Unë i shoh me skepticizëm, për faktin që një studim i ri nuk mundet dhe nuk duhet ta mohojë një pohim më të vjetër. Për aq sa më kujtohet janë gjetur afërsi gjenetike edhe të njerëzve edhe të bagëtive mes etruskëve dhe Anadollit. Kur gjendet njëherë s'ka si të mohohet ose të paktën do të duhej të jepnin një shpjegim. Poashtu etruskët përmenden me versione tjera të emrit të tyre edhe ndër popujt e detit që zonën e veprimit e kishin në lidnje të Mesdheut. Poashtu kemi gjuhën e Lemnosit të ngjashme me etruskishten, ngjashmëri e cila nuk mund të shpjegohet em gjuhë susbtrati sepse substrati ishte aq i lashtë sa këtyre nuk do të duhej t'u mbetej fare ngjashmëri pas gjithë atyre mileniumeve. Prandaj për mua mbetet mundësia e hapur që etruskët të kenë shkuar atje nga Anatolia ose Egjeu.
Pra ideja është: që në shkencë mund të thuash deri dje s'e gjeta dhe ja tani e gjeta, por nuk mund të thuash dje e gjeta dhe tani zh-gjeta pra nuk ekziston më.
Ja këtu një artikull flet për ngjashmëritë në ADN mitokondriale, e cila përcillet në linjën femërore.
The origin of the Etruscans (the present day Tuscany, Italy), one of the most enigmatic non-Indo-European civilizations, is under intense controversy. We found novel genetic evidences on the mitochondrial DNA (mtDNA) establishing a genetic link ...
pmc.ncbi.nlm.nih.gov
Origjina e etruskëve (Toskana e sotme, Itali), një nga qytetërimet më enigmatike jo-indo-evropiane, është nën polemika të forta. Ne gjetëm prova të reja gjenetike në ADN-në mitokondriale (mtADN) duke vendosur një lidhje gjenetike midis Anatolisë dhe Etrurisë së lashtë. Me anë të sekuencimit të plotë të gjenomit të mtADN-së të një dege të re autoktone toskanike të haplogrupit U7 (domethënë U7a2a), ne kemi vlerësuar një kornizë kohore historike për mbërritjen e linjave anadollake në Toskanë që varion nga 1.1±0.1 në 2.3±0.4 kya B.P.
---
Prandaj është shumë më afër mendsh që
etruskët kanë ardhur aty si pakicë, kanë imponuar gjuhën dhe qytetërimin e tyre, dhe më pas ardhjet nga veriu ia kanë zëvendësuar linjat mashkullore dhe pjesërisht ato femërore (këto të fundit edhe ashtu kanë qenë pak që nga fillimi).