• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nuset e pikturuara në Kosovë

Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Po goranët dhe tërbeshët a nuk janë e njëjta etni pos me emër ndryshe se me sa më duket këta i kanë quajt edhe bugarë.

Po, por e bëra si pyetje retorike, të cilës i kam dhënë përgjigje me artikullin e një studiuesi te postimi 23: http://www.forum-al.com/showpost.php?p=470748&postcount=23

Goranët janë shqiptarë. Gjuha nuk përbën përkatësinë etnike në kombin tonë në disa raste. Kemi raste si shqiptarët e Rahovecit që po ashtu flasin gjuhë sllave, shqiptarët e Podgoricës (gjuhë sllave), shqiptarët në Prizren që flasin turqishte të vjetër, dhe shqiptarët në Himarë që flasin greqisht. Me gjithë ato pushtime e masakra që janë bërë ndaj kombit shqiptar, ishte e pamundur që disa grupe të merrnin dhe gjuhën e pushtuesit, për të ruajtur jetën e vazhdimësinë e tyre, por që historia e tregoi që ata mbetën shqiptarë dhe gjuha e huaj ishte diçka e përkohshme.
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Po, por e bëra si pyetje retorike, të cilës i kam dhënë përgjigje me artikullin e një studiuesi te postimi 23: http://www.forum-al.com/showpost.php?p=470748&postcount=23

Goranët janë shqiptarë. Gjuha nuk përbën përkatësinë etnike në kombin tonë në disa raste. Kemi raste si shqiptarët e Rahovecit që po ashtu flasin gjuhë sllave, shqiptarët e Podgoricës (gjuhë sllave), shqiptarët në Prizren që flasin turqishte të vjetër, dhe shqiptarët në Himarë që flasin greqisht. Me gjithë ato pushtime e masakra që janë bërë ndaj kombit shqiptar, ishte e pamundur që disa grupe të merrnin dhe gjuhën e pushtuesit, për të ruajtur jetën e vazhdimësinë e tyre, por që historia e tregoi që ata mbetën shqiptarë dhe gjuha e huaj ishte diçka e përkohshme.

Artikuj shume bindes. Habitesh si merren titujt ose perfitohet respekti shkencor.

Ne nje territor qe vetem nga gotet eshte sulmuar 24 here, debatiqe behet eshte: sllav/josllav. Skithet cfare qene? Po gotet? Thrakasit?
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Nga mbetjet arkeologjike ne Prozor (Hercegovine) del se ngjyrosja e fytyres (pikturimi i pjesshem) praktikohej por ne raste te vecanta:

...we should certainly mention two large vases made of vitreous paste and which were unearthed at Prozor; each one of these precious objects has three human faces painted on it in various colours.

Aleksandar Stipčević, The art of the Illyrians, Edizioni del Milione, 1963, p.34
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Nga mbetjet arkeologjike ne Prozor (Hercegovine) del se ngjyrosja e fytyres (pikturimi i pjesshem) praktikohej por ne raste te vecanta:

Natyrisht, ngjyrosja e fytyres praktikohej nga Iliret jo vetem ne raste te vecanta por dhe per qellime te vecanta, si ne luftera ashtu edhe gjate ceremonive martesore. Motivi kryesor prapa kesaj ngjyrosje ishte te frikesohej dashakeqi, si armiku ne fushebeteje ashtu edhe qoftelargu ne ceremonite martesore. Nusja me kete ngjyrosje mbrohej nga syri i keq, nga qoftelarget qe do ta pengonin ate ne krijimin e nje familje te begatshme. Keto zakone jane pagane dhe autoktone ne vendin tone. Nusja ngjyrosej dhe stolisej me 'illeza', ashtu sic i quanin katundaret me plot arsye (shih, librin me larte) edhepse nuk e dinin pse i quanin 'illeza', si dhe me rrathe gjeometrike ne mbare fytyren qe te mbrohej nga qoftelarget. Keto 'illeza'nuk jane asgje tjeter pos simbol i vete diellit, zotit te pellasgeve. Rathe te ngjajshem gjeometrike hasim edhe ne artefakte te ndryshme te ilireve, si mburoja, arme, objekte shkembore etj etj.
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

TELEHISJA – NJE TRADITË E LASHTE SHQIPTARE

Telehisja , apo ngjyrosja e nuses, në Malsitë e Tetovës është një tradite e lashte shqiptare e trasheguar dhe e praktikuar me perkushtim nga grate tona deri në vitet e 90-ta. Kjo praktike kulturore eshte bartur dhe mësuar brez pas brezi si ne rrethin e ngushte familjar ashtu edhe ne ate jashte familjes duke u shendruar me kohe ne profesion me perdorim te gjere martesor. Gjate riteve martesore telehisjen e bene telakja, pra gruaja qe ngjyros nusen dhe e cila paguhet per kete pune nga famljaret e dhendrit, qe mund te jete vjehri apo edhe vete dhendri nëse i mungojnë prindërit.
Ne historikun e telehisjes ne Malesite e Tetoves kane lene gjurme nje numer i madh telakesh te njohura. Si per shembull në katundin Bozovcë, edhepse telake ka patur shumë, vlen te permenden ato me te dalluara dhe me ne moshe si Fazilja, bija e Hajdarit (1880- 1960) e cila i le trashegimi zanatin Nailes, mbrenda në familje të vet. Metutje, Ruhidja e cila sot është 78 vjeçare dhe akoma eshte ne gjendje te telehis. Në katundin Veshallë telake e dalluar njihej Bata apo da Dija (dada apo motra Hidije, qe njihej edhe si motra e Ali Mehazit). Te tjera kane qene Hafifja e Islamit e cila ka jetuar afro 90 vjet. Në Brodec njihej Refije Osman Beqiri e lindur me 1938. Në Vejcë ka telehisur Shide Baftjar Rasimi nga Brodeci ( e martuar në Vejcë ) e te tjera.

Ne keto katunde te malesive te Tetoves njihen dy lloje të telehisjes. Telehisja e ditës së parë të nuserisë, telehisja e spariherit dhe telehisja për trenetë.

Telehisja e ditës së parë të nuserisë
Në ditën e pare te nuserise telehiset e tërë fytyra me ngjyrë të bardhë. Mbi të bardhën në dy faqet vëndoset nga një rreth i kuq i mbështjellur me rrathë të verdhë nga ku këtu shpërndahen rreze simetrike, dhe te lidhura njëra me tjetrën me ngjyrë të verdhë e të shëndritshme. Pra ne formën e diellit,me rreze qe shperndahen në hapsirë . Por në këtë hapsirë dielli ngrohë jo njelloj dhe rrezet e diellit nuk shpërndahen njejtë,sepse mbrenda njëzetëekatër orësh dielli në dukje lind dhe perendon, por në realitet ai është gjithënjë në lindje. Që do të thotë se nusja e re duhet të lindë fëmijë e të le trashegimtarë. Ne mbrendesi te ketij dielli te pikturuar mbizoteron vetëm ngjyra e kuqe që nenkupton zjarrin. Zjarri shpreh gjallërinë, jetën në vazhdimesi, begatinë, dhe pjelleshmërinë.
Mbi kokë të nuses vëndoset një gjysëmrreth, zakonisht i punuar nga vete nusja dhe mjaftë zbukurues. Ky gjysemrreth eshte I zbukuruar me drugëza dhe me lule shumë të bukura, qe ne kete ane quhen oja. Metutje, mbi këto oja vëndoset tel argjendi i bardhe ose i verdhë qe varet sipër fytyrës së nuses, kuptohet jo shume i shpeshte por i rralle. Po ashtu prapa në shpinde lëshohet teli në dy anët e bishtave – gërshetave, sepse nusja ka flokë të gjata. Flokët i ndajnë në katër bishta, dy bishta qe duken perpara në kraharor dhe dy pas shpinde. Vlen te theksohet se në mungesë të flokëve të mjaftueshme mund te perdoren edhe flokë artificiale . Ojat apo gërshetat zbukurohen me penza ari dhe me piskila të punuar nga rruzat e imeta të llojeve të ndryshme. Nuset për këtë ditë të nusërisë, si zakonisht një ditë përpara e perdorin edhe kanën në duarë, flokë dhe në gishtat e këmbës. Nëse shkohet të dielën nuse kana perdoret ne mbremje të së shtunës ,nëse shkohet të enjëten kana duhet të përdoret të mërkurën. Kjo kane perdoret ne duarë me bishtë dalldajshe (dallëndyshe) e me flamuj. Në pjesen e fytyrës me ngjyrë të bardhë besohet se që nga dita e parë në familje të burrit shkruhen sjelljet e nuses dhe familjes së burrit që ndikon në zhvillimin e personalitetit të saj qoft pozitiv apo negativ. Prapseprapë sjelljet pozitive të nuses duhet të mbizotrojnë, sepse ngjyra e bardhë është mbizotruese. Vlen te theksohet ketu se vajzat ne te kaluaren kanë shkuar nuse që në moshë shumë të re, trembëdhjetë e katërmbedhjetë vjecare, e për to janë kujdesur si për fëmijën e vet vjeheri dhe vjehra gjithënjë duke i mësuar se si duhet të sillen me të pranishmit e shtëpisë, me farefisin dhe me miqtë.
Ngjyra e kuqe në mes të faqeve në fytyrë me mbështjellsin e shëndrishëm të verdhë ka qenë dhe është e pandryshueshme dhe e vecante.Ndërsa distanca e vijave që rrezatojnë kanë ndryshuar ne gjërësi dhe gjatësi.Telakja është përkujdesur shumë që vijat reflektuse të jenë tek e asesi çiftë. Nëse vijat rrezatuse mbeten çiftë kjo nenkupton se nusja nuk do të lindë fëmijë dhe të afërmit e nuses e edhe të dhëndërit do te deshperoheshin ne ket rast. Pergjegjesia i bjer jo vetem nuses por edhe telakes, e cila mund te fajesohet edhe si qellimkeqe ne raste deshperimesh te tilla.
Telaket perdorin dhe ndihmeset e tyre gjate telehisjes – Puna e ngjyrosjes zgajt deri dy orë të plota. Rrezet – vijat në fytyrë behen me ndihmën e krabzës, që të jenë më të drejta dhe tërheqëse.Në vitet e më hershme telehisja ka zgjatur edhe më shumë, sepse mjetet dhe materiali i punës kanë qenë krejtësisht te thjeshta. Jane perdorur, lulet kamomili, lule bozhuri, lule manushaqe si dhe lule të ndryshme, por jane perdorur edhe mbështjellsa të sheqernave me ngjyra të ndryshme. Lulet dhe letrat i kanë ngjitur në fytyrë me shërbet.
Eshte zakon qe dahirexhijet nga ana e dhëndërit t’u kendojne këngë telakeve, prindërve, vëllezërve të nuses duke i ngacmuar nëpërmjet këngëve humoristike apo të nemave – mallkimit. Këto këngë zakonisht janë kënduar në shtëpine e dhëndërit;

telake mori hajdute
telin e nauses ku na e hupe
ku na e hupe ku na e çove
ja ka çue nauses vet
ene kjo telakja u hutoft
nausja e vet mos ja gjëzoftë

telake mori hajdute
telin e nauses na e hupe
telake more të pkutshin durët
çish na e praune nausen e murët
telake mori të pkutshin këmët
çish na e praune nausen e vranët
Këngën e tregoi telakja R. V.

Ketu do te vendosim edhe tre foto te telehisura:








nause lule kush të telehisi
çajo Nailja si viti
nause lule kush ti vu vetullat
çajo Nailja si të vetat
nause lule kush ti vu vijat
ani mi kanë vu shoçet e mia

kanë nausja jon se ve telin
se e ka të smut babo derin
se e ka të smut neti vdese
telin nausja jon le ta vene
kanë nausja jon se ve telin
se e ka të smut volla derin
se e ka të smut ne ti vdese
telin nousja jone le ta vene




Telehisja e spariherit
Telehisja e nuses nga spariheri dallon nga ajo e ditës së nuserisë. Në këtë ditë fytyra e nuses mbulohet me ngjyrë të bardhë dhe ngjyre te kuqe në dy faqet dhe të rrethuar me vijën e verdhë të shëndritëshme. Vijat e shpërndara rrethë e rrotull ngjyrës së kuqe shpërndahen të shkurta. Poashtu ne faqe dhe në ballë vendosen ballanajke. Behet edhe ngjyrosja e ballit dhe e mjekres po per dallim nga ajo e nuserise, ne ngjyrosjen e sapriherit, ne shume raste,mungojnë vijat apo rrezet e ngjitura njëra me tjetren.






Telehisja për trenetë

Për tre netët shkohet te prëja ( prindërit ) e nuses pas dy javësh. Nusja kur kthehet për në shtëpi të burrit e telehis telakja sikur në spariherë.
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

attachment.php


attachment.php


attachment.php



attachment.php
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

A per Maqedoni e vende tjera nuk kam njohuri i nderuar,per Kosove e pata fjalen nuk eshte tradit e shqiptarve!!

Sepaku jo te pikturohet fetyra ashtu,e per tel e ca imtesira mbase.

Po nese ske njohuri , atehere pse thua se s'jane tradita te shqipetareve, po ato ne Malesi te Sharrit sipas teje cfare jane?!
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Po nese ske njohuri , atehere pse thua se s'jane tradita te shqipetareve, po ato ne Malesi te Sharrit sipas teje cfare jane?!

Sepse nuk jane pra,jane tradita te goraneve torbeshve!
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Respekt per traditen e pikturimit. ( respekt i rreme), por gje me te shemtuar ne gjithe kete, ( fotot), nuk ka !
Nuse qe duken si vampire.
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Sepse nuk jane pra,jane tradita te goraneve torbeshve!

Te mos kesh njohuri për këtë traditë të moçme të shqipëtarëve e të jesh kaq këmbëngulse për te mohuar, vetem e vetem pse mendja ta thotë, këtu të besoj!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Te mos kesh njohuri për këtë traditë të moçme të shqipëtarëve e të jesh kaq këmbëngulse për te mohuar, vetem e vetem pse mendja ta thotë, këtu të besoj!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Nuk e kuptoj këtë maninë që ka dalë së fundmi te shumë shqiptarë, për të quajtur joshqiptarë grupe shqiptarësh të tjerë që kanë tradita të tjera nga ata vetë. Shqiptarët janë një popull me veshje, tradita, dialekte e sjellje të ndryshme. Pse një shqiptar nga Mallakastra nuk pikturon nuset, nuk do të thotë që nëse shqiptar nga Sharri e bën këtë, atëherë ky i fundit nuk na qenka shqiptar.
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Ore se na lodhët. Sa goranë njeh ti Elita? Ça janë goranët sipas teje?

Mos u lodhni pra -boh-

Kam njohur ca goran,ama gjat luftes kane ikur ne Beograd:p

Une e kam pasur fjalen per ate nusen e pikturuar si mumie,nese ka qen tradite e jona mos vet si gogola:p
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Te mos kesh njohuri për këtë traditë të moçme të shqipëtarëve e të jesh kaq këmbëngulse për te mohuar, vetem e vetem pse mendja ta thotë, këtu të besoj!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ku e sheh bre ket tradite te shqiptareve ti?

578481_543962258977740_1067916377_n.jpg
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Cfarë janë goranët?
Goranët janë grup etnik me fe myslimane që jeton në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Origjina e tyre është e diskutueshme. "Goranët janë popull i vjetër ballkanik, me fe myslimane dhe gjuhë sllave," thotë Dr. Thede Kahl.
Dr. Thede Kahl - Akademia Austriake e Shkencave
Dr. Thede Kahl - Akademia Austriake e Shkencave
Deutsche Welle: Disa studiues mendojnë se goranët janë popull ballkanik para-sllav, i përzier me sllavët në shek. e 6 dhe të 7. Të tjetër mendojnë se goranët janë popull sllav. Çfarë mendon Dr. Thede Kahl nga Akademia Austriake e Shkencave?
Dr. Thede Kahl: Për të shqyrtuar identitetin e goravëne, duhet parë fillimisht ku futen myslimanët që flasin gjuhë sllave, çfarë janë ata, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet fqinje. Goranët gjenden në Kosovë, Maqedoni dhe kryesisht në Shqipëri. Nëse ata i definon si myslimanë që flasin gjuhë sllave, atëherë lind pyetja cilën gjuhë sllave flasin, dhe e dyta çfarë kanë qenë më parë, pra çfarë kanë qenë para se të myslimanizohen dhe sllavizohen. Per këtë pyetje ka disa teori.

Deutsche Welle: Nga vende dhe grupe të ndryshme bëhen përpjekje për t`i përvetësuar goranët si pjesë të tyre, pse?

Dr. Thede Kalh: Të nisur nga pikëvështrime nacionale, vende të ndryshme bëjnë përpjekje që ta përvetësojnë këtë grup, për shembull ka gjuhëtarë maqedonas që i quajnë goranët maqedonas për shkak të afërsisë gjuhësore, ashtu siç ka edhe bullgarë që i quajnë goranët bullgarë. Këto përpjekje nuk kanë të bëjë me lëvizjet e goranëve, pra nuk ndodhin sepse goranët kanë ardhur prej këtyre vendeve, ose se aty kanë origjinën etnike, por lidhen me definimin e tyre në bazë të gjuhës. Që do të thotë, se për shkak të afërsisë së madhe gjuhësore me maqedonishten e Shkupit, pra maqedonishten sllave, e parë tradicionalisht nga bullgarët si dialekt bullgar, edhe dialekti sllav i Shqipërisë, i përdorur nga goranët shihet si dialekt bullgar.

Deutsche Welle: Por çfarë janë goranët?

Dr. Thede Kahl: Duke u nosur nga një pozicion neutral nuk mund të jepet përgjigje se ç`grup ka qenë ai që është islamizuar dhe pastaj sllavizuar. Por, goranët janë një popull i vjetër në Ballkan. Po ashtu si torbeshët në Maqedoni ose pomakët në Bullgari, vetëm se më pak të studiuar dhe më të paktë në numër. Origjina e goranëve nuk dihet me siguri. Në vendet perëndimore në librat e historisë thuhet, se bëhet fjalë për një grup kristian të ballkanit që është islamizuar, dhe për të cilët nuk dihet sa i kristianizuar ka qenë para islamizimit.
Deutsche Welle: Ju mendoni se për të kuptuar më shumë mbi goranët duhen parë edhe grupet e tjera sllave në Shqipëri...
Dr. Thede Kahl: Rreth Shqipërisë ekzistojnë disa gjuhë sllave, në veri Mali i zi me malazezçen, serbo-kroatisht më parë, në verilindje Kosova me gjuhën shqipe, por edhe me një pakicë gorane, në lindje me Maqedoninë, dhe ky grup gjuhe ka pakicën e tij në Shqipëri, dhe në juglindje në zonën e Ohrit dhe Prespës ndodhet një pakicë sllave. Këto grupe duhen dalluar, dhe në fushën gjuhësore ata dallohen lehtë, por e vështirë është politikisht.
Deutsche Welle: Pra ju i quani ata "grup" duke i dalluar nga gjuha dhe jo "etnia"?
Dr. Thede Kahl: Është më e lehtë të bëhet definimi i tyre sipas gjuhës, sepse feja është e njëjtë (myslimane) kurse etnosi, përkatësia kombëtare përcaktohet nga shteti ku ndodhen. Kështu në veri kemi një grup të vogël malazezësh, pastaj kemi një grup goranësh, me një gjuhë që është gorane, e cila ka elemente të serbishtes jugore, por edhe të maqedonishtes, një formë gjuhësore pra e përzier. Goranët kanë identitet fetar që i lidh me myslimanët, pra me shumicën shqiptare, por grupi i largohet përkatësisë etnike. Kështu që ata janë një ata janë grup i vogël i veçantë.
Kufiri jugor i këtij grupi sllav do ishte Dibra në drejtim të Devollit, kufirit shqiptar maqedonas. Aty ekziston një grup i veçantë që specialistët e përfshijnë po ashtu tek grupi i goranëve, por që ka një dialekt tjetër, gollo bërdo, një dialekt shumë arkaik. Dhe ky grup nuk ka identitet që mund të quhet kombëtar. Për këtë grup nuk ka rëndësi nëse thuhet që janë shqiptarë, torbeshë ose maqedonas, goranë. Në bazë të fesë, ata e shohin e quajnë veten turq, duke përdorur emërtimin e vjetër për myslimanët turksi, dhe gjuhën e tyre quhet "turski". Gjuha e tyre në fakt është sllave, por në bazë të përkatësisë fetare ata e quajnë gjuhën e tyre turke. Në jug të tyre vijmë në një zonë tjetër ku gjejmë një dialekt tjetër, që i ngjan shumë maqedonishtes sllave në Prespë Oher. Këtu ndodhen fshatrat Verbnik Bobishtisë rreth Korçës, ku gjejmë një dialekt që i ngjan shumë maqedonishtes standarte, pra gjuhës së Republikës se Maqedonisë dhe ku gjejmë ortodoksë, ku ekziston edhe ndikimi shkollor dhe medial prej Maqedonisë. Këtë grup mund ta quajmë maqedonas.
Deutsche Welle: I kthehemi edhe një herë pyetjes, pse përpiqen vende fqinjv t`i përvetësojnë këto grupe?
Thede Kahl: Nuk duhet krijuar përshtypja sikur kemi të bëjmë me grupe shumë të mëdha, ose me ndonjë lëvizje të rrezikshme. Kur Bullgaria dhe shkencëtarë maqedonas ose bullgarë shqetësohen që shkencëtarët nuk i quajnë goranët maqedonas ose bullgarë, kjo lidhet me faktin se goranët nuk janë të krishterë, dhe se midis dy vendeve nuk ka mirëkuptim për kufirin e fundit të dialektit bullgar.
Deutsche Welle: Si shpjegohet që një pjesë e shqiptarëve ndihen të shqetësuar kur flitet për këto grupe të veçanta, për shembull historia e atlasit, nëse e dini?
Dr. Thede Kahl: Këto grupe sllave rreth Shqipërisë, janë të vogla dhe nuk përbëjnë rreziqe politike. Ata përbëjnë një grup 7-9 mijë personash, shqiptarë që flasin sllavisht janë, disa fshatra. Shumë vetë kur flasin për slavët mendojnë vetëm për të krishterë, dhe shumë pak vetë e dinë se ka edhe myslimanë që flasin sllavisht. Shqipëria nuk duhet të ketë frikë nga këta njerëz, dhe këto grupe duhet t`i shohë si pasuri kulturore.
Autor: Aida Cama
Redaktoi: Vilma Filaj - Ballvora
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Ku e sheh bre ket tradite te shqiptareve ti?

578481_543962258977740_1067916377_n.jpg

Une e gjeta, u rrita e po plakem me kete tradite te shqipetareve mu ne mes te shqipetareve, se ku e shoh e ku e pash e ke te shkruar, lirisht mund ta lexon nese nuk priton, se sa te pelqen eshte thjesht personale. Perseri kundershto, sikur po kundershton e mohon gjithenje, ama s'do te thote se ke te drejte.
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Une e gjeta, u rrita e po plakem me kete tradite te shqipetareve mu ne mes te shqipetareve, se ku e shoh e ku e pash e ke te shkruar, lirisht mund ta lexon nese nuk priton, se sa te pelqen eshte thjesht personale. Perseri kundershto, sikur po kundershton e mohon gjithenje, ama s'do te thote se ke te drejte.

Hajt me thuaj ne cilin aheng e pe nje nuse keshtu te pikturuar,meq the u rrita e po plakem me kete tradite mes shqiptareve?
 
Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë

Tradita eshte e vjeter, qe nga koha e Herakliut mbase. Por nuk eshte autoktone. Kam shkruar ne fillim te temes.
 
Back
Top