "the get out " qe dje
Por spo me len ndeshjet ta shoh, se dua ta shijoj
Nga trailer dukej ok

Deri tani nuk ka realizim më të bukur të Uliksit sesa ai Italian, me aktorin tonë të madh Bekim Fehmiu dhe grekes Irene Papas.

Përsa i përket Iliadës realizimi me i mirë është Troy me Brad Pit. Megjithate filmi ka disa pasaktësi krahasuar me Iliaden. Mungon krejtësisht plani hyjnor( zotat dhe perendeshat) gjithashtu.

Pashë trailer e filmit të ri. Do e blej sapo të dalë në shitje. Do e shoh me home cinema. Shpresoj të jetë i bukur dhe ti jetë besnik ngjarjeve të Odisesë se Homerit.

Ja të shohim ca ka bërë ky Nolan! A great job or a big bullshit. Une e njoh veprën e Homerit me detajet më të imëta.
Edhe une jam kurioz mbi kte film.
Troy ishte shume i bukur si film, ama pike lidhje me Iliaden, por kjo dihet eshte metode e te bërit te gjerava alla amerikançe. Shpresoj te mos zhgenjehem me Odeisene sepse filmi qe citove ti eshte fantastik, siç e kam thene ne postimin me lart, akoma dhe sot e shoh si te ishte hera e pare.
 
Odisene jam kurioz ta shoh se Nolan ben filma interesante, veç se perhere ne keta filma ke versionin Mc-Donalds me unlimited free ketchup..
Shpresoj kte here te jete pak me "normal" se trailer nuk duket keq.
Christopher Nolan këtë radhë duhet të jetë udhëhequr nga ideologjia "Woke" përderisa për Helenën e Trojës ka zgjedhur një personazh "black colour".
Pamvarisisht se Homeri nuk e përshkruan aspak me saktësi fizionominë dhe tiparet somatike të gruas së Menelaos, në përfytyrimin tonë të ditëve të sotme, ajo imagjinohet gjithmonë e bukur dhe Bjönde dhe kurrsesi me ngjyrë.
Megjithatë ka një pasazh shumë të shkurtër në Iliada ku thuhet pak a shumë :
"... Helena me krahët e bardhë..."!!!
Vetëm ky detaj supozohet që të ketë mbetur nga përshkrimi fizionomik i saj në veprën Homerike.
Sidoqoftë nuk do të habitesha aspak që Ch. Nolan të ketë bërë qëllimisht një zgjidhje të tillë, sepse nuk është hera e parë në historinë e kinematografisë, ku i mëshohet tejmase teorive Woke, all inclusions, Black Mater lives, etj qutanate* të ktij lloji.
Filmi i prodhuar nga Netflix mbi figurën e Alexander the Great i vitit 2024, (Alexander, the making of a god) përçon fillim dhe mbarim narrativen e lidhjes intime të Alexandrit me Efestione, duke e vendosur në qendër të vëmendjes homoseksualitetin e Alexandrit, edhe pse Aristotele dëshmon qartë që përveç një miqësie të ngushtë midis ktyre dy djemve nuk kishte asgjë më tepër.
Kjo narrative Woke dhe disa shtrembërime të tjera të historisë, nxitën reagimin shumë të ashpër të Ministrisë së Kulturës së Greqisë, ku ministra e asaj kohe - Lina Mendoni - u shpreh me tone të ashpra dhe të zemëruar ndaj prodhimit të Netflix ku qartazi akuzoi autorin e serialit të Netflix si
"mbështetës të ideologjisë Woke dhe parazit që harxhon kohën kot me budalliqe".
Nuk mbaron ktu....
Çështja mori përmasa të mëdha saqë u shtrua për debat në Parlamentin e Athinës ku nuk munguan tonet e ashpra.
Njëri nga deputetët (Dimitris Natsiou i partisë Christian Orthodoxen) e cilësoi si "ofesë ndaj historisë dhe manipulim të saj, me qëllim që të përçohet ideja që homoseksualiteti ishte normal dhe i gjithë pranuar në kohën e Antikitetit, dhe ska arsye pse të mos ta pranojmë edhe sot". (??!!)
Nuk munguan disa zëra nga e djathta greke që ky film (serial me 6 seri) të ndalohej.
U zgjata ca, për të shpjeguar që ndoshta edhe Nolan ka filluar ti bëjë fresk ktyre teorive "bashkëkohore dhe progresiste" (??!!) sepse jo vetëm që ofrojnë shanse të papara për të fituar çmime, por edhe sepse financimet lumë për kto pisllëqe nuk mungojnë dhe ndoshta do ti duhen financime edhe në të ardhmen.
Imagjino që ky film ka kushtuar plot 250 Millionen Usd, pra shifër astronomike.
#########
Ja dhe Helena e Trojës, shumë e bukur.
Vetem për ktë bukuri janë bërë plot 10 vjet luftë shkatërrimtare dhe janë vrarë me mijëra ushtarë nga të dyja kampet.

Lupita Nyong'o

Screenshot_2026-07-04-16-01-59-686_com.android.chrome-edit.jpg
 
View attachment 358882
Nuk do shtoja asnje fjale me shume se çfare ke shkruar :)
Dihet qe tani bota ka marre dishezën e kush i meshon ketij drejtimi merr cmime, financime, reklama e ca te doje e deshiroje. Shpresoj te gabohemi per Nolan, por fakti i Helenës se zeze le pak mundesi te shohim nje film sadopak besnik i tekstit Homerik, perkundrazi mbase dhe me keq se deformimi i tij, pra drejtime perverse&CO.
 
Për mendimin tim është film i djegur që në fillim sepse i ka vënë kazmën veprës Homerike në zgjedhjen e njërit prej personazheve më kryesore të asaj vepre siç është Helena.
Po bëj një krahasim shumë banal por që dua të ilustroj idenë e asaj çfarë dua të shpreh:
- Në kinematografinë botërore, përfshi këtu edhe atë shqiptare - ka pasur plot raste që janë prodhuar filma me deformime të rënda historike, por ajo që i ka bërë ata filma të shikueshem biles edhe të pëlqyeshëm ka qenë "Cast-i" i aktorëve, zgjedhja e goditur/qëlluar e tyre për rolet kryesore.
Pershembull në kinematografinë Höllywoodiane, narrativa e filmave të Sylvester Stallone apo Chuck Norris etc kanë mbetur në memorien kolektive si filma të bukur dhe argëtues - pavarësisht se nga ana historike dhe e realitetit - ata filma e deformojnë thellë atë realitet dhe ngjarjet historike (pra si shkuan realisht ngjarjet).
Gjithashtu në shumë filma USA (ato me temë dramatike) rezulton gjithmonë në fund të filmit që është pikërisht "një amerikan pra USA ajo që shpëton njerëzimin" nga një katastrofë Natyrore, Nuclear Disaster, Komplot Ndërkombëtar etc të ktij lloji / por realisht janë ata që i vënë pishën botës 😂.
Në filmin "La vita è Bella" të Roberto Begnini kemi një falsifikim të tmerrshëm të Historisë, sepse në fund të filmit rezulton sikur ishin amerikanët ata që i çliruan Juden në kampin e Auschwitz. E dinë edhe në planetin Mars që ishte Armata Sovjetike ajo që hyri e para në Auschwitz dhe çliroi hebrenjtë e burgosur. E megjithatë, ai film rezulton fitues i disa çmimeve kinematografike (padrejtësisht) por roli i Roberto Begnini e ka eklipsuar totalisht ktë falsitet historik.
Edhe Kinemaja Shqiptare ka plot raste të deformimit të historisë por falë aktorëve të shkëlqyer që dispononte, ato filma u pëlqyen shumë dhe mbeten në memorien kombëtare.
Pra ajo që dua të them është që zgjedhja e aktorëve është fondamentale në suksesin e një filmi, ata bëjnë të mundur që çdo gjë tjetër të kalojë në plan të dytë.
Në rastin që po diskutojmë, zgjedhja e Christopher Nolan është padyshim e diskutueshme nga çdo pikëpamje (sipas mendimit tim) dhe vetëm një publicitet me përmasa mega galaktike ndaj filmit të tij - mund të bëjë që njerzit të harrojnë për një çast (ose përgjithmonë) të vërtetën historike të Helenes së Trojës.
E fundit fare:
- Në filmin "Helen of Troy" të vitit 1956 të Robert Wisse, prodhim kolosal i Höllywood / njeri nga aktorët hyn në rol (në rolin e harkëtareve me shigjeta) pa hequr Orën e Dorës 😂😂😂
Vetëm në post-produktion u vu re kjo anomali/gafë historike por kuptohet dhe falet sepse është thjesht nga pakujdesia dhe jo pjesë e qëllimshme e skenarit. 😊
 
Back
Top