• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

PDK do të garojë sërish me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

𝐁𝐞𝐝𝐫𝐢 𝐇𝐚𝐦𝐳𝐚: 𝐓𝐞̈ 𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈𝐧 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡, 𝐏𝐃𝐊-𝐣𝐚 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐫𝐞
1780779283233.png
 
𝐓𝐮𝐛𝐢𝐦𝐢 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥: 𝐁𝐞𝐝𝐫𝐢 𝐇𝐚𝐦𝐳𝐚 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐢𝐯𝐞
 
716170751_1702470571886522_2848253448742961837_n.jpg
 

Attachments

  • 718952540_1702452511888328_5654751060543326474_n.jpg
    718952540_1702452511888328_5654751060543326474_n.jpg
    82.8 KB · Views: 0
1780783253644.png
21:46 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / F.R

Bedri Hamza: Ju premtoj rezultate, jo propagandë si kjo qeveri​



Kandidati për kryeministër i PDK-së ka thënë se do ta ulin barrën mbi familjet.

Ai ka thënë se do ta ulin TVSH-në për produktet bazë.


“Do t’i rrisim pagat. Do t’i rrisim pensionet. Do t’i mbështesim bizneset. Do të hapim vende të reja të punës. Do të investojmë në energji, në infrastrukturë, në shkolla, në spitale dhe në drejtësi. Sepse ekonomia nuk është teori. Ekonomia është buka në tavolinë. Është paga në fund të muajit. Është çmimi i rrymës. Është çmimi i miellit, i vajit, i qumështit. Është mundësia që një i ri ta ndërtojë jetën e vet në Kosovë. Është dinjiteti i një pensionisti që nuk duhet të zgjedhë mes barnave dhe ushqimit. Ky është kuptimi i vërtetë i qeverisjes. Jo fjalime të mëdha. Jo armiq imagjinarë. Jo propagandë të përditshme. Por punë. Vendime. Rezultate. Llogaridhënie.”, ka thënë Hamza.
Ai ka shtuar se e di që shumë qytetarë janë zhgënjyer nga politika.
“E di se shumë prej jush kanë dëgjuar shumë premtime. E di se shumë prej jush pyesin: a mund të ndryshojë vërtet diçka? Përgjigjja ime sonte është: PO. PO, mund të ndryshojë. Por ndryshimi nuk ndodh vetë. Ndryshimi nuk vjen duke qëndruar në shtëpi. Ndryshimi nuk vjen duke thënë “të gjithë janë njësoj”. Ndryshimi vjen kur qytetarët vendosin ta marrin të ardhmen e vendit në duart e tyre. Të dielën, secili prej jush ka një fuqi të jashtëzakonshme. Një votë. Një vendim. Një mundësi për ta ndalur krizën dhe për ta ndryshuar Kosovën. Prandaj sonte dua t’i drejtohem secilit qytetar që ende është i pavendosur. Nëse je i lodhur nga çmimet e larta, voto për ndryshim. Nëse je i lodhur nga pagat që nuk mjaftojnë, voto për ndryshim. Nëse je pensionist dhe e di se meriton më shumë dinjitet, voto për ndryshim. Nëse je prind dhe do një të ardhme më të sigurt për fëmijët e tu, voto për ndryshim. Nëse je i ri dhe do të qëndrosh në Kosovë, jo të ikësh prej saj, voto për ndryshim. Nëse je ndërmarrës dhe do një shtet që të ndihmon, jo që të pengon, voto për ndryshim. Nëse do një Kosovë më normale, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të respektuar, voto për ndryshim. Sepse kjo nuk është vetëm zgjedhje mes partive. Kjo është zgjedhje për drejtimin e Kosovës.”, ka thënë Hamza.
 
Bedri Hamza voton në Mitrovicë, bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje
Demokracia
10:51 | 07 Qershor 2026
718361230_1033485765786266_8774063374333979865_n-1200x900-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Pas votimit, Hamza ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në procesin zgjedhor.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë ditë të bukur për me dal me votu, me votu sipas bindjeve të tyre politike, në mënyrë të lirë, të qetë, demokratike. Është ditë e bukur për me e shfrytëzu këtë të drejtë, sepse sot vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme”, ka deklaruar Hamza.
 
hamza.png


Hamza thotë se në zgjedhjet e brendshme është e hapur edhe gara për kryetar të PDK-së​

08 qershor 2026| 15:32
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se në procesin zgjedhor të brendshëm të kësaj partie është i hapur edhe posti i kryetari.

Ai ka thënë se pavarësisht se është në mandat të plotë në krye të PDK-së, në zgjedhjet e brendshme që mbahen këtë vit, do të ketë garë edhe për kryetarin, për të gjithë ata që dëshirojnë.

“Edhe posti kryetarit do të jetë garë e hapur dhe do të garojnë ata që mendojë se duhet me qenë pjesë partisë”, tha Hamza në një konferencë për medie.

Bedri Hamza ishte zgjedhur kryetari i Partisë më 17 nëntor të vitit 2025, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga ky post.

Për mbajtjen e asaj konvente ku Hamza ka marrë drejtimin e partisë, kishte dhënë kritika Enver Hoxhaj, cili kishte synime të garonte për kryetar, por kishte thënë se konventa zgjedhore ishte thirr shumë shpejtë.
 
Kryesia e PDK-së diskuton rezultatin zgjedhor dhe paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit
Demokracia
19:39 | 09 Qershor 2026
182ec7fe96db3faa8ba28075ba2b0391.jpg

Share:
Share
Tweet
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar rezultati i zgjedhjeve dhe hapat e ardhshëm politikë e organizativë të PDK-së.
Kryesia vlerësoi se pjesëmarrja më e ulët në procesin zgjedhor, krahasuar me ciklet e kaluara me rreth 200 mijë votues më pak, përbën një sinjal serioz që reflekton lodhjen e qytetarëve nga krizat e njëpasnjëshme politike, polarizimin e madh shoqëror dhe zhgënjimin e akumuluar gjatë viteve të fundit.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe ndikimi i rrethanave të përgjithshme politike dhe ekonomike në rezultatin zgjedhor. Masat financiare dhe subvencionet e shpërndara nga Qeveria në prag të zgjedhjeve u vlerësua se kanë ndikuar në krijimin e perceptimit te një pjesë e elektoratit opozitar se rezultati zgjedhor ishte i paracaktuar, duke ndikuar në dekurajimin e tyre për të dalë në votime.

Pavarësisht këtyre rrethanave, Kryesia vlerësoi se PDK-ja mbetet subjekti më i madh opozitar, duke ruajtur përqindjen e përfaqësimit politik, me mundësi rritjeje të lehtë të numrit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, theksoi se gjatë periudhës së fundit, PDK-ja është përballur me procese të shumta zgjedhore të njëpasnjëshme, duke mos pasur hapësirën dhe kohën e nevojshme për riorganizim dhe konsolidim të strukturave të saj.
Në këtë mbledhje, Kryesia diskutoi edhe proceset e ardhshme, përfshirë zgjedhjet e brendshme partiake, të cilat do të jenë të hapura, fer dhe gjithëpërfshirëse, me synim krijimin e hapësirës për ide të reja, energji të reja dhe përfshirje më të madhe të gjeneratave të reja në strukturat drejtuese të PDK-së.
Kryesia diskutoi mundësinë që procesi i brendshëm zgjedhor të fillojë në shtator 2026.
Po ashtu, u ritheksua edhe rëndësia e përmbylljes së procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-liderëve të PDK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre, si një proces me rëndësi të veçantë për lirinë, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për të reflektuar mbi secilin mësim të nxjerrë nga procesi zgjedhor dhe për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror të Republikës së Kosovës.
 
hamza-7.jpg


Hamza dhe ambasadori Rudolph flasin për zhvillimet politike dhe stabilitetin institucional​

19 qershor 2026| 12:21
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur të premten në selinë qendrore të PDK-së, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional.

Gjatë takimit, kryetari Hamza rikonfirmoi përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për formimin sa më të shpejtë të institucioneve qeverisëse dhe për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe avancimin e proceseve që i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

lg.php
Hamza e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite, si dhe për partneritetin e ngushtë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.
 
Lista e përbashkët opozitare, Hamza demanton Abdixhikun: Nuk është ide e PDK-së, kurrë nuk është diskutuar për të
Demokracia
12:33 | 03 Korrik 2026
Bedri-Hamza.-8.jpg

Share:
Share
Tweet
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza e ka dëmtuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se PDK-ja po e shtynë përpara idenë e bashkimit të opozitës në një listë të përbashkët zgjedhore.
Ai ka bërë me dije se pretendimi i të parit të LDK-së nuk është i vërtetë.
Në një intervistë për “Rubikon”, Hamza ka thënë se një ide e tillë nuk është biseduar asnjëherë brenda strukturave të PDK-së.

“Asnjëherë nuk është biseduar. Nga PDK-ja asnjëherë, unë jam kryetar i PDK-së”, ka thënë Hamza.
I pari i PDK-së është shprehur i habitur me pretendimin e të parit të LDK-së.
Hamza ka treguar se ka komunikim me Abdixhikun, por ai kurrë nuk ia ka ngritur si shqetësim këtë çështje.
“Nuk e di nga ka dal kjo ide, vetëm unë dhe z. Abdixhiki kemi komunikim. Asnjëherë nuk kemi diskutuar për një gjë të tillë. Kjo nuk ka qenë diskutim as mbrenda PDK-së. PDK që tri palë zgjedhje garon vetëm si PDK, pa koalicion. Ka mujtë dikush me u bashkangjitë dhe me qenë brenda PDK-së, por nën llogon e PDK, pa koalicion. Prandaj, asnjë tentativë, madje as si ide nuk është diskutuar brenda PDK-së për ndonjë listë të përbashkët ose për bllokim të proceseve për konstituim të institucioneve”, është shprehur Hamza.
Ai ka bërë me dije se është nën autoritetin e secilit subjekt politik që të sillet ashtu si të dëshiron.
“Është në autoritetin e secilit subjekt politik të sillet ashtu qysh e vlerëson struktura dhe udhëheqësia e atij subjekti politik”, ka thënë ai.
Javën e kaluar, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pretenduar se PDK-ja po e shtyn përpara idenë e një liste të përbashkët të opozitës.
Gjatë një interviste në “Rubikon”, ai kishte thënë se kjo ide është e rrezikshme për LDK-në.
“Se që ka një ide e cila po me frikëson shumë. Është ide e PDK-së kështu. Dhe nuk po them për Bedri Hamzën, sepse ai është burrë i jashtëzakonshëm”, kishte thënë Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut, kjo ide do t`i shkonte në favor Albin Kurtit.
“Është një far skeme që e kom parë, në të cilën portretizohet që opozita të bëhet bashkë. Pra, shkojmë në zgjedhje të reja edhe një herë e bëjmë bashkë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në e bëjmë një listë e qesim një kandidat dhe ia japim Kurtit 80 për qind”, ka thënë Abdixhiku.
Pretendimet e Abidxhikut për “listë të përbashkët”, ishin rrezuar edhe nga ish-presidentja e Kosovës, Vjosa osmani.
Këtë javë, ajo ka mohuar se kjo ide ka qenë e PDK-së.
Në një intervistë në “Debat Plus”, Osmani ka treguar se kjo ide ishte përkrahur nga njerëz të partive të ndryshme dhe nga disa qarqe ndërkombëtare.
Sipas saj, ky propozim është shtyrë nga njerëz të partive të ndryshime në Kosovë.
“Ka njerëz të ndryshëm në parti të ndryshme që mund ta duan një gjë të tillë dhe kjo dëshirë në disa përmasa ka qenë edhe vendore dhe pakëz ndërkombëtarë. Ka qenë ide që është plasuar edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, më është prezantuar edhe mua. Kanë qenë ide që të këtë koalicion parazgjedhor PDK, LDK, AAK, Nisma e të tjerë. Të gjithë në një bllok të përbashkët”, ka treguar ajo.
Ish-presidentja ka theksuar se ajo ishte propozuar që ta udhëheq këtë listë.
“Pra, ka pas ide të tilla. Për mua kjo gjë ka qenë totalisht e papranueshme. Më është thënë: eja ti, prij kësaj liste të përbashkët. Natyrisht se ka qenë ide e papranueshme. Më shumë kanë qenë njerëz, individë nga kampe të ndryshme. Unë kam qenë kundër një ideje të tillë, ka qenë kundër edhe Lumir. Jemi të dy kundër edhe sot”, ka thënë ajo, duke treguar se pse e ka kundërshtuar një gjë të tillë.
“Jam e bindur që nuk është në interes të LDK-së që të bëhet një shkrije e tillë të të gjithëve bashkë. Kjo do ta hante përbrenda LDK-në. Unë nuk shoh që do të kishim përkrahje qytetare në një ide të tillë. Prandaj edhe e kemi parandaluar. Kjo është edhe njëra prej shumë arsyejeve pse jam bashkua me LDK-në në këto zgjedhje”, ka thënë Osmani.
 
hamza.png


Hamza s’do t’i përgjigjet Kurtit në WhatsApp: Ftesa duhet të jetë zyrtare, i përgjigjemi zyrtarisht​

03 korrik 2026| 09:12
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se nuk do t’i përgjigjej Albin Kurtit në një ftese për takim të dërguar përmes WhatsApp, duke theksuar se komunikimi për çështje të tilla duhet të jetë vetëm zyrtar.

Në intervistën në Rubikon të Klan Kosovës, Hamza tha se një ftesë për takim duhet të ketë përmbajtje të qartë.

lg.php

“Nëse Kurti na fton në takim, ftesa duhet të jetë zyrtare, ftesë me përmbajtje, në mënyrë që edhe përgjigjja të jetë zyrtare. Jo me WhatsApp. Arsyeja është se nuk dëshiroj që pas takimit, për të cilin nuk i dihet përmbajtja, të dalim dhe unë ta përdor takimin në mënyrën si më konvenon, apo dikush tjetër ta përdorë si i konvenon”, tha Hamza.

Ai shtoi se për PDK-në prioritet mbeten temat që lidhen me interesin e shtetit dhe vetëm pas dakordimit për to mund të diskutohet për formulat e krijimit të institucioneve.

“Për PDK-në janë prioritete çështjet e vendit. Fillimisht duhet të diskutohet për to dhe, nëse ka dakordim, atëherë mund të flasim edhe për formula të tjera. Në një ftesë për takim, për ne janë me rëndësi temat dhe prioritetet, e më pas formula e krijimit të institucioneve – Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti”, tha Hamza.
 
Hamza: Me kthimin e Thaçit dhe Veselit do të rritet edhe PDK-ja
Demokracia
23:03 | 02 Korrik 2026
703429-bedri-hamza-pensionet-per-familjet-e-deshmoreve-invalidet-dhe-veteranet-rriten-per-50-u-le676340bce6541-600x360-1.png

Share:
Share
Tweet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, me kthimin e tyre, sipas tij, do ta rrisin PDK-në.
Pos tjerash, i pari i partisë, tha se Thaçi dhe Veseli nuk kanë thënë se do merren me politikë.
“Ne presim, edhe pse në mënyrë të padrejtë u shty vendimi për në shtator, ne presim që liderët tanë, s’ka asnjë logjikë dhe as fakt përveç që të ketë një vendim lirues, dhe do të jetë një situatë, zgjedhjet e brendshme, kthimi i liderëve. Unë nuk mund të paragjykojë se a do të merren ata me politikë, është në të drejtën e tyre, asnjëherë me mua nuk e kanë thënë që do të jenë pjesë e politikës, por megjithatë Partia Demokratike e Kosovës kalon në një nivel tjetër të mundësisë që të ketë rezultat më të mirë, sesa që e ka pasë në zgjedhjet e fundit”, u shpreh Hamza.
 
Hamza pret eurodeputetin Terras: Institucionet funksionale dhe rikthimi i besimit të partnerëve, prioritet për Kosovën
Demokracia
12:17 | 07 Korrik 2026
740437307_1663729074859181_4692208309333294272_n.jpg

Share:
Share
Tweet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetin Riho Terras
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimit evropian dhe domosdoshmërinë e tejkalimit të ngërçit institucional.
Hamza e falënderoi raportuesin Riho Terras për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për raportin e fundit të Parlamentit Evropian për Kosovën, duke vlerësuar konfirmimin se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, si dhe mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Kryetari Hamza dhe eurodeputeti Terras vlerësuan se raporti i Parlamentit Evropian është një mesazh i rëndësishëm mbështetjeje për Kosovën, por njëkohësisht edhe një thirrje që vendi të mos humbasë më kohë për shkak të krizave të brendshme politike dhe vonesave në funksionalizimin e institucioneve.
Kryetari Hamza theksoi se Partia Demokratike e Kosovës ndan shqetësimin e shprehur në raport lidhur me pamundësinë e krijimit të institucioneve plotësisht funksionale për një periudhë të gjatë.
Ai theksoi se Kosovës i nevojiten institucione funksionale që marrin vendime, zbatojnë reforma dhe rindërtojnë besimin me partnerët ndërkombëtarë.
“Stabiliteti nuk duhet të nënkuptojë vetëm formimin e institucioneve, por edhe qeverisjen demokratike, dialogun politik dhe respektimin e Kushtetutës”, tha Hamza.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, shprehu mirënjohjen për rolin e eurodeputetit Riho Terras dhe të Parlamentit Evropian si mbështetës të fuqishëm të Kosovës dhe të aspiratave tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 
hamza-1.jpg


Hamza pas takimit me ambasadorin e Austrisë: Kosovës i duhen institucione stabile​

07 korrik 2026| 16:37
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve.


Hamza ka theksuar se Kosova ka kaluar një periudhë të gjatë të paqëndrueshmërisë politike dhe se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabile dhe efektive.

lg.php

“Presim që certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të përfundojë në ditët e ardhshme. PDK mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, funksionimit të institucioneve dhe mbrojtjes së interesit shtetëror”, është shprehur Hamza.

Gjatë takimit, ai ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në vend, duke vlerësuar se Kosova ka shënuar prapakthim në fusha të rëndësishme, si ekonomia, integrimi euroatlantik, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes.

Hamza ka theksuar se PDK-ja mbetet e përkushtuar të kontribuojë në forcimin e institucioneve demokratike dhe në avancimin e prioriteteve strategjike të Kosovës, në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes euroatlantike të vendit.
 
Back
Top