Ore po ky ''profesori'' shqiptaro - amerikan Pilinci...nga doli...
As kisha degjuar kurre me pare per te ...madje s'ja kisha degjuar kurre as emrin edhe ketu mes komunitetit shqiptaro -amerikan edhe pse i kalova te 25 vjetet qe jetoj ketu ne USA.
Nje deklarate shume e cuditeshme e tij per arrestimin e Erion Veliaj ...qe koincidoi saktesisht sic tha Pilinci me beri shume kurioz te pyes e te rremoj per te, per biografine, jeten, aktivitetin , familjen e gjithcka tjeter...thjesht per te mesuar me shume e per te ditur se cili realisht na qenka ky Profesori shqiptaro - amerikan qe ka gati 2 vjet qe po i cudit, befason, shokon e turbullon jo pak shqiptaret me deklaratat, intervistat, studiot televizive ...se fundmi edhe me krijimin e Partise se tij politike ...Shpresa e vertete demokratike.
I pa degjuar kerkundi me pare ky Pilinci te cilin per kureshtje e degjova ne prononcimet e tija publike edhe nja 2-3 here te tjera perfundimisht me krijoi idene e nje njeriu tip Alieni apo edhe Ufo..qe kish zbritur kushedi se nga...qe dikush e kish derguar me ndonje mision te posacem...qe fliste qiqrra ne hell e kodra pas bregut e qe s'kish asgje te perbashket me realitetin shqiptar...pra qe ish komplet ne ajer a ne enderr e aspak me kembe ne toke...
Fliste e flet per arrestime te bujshme pothuajse te te gjitheve, flet per ushtri amerikane qe komandohet e urdherohet prej tij...flet per qeveri te tijen e kabinet ministror - Pilinci...flet per denime e konfiskime...per marrje e kthim pronash...per lufte ndaj korrupsionit......flet per Partine e tij si shpresa e se nesermes se shqiptareve...etj etj ...a thua se ky eshte i pari i botes e pas tij vjen Presidenti amerikan D.Trump...
...Veshtire te gjeje dicka te sakte reth tij...perjashto nja dy CV publike qe nje mendje e llogjikeshme e kupton fare qarte se duhet te jene shkruar prej tij ose prej njerezish te paguar prej tij ...
....Thuhet se stergjyshi i tij Hamet eshte dipllomuar ne universitetin e Conecticut ...ndersa gjyshi i tij Hetem ne ate te New Yorkut ....
Thuhet se ne 1922 gjyshi i tij zbriti ne Tirane se bashku me ambasadorin e pare amerikan ne Shqiperi Ulysses Grant Smith...
Thuhet se familja Pilinci ne kohen e komunizmit u persekutua mjaft nga rregjimi i Hoxhes...burgosje, arrestime e internime per ta qe nga Tepelena , Kruja, Shtyllas e Saver...
Me pas flitet se si ne 1975 ...Pellumb Pilinci i lindur ne burgun e Maliqit me 16 prill te 1948 ...me ndihmen e gjyshit te vet dhe shokeve te tij ...arratiset e mberrin ne Token e bekuar...[ e veshtire ta besosh kete lloj historie ...pasi dihet mire se c'po bente gjate kesaj periudhe ne Shqiperi rregjimi kriminal komunist]...
Me pas thuhet se ne NY ku Pilinci perfundoi universitetin ne Montclair ne 1980... u dipllomua...u be Profesor e dha mesim ne disa kolegje amerikane ...
Thuhet se eshte plagosur tre here (po se nga kush dhe perse ...asnje spjegim )... ne 1975 ne Itali, ne 85 ne Bruksel dhe ne 89 ne Berlin ... dhe vetem kaq...gati 50 heshtje varri...dhe ja teksa papritur nje vit e ca me pare ''Profesori'' qe s'ish bere i gjalle as ne diktature e vecmas as edhe 30 e kusur vjet pas renies se saj...shfaqet pa pritmas ne mes te Tiranes , fillon te flase, te beje deklarata, te jape intervista...te cudise dynjane...te krijoje Parti politike...te bleje zyra te reja...te kete nje kanal tv te tij e te partise se tij...
Tu thote shqiptareve se ka qene mik i afert i ish Presidentit amerikan.G.H.W Bush e se bashku kane hedhur idene e rrezimit te Murit te Berlinit (???)...nderkohe qe R.Reagan e quan thjesht...nje aktor filmash dhe vetem kaq (???)
...Sikurse thuhet se tashme ky "profesori " ka filluar te marre edhe goxha para borxh nga ata qe e besojne ate ne ato c'ka thote...dhe kete e ben ne emer te partise se tij...por thuhet gjithashtu se sillet ashper e ndersen rojet e bodigardet e tij ndaj atyre qe jo vetem se besojne me ate ne dokrrat qe nxjerr cdo dite prej goje ...por edhe ndaj atyre qe i kerkojne te tregoje realisht se cili eshte ne te vertete...nga vjen, c'mision ka...kush e ka derguar, kush e mbeshtet ...cili eshte qellimi i tij...ku ka qene deri dje...c'peraqeson nje lloj qeverie fantazem ne koken e axhenden e tij...si i ka raportet me qeverine, shtetin e politiken shqiptare...cili eshte aktiviteti i tij konkret , c'lloj lidhjesh e mbeshtetje nderkombetare ka etj etj...
Rasti i dhunimit fizik prej Pilincit e njerezve - roje te tij i veprimtares se shquar patriotike e atdhetare , mbeses se figures sone te shquar kombetare Mehmet Pashe Derralla ( Valdet Gjinali Derralla ) eshte me shume se sa i denueshem e flagrant )
Ne fakt Shqiperia e ne shqiptaret qe pas 90...kemi ca ekspierienca fort te hidhua me personazhe tipike te tilla si puna e ketij ''profesor'' Pilincit...sa anonime po aq edhe enigmatike...ku koha me pas vertetoi se kishim te benim me Mashtrues banal...spiune e hajdute ...te derguar te ''dikujt'' jo pa qellim e qe na hapen gropa te medha mes nesh...
Te gjitheve besoj se ju kujtohet Hajdin Sejdia...sikurse po te gjitheve na kujtohen Presidentet e firmave piramidale Vefa, Xhaferri, Gjallica, Sudja, Kamberi etj et...
Te gjithe vazhdojne te jene ende te cuditur me rastin e Evi Kokalarit...''koservatoren'' shqiptaro-amerikane qe do e nxirrte ne drite PD e te djathten shqiptare ...
Te gjithe vazhdojne ende te pyesin te cuditur por edhe te shokuar po Fazllicin kush e solli dhe pse e solli ne Shqiperi...po Baton Haxhiun kush e dergoi ne Tirane dhe e ingranoi ne politiken e median shqiptare kesisoj...po Berat Buzhalen kush e ndersen dhe kush e paguan te beje gam - gam...sa here i duhet ''atij atje lart'' ne shtet - qeverine e Tiranes...
Po Janullatosin kush dhe perse na i dergoi ''provizorisht" ne krye te Kishes orthodokse autoqefale shqiptare ...dhe e mbajti derisa iku nga kjo bote...
Po Fredi Belerin c'rrethana ndikuan qe nga nje kriminel, vrases e antishqiptar te terbuar nje mengjes te bukur ta shohim Eurodeputet...
Po LaCiviten kush e solli, kush e pagoi...me c'lloj parash...c'beri konkretisht ai ne raport me ato shume para qe mori...po tani pse u zhduk pa lene gjurme etj etj...
Druaj se saktesisht i ketyre lloj - speciesh banale duhet te jete edhe ky fare ''profesori'' shqiptaro - amerikan me emrin Pellumb Pilinci i cili vazhdon te cudise e te shokoje shqiptaret duke i coroditur edhe me shume se sa jane te coroditur, te genjyer, te prere ne bese e te mashtruar per vite me radhe nga politika dhe politikanet e tyre bastarde e antishqiptare.
Shqiptare...hapni syte...e keqja jo gjithmone vjen e veshur me te zeza...ok...
A.R.D