• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga Danel Cana

- THËLLËZËN NGACMOJNË
(këngë)
Në festën e fshatit-o,
aman nëne, moj nëno!

Ç’është një vajzë e bukur-o,
aman nëne, moj nëno!

Me shamin e gushës-o,
aman nëne, moj nëno!

E para heq vallen-o,
aman nëne, moj nëno!

Në majë të këmbës-o,
aman nëne, moj nëno!

Ç’ti shikoje syrin-o,
aman nëne, moj nëno!

Syrin apo buzën-o,
aman nëne, moj nëno!

Kur ma dridhte belin-o,
aman nëne, moj nëno!

Djemtë bisedojnë-o,
aman nëne moj nëno!

Thëllëzën ngacmojnë-o,
aman nëne, moj nëno!

Çobanët e malit-o,
aman nëne, moj nëno!

Ta lajnë me qumësht-o,
nëna ime, moj nëno!
@cana
 
- RRITUR NË FSHAT

Ka fshati vajza të mira,
thëllëzat rriten në male!
Për ato këndojnë bilbilat,
për thëllëza, për sorkadhe!

Në rrugët që kanë shkelur,
pa trotuare, pa asfalt!
Erë lule i ka dehur,
në të ftohtë dhe në vapë!

Janë vajza punëtore,
nuk përtojnë natë dhe dit!
Të dashura, paqësore,
për familje për fëmijtë!

Në male rritur të lira,
lastare të bukura shumë!
Edhe nëna shumë të mira,
për familjen s’bëjnë gjumë!

Vajzë fshati, pikë e pikës,
pirë nga burimi ftohtë!
Ku bie rrezja e parë e dritës,
nga zemra nuk të heq dot!
@cana
 
- PËRQAFOJE DRITËN

S'më vjen keq fare, se u plaka,
një dit do iki nga kjo jetë!
Më vjen keq çfarë do lë mbrapa,
një rini që s'njeh veten e vet!

Do iki dhe unë me shokët,
larg nga kjo botë e sëmur!
Plag të rënda i hapën tokës,
botë që s'më kuptove kurrë!

Flas për botën njerëzore,
se ti o tokë nuk na ke faj!
Ata treguan anën mizore,
zjarrin e ndezën skaj e më skaj!

Njerzit me mendje të vogël,
asgjë s’mësuan nga gjithësia!
Librat që lan të urtët i dogjën,
në shpirt sundoi veç errësira!

Përqafoje dritën po do jetën,
ndriçoje mendjen dhe shpirtin tënd!
Nderoje natyrën dhe të vërtetën,
s’je i pavdekshëm në këtë vend!
@cana
 
- THESI U MBUSH

Mbusha një thes të madh, me gënjeshtra,
rracizëm, urrejtje, burokraci!
Tridhjetë e pesë vjet emigrant,
nuk gjeta pak vend për dashuri!

Një thes të madh e mbusha plot,
nuk gjeta vend për njerëzi!
Mbi shpinë e kam dhe s’e ngre dot,
me gisht tregojnë: “i albani”!

A ke të drejtë që të kërkosh,
nga puna jote ndonjë “dhrahmi”!
Ditën e punës ta rregjistrosh,
si krahu i lir në treg të zi!

Leje qëndrimi të përfitosh,
në bazë të ligjit të qeveris!
E në guxofsh të debatosh,
të kap polici dhe ta gris!

Paguajmë taksat të gjitha në shtet,
qera, korent, ujë, telefon!
Mbrojtje asistencë askush s’të jep,
leja e qëndrimit aspak s’të mbron!

E pa përfillshme një apo dy vjet,
gjithmonë me të paguar!
Në dorë të japin një fletë,
lejen e merr të skaduar!

U mbush një thes me halle,
gjysma e jetës emigrant!
Ta lësh në mes këtë valle,
askush nuk të del garant!

Tani në moshë pleqërie,
pensionin shikojmë me dylbi!
I mbajtëm, i rritëm fëmijët,
me djersë sa ishim të rinj!
@cana
 
- THESI U MBUSH

Mbusha një thes të madh, me gënjeshtra,
rracizëm, urrejtje, burokraci!
Tridhjetë e pesë vjet emigrant,
nuk gjeta pak vend për dashuri!

Një thes të madh e mbusha plot,
nuk gjeta vend për njerëzi!
Mbi shpinë e kam dhe s’e ngre dot,
me gisht tregojnë: “i albani”!

A ke të drejtë që të kërkosh,
nga puna jote ndonjë “dhrahmi”!
Ditën e punës ta rregjistrosh,
si krahu i lir në treg të zi!

Leje qëndrimi të përfitosh,
në bazë të ligjit të qeveris!
E në guxofsh të debatosh,
të kap polici dhe ta gris!

Paguajmë taksat të gjitha në shtet,
qera, korent, ujë, telefon!
Mbrojtje asistencë askush s’të jep,
leja e qëndrimit aspak s’të mbron!

E pa përfillshme një apo dy vjet,
gjithmonë me të paguar!
Në dorë të japin një fletë,
lejen e merr të skaduar!

U mbush një thes me halle,
gjysma e jetës emigrant!
Ta lësh në mes këtë valle,
askush nuk të del garant!

Tani në moshë pleqërie,
pensionin shikojmë me dylbi!
I mbajtëm, i rritëm fëmijët,
me djersë sa ishim të rinj!
@cana
Te lumte Penda or mik Shqiptar , den Baba den..🌻
 
- PROFECIA E UJKUT
(fabula)
Ujqërit mblodhën lukunin,
koha nuk priste, shtërngonte!
Aty dëgjuan dhe profecin,
se koha për ‘ta punonte!

Një ujk i vjetër po fliste,
dy këmbët e para kish ngritur!
Me zërin e ngjirur bërtiste:
sekret që s’e keni ditur!

Një sekret nga gjyshi mësova,
i madh në moshë po ende rron!
Tani është rasti, ju tregova,
do të vij dhe koha jonë!

Do vij një dit thotë profecia,
edhe ujqërit të jen të lirë!
Në gjithë botën njerëzia,
urtë do rrijë, do kenë mëshirë!
@cana
 
- SHKATËRRUESI

Për të ligun, shpirtëziun,
edhe fjala bëhet pis!
Mos e llogarit të gjallë,
në gjirin e shoqëris!

Ai nderin e ka shitur,
për pak ego, interesi!
Pabesia është rritur,
para nderit fiton vesi!

Betohet në të pandershmen,
e ngre zërin dhe më fort!
Me sfungjer e fshin të djeshmen,
hiqet si hero në botë!

Mundohet, përpiqet shumë,
bota atë ta besoj!
Brenda guaskës ngre furtunë,
mashtrues mbetet po njëlloj!

Politikën ka marrë peng,
i thith gjakun si kërpusha!
Dhe ditën me diell gënjen,
se malet do ti bëj fusha!

Ca të verbër, të pa aftë,
i shkojnë mbrapa si kope!
Hapni syt, pika u raftë,
shikoje rrugën ku je!

Për të ligun, të pabesin,
edhe fjala bëhet pis!
S’ka ndërmend ta harroj vesin,
shkatërrues i Shqipëris!
@cana
 
- DREJTËSI E ÇMENDUR


Thonë: U sëmur drejtësia,
thonë: E çuan në psikiatri!
Nuk beson më njerëzia,
ajo nuk ndihmon njeri!

Kush e vrau drejtësin,
keni pyetur kush e hoqi!
Kush e prishi Shqipërinë,
edhe popullin e ndoqi!

Kush i bëri këto krime,
edhe vet po mbretëron!
Pa ju prekur asnjë qime,
kush padrejtësin e mbron!

Ngrini kokën dhe shikoni,
mjaft e mbajtët kokën ulur!
Politikën që nderoni,
kërkon t’ju mbaj të përulur!

Ngrihu popull, hapi sytë,
si të mori koka erë!
Drejtësin nxirre në dritë,
çoje në vend dhe një herë!

E drejta është për të gjithë,
ajo nuk shikon nga xhepi!
Populli nuk e ka frikë,
vendin ta udhëheq i drejti!
@cana
 
- SHAMIZEZA NËNË

Shumë pak e mbaj mend nënën me shami të bardhë!
Të shumtën e jetës veshur me rroba të zeza!
Ato tregonin se jeta i hiqte zvarrë
dhe varfërin që shoqe jua fali jeta!


E mbaj mend nënën me shami në kokë,
s'e hoqi që s'e hoqi, sa ishte gjallë!
E kisha parë shumë her, edhe të derdhte lot,
të qante varfërin, që s'i bënte dot ball!

Eh nëna përpara syve më del e gjallë,
sa një grusht e mblodhi jeta më në fund!
Një grusht kockash mbeti, që rrezatonin mall,
fjalën e saj të ëmbël nuk e gjej gjakund!
@cana
 
- TI, BIR I DRITËS

O bir i dritës, mos jeto në errësirë,
që ditën që linde, ti të jetosh në dritë!
Hapi syt dhe shiko botën më mirë,
e madhe pa fund, këtu jetojnë gjenitë!

Ti, i dritës bir, mos u mposht nga vështirësit,
edhe drita vetë me to përditë lufton!
Forca jote qëndron tek vërtetësia,
errësira sa herë shkon dhe i mbulon!

Unë drita e përjetëshme, të dhash cilësitë:
sytë e ballit, mendjen, mbi të gjitha dashurinë!
Të fala një atdhe, ku jetonin perënditë,
ata që dritë shpërndajnë kudo me mirësi!

Erdhi dita të dalësh me dritë në shenjtërim,
mjerë ata që mbollën përçarje, urrejtje!
Dalja jote do të jet për ta shpagim,
sepse drita është zot i çdo jete!
@cana
 
- KËMBA E MBARË BIJË

Përplasej loti me lot,
edhe poshtë faqes binte!
Qaj dhe unë se s'duroj dot,
të shihja në këmbë tek rrije!

Loti, lotin nuk e priste,
nga sytë e tua si dritë!
Mamaja kujdes t'i fshinte,
mos të prishen bukuritë!

Bukurin mezi e priti,
ta gëzonte këtë ditë!
Të rriti, të veseliti,
të thoshte mos qaj o bijë!

Bijë do ndaheshim një ditë,
vajza shkon në tjetër derë!
Kështu fillojnë dashuritë,
jeta gaz e drit të bjerë!

Kështu fillojn dashuritë,
nga ato u lind dhe bota!
Hape bijë syrin si dritë,
lotët që derdh janë të kota!

Dil se po presin taksitë,
erdhën krushqit për të marrë!
Dita sot s’është si çdo dit,
ku të shkosh me këmb të mbarë!
@cana
 
- TË GJALLËT DUAN

Sa je gjall nuk të dëgjojnë,
të lënë në mes të territ!
Kur mbyll sytë përgjithmonë,
puthin gurin e mermerit!

S'ka ç'më duhet kur tek varri,
dikush vjen, edhe derdh lot!
Një fjal të ëmbël për së gjalli,
s'gjetën kohë ta thoshin dot!

Respektom sa jam i gjallë,
siç të dua more trim!
Kur në gji toka na mbanë,
kemi gurin ngushëllim!

Dashuria nuk paguhet,
me asgjë në këtë jetë!
Bota e gjith duhet të duhet,
në dashuri të vërtetë!
@cana
 
- TEORI TË DJALLËZUARA

Hapu dhe' e merri brenda,
ca krijesa të pa vlera!
Që natyrën e luftuan,
kthehen në gjini të tjera!

Nxirre llavën që mban fshehur,
përvëloi për së gjalli!
Rraca hyjnore e dheut,
degradon dhe shqipëtari!

Ca të poshtër s’di nga erdhën,
erdhën që mos ardhëshin kurrë!
Farën e keqe po mbjellën,
të një bote të sëmurë!

Nuk diti nëna natyrë,
nuk kishte përsosmëri!
Ca krijesa pa fytyrë,
e quajnë veten njeri!

Pyesni veten kush u polli,
nga dolët more të ndyrë!
Atë kokë kush e nxori,
si kërriç i pa lëpirë!

Si e fshini fjalën nënë,
që nuk zëvëndësohet kurrë!
Mendja, truri ju ka lënë,
martoni burrin me burrë!

Po babanë ku e çuat,
apo s’ka nevoj për burra?
Ju për vete si u shtuat,
testikule të sëmura!

Lëreni nënën natyrë,
s’ka nevoj që ta mësoni!
Më e keqja shëmbëlltyrë,
është ajo që po na thoni!

Flisni se jeni të lirë
dhe pak pare që ju kini!
Po një gjë ta dini mirë,
dashurin nuk mund ta blini!

O njerëz të djallëzuar,
largohuni nga kjo botë!
Mjaftë na kini shkatërruar,
natyra është dhe mbetet zot!
@cana
 
- FLUTUROJNË KUJTIMET

Dallandyshe zez,
ti që vjen nga larg!
Një pëndë më jep,
ta shkruaj një varg!

I bukuri zog,
bishtin si gërshër!
Di e nuk bredh kot,
botën të tërë!

A s’ma fal një pëndë;
ca vargje të shkruaj!
Për mallin e rëndë,
që mbeti i huaj!

I huaj mbeti malli,
e huaj jeta ime!
Zemra ime plasi,
e bërë thërrime!

Ti shkruaj në letër,
mall e dashuri!
Merri ti pa tjetër,
çoj në Shqipëri!

Atje ku të shkosh,
dallandyshja ime!
Qëndro të pushosh,
kam plot kujtime!
@cana
 
- E RE QOFSH GJITHMONË

Kush është qëndër e dashuris,
dua apo s’dua!
Do ti shërbej si dervish,
më tërheq dhe mua!

Si dervish do ti shërbej,
në gjunjë do ti bie!
Sa të mundem ti rrëmbej,
një copë dashurie!

Qofsh bekuar mot e jetë,
kush e tha i pari!
Dashuria të bën mbret
dhe të kthen nga varri!

Nuk dua të iki kurrë,
largë nga kjo botë!
Pa shijuar ato buzë
dhe frymën e ngrohtë!

Pa të puthur atë gushë,
mermer dhe ergjënd!
Pa frik dashurinë shpuzë,
do ta hedh në këngë!

Nuk ka femër të shëmtuar,
kur fal dashuri!
Për gjithë jetën e bekuar,
moshën paç rini!
@cana
 
Back
Top