• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

PDK do të garojë sërish me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Demokracia

𝐋𝐢𝐦𝐚𝐣 𝐦𝐨𝐛𝐢𝐥𝐢𝐳𝐨𝐧 𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐢𝐬𝐦𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐃𝐊-𝐬𝐞̈: 𝐒𝐭𝐨𝐩 𝐤𝐫𝐢𝐳𝐞̈𝐬, 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐨 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧
1780437626371.png
 
PDK përmbyllë fushatën të shtunën në sheshin “Skënderbeu”, Hamza: Bashkë i themi STOP krizës
Demokracia
15:58 | 03 Qershor 2026
Bedri-Hamza-21.jpg

Share:
Share
Tweet
Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës së PDK-së të shtunën, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Hamza është shprehur se qytetarët do t’i thonë STOP krizës më 7 qershor.
“Qytetarë të dashur, të shtunën në ora 20:00, sheshi “Skënderbeu” është vendi i bashkimit tonë. Ejani të gjithë! Bashkë e përmbyllim fushatën. Bashkë e ndryshojmë Kosovën. Stop krizës. Ndrysho Kosovën. , ka shkruar Hamza në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

1780499350531.png
 
hamza-3.jpg


Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së​

04 qershor 2026| 11:53
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për medie ka thënë se kanë hyrë në tri ditët e fundit të fushatës zgjedhore, duke falënderuar qytetarët për pritjet gjatë takimeve në të gjithë vendin.

Ai ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në takimin përmbyllës të së shtunës, duke theksuar se “Kosova do të ndryshojë”.

lg.php
Hamza ka theksuar se, sipas tij, një qeveri e udhëhequr nga PDK do ta trajtojë arsimin si prioritet, duke vendosur në qendër rininë e Kosovës dhe zhvillimin e saj profesional.

“Të dashur qytetarë, zyrtarisht kemi hyrë në tri ditët e fundit të fushatës zgjedhore. Dua t’i falënderoj çdo qytetar që na ka pritur anë e mbanë vendit. Andaj dua t’i ftoj të gjithë qytetarët në takimin përmbyllës të shtunën. Kosova do të ndryshojë, do ta ndryshojmë ne”, ka thënë Hamza.

Ai ka premtuar investime në digjitalizimin e sistemit arsimor, pajisjen e nxënësve dhe mësimdhënësve me teknologji moderne, si dhe zhvillimin e aftësive digjitale që në moshë të hershme. Po ashtu, ka thënë se arsimi profesional do të lidhet më ngushtë me tregun e punës.

“Qeveria e udhëhequr nga PDK do ta trajtojë arsimin si prioritet… Në qendër të vizionit është rinia e Kosovës, potenciali më i madh që ka vendi ynë. Detyra jonë është t’u japim atyre mundësi ta ndërtojnë karrierën e tyre. Do të investojmë në digjitalizimin e sistemit arsimor. Nxënësit dhe mësimdhënësit do të pajisen me teknologji moderne dhe do të mësohen aftësitë digjitale që nga mosha e hershme. Arsimi profesional do të jetë i lidhur me tregun e punës”, ka thënë Hamza.
 

Uran Ismaili: Qeveria e Kurtit po më sulmon sepse PDK-ja në Prishtinë është rritur si asnjëherë më parë, këtë s’po munden ta përballojnë​


1780584538987.png


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie, Uran Ismaili, në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, ka folur për rritjen e PDK-së në Prishtinë dhe sulmet që po i bëhen nga pushteti aktual.

Ismaili ka thënë se gjatë katër viteve të fundit synimi i tij politik ka qenë rritja e PDK-së në kryeqytet, duke theksuar se partia sot është forca e dytë në Prishtinë dhe se e ka tejkaluar Vetëvendosjen në Asamblenë Komunale.
“Synimi im politik me e rritë PDK-në në Prishtinë, ku sot jemi forca e dytë dhe e kemi tejkaluar Vetëvendosjen në asamble, është arsyeja e sulmeve dhe propagandës së parreshtur të këtij pushteti ndaj meje. Por, aq sa është e sigurt se këtij pushteti po i vjen fundi, është edhe më e sigurt se mua nuk më ndal asgjë deri në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Ismaili.
Video e plotë:
 
Hamza flet për bashkëpunimet pas zgjedhjeve: Vija të kuqe nuk kemi për askënd
Demokracia
22:23 | 04 Qershor 2026
hamza.png

Share:
Share
Tweet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 7 qershorit partitë politike duhet të ulen dhe të diskutojnë për formimin e institucioneve të reja, duke theksuar se ai nuk vendos vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik.
Në Debat Plus, Hamza tha se ka qenë vazhdimisht kundër politikës së vijave të kuqe, të cilën e konsideron të dëmshme për vendin dhe për funksionimin e demokracisë.
Ai theksoi se PDK-ja mbetet e hapur për bisedime me të gjitha partitë parlamentare pas zgjedhjeve, duke mos përjashtuar asnjë mundësi bashkëpunimi politik.

“Me të 8-tin paritë politike duhet me u ul. Unë asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe. Edhe në këtë temë kam pas konsistencë dhe besoj i vetmi… vija të kuqe s’kam qit dhe tash s’kam vija të kuqe. Se konsideroj që janë treguar të dëmshme për vendin…
Çka ka këtu edhe një konstante. Deri tash veç PDK-ja s’ka qenë në qeverisje me LVV-në. Dhe i bie që ne nuk përjashtojmë mundësinë të bisedojmë më gjithë subjektin dhe spektrin politik. Çka unë besoj shumë partitë, se unë preferoj me qeverisë me LDK-në, AAK-në dhe deputetë tjera brenda Kuvendit. Për shkak edhe të afërsive programore, vizonit dhe koncepteve tona”, ka thënë Hamza.
Bedri Hamza, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët, fëmijët, studentët dhe sektorin privat në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Megjithatë, Hamza ka thënë se nuk është kundër ndihmës për qytetarët, por se këto masa duhet të jenë të rregullta dhe të bazuara në ligj, duke kaluar përmes procedurave të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Hamzës, praktika të tilla ndikojnë në pabarazinë e garës zgjedhore.
“Zgjedhjet besoj që kanë me qenë të lira, se duhet me qenë të lira. Por, nuk janë të ndershme, nuk janë të barabarta. Nuk janë të ndershme dhe nuk janë të barabarta. Unë nuk jam kundër të iu ndihmohet qytetarëve të Kosovës. A janë të njëhershme a janë të përhershme është dallim shumë i madh. Qytetarëve të Kosovës duhet me iu ndihmu, por duhet me ligj. Buxheti është kompetencë ekskluzive për aprovim i Kuvendit. Qeveria e përgatit dhe e procedon. Këta e kanë krijuar një praktikë të keqe që e lënë një fond kontigjent, që ka ngel dhe e kanë trashëguar, e kanë keqpërdor. Kanë abuzuar me parti publike, prej pandemisë duke thënë një kontigjencë pr masën 2,3,4”, ka thënë Hamza.
 

1780611759526.png

Demokracia

𝐅𝐚𝐭𝐦𝐢𝐫 𝐋𝐢𝐦𝐚𝐣 𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡 𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐈𝐒𝐌𝐀-𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈, 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐨𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐚𝐬𝐢𝐯𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐁𝐞𝐝𝐫𝐢 𝐇𝐚𝐦𝐳𝐞̈𝐧

 
Last edited:

Bedri Hamza

Përpara llapjanë, pa u ndalur!
Gjashtë vjet pritje. Gjashtë vjet arsyetime. Gjashtë vjet të humbura.

Kosova nuk pret më. Koha për ndryshim.
Përpara llapjanë, pa u ndalur!
Podujevë, faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme!
1780685483399.png
1780685423925.png
 
Back
Top