Ndiqni videon më poshtë për të parë se si ta instaloni faqen tonë si një aplikacion ueb në ekranin tuaj bazë.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përshëndetje Vizitor!
Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.
Regjistrohu !Mbaruan germat kaq kishte?nese une jam vjeshta
dhe ti pranvera
atehere
une do te te pres
Norvegji
kaqMbaruan germat kaq kishte?
Pranvera eshte para Vjeshtes.nese une jam vjeshta
dhe ti pranvera
atehere
une do te te pres
Norvegji
duhet ti thuash Norvegjezit..Pranvera eshte para Vjeshtes.
Nuk ka kuptim ta presesh. Ajo iken para nuk vjen mbrapa qe ta presesh.
Bene mire te nxitosh hapat qe ta kapesh, se po prite te kapi Dimri.
ka qene nje cikel me Poezi nga Wislava Szymborska , Polake , te perkthyera mjeshterisht nga Alker Cani , por nuk i gjej dot , sikur i ka perpire dheu...Shalli i zi..
Vështroj si i çmendur një shall pis të zi
Dhe shpirtin e ftohtë ma mbyt nj’angushti.
I ri kur kam qënë, plot vrull, guximtar.
Një greke të bukur e desha me zjarr.
Dhe puthjet e saja nuk kishin mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.
Një natë po pinja me miq në gosti,
Kur portës trokiti nj’i lig jahudi.
“Ti pi e dëfrehesh” çifuti më tha,
“Por grekja e bukur, të shkoi e të la”
I dhashë të holla me lot e mallkim
Dhe thirra tronditur të vij skllavi im.
Dhe dolëm. Vraponim mbi kuajt veri,
Mëshira më flinte këtu mu në gji.
Dhe porsa e pashë, oh, prakun e saj
M’u errën krejt sytë, m’u mbushën me vaj.
Dalldisur shoh vajzën që mua s’më ndjen.
Në krahë e pushtonte plot afsh një armen.
Prap sytë m’u errën e thika gjëmoi
Ai as të puthurën dot s’e mbaroi.
Kufomën e shtyva me këmbë. Pastaj,
Vajtova mbi vajzën, mbi gjoksin e saj.
Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal…
Më vdiq dhe kjo greke më shkoi dhe ky mall!
Dhe shallin ja hoqa, s’iu desh ai më,
Çelikun e thikës e fshiva me të.
Dhe skllavi kur nata gjith gjurmët i humb,
Kufomat e tyre i hodh në Danub.
Q’ahere nuk puth sy të bukur më, jo,
Dhe netë gëzimesh q’ahere nuk njoh.
…Vështroj si i çmendur un’ shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohtë ma mbyt nj’angushti.
A.P.
Atdheu im.
Unë me të vërtetë kam dashuri për atdheun tim,
por një dashuri të llojit tim,
të cilën
mendja ime e mprehtë nuk mund ta zotërojë më.
Nuk mund të frymëzohem nga barbaria,
as në të tashmen dhe as në lashtësi.
Nuk e dua lavdinë e blerë me gjak,
as besimin krenar
që mbështetet mbi bajoneta,
as aureolën e famës nga ditët e lashta,
për të cilën tregojnë këngët dhe legjendat.
NO mik =GJIGANDI.





